DETYRE KURSI Programim i Orientuar nga Objekti 2024-2025 Loja e labirintit 1. Koncepti i lojes: Lojtaret duhet te logohen per te luajtur/ nese nuk jane te rregjistruar te rregjistrohen. Lojtari do te levize ne nje labirint te gjeneruar dinamikisht me qellimin e arritjes se daljes. Ne loje jane te vendosura dhe thesare te ndryshme qe i mbledh lojtari gjate kohes qe leviz. Lojtari fiton duke arritur daljen me maksimumin e pikeve dhe loja mund te ruhet dhe te ringarkohet. 2. Projektimi I klasave dhe implementimi: 2.1 Klasa Lojtar: Atributet: Pozicioni i lojtarit ne loje. Numri i thesareve te mbledhura. Piket e fituara. Metodat: leviz: Lejon lojtarin te levize ne labirint. mblidhThesar: Mbledh thesaret. eshteNeDalje: Kontrollon nese lojtari ka arritur daljen. 2.2 Klasa Labirint: Atributet: Nje rrjet dinamik qe paraqet labirintin. Vendndodhja e thesareve dhe daljes. Metodat: gjeneroLabirint: Krijon nje labirint ne menyre dinamike me mure, rruge te hapura, thesare dhe dalje. eshteMur: Kontrollon nese nje vendndodhje specifike ne labirint eshte nje mur. eshteThesar: Kontrollon nese nje vendndodhje specifike ne labirint permban nje thesar. eshteDalje: Kontrollon nese nje vendndodhje specifike ne labirint eshte dalja. 2.3 Klasa KontrolleriLojes: Atributet: Objektet Lojtar dhe Labirint. Statusi i lojes (ne vazhdim, fituar, humbur). Metodat: filloLoje: Inicializon nje loje te re me nje labirint te ri te gjeneruar dinamikisht. luajRadhen: Menaxhon cdo radhe, duke lejuar lojtarin te levize dhe te mbledhe thesare. perfundoLojen: Percakton rezultatin e lojes, update-on piket dhe shfaq rezultatet. ruajLojen: Ruan gjendjen aktuale te lojes, duke perfshire piket e lojareve dhe formen e labirintit ne databaze. ngarkoLojen: Ngarkon gjendjen e nje loje te meparshme nga databaza. 4. Nderfaqja grafike me perdoruesin (GUI): Komponentet GUI: 1. Shfaq labirintin e gjeneruar dinamikisht me mure, rruge te hapura dhe daljen. 2. Butona per levizje (poshte, lart, majtas, djathtas). 3. Paneli i informacionit qe shfaq pozicionin aktual te lojtarit, piket dhe thesaret. 4. Butona per ruajtjen dhe ngarkimin. 5. Buton per daljen. Funksionaliteti: Validim i logimit te perdoruesit. Validim i input nga perdoruesi. Paraqitje vizuale e labirintit dhe levizjeve te perdoruesit. 5. Mekanika e lojes: Mbledhja e thesarit: Ndersa lojtari leviz ne labirint, mund te mbledhin thesare te ndryshme te ruajtuara ne databaze ne baze te te cilave llogariten pike. Arritja e qellimit: Loja perfundon kur lojtari arrin daljen. Lojtari humb nese perplaset me nje mur. SHENIM. PER RUAJTJEN E TE DHENAVE DO TE PERDOREN DATABAZA MYSQL