FARMAKOLOGJI ME DOZOLOGJI BARNAT ANESTETIKE Barnat anestetike perdoren per te arritur nje anestezi sa me efektive gjate nderhyrjeve operatore per qellime te ndryshme. Keto barna klasifikohen ne barna : Anestetike inhalatore me perfaqësues Halotanin Barna anestetike intra venoze i.v me perfaqësues Benzodiazepinat Barnat anestetike lokale me përfaqësues Kokainën ,Lidokainën Anestetike inhalatorë -i gjejmë kryesisht ne forma farmaceutike te gazta dhe te lëngëta.Ky grup i barnave ne doza te ulëta japin fillimisht ulje te shpejtesisë së reflekseve te reagimit.Këto barna shkaktojne ulje te presionit arterial dhe kardiak,si dhe rrisin frekuencën respiratore. Barnat anestetike intravenoze (i.v)-përdoren per te arritur gjendjen e anestezise (mpirjes) sit e vetme ose sit e kombinuara me barna anestetike te tjera.Ky grup i barnave perdoren me shume ne krahasim me anestetiket inhalatore ngase per perdorimin e tyre nuk nevojiten aparatura te veqanta, por nese ikrahasojme me anestetiket inhalatore keto barna veprojne me shpejte duke pasur parasysh aplikimin intravenoz. Sa i perket daljes nga anestezia eshte e shkurter sikurse tek anestetiket inhalatore. Barnat anestetike lokale-keto preparate farmaceutike kane veti te bllokojne (ne menyre te rikthyeshme) transmetimin e impulsive nervore ne vendin ku ato perdoren. Keto perdore me shume ne praktiken mjekesore stomatologjike per zhdukjen e sensibilitetit (ndjeshmerise), pra per nderprerjen e transmetimit te impulseve te dhimbjes ,gje qe mundeson kryerejen e nderhyrjeve dhe operacioneve kirurgjikale te vogla ose te medha.Me ane te barnave anestetike lokale mund të shkaktojme kater lloje te anestezive 1. Anestezi sipërfaqësore 2. Anestezi infiltrative (depërtuese). 3. Anestezi trunkale - trupore 4. Anestezi spinale Anestezia siperfaqësore-realizohet me venodsjen e anestetikut ne siperfaqen e mukozave te (hundes,fytit,gojes,syve),pra me ane te kesaj metode mund te realizohet anestezi e thelle gje qe lejon kryerjen e nderhyrjeve te renda kirurgjike ne sy,hunde,goje,fyt. Anestezia infiltrative (depërtuese)-realizohet me futjen e anestetikut ne lekurë e pastaj shtresë pas shtrese në indin ku do te kryhet ndërhyrja kirurgjikale.Kjo metodë perdoret me shume në stomatologji për heqjen e dhëmbëve dhe kryerjen e incizioneve-prerjeve te ndryshme dentare. Anestezia trunkale- trupore-kryhet per injektim perreth trunkut ne rastet e nderhyrjeve kirurgjikale. Anestezia spinale- përdoret me shume ne rastet e ndërhyrjeve kirurgjikale më të rënda, në hapesirën e barkut apo në anësi-gjymtyrë. Mr.Ph Rolanda Belegu Mustafa