KREU VI GJENDJA CIVILE E PERSONIT €.D Kuptimi i statusit të gjendjes civile Gjendja Civile ‘’statuti personal’’ si tërësi faktesh, lidhen me pozitën e personave subjekte të së së drejtës civile, përcaktohet në ligj; tërësia e të dhënave personale që vërtetojnë lindjen, ekzistencën, individualitetin e shtetasve si dhe marrëdhëniet ndërmjet tyre; Elementët e gjendjes civile Emri dhe Mbiemri individualizojnë personin në qarkullimin civil; Numri i identitetit (UNIK) i pandryshueshëm; Datëlindja; Vendlindja; Gjinia e pandryshueshme; Shtetësia (merr të të atit kurrë s’ka dakortësim) e ndryshushme; Kombësia (lidhet me vendin e lindjes) e pandryshueshme; Raportet e amësisë/atësisë; Gjendja Civile(Statusi) beqar/e; i/e martuar; i/e ve; Akt martese i/e shkurorëzuar; Vdekja; Shpallja i zhdukur; Vendbanimi (përcakton kompetencat territorial ku organet veprojnë mbi individin); Vendqëndrimi (banim i përkohshëm, shkollë, punë); Fakte të tjera që përcaktohen nga ligji. Për kuptimin e statusit të gjendjes civile ka rëndësi të kuptuarit e dy nocioneve: 1)Vërtetimit kuptojmë paraqitjen e të dhënave dhe të fakteve ligjore, të cilat përcaktojnë pozitën e individit si subjekt i së drejtës civile; 2)Dokumentimit kuptojmë hedhjen e të dhënave dhe të fakteve në regjistrat e gjendjes civile; Të dhënat dhe faktet, merren nga dy burime: 1)nga veprimet e punonjësve të shërbimit; 2)nga dokumentet bazë të ardhura nga të 3, sipas kërkesave ligjore; Aktet e gjendjes civile Për përbërjen e gjendjes civile të personit mbahen dokumente zyrtare të posacme, që quhen akte të gjendjes civile.Këto akte mbahen në regjistrat e gjendjes civile që janë 2 lloje: 1)Regjistri kombëtar ‘’të dhëna vetjake’’ dokumenti unik shtetëror, ku pasqyrohen përbërësit e gj.civile për cdo shtetas; 2)Regjistri themeltar të dhënat e cdo familjeje të grupuar; Regjistrat e gjendjes civile plotësohen mbi bazën e akteve të gjendjes civile që janë: akti i lindjes, i martesës, i vdekjes dhe dokumentet e tjera; Gjendja civle përmban edhe procesverbale( ndryshim emri/mbiemri). Lindja, si fakt juridik ‘’Neni 32’’ i ligjit ka përcaktuar subjektet që mund të bëjnë vërtetimin e lindjes me të gjithë elementët e saj, si: kohën, vendlindjen, seksin, atësinë dhe mëmësinë.Këto elemente deklarohen nga: 1)personeli mjekësor/i ngarkuari i posacëm i pushtetit vendor; 2)përgjegjësi/kapiteni i anijes,avionit; 3)komandati i burgut/repartit ushtarak; 4)zyrtarë të përfaqësive diplomatike jashtë shtetit; 60 ditë për lindjet brenda vendit; Afati i deklarimit të lindjes 90 ditë për lindjet jashtë vendit; Vërtetimi i lindjes bëhet me raport mjekësor/ me procesverbalin e hartuar në kohën e lindjes; Deklarimi i lindjes bëhet te nëpunësi i gjendjes civile nga prindëri, përfaqësuesi ligjor/kujdestar ose nga personat që kanë të drejtë të vërtetojnë lindjen. Martesa, si fakt juridik Akti i martesës përpilohet në një formë të caktuar, tregon se është solemn.Ai formulohet e shkruhet nga nëpunësi i gjendjes civile, nënshkruhet nga bashkëshortët në prani të jo më pak se dy personave të tjerë dhe firmoset nga kryetari i Bashkisë; Akti i martesës ka një përmbajtje të caktuar dhe të përmbajë detyrimisht: 1)zyrën e gjendjes civile në të cilën kryhet; 2)nëpunësi përkatës; 3)datën dhe orën; 4)identitetin; 5)numrin e identifikimit; 6)vendbanimi; 7)identitetin e të pranishmëve; 8)njohjen e palëve me të drejtat/detyrimet; 9)pohimin e vullnetit; 10)mbiemrin që do të mbajnë palët pas lidhjes së martesës; Akti i martesës pasqyrohet në regjistrin themeltar të secilit bashkëshort dhe fshirja e saj bëhet me vendimin e gjykatës për zgjidhjen e martesës. Vdekja, si fakt juridik Vdekja është fakt juridik që prodhon pasoja të caktuara juridike dhe akti i vdekjes vërteton ligjërisht vdekjen e shtetasit; Deklarimi i vdekjes bëhet nga cdo pjesëtar i familjes/i afërt ose për personat pa njeri, bëhet nga i ngarkuari i posacëm i Bashkisë; janë të vlefshme kur shoqërohen me raport mjekësor; duhet bërë brenda 3 ditëve nga ndodhja/gjetja e kufomës ose brenda 1 muaj kur ka ndodhur jashtë shtetit; shpallet i vdekur edhe me vendim gjykate; ‘’shpallen të pavlefshme sipas rastit kur konstatohen’’