SENDET Marrëdhënia juridike e pronësisë ► Marrëdhënia juridike e pronësisë është një marrëdhënie që: - rregullohet nga ligji; - ka karakter pasuror; - ka për objekt të saj sendin. ► Që sendi të jetë objekt i së drejtës së pronësisë duhet që: 1. Të jetë objekt i botës materiale; 2. Të vihet efektivisht nën sundimin e njeriut (lindja e përkatësisë); 3. Të ketë vlerë ekonomike; 4. Të jetë Brenda qarkullimit civil. ► Përkufizim: “Send është cdo e mirë materiale që ka vlerë ekonomike dhe që mund të jetë object i së drejtës për shkak të marrëdhënies së përkatësisë që vendoset mbi to” Të mirat materiale > sendet ► Nevojat jetësore njeriu i përmbush ndërmjet sendeve të cilat ndahen në: a) Mjete konsumi – përmbushin drejtëpërdrejtë nevojat njerëzore; b) Mjete prodhimi – përmbushin në mënyrë të tërthortë nevojat njerëzore. ► Të mirat materiale janë kategori më e gjërë se sendet. Në të futen: - Pasuritë natyrore dhe sendet. Sendet ndahen në res communi sende që i përkasin të gjithëve dhe res private sende mbi të cilat vendoset marrëdhënia e përkatësisë. Sendet janë pjesë e të mirave materiale për të cilat e drejta lejon vendosjen e marrëdhënieve të përkatësisë => si rrjedhojë lindin mosëmarrveshjet që rregullohen nga e drejta. ❖ Sendet janë objeky i vetëm I të drejtës së pronësisë dhe të drejtave reale që lidhet me to. ❖ Sendet janë object edhe për pjesën më të madhe të të drejtave të detyrimit, kurse në pjësën tjetër janë veprimet e njeriut, puna, shërbimet etj. Llojet e sendeve ► Sendet klasifikohen në bazë të: a) Cilësive juridike ose fizike të sendit (I luajtshëm/I paluajtshëm/ konsumueshëm/ pakonsumueshëm) b) Në bazë të raporteve që sendet kanë midis tyre (aksesore ose kryesore) c) Mbi raportin e përkatësisë së tyre (publike ose private) Rëndësia e kësaj ndarjeje: dispozitat e ndryshme që rregullojnë raportin e përkatësisë apo marrëdhënieve që krijohen me objekt sendet. Klasifikimi i sendeve ► Sendet klasifikohen në: a) Sendet të luajtshme/ të paluajtshme; b) Sende kryesore/ aksesore; c) Përcaktuara individualisht/ në gjini; d) Pjestueshme/ të papjestueshme; e) Qarkullim civil/jashtë qarkullimit civil; f) Konsumueshme/ të pakonsumueshme; g) Pronë publike/shtetërore/private; h) Të thjeshta/ të përbëra. Sende të luajtshme dhe sende të paluajtshme Doktrina bënd ndarjen e sendeve në dy lloje sipas kriterve të: a) Natyrës së sendeve; b) Destinimit të tyre (frutet e pavjelura të pemës); c) Përcaktimit ligjor (gurët, tullat – janë sende të luajtshme po kur bashkohen me ndërtesën ligji i përcakton si sende të paluajtshme) ► Si send të paluajtshëm për shkak të natyrës do të konsiderohet toka si dhe sendet e tjera të lidhura me të si rezultat i: a) Bashkimit të natyrshëm b) Veprimeve të njeriut ► Trupëzimi me tokën apo sendin e paluaktshëm duhet të jetë i: a) Qëndrueshëm; b) vazhdueshëm Ndarja më e rëndësishme: ► Send i paluajtshëm do të quhet cdo send që është i lidhur pazgjithshmërisht ne tokën në mënyrë të vazhdueshme dhe të qëndrueshme; ► Send i luajtshëm do të quhet cdo send i cili lëvizë lirisht pa prishur destinacionin ekonomik. ► Rëndësia e kësaj ndarje qëndron në: a) Formalitetet për kalimin e pronësisë (akt noterial/ vendim gjykate/vendim i organeve kompetente/ ZRPP); b) Sendet e luajtshme pronësia mund të fitohet dhe me mirëbesim; c) Për garantimin e një detyrimi (hipotek/ peng); d) Vendosja e kufizimeve ligjore (send i paluajtëshëm kufizime ligjore në interes privat (servituti) apo interes publik (shpronësim/ rekuizim); e) Ngritja e padisë në gjykatën e vendodhjes së sendit (paluajtshme) ose në vendbanimin e të paditurit (të luajtshme); f) Sende të luajtshme qarkullim më i shpejtë civil; g) Ekzekutimi I detyrimit bëhet në vëndin ku ndodhet sendi i paluajtshëm. Sende kryesore dhe sende aksesore ► Dispozitat e K.C. nuk e bëjnë këtë ndarje por në nenet 147-148 jepet përkufizimi i sendit aksesor ► Send kryesor do të quajmë cdo send që ka karakteristikat dhe aftësitë për të qëndruar juridikisht vetëm në qarkullim civil. ► Send aksesor do të quajmë cdo send të luajtshëm (përjashtimisht të paluajtshëm) i destinuar për të shërbyer në mënyrë të vazhdueshme apo zbukuruar një send kryesor. ► Nga përmbajtja e dispozitave të sipërcituara rezulton se sendet aksesore janë sende më vete që ruajnë ekzistencën e tyre fizike të pavarur nga sendi kryesor/ kanë një vlerë të pavarur ekonomike/ aksesori mund të jetë dhe objekt i një disponimi të vecantë ► Parim => sendet kryesore ndjekin fatin e sendit kryesor ► Do të konsiderohen si sende aksesore të sendit dhe frutet e tij (natyrore dhe civile) ► Kujdes! Bëj dallimin e pjesëve përbërëse të sendit dhe sendeve aksesore Vijon… ► Karakteristikat e sendit kryesor sipas nenit 147 janë: a) Si rregull janë sende të luajtshme; b) I shërbejnë në mënyrë të vazhdueshme sendit kryesor; c) Shërbejnë për ta zbukuruar sendin kryesor; d) Destinimi për t’i shërbyer sendit kryesor bëhet nga pronari i sendit kryesor. ❖ Dallimi ndërmjet pjesëve përbërëse dhe sendit aksesor. • Do të quajmë pjesë përbërëse të sendit cdo gjë që është bashkuar me sendin dhe nuk mund të ndahet prej tij pa shkaktuar një dëm thelbësor • Pjesa përbërëse: a. Nuk ka ekzistencë fizike si send më vete; b. Ka lidhje organike me sendin; c. Ndarja pengon në realizimin e destinacionit ekonomik ► Pronësia që ekziston mbi pjesët përbërese para shuhet në momëntin kur krijohet lidhja organike me sendin kryesor- pronar pronar i sendit kryesor Sende të përcaktuara individualisht dhe sende në gjini ► Ndryshe do ti quajmë dhe sende të pazëvëndësueshme dhe sende të zëvëndësueshme ► Sendet e përcaktuara individualisht janë unike në llojin e tyre për shkaqë natyrore (toka, vendodhja) apo artificiale (kodi, shasia, etj), ato nuk kanë aftësi të zënë vëndin e njëra tjetrës. ► Sendet në gjini (të zëvëndësueshme) – zënë vëndin e njëra tjetrës, identifikohen me anë të matjes, numërimit, peshimit, etj. ► Rëndësia e ndarjes lidhet me marrëdhëniet e detyrimit me objekt dorëzimin e sendit: a) Përmbushja e detyrimit (tek sendet e pazv humbet detyrimi tek sendet e zv nuk humbet detyrimi edhe nëse mospërmbushja ka ardhur për faj të tij; b) Lidhja e kontratës (pronësia e sendit) (sendet e pazv vullneti i palëve – I zv momenti i dorëzimit të sendit); c) Padia (sende të pazv padia e rivendikimit (kthimit të sendit) – të zv padia e begatimit pa shkak); d) Vendodhja e ekzekutimit të detyrimit (sende të përcaktuara individualishtë- vendodhja e sendit; të përcaktuara në gjini- vëndi ku ushtron veprimtarinë ekonomike ose vendbanimi i debitorit. ❖ Disa sende pavarsisht se mund të përcaktohen si sende në gjini në disa raste mund të kthehen në sende individualisht të përcaktuara psh: të hollat e koleksionit në rast huaje/ rrobat kur blihen, etj. Paraja dhe letrat me vlerë ❖ Paraja është send i përcaktuar në gjini; ► Shërben si mjet ekuivalence/ shkëmbimi/ vlerësimi. ► Mund të shkëmbehet me mall ose shërbim. ❖ Letra me vlerë – është titull krediti me anë të së cilës realizohet një e drejtë pasurore (cek, kambial, etj. Sende të pjestueshme dhe sende të papjestueshme ► Kriteri i kësaj ndarjeje qëndron në aftësinë e sendeve për tu ndarë: a) fizikisht; b) Juridikisht; c) Ekonomikisht. ► Sende të pjestueshme kuptohen ato lloj sende që mund të ndahen në pjesë më të vogla fizikisht duke ruajtur destinacionin ekonomik dhe vlerën në porpocion me vlerën totale të sendit ► Të papjestueshme janë ato sende që humbin destinacionin dhe vlerën e tyre ekonomike në rast pjestimi (është objektivisht e pamundur pjestimi i tyre) – detyrim solidar për të gjithë bashkëpronarët (shiko temën e bashkëpronësisë) ❖ Rëndësia e ndarjes: ► Pjestimi i sendit të përbashkët në institutin e bashkëpronësisë – ndarja e sendit në natyrë (fizikisht) duke ruajtur destinacionin dhe vlerën ekonomike ► Pjestimi I detyrimeve – ndryshe detyrim solidar Sende në qarkullim civil dhe jashtë qarkullimit civil ► Sendet ndahen në: a) Sende plotësishtë të lira në qarkullim civil (të lira për tu tregtuar); b) Sende të kufizuara në qarkullim civil (ndërhyrja e organeve kompetente për leje, psh armët e gjahut); c) Sende jashtë qarkullimit civil (vepër penale, psh droga) ❖ Kjo ndarje ka karakter relativ dhe varet nga ndryshimet ligjore, ekonomike, sociale, historike që pëson një shoqëri me kalimin e viteve. Sende të konsumueshme dhe sende të pakonsumueshme ► Kriteri i ndarjes është aftësia për tu zhdukur/ konsumuar në përdorim të parë. ► Sende të pakonsumueshme janë ato sende që nuk humbasin vlerën e tyre nga përdorimi i tyre i parë por vazhdojnë ekzistojnë si më pare edhe pse mund të amortizohen/vjetërohen. ► Sendet e konsumueshme janë ato sende që për shkak të natyrës së tyre harxhohen dhe shpenzohen,humbasin (ushqimi konsumohet/ paraja harxhohet – koncepti juridic nuk barazohet me konceptin fizik e kimik të tyre). ► Vetem sendet e pakonsumueshme mund të jene objekt i disa lloj kontratave (të drejta reale dytësore)(qiraje, huapërdorjeje, etj) ❖ Ndarja e mësipërme nuk është përcaktuar në mënyrë taksative nga K.C. por deduktohet nga interpretimi i dispozitave të tij: Psh: te kontrata e qirasë – qiramarrësi detyrohet të kthej po atë send në përfundim të kontratës- si rrjedhojë objekt i kontratës smund të jetë send i konsumueshëm Sende pronë publike, sende pronë shtetërore, sende private. ► Kjo ndarje bëhet në bazë të destinimit se për cfarë do të përdoren këto sende (interes publik apo interes privat). 1. Pronë publike – janë ato sende mbi të cilat nuk mund të vihet marrëdhënia e përkatësisë/ i përkasin të gjithëve/ interes publik/ të përjashtuara nga qarkullimi civil, nuk mund të tjetërsohen. Psh: rrugë, bregu detit, godina qeveritare, monumente, etj. 2. Pronë shtetërore – sende që përdoren nga shteti dhe organet e tij për të nxjerr përfitime ekonomike të cilat I përdorë për interes të tij. 3. Pronë private – cdo send mbi të cilin vendoset marrëdhënia e përkatësisë së subjekteve të së drejtës dhe ushtrohen tagrat e së drejtës së pronësisë. Frytet e sendit, kuptimi dhe llojet e tyre ► Frytet e sendit janë e mirë e prodhuar nga sendi kryesor e aftë për t’u ndarë nga sendi pa i prishur destinacionin ekonomik. ► Frytet e sendit ndahen në: a) Fryte natyrore- sende të prodhuara në natyrë, produkte natyrore të sendit; b) Fryte civile – kompesim nga dhënia në përdorim e sendit/ shfrytëzimigëzimi i të drejtave që sjellin përfitime ekonomike. ► Frytet mund të përceptohen si pjesë përbërëese e sendit (natyrore të pavjelura) ose si sende më vete kur shkëputen nga sendi.