Uploaded by Eni

Principatat feudale shqiptare te shek

advertisement
Principatat feudale
shqiptare te shek.XII-XV
Faqet : 75-108
Krijimi I principatave feudale shqiptare.
 Duke qene prej kohesh ne sherbim te perandoreve bizantin ,bujaret
arbereshe u forcuan shume politikisht dhe ekonomikisht aq sa nga fundi I
shek.XII pane te mundur shkeputjen nga perandoria Bizantine dhe krijimin e
nje shteti te pavarur,Principaten e Arberise,e cila medohej se kishte
kryeqytet Krujen.
Deri me sot njihen tre sundimtare te shtetit te Arberise,Progoni(1190-1199) dhe
dy djemte e tij Gjini(1199-1208) dhe Dhimitri(1208-1216).Gjate kesaj periudhe
principata arriti zhvillimin e vete me te madh.
Ne cerekun e fundit te shek.XIII Arberia u pushtua nga feudalet franceze
anzhuinet.Feudalet anzhuine e ruajten formalisht shtetin Arberise si njesi
politike me vete dhe ne 21 shkurt 1272 Karli I Anzhu shpalli ne Napoli krijimin e
mbreterise se Arberise me qender ne Durres dhe veten mbret I Arberise.Ne
etapen e pare te pushtimit elementi vendas lunate nje rol pa rendesi.
 Ne etapen e dyte te sundimit (1304- mesi I shek XIV) pushteti I Anzhuineve
ishte I dobet .Te detyruar perballe presionit serb dhe kryengritjeve popullore
ne arberi ata emeruan ne poste te larta shteterore feudalet arbereshe
krahas feudaleve francize.
 Pas largimit te anzhuineve (mesi I shek.XIV)Arberia ra perkohesisht nen
sundimin e shtetit feudal serbme ne krye perandorin Stefan Dushan I cili nuk
e njohu as formalisht ekzsistencen e Arberise por e perfshiu ne kufijte e
perandorise se tij.Pas vdekjes se tij perandoria serbe u zhyt ne anarki te
thelle.Te paret qe perfituan nga kjo situate ishin feudalet e veriut,Balshajt,te
cilet ngriten shtetin e tyre me qender Shkodren.
 Ne Shqiperine e mesme nga Mati ne Shkumbin u forcua principata e
Topiajve me ne krye Karl Topian dhe me qender ne Durres.
 Ne Shqiperine e jugut u krijua principata e fuqishme e Araniteve dhe ajo e
Muzakajve ne Berat.
 Pak me vone u krijua Despotati I Artes nen Gjin Bue Shpaten dhe principata
e Zeneviseve e cila pefshinte Gjirokastren dhe Camerine .
Organizimi ekonomiko-shoqeror gjate
shek.XII-XV
 Gjate kesaj kohe krahas feudaleve byzantine u forcua dhe bujaria
vendase.Marredheniet feudale ne Arberi nuk u perhapen kudo njesoj.Ne zonat
fushore u krijuan format elementare te varesise feudale kurse ne zonat malore
fshataresia mbeti pergjithesisht e lire.
Nga pikepamja ekonomike Arberia gjate shek.XII-XV ishte nje vend bujqesor dhe
blegtoral.Zhvillimin me te madh ekonomia feudale ne Arberi e njohu ne gjysme e
dyte te shek.XIV kur krahas bujqesise dhe blegtorise po lulezonin dhe dege te tjera
dhe jo vetem per tregun e brendshem.
Ne perputhje me bazen ekonomike feudale gjate shek.XII dhe XV klasat themelore ne
shoqeri ishin :
 1.Feudalet,qe perbenin klasen sunduese te shoqerise dhe ne shtet.Ata
kishin ne zoterim siperfaqe te medha tokash dhe nje numer fshataresh te
varur prej tyre.Feudalet vendas mbanin tituj te rendesishem bizantin .Bujaret
ishin sundimtare ne zoterimet e tyre te bashkuar me kryezotin feudal ne
lidhje vasaliteti.
 Kryezoti feudal I quante vasalet “njerezit e mi”dhe u siguronte atyre
mbrojte ushtarake dhe gjyqesore ,kurse vasalet paguanin ne dobi te tij nje
detyrim te caktuar dhe merrnin pjese ne ekspeditat ushtarake.
 2.Fshataresia dallohej ne disa kategori kryesore :
a)Fshatare te varur ,me ose pa te drejte levizje:gjendeshin ne shkallen me te
larte te varesise nga feudalet,pervec rentes feudale fshataret e varur
paguanin dhe ate qe quhej 1/10 e prodhimit ndaj feudaleve.Ata gjithashtu
paguanin te 10 e kishes qe konsistonte ne detyrimin tjeter ndaj kishes.
b)Kolonet :ishin fshatare te rrenuar me ose pa toke te ardhur nga krahinat e
tjera te cilet punonin tokat e feudalit me marreveshje.
c)Fshataret e lire:te cilet ishin sidomos ne zonat malore dhe ushtronin nje
qendrese te vazhdueshme ndaj shfrytezimit feudal.
Organizimi shteteror
 Krijimi I principatave feudale u shoqerua me ngritjen e organeve te
nevojshme per realizimin e funksioneve te tyre te brendshem dhe te
jashtem qe perbenin pushtetin publik.Si vecori ekonomike dhe politike e
feudalizmit eshte fakti se pronesia mbi token lidhet ne menyre te
domosdoshme me pushtetin politik.Bujaret feudale e konsideronin zoterimin
e vet si shtetin e vet dhe sundonin aty pak a shume si te pavarur, kurse
popullsine si nenshtetas te tyre.
 Formacioni I pare shteteror ne mesjete ,principata e Arberise ishte e
organizuar ne formen e principates.Princi kishte pushtet te drejtperdrejte
vetem brenda zoterimeve te veta.Emertimi “princ” nuk vjen vetem per
faktin e mungeses se kurorezimit ,por sidomos ne vellimin e pushtetit ne
raport me bujaret vasale.Si kryetar shteti ai dispononte jo vetem pushtetin
epror ushtarak dhe ate administrative por ishte njekohesisht dhe instance
me e larte gjyqesore.Pushteti I sundimtarit ne Arberi ishte I trashegueshem.
 Nga pikepamja e organizimit shteteror principatat feudale te shek.XIV ishin
monarki feudale.
 Karl Topia e quante veten “princ I Arberit”.Balshajt,Shpatajt dhe Muzakajt kane
mbajtur edhe titullin e despotit.
 Nje tipar karakteristik I organizimit shteteror i principatave feudale shqiptare te
shek.XIV-XV ishte bashkesundimi I disa vellezerve.Secili prej vllezerve
administronte nje pjese te caktuar dhe te gjithe sebashku principaten.
Ne krye te aparatit shteteror qendronte princi dhe pas tij vinin disa funksionare si:
Protovestiari-I cili trajtonte problemet ekonomike dhe financiare
Vojvoda-ishte komandant I pergjithshem I ushtrise.
Logofeti -kryesonte zyren e kancelarise se princit.
Si organe lokale njiheshin :
Krahinari-nje nepunes I emeruar nga feudali per qeverisjen e nje krahine te caktuar
Qefalia-komandant keshtjelle ose qeveritar I nje qyteti
Psari-nepunes I vogel I ngarkuar me mbledhjen e rentes feudale.
Per zgjidhjen e problemeve nderkombetare sundimtari dergonte ambasadoret si
perfaqesues te tij.
E drejta
 Gjate mesjetes ne Arberi kane vepruar paralelisht e drejta positive,e drejta
kishtare dhe e drejta zakonore.Partikularizimi I te drejtes ishte shprehje e
copezimit politik.Pjesa kryesore e te drejtes ishte ajo qe rregullonte
marredheniet e pronesise feudale mbi token dhe detyrimet e shumta te
fshatarit te varur ndaj zoterise se vet.
 E drejta e krijuar nga pushteti shteteror(e drejta positive)perbehej nga
normat juridike te pushtetit qendror.Sfera e veprimit te saj kufizohej nga e
drejta kishtare,zakonore dhe nga e drejta e vecante.Krahas te drejtes
positive ne kuadrin e saj ekzistonte e drejta e vecante qe perbehej nga
privilegjet e dhena te shtresave te ndryshme te klases sunduese.Pas
shkeputjes nga perandoria bizantine klasa feudale arbereshe nuk e pa te
nevojshme krijimin e nje te drejte te re ,por shteti feudal I Arberise u mjaftua
me sanksionimin e normave juridike te se drejtes bizantine.
 Balshajt si dikur perandore te Bizantit ,kane nxjerre nje sere krisovulash qe
kishin si tipar te perbashket besen si garanci per ekzekutimin e detyrimit te
pranuar boterisht.
 Burimet e te drejtes positive:
a)Ligjet-qe ishin nje nder burimet kryesore te se drejtes positive ne kuptimin e
nje dekreti te nxjerre nga sundimtari I Principates.
b)Paktet e vasalitetit –ishin veprime juridike te dyanshme te perfunduara midis
kryezotit dhe feudaleve.
c)Diplomat-ishin dokumente te leshuara nga mbreti Anzhuin ,personave te
caktuar nga klasa feudale ose n je bashkesi fshataresh qe fitonin nje sere
privilegjesh .
d)Marreveshjet nderkombetare-per rregullimin e marredhenieve qe erdhen
duke u zgjeruar ,bujaret shqiptare kane perfunduar nje sere marreveshjesh
nderkombetare,te cilat ishin me shpesh te sferes juridiko civile psh:ato te
karakterit tregetar e doganor dhe me rralle te karakterit ushtarak dhe politik.
 Institucionet kryesore juridike te se drejtes:
1.Gjyqet e Zotit-ishin mjete represioni per te denuar te pandehurin edhe
atehere kur mungonin edhe provat elementare.Ato nuk zbatoheshin ndaj
klerikeve dhe shume rralle ndaj fisnikeve.
2.Falja-zakonisht jepej me diploma te posacme dhe zbatohej per vepra
penale te pagjykuara dhe te padenuara.Zakonisht falja jepej ne menyre
kolektive dhe kishte karakter politik.
Pervec faljes njihej edhe institute I clirimit qe nenkuptonte lirimin nga bugu
perpara vuajtjes se plote te denimit.
3.Pengu njerezor-qe njihej nga e drejta e kesaj periudhe per ekzekutimin e
detyrimeve qe lindin nga kontratat.
4.Privilegjet –te cilat jepeshin nga e drejta feudale grupeve te ndyshme te
klases sunduese ose rendeve te tjera.
5.Lirite –kishin kuptimin e lirise dhe paprekshmerise personale pasi mungesa
e lirive ishte rregulli I pergjithshem.
6.Doganat –rregullimi I tyre behej me ligj ose me krisovule te kryetarit te
shtetit.Taksat dhe doganat perbenin nje burim plotesues te ardhurash per
klasen sunduese dhe ishin pengese per lidhjen e krahinave me njera-tjetren
dhe zhvillimin e pergjithshem te ekonomise se vendit.
7.Kontratat –filluan te zbatoheshin kontrata si dhurimi ,shitja ,qeraja etj me
objekt kryesor token.Ne manastirin e Hilandarit eshte zbuluar akti I pare I
Hilandarit qe perben nje kontrate dhurimi ne dobi te manastirit dhe akti I
dyte qe duket si nje kontrate shitje.Ndeshet nje institucion I vjeter juridik si
Adelfati qe eshte pjesa qe I takon secilit vella bashkepronare te nje sendi.
Download