Uploaded by Eni

Leksion Nr. 1 Sendet Mars 20213

advertisement
SENDET
Marrëdhënia juridike e pronësisë

Marrëdhënia juridike e pronësisë është një marrëdhënie që:
- rregullohet nga ligji;
- ka karakter pasuror;
- ka për objekt të saj sendin.

Që sendi të jetë objekt i së drejtës së pronësisë duhet që:
1.
Të jetë objekt i botës materiale;
2.
Të vihet efektivisht nën sundimin e njeriut (lindja e përkatësisë);
3.
Të ketë vlerë ekonomike;
4.
Të jetë Brenda qarkullimit civil.

Përkufizim: “Send është cdo e mirë materiale që ka vlerë ekonomike dhe që mund të jetë
object i së drejtës për shkak të marrëdhënies së përkatësisë që vendoset mbi to”
Të mirat materiale > sendet

Nevojat jetësore njeriu i përmbush ndërmjet sendeve të cilat ndahen në:
a) Mjete konsumi – përmbushin drejtëpërdrejtë nevojat njerëzore;
b) Mjete prodhimi – përmbushin në mënyrë të tërthortë nevojat njerëzore.

Të mirat materiale janë kategori më e gjërë se sendet. Në të futen:
- Pasuritë natyrore dhe sendet.
Sendet ndahen në res communi sende që i përkasin të gjithëve dhe res private sende mbi të cilat vendoset
marrëdhënia e përkatësisë.
Sendet janë pjesë e të mirave materiale për të cilat e drejta lejon vendosjen e marrëdhënieve të përkatësisë
=> si rrjedhojë lindin mosëmarrveshjet që rregullohen nga e drejta.

Sendet janë objeky i vetëm I të drejtës së pronësisë dhe të drejtave reale që lidhet me to.

Sendet janë object edhe për pjesën më të madhe të të drejtave të detyrimit, kurse në pjësën tjetër janë
veprimet e njeriut, puna, shërbimet etj.
Llojet e sendeve

Sendet klasifikohen në bazë të:
a)
Cilësive juridike ose fizike të sendit (I luajtshëm/I paluajtshëm/ konsumueshëm/
pakonsumueshëm)
b)
Në bazë të raporteve që sendet kanë midis tyre (aksesore ose kryesore)
c)
Mbi raportin e përkatësisë së tyre (publike ose private)

Rëndësia e kësaj ndarjeje: dispozitat e ndryshme që rregullojnë raportin e përkatësisë
apo marrëdhënieve që krijohen me objekt sendet.
Klasifikimi i sendeve

Sendet klasifikohen në:
a)
Sendet të luajtshme/ të paluajtshme;
b)
Sende kryesore/ aksesore;
c)
Përcaktuara individualisht/ në gjini;
d)
Pjestueshme/ të papjestueshme;
e)
Qarkullim civil/jashtë qarkullimit civil;
f)
Konsumueshme/ të pakonsumueshme;
g)
Pronë publike/shtetërore/private;
h)
Të thjeshta/ të përbëra.
Sende të luajtshme dhe sende të
paluajtshme

Doktrina bënd ndarjen e sendeve në dy lloje sipas kriterve të:
a)
Natyrës së sendeve;
b)
Destinimit të tyre (frutet e pavjelura të pemës);
c)
Përcaktimit ligjor (gurët, tullat – janë sende të luajtshme po kur bashkohen me ndërtesën
ligji i përcakton si sende të paluajtshme)

Si send të paluajtshëm për shkak të natyrës do të konsiderohet toka si dhe sendet e tjera
të lidhura me të si rezultat i:
a)
Bashkimit të natyrshëm
b)
Veprimeve të njeriut

Trupëzimi me tokën apo sendin e paluaktshëm duhet të jetë i:
a)
Qëndrueshëm;
b)
vazhdueshëm
Ndarja më e rëndësishme:

Send i paluajtshëm do të quhet cdo send që është i lidhur pazgjithshmërisht ne tokën në mënyrë të
vazhdueshme dhe të qëndrueshme;

Send i luajtshëm do të quhet cdo send i cili lëvizë lirisht pa prishur destinacionin ekonomik.

Rëndësia e kësaj ndarje qëndron në:
a)
Formalitetet për kalimin e pronësisë (akt noterial/ vendim gjykate/vendim i organeve kompetente/ ZRPP);
b)
Sendet e luajtshme pronësia mund të fitohet dhe me mirëbesim;
c)
Për garantimin e një detyrimi (hipotek/ peng);
d)
Vendosja e kufizimeve ligjore (send i paluajtëshëm kufizime ligjore në interes privat (servituti) apo interes
publik (shpronësim/ rekuizim);
e)
Ngritja e padisë në gjykatën e vendodhjes së sendit (paluajtshme) ose në vendbanimin e të paditurit (të
luajtshme);
f)
Sende të luajtshme qarkullim më i shpejtë civil;
g)
Ekzekutimi I detyrimit bëhet në vëndin ku ndodhet sendi i paluajtshëm.
Sende kryesore dhe sende aksesore

Dispozitat e K.C. nuk e bëjnë këtë ndarje por në nenet 147-148 jepet përkufizimi i sendit aksesor

Send kryesor do të quajmë cdo send që ka karakteristikat dhe aftësitë për të qëndruar juridikisht
vetëm në qarkullim civil.

Send aksesor do të quajmë cdo send të luajtshëm (përjashtimisht të paluajtshëm) i destinuar për
të shërbyer në mënyrë të vazhdueshme apo zbukuruar një send kryesor.

Nga përmbajtja e dispozitave të sipërcituara rezulton se sendet aksesore janë sende më vete që
ruajnë ekzistencën e tyre fizike të pavarur nga sendi kryesor/ kanë një vlerë të pavarur
ekonomike/ aksesori mund të jetë dhe objekt i një disponimi të vecantë

Parim => sendet kryesore ndjekin fatin e sendit kryesor

Do të konsiderohen si sende aksesore të sendit dhe frutet e tij (natyrore dhe civile)

Kujdes! Bëj dallimin e pjesëve përbërëse të sendit dhe sendeve aksesore
Vijon…

Karakteristikat e sendit kryesor sipas nenit 147 janë:
a)
Si rregull janë sende të luajtshme;
b)
I shërbejnë në mënyrë të vazhdueshme sendit kryesor;
c)
Shërbejnë për ta zbukuruar sendin kryesor;
d)
Destinimi për t’i shërbyer sendit kryesor bëhet nga pronari i sendit kryesor.

Dallimi ndërmjet pjesëve përbërëse dhe sendit aksesor.
•
Do të quajmë pjesë përbërëse të sendit cdo gjë që është bashkuar me sendin dhe nuk mund të ndahet prej tij pa shkaktuar
një dëm thelbësor
•
Pjesa përbërëse:
a.
Nuk ka ekzistencë fizike si send më vete;
b.
Ka lidhje organike me sendin;
c.
Ndarja pengon në realizimin e destinacionit ekonomik

Pronësia që ekziston mbi pjesët përbërese para shuhet në momëntin kur krijohet lidhja organike me sendin kryesor- pronar
pronar i sendit kryesor
Sende të përcaktuara individualisht
dhe sende në gjini

Ndryshe do ti quajmë dhe sende të pazëvëndësueshme dhe sende të zëvëndësueshme

Sendet e përcaktuara individualisht janë unike në llojin e tyre për shkaqë natyrore (toka, vendodhja) apo artificiale
(kodi, shasia, etj), ato nuk kanë aftësi të zënë vëndin e njëra tjetrës.

Sendet në gjini (të zëvëndësueshme) – zënë vëndin e njëra tjetrës, identifikohen me anë të matjes, numërimit,
peshimit, etj.

Rëndësia e ndarjes lidhet me marrëdhëniet e detyrimit me objekt dorëzimin e sendit:
a)
Përmbushja e detyrimit (tek sendet e pazv humbet detyrimi tek sendet e zv nuk humbet detyrimi edhe nëse
mospërmbushja ka ardhur për faj të tij;
b)
Lidhja e kontratës (pronësia e sendit) (sendet e pazv vullneti i palëve – I zv momenti i dorëzimit të sendit);
c)
Padia (sende të pazv padia e rivendikimit (kthimit të sendit) – të zv padia e begatimit pa shkak);
d)
Vendodhja e ekzekutimit të detyrimit (sende të përcaktuara individualishtë- vendodhja e sendit; të përcaktuara në
gjini- vëndi ku ushtron veprimtarinë ekonomike ose vendbanimi i debitorit.

Disa sende pavarsisht se mund të përcaktohen si sende në gjini në disa raste mund të kthehen në sende
individualisht të përcaktuara psh: të hollat e koleksionit në rast huaje/ rrobat kur blihen, etj.
Paraja dhe letrat me vlerë

Paraja është send i përcaktuar në gjini;

Shërben si mjet ekuivalence/ shkëmbimi/ vlerësimi.

Mund të shkëmbehet me mall ose shërbim.

Letra me vlerë – është titull krediti me anë të së cilës realizohet një e drejtë
pasurore (cek, kambial, etj.
Sende të pjestueshme dhe sende të
papjestueshme

Kriteri i kësaj ndarjeje qëndron në aftësinë e sendeve për tu ndarë:
a)
fizikisht;
b)
Juridikisht;
c)
Ekonomikisht.

Sende të pjestueshme kuptohen ato lloj sende që mund të ndahen në pjesë më të vogla fizikisht duke
ruajtur destinacionin ekonomik dhe vlerën në porpocion me vlerën totale të sendit

Të papjestueshme janë ato sende që humbin destinacionin dhe vlerën e tyre ekonomike në rast
pjestimi (është objektivisht e pamundur pjestimi i tyre) – detyrim solidar për të gjithë bashkëpronarët
(shiko temën e bashkëpronësisë)

Rëndësia e ndarjes:

Pjestimi i sendit të përbashkët në institutin e bashkëpronësisë – ndarja e sendit në natyrë (fizikisht) duke
ruajtur destinacionin dhe vlerën ekonomike

Pjestimi I detyrimeve – ndryshe detyrim solidar
Sende në qarkullim civil dhe jashtë
qarkullimit civil

Sendet ndahen në:
a)
Sende plotësishtë të lira në qarkullim civil (të lira për tu tregtuar);
b)
Sende të kufizuara në qarkullim civil (ndërhyrja e organeve kompetente
për leje, psh armët e gjahut);
c)
Sende jashtë qarkullimit civil (vepër penale, psh droga)

Kjo ndarje ka karakter relativ dhe varet nga ndryshimet ligjore, ekonomike,
sociale, historike që pëson një shoqëri me kalimin e viteve.
Sende të konsumueshme dhe sende
të pakonsumueshme

Kriteri i ndarjes është aftësia për tu zhdukur/ konsumuar në përdorim të parë.

Sende të pakonsumueshme janë ato sende që nuk humbasin vlerën e tyre nga përdorimi i tyre i
parë por vazhdojnë ekzistojnë si më pare edhe pse mund të amortizohen/vjetërohen.

Sendet e konsumueshme janë ato sende që për shkak të natyrës së tyre harxhohen dhe
shpenzohen,humbasin (ushqimi konsumohet/ paraja harxhohet – koncepti juridic nuk barazohet
me konceptin fizik e kimik të tyre).

Vetem sendet e pakonsumueshme mund të jene objekt i disa lloj kontratave (të drejta reale
dytësore)(qiraje, huapërdorjeje, etj)

Ndarja e mësipërme nuk është përcaktuar në mënyrë taksative nga K.C. por deduktohet nga
interpretimi i dispozitave të tij: Psh: te kontrata e qirasë – qiramarrësi detyrohet të kthej po atë
send në përfundim të kontratës- si rrjedhojë objekt i kontratës smund të jetë send i
konsumueshëm
Sende pronë publike, sende pronë
shtetërore, sende private.

Kjo ndarje bëhet në bazë të destinimit se për cfarë do të përdoren këto
sende (interes publik apo interes privat).
1.
Pronë publike – janë ato sende mbi të cilat nuk mund të vihet
marrëdhënia e përkatësisë/ i përkasin të gjithëve/ interes publik/ të
përjashtuara nga qarkullimi civil, nuk mund të tjetërsohen. Psh: rrugë,
bregu detit, godina qeveritare, monumente, etj.
2.
Pronë shtetërore – sende që përdoren nga shteti dhe organet e tij për të
nxjerr përfitime ekonomike të cilat I përdorë për interes të tij.
3.
Pronë private – cdo send mbi të cilin vendoset marrëdhënia e përkatësisë
së subjekteve të së drejtës dhe ushtrohen tagrat e së drejtës së pronësisë.
Frytet e sendit, kuptimi dhe llojet e tyre

Frytet e sendit janë e mirë e prodhuar nga sendi kryesor e aftë për t’u
ndarë nga sendi pa i prishur destinacionin ekonomik.

Frytet e sendit ndahen në:
a)
Fryte natyrore- sende të prodhuara në natyrë, produkte natyrore të sendit;
b)
Fryte civile – kompesim nga dhënia në përdorim e sendit/ shfrytëzimigëzimi i të drejtave që sjellin përfitime ekonomike.

Frytet mund të përceptohen si pjesë përbërëese e sendit (natyrore të
pavjelura) ose si sende më vete kur shkëputen nga sendi.
Download