KREU III ZBATIMI I SË DREJTËS CIVILE €.D Veprimi i ligjit në ‘’kohë’’ pas 15 ditësh Ligji hyn në fuqi pas publikimit ku? në F.Zyrtare lidhet me detyrimin e publikimit në mënyrë që tu bëhet i njohur të gjithëve në mëyrë të drejtpërdrejtë. Ligjet janë të detyrueshme për të gjithë,edhe ata që nuk e njohin sepse në këtë rast vlen parimi, sipas të cilit, ‘’mosnjohja e ligjit’’ nuk të përjashton nga përgjegjësia apo pasojat juridike. Ligjet që janë në fuqi, mund të pushojnë së pasuri efekte juridike si pasojë: 1)e një ligji të mëvonshëm nga referendumet (50 mijë zgjedhës); 2)e vendimit të Gjykatës Kushtetuese që vednos për papajtueshmërine e ligjit me Kushtetutën/marrëveshjet ndërkombëtare duke vendosur shfuqizimin; 3)e papajtueshmërisë me një dispozitë të një ligji të ri, në rastin kur ligji i ri rregullon të gjithë marrëdhënien nga ligji I mëparshëm, ku kemi shfuqizimin e tij në mënyrë të heshtur; cështja e fuqisë prapavepruese të ligjit civil rregullohet nga dispozitat kalimtare ose të fundit(neni 162-1168). Ligji i ri, si rregull, nuk ka fuqi prapavepruese (retroaktive), pra nuk mund të zbatohet për ato marrëdhënie të mëparshme, por zbatohet për ato marrëdhënie juridike që krijohen nga ligji i ri, pasi ka hyr në fuqi: si përjashtim nga rregulli, ligji i ri civil ka fuqi prapavepruese vetëm kur është parashikuar shprehimisht prej tij; parimi i mospasjes fuqi prapavepruese të ligjit bazohet në logjikën e mbrojtjes së interesave të personave, për të pasur siguri për të drejtat pasurore personale.Si rregull lidhet me respektimin e të drejtave të fituara edhe interesi i shumicës; Veprimi i ligjit në ‘’hapësirë’’ ‘’Të përcaktuara në nenin 116’’ Shteti Shqiptar në hapësirë Territori ajror tokësor nëntokësor detar Pushteti legj. në R.SH Në ‘’nenin 116’’ të Kushtetutës përcaktohen 3 gr.aktesh normative: 1)akte normative që veprojnë në të gjithë hapësirën e R.SH pakufizim; V.K.M.; 2)akte normative që veprojnë në mënyrë të kufizuar sepse organet që i nxjerrin kanë juridiksion të kufizuar territorial; V.K.Bashkiak i Tiranës, jo p.sh: tek i Sarandës; 3)akte normative që veprojnë në të gjithë territorin, por brenda sferës së juridiksionit të organit që i nxjerr akti i M.së Arsimit; Ligji shqiptar vepron brenda kufijve territorialë të shtetit përkatës, i cili ka në varësi dhe u drejtohet subjekteve që janë shtetas të atij shteti, qoftë dhe të huajt. Ekstraterritorialiteti në disa territore të caktuara të një shteti aplikohet ligji i flamurit nga shteti i cili vjen; P.sh:ambasadat, konsullatat me juridiksionin e tyre. Parimi i Reciprocitetit aplikohet në fushën e së drejtës ndërkombëtare, ku shtetet lidhin marrëveshje dhe i zbatojnë në mënyrë të ndërsjellë; sepse shtetit nuk i ka interes të humbasë autoritetin e tij mbi shtetasin e vet, për ata që dalin jashtë territorit të caktuar. Interpretimi i ligjit Veprimi për përcaktimin e kuptimit të normës dhe për zgjedhjen e saj.Eshtë një detyrim që bie mbi atë të cilit i adresohet norma por edhe nga teksti i ligjit. Interpretim Literal (kuptimi i përmbajtjes së ligjit); Logjik (qëllimi i ligjvënësit); Legal (paraqitja e argumenteve historike dhe sistematike për t’i dhënë një kuptim sa më të qartë); Doktrinal (në mënyrë shkencore, në libra, të cilat formojnë atë që quhet doktrinë); Interpretim Gramatikor (ligji prezantohet me fjalë dhe duhet bazuar në rregullat e gramatikës); Ekstensiv (zgjerimi i përmbajtjes); Restriktiv (përmbajtja kufizohet); Sistematik (marrëdhënia e vendosur mes normës që interpretohet dhe normave që përmban ligji); Përfundimet e dala nga interpretimet e ndryshme kanë rëndësi sepse e drejta është e lidhur ngushtë me konceptet dhe nevojat moral e ekonomike. Analogjia Zgjerimi i një/më shumë rregullave të së drejtës, ku baza e saj është ngjashmëria e rastit që duhet të rregullohet me atë që është rregulluar më parë; kapërcen vullnetin e ligjvënësit sepse zbatohet normë e ngjashme/parimet e përgjithshme të së drejtës. Kur shqyrtohet një mosmarrëveshje gjyqtari duhet të ketë të qarta: 1)faktet e cështjes së kundërshtuar; 2)dispozitën ligjore që duhet të zbatohet për zgjidhjen e mosmarrëveshjes; Zbatimi i normës me analogji ka kufizim në të drejtën penale dhe një atribut faktik ka edhe praktika gjyqësore sidomos K.B.GJ.L. Doktrina Tërësia e parimeve teorike të një shkence, këtu quhet shkenca e së drejtës.Roli i doktrinës ka qenë shumë i madh dhe ka një rëndësi të madhe sepse këto mendime të shkruara të juristëve shpesh u parashtrohen edhe gjykatave. Jurisprudenca Mënyra me të cilën interpretohen ligjet prej gjyqtarëve, ku roli i gjyqtarit në krahasim me atë të ligjvënësit duket shumë i kufizuar, por kanë ngjashmëri; bën të njohur karakterin e një zgjerimi dhe plotësimi të ligjit me ndryshimin se mbahet në harmoni me ndryshimet shoqërore dhe mendimin juridik,ku një rëndësi të vecantë kanë K.B.GJ.L.