Uploaded by irenakuqi

alkoli

advertisement
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
UNIVERSITETI "ALEKSANDËR XHUVANI" ELBASAN
FAKULTETI I SHKENCAVE TË EDUKIMIT
DEPARTAMENTI I SHKENCAVE TË EDUKIMIT
MASTER SHKENCOR NE ARSIMIN FILLOR
TEMA: ALKOLI
Punoi:
Marjana Canaj
Pranoi :
Prof .As. Dr Sotir Mali
HYRJE
Alkooli dhe përdorimi i dëmshëm i tij luan një rol shkaktar në problemet sociale dhe ato
shëndetësore
Gjithnjë e më tepër “alkooli”, po shndërrohet në një mik besnik edhe për shqiptarët. Ndonëse
flitet shpesh për dëmet e alkoolit në shëndet,ky fakt nuk e pengon aspak kthimin e disa gotave
edhe mbi normat e lejuara. Shifrat e raportuara nga autoritetet shëndetësore tregojnë se
pavarësisht dëmeve ndaj të cilave ekspozohen, shqiptarët duket se i qëndrojnë më besnik faktit se
kthimi i vazhdueshëm i disa gotave, nuk bën dëm.
Çfarë është alkoli?
Alkooli është lëng pa ngjyrë i cili fitohet me fermentimin e sheqerit. Industrialisht fitohet me
hidratimin e etilenit me ujë në prezencë të acidit fosforik.
Alkooli është emri që u jepet nje varg komponimesh, ku lloji i pijshëm është etanoli ose alkooli
etilik.
Alkooli permban shume kalori dhe nuk ka pothuajse fare vlera ushqimore Në kimi, alkool është
çdo komponim organik në të cilin grupi hidroksil (-OH) shoqërohet me atom karboni nga një
alkil ose grup alkilik. Formula e përgjithshme e një alkooli aciklik është CnH2n+1OH. Me fjalë
tjera alkohol i referohet etanolit, lloj alkooli që është pjesë përbërëse e pijeve alkoolike.
Etanoli është lëng pa ngjyrë i cili fitohet me fermentimin e sheqerit. Industrialisht fitohet me
hidratimin e etilenit me ujë në prezencë të acidit fosforik.[1]) Etanoli më shum përdoret si
antidepresiv me mijëra vjet. Varshmëria nga alkooli quhet alkoolizëm.
Arsyet qe te cojne ne perdorimin e alkoolit

-Stres

-Presioni nga shoqeria

-Kuriozitet

-Probleme ekonomike,sociale,familjare psh. papunsia, mospranim dhe largim nga
shoqeria,bullizem,divorci i prinderve , humbjen e nje personi te dashur , pakujdesi nga
prinderit tek adoleshentet etj.

-Gjenetike

-Nxitje psh. faktori shoqeri ,prind.
Çfarë është alkoolizmi?
Alkoolizmi, i njohur edhe si vartësia nga alkooli, është një sëmundje e cila përfshin katër
simptomat e mëposhtme: “Dëshirë e papërmbajtur për të pirë. Humbje e kontrollit, pra të mos
jesh në gjendje të ndalosh të pirën nëse ke filluar. Vartësi fizike. Simptomat e tërheqjes prej tij si
ndjenja e të vjellës, djersitje, dridhje, ankth pas ndalimit të të pirës. Toleranca, nevoja për të pirë
sasira gjithnjë e më të mëdha alkooli për të ardhur në “qejf”.
A është alkoolizmi një sëmundje?
Po, alkoolizmi është një sëmundje. Dëshira e papërmbajtur për të pirë alkool mund të jetë aq e
fuqishme sa edhe ajo për ujë apo bukë. Një alkoolik do të vazhdojë të pijë pavarësisht nga
problemet familjare, legale apo shëndetësore Si shumë sëmundje alkoolizmi është kronik, që do
të thotë se ai mund të zgjatë gjatë gjithë jetës së një personi. Zakonisht ai ndjek një ecuri të
parashikueshme dhe ka simptomat e veta. Risku për t‘u bërë alkoolist varet si nga gjenet ashtu
edhe nga mënyra e jetesës së personit.
A mund të kurohet alkoolizmi?
Jo. Në stadin aktual alkoolizmi nuk mund të kurohet. Edhe pse alkoolisti mund të ketë një kohë
të gjatë që nuk ka pirë, ai prapë do të bjerë në një mëkat të ripirjes. Që të mos ndodhë kjo ai
duhet të shmangë pijet alkoolike.
A mund të trajtohet alkoolizmi?
Po, alkoolizmi mund të trajtohet. Programet e trajtimit të alkoolizmit përdornin si këshillimin
ashtu dhe medikamentet për të ndaluar pirjen e tij. Shumica e alkoolistëve kërkojnë ndihmë për
të lënë alkoolin. Me mbështetje dhe trajtim shumë alkooliste ndalojnë të piren dhe fillojnë
ndërtimin e një jetë të re.
Cili është niveli i sigurte i të pirës?
Për shumicën e të rriturve përdorimi i moderuar i alkoolit deri në dy gota në ditë për burrat dhe
një për gratë dhe të moshuarit shkakton pak ose aspak probleme.
Por disa njerëz nuk duhet të pinë fare si:

Gratë shatëzana ose ato që planifikojnë një shtatzani

Ata që kanë ndërmend të ngasin makinën ose ata që punojnë në punë që kërkojnë vëmendje të
madhe (me makineri me shpejtësi të mëdha)

Njerëzit që marrin medikamente të caktuara pa recetë ose me recetë

Njerëzit me gjendje shëndetësore të cilat mund të keqësohen nga të pirët

Alkoolistët në kurë e sipër

Të rinjtë me moshë nën 18 vjeç
Alkoli në shtatzani
Në asnjë rast “jo” alkool gjatë shtatzanisë
Jo. E pira gjatë shtatzanisë është e rrezikshme. Alkooli mund të ketë një numër efektesh tek
fetusi. Fëmija mund të lindë me vonese mendore ose me probleme të të mësuarit apo sjelljes që
mund të zgjasin për gjithë jetën. Dihet që këto probleme mund të parandalohen 100 për qind nëse
nuk pihet alkool gjatë barrës. Mënyra më e mirë për gratë që janë shtatzana ose kanë ndërmend
të mbeten është të mos pinë asnjë pikë alkool.
Kur një grua shtatzënë pi alkol, niveli i alkolit në gjakun e bebes rritet njësoj sa niveli i alkolit në
gjakun e saj .
Kur një bebe i palindur ekspozohet në mënyrë të vazhdueshme ndaj alkolit, një grup i veçantë
problemesh mund të zhvillohen, i njohur si sindroma alkoolike e fetusit. Kjo konsiston në:
Probleme të rritjes, duke filluar me një peshë të vogël lindjeje.
Probleme me sistemin nervor qendror,
Pamje jonomale të fytyrës,
Çrregullime në pjesë të tjera të trupit, përfshirë muskujt, zemrën dhe veshkat.
Studim i bere
Shifrat e alkoolpirjes
Rezultatet e një studimi pilot të kryer mbi konsumin e alkoolit në popullatën e Tiranës dhe
qëndrimet ndaj alkoolit u pa se është shqetësues fakti që 2.0 për qind e personave konsumonin në
nivele abuzive. Pra 22 për qind përdorin alkoolin mbi moshën 15 vjeç, e thënë ndryshe 1 ndër 4
ose 5 shqiptarë përdorin alkool mbi normat e lejuara. Nga studimi rezultoi: “Pjesa që nuk pi fare
alkool dhe pjesa e popullatës që përdor alkool në norma të lejuara përbën 78 për qind. Rreth 20
për qind e popullatës përdor mbi normat e lejuara dhe që janë objekt i zbulimit dhe ndërhyrjes së
menjëhershme nga punonjësit e shëndetit dhe trajtohen me këshilla të thjeshta dhe të shkurtra
nga mjekët e familjes. Ndërsa 2 për qind janë përdorues të rëndë (të alklkoolizuar) objekt i
trajtimit të specializuar, mjek, psikolog, punonjës social, edukues. Njohja e detyruar e
dëmtimeve nga alkooli, këshillimet e shkurtra nga mjekët ambulatore e aftësimi i tyre për të ulur
rreziqet e alkoolit dhe zhvillimi i mëtejshëm i veprimeve praktike përkatëse janë 4 objektiva me
rëndësi të kulturës shëndetësore dhe të veprimtarisë së mjekësisë parandaluese. Gjatë hartimit të
programeve duhet pasur parasysh dhe përvoja specifike e grumbulluar në praktikën e përditshme
mjekësore. Pacientët alkoolikë paraqesin një shumëllojshmëri faktorësh që ndërhyjnë duke nxitur
përhapjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të alkoolizmit.
Alarmi tek të rinjtë
Fatkeqësisht alkooli është kërcënim real për një të ri, ul aftësinë e të mësuarit, pengon zhvillimin
emocional dhe mendor, redukton aftësinë për të arritur qëllimet e njeriut në jetë, rrit rrezikun për
abuzimin me drogë, pirja në adoleshencë mund të ketë pasoja serioze të lidhura me: “Aksidentet,
ekspozim të rrezikshëm ndaj aktiviteteve kriminale dhe abuzimit, shkelje të ligjit dhe konflikt me
prindërit, seks i pasigurt të (HIV, shtatzani aksidentale, përdhunime), konflikte, luftime ,humbje
te miqve. Qindra të rinj shqiptarë abuzojnë në alkoolpirjen duke shkaktuar dëme të rënda në
zhvillimin e tyre fizik, mendor dhe moral. Konsumi i lartë i pavarur tek të rinjtë dhe pakujdesia
nga ana e prindërve dhe mësuesve, të cilët kanë humbur kontrollin dhe nuk janë në dijeni mbi
rrezikun që u kanoset fëmijëve të tyre prej alkoolpirjes. Më tej nga një sondazh i bërë në Tirane
15 për qind e përdoruesve të automjeteve janë përdorues të rregullt të alkoolit dhe 19 për qind
janë përdorues të rastësishëm.
Sidoqoftë alkooli mund të sjell: “Çlirim të përkohshëm në një situatë të stresuar, vizione të
këndshme dhe njëkohësisht të rrezikshme, ul vetëkontrollin dhe ndikon në një periudhë reagimi,
sjell eufori dhe ulje të reflekseve gjatë përdorimit të automjeteve”.
Pasojat
Konsumi i pijeve alkoolike mendohet se është përgjegjës për rreth 9 për qind të gjithë peshës së
sëmundjeve në rajonin evropian, duke rritur ndër të tjera rrezikun për cirrozë hepatike, tension të
lartë të gjakut, sëmundje të zemrës, hemorragji cerebrale, pankreatit dhe kancer të gojës,
faringut, ezofagut, stomakut, mëlçisë dhe rektumit (zorrës). Alkooli dëmton në mënyrë akute
sferën psikomotore dhe njohëse të njeriut. Dëmtimi i sferës së kontrollit emocional mund të çojë
në ushtrim dhune ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve. Përveç kësaj alkooli shton rrezikun e
problemeve në familje, në vendin e punës dhe problemeve sociale siç janë moskryerja e punës,
mungesa në punë, papunësia, aksidentet, futja në borxh dhe problemet e strehimit.
Si ndikon alkooli në tru ?
Alkooli vepron në qelizat nervore të trurit tek përdoruesit e alkoolit. Fillimisht, alkooli shërben si
një nxitës duke dhënë ndjenjën e relaksimit dhe duke reduktuar ankthin. Konsumimi i dy apo tre
pijeve në një orë mund të ndikojë në dëmtim të gjykimit, frenim të ulët dhe të sjell eufori të
lehtë. Konsumimi i 5 pijeve brenda 2 orëve mund të rritë nivelin e alkoolit në gjak në 0.10%,
mjaftueshëm e lartë për t’u konsideruar ligjërisht intoksikim apo dehje në çdo shtet. Shenjat dhe
simptomat e përdorimit të alkoolit dhe intoksikimit (dehjes) . •Kundërmim alkooli nga
frymëmarrja •Nervozizëm,munges ndergjegjshmerie,ndermarrje te veprimeve te nxituara
•Eufori,kenaqesi
te
ekzagjeruara,zemerim,merzi
•Humbje
e
koordinimit
fizik,marrje
mendsh,reflekse te perkeqesuara,erresim i plote mendor,shikimi dyfish i objekteve ,efekti
thellesise •Sjellje të papërshtatshme apo të dhunshme •Humbje e ekuilibrit,ecje e paqëndrueshme
•Të folur të ngadaltë dhe të paqartë •Humbje e vetëdijes,frymemarrje e shpeshte,rrahje te
shpeshta zemre •Të menduar të ngadalësuar •Dëmtim i kujtesës afatshkurtër *Paaftesi
fizike,mpirje te ndijimeve,dhimbje te gjymtyrve
MELCIA --FUNKSIONET I MELCISE
Mëlçia, duke vepruar si fabrika me e madhe kimike e organizmit tonë, ka shumë funksione, të
cilat përfshijnë prodhimin e faktorëve të gjakut, proteinave, tëmthit dhe të më shumë se 100
enzimave të ndryshme. Po ashtu ndikon në metabolizmin e kolesterolit, depozitimin e glikogjenit
si burim energjie, mbajtjen normale të përqendrimit të sheqerit në gjak. Por dhe në rregullimin e
hormoneve të ndryshme dhe detoksifikimin e medikamenteve dhe helmeve, duke përfshirë
alkoolin. Alkooli konsiderohet “armiku“ kryesor i mëlçisë.
SI DEMTOHET MELCIA
Abuzimi me alkoolin për një kohë të gjatë, e dëmton mëlçinë në tri faza. **Gjatë fazës së parë,
shpërbërja e etanolit ngadalëson tretjen e yndyrnave dhe bën që ato të grumbullohen në mëlçi.
Kjo quhet steatozë hepatike ose mëlçi e dhjamosur. ** Me kalimin e kohës krijohet inflamacioni
kronik i mëlçisë ose hepatiti. Ndërkohë që alkooli mund të shkaktojë drejtpërdrejt hepatitin, ai ul
edhe rezistencën e trupit ndaj viruseve të hepatitit B dhe C. Po të mos kurohet, inflamacioni bën
që qelizat të çahen e të vdesin. Duke e rënduar këtë dëmtim, alkooli përshpejton procesin natyror
të vdekjes së qelizave, e quajtur apoptozë.
Eshtë alkooli i mirë për zemrën?
Studimet kanë treguar se pirësit e moderuar meshkuj të cilët kanë pirë dy ose më pak gota në ditë
kanë më pak mundësi të vdesin nga sëmundje të zemrës sesa ata që nuk pinë fare alkool ose ata
që pinë më tepër se kaq. Mendohet se kjo sasi alkooli ndihmon në kiminë e gjakut duke mos
lejuar koagulimin e gjakut në arteriet e zemrës. Nëse ju nuk jeni pirës është më mirë që të mos e
filloni atë për këtë arsye. Ju mund të mbroheni nga sëmundjet e zemrës përmes metodave të tjera
si ushtrimeve, dietës. Në fakt pirja e forte rrit riskun për sëmundje zemre, hemorragji cerebrale
dhe tension të lartë si dhe cirrozë të heparit.
12 këshillat për të shmangur dëmet nga varësia
1. Efektet e pirjes së alkoolit ndryshojnë sipas individëve dhe varen nga gjatësia, pesha, gjinia dhe
mënyra se si ata e pinë. Kështu një person me trup dhe peshë më të vogël, mund të dehet më
lehtë dhe më shpejt se dikush me trup dhe peshë më të lartë. Kjo vlen dhe për ata që kanë më pak
“eksperiencë”, në krahasim me pirësit me “eksperiencë”.
2. Alkooli mund të japë efekte të ndryshme edhe tek i njëjti person, në varësi të llojit të pijes së
konsumuar, sa është pirë dhe sa shpejt është pire. Duhet ta dini që pijet e forta,(p.sh. rakia),
absorbohen më shpejt se pijet e lehta (p.sh. vera). Gjithashtu, një stomak plot, e pengon deri diku
thithjen e alkoolit.
3. Nuk është e lehtë të të dale pija. Një mëlçie të shëndoshë i duhet të paktën një orë, që të
eliminojë një unite alkool nga trupi.
4. Nëse pini sasi të madhe alkooli menjëherë, do të sforconi shumë mëlçinë dhe pjesë të tjera të
trupit. Është e këshillueshme, që pas episodeve të intoksikacionit të mos pini alkool të paktën për
48 orë. Kështu do t’i jepni mundësi trupit tuaj të rimarrë veten.
5. Duke qenë se alkooli ç’rregullon orientimin në hapësirë dhe në kohë, do të ishte e këshillueshme
të mos pini alkool, nëse do t’ ju duhet të drejtoni makinën, të punoni me makineri të ndryshme,
të përdorni pajisje elektrike, apo edhe të notoni, apo të merreni me ndonjë aktivitet sportiv. Nëse
dikush do të pijë alkool pas aktivitetit që ka kryer, është e rëndësishme që më parë të rehidrohet
duke pirë ujë.
6. Femrat shtatzanë, por edhe ato që po planifikojnë një shtatzani, këshillohen të mos pinë më
shumë se një, apo dy unite, një herë në dy javë. Konsumimi i alkoolit mund të reduktojë
fertilitetin dhe ndikon direkt në zhvillimin e fëmijës, sepse pengon rritjen, shkakton prapambetje
mendore, ose anomali të tjera.
7. Alkooli ka efekte afatgjate në shëndetin e personave. Alkooli mund të të shkurtojë deri 10-12
vite jetë. Shkatërron gradualisht qelizat e mëlçisë dhe mund të çojë deri në cirrozë hepatike.
Alkooli përmban shumë kalori, ndaj mund të reduktojë oreksin. Kështu personat që pinë shpesh
vuajnë nga mungesa e vitaminave dhe janë më të prekshëm nga sëmundjet infeksioze.
8. Alkooli shkakton cirroze hepatike që shkon drejt kancerit të mëlçisë dhe është një nga gjashtë
shkaqet më të shpeshta të vdekjeve në Amerikë (numërohen rreth 27.000 vdekje në vit).
9. Alkooli rrezikon seriozisht përgjigjet seksuale. Studimet tregojnë se edhe kur merret në doza të
vogla ai mund të ulë potencën seksuale te meshkujt, frenon ereksionin dhe pakëson kënaqësinë.
10. Alkooli vepron si frenues i sistemit nervor. Mund të bëhet shkak për depresione dhe akuzohet si
përgjegjës për mbi 10.000 vetëvrasje në vit.
11. Një unite alkool është e barabartë me 1cl alkool të pastër. Kjo është ekuivalente me sasinë e
alkoolit që gjendet në një gotë të vogël vere.
12. Statistikat tregojnë se: “Rreth 25 për qind e aksidenteve rrugore janë të lidhura me konsumimin e
tepruar të alkoolit. Po ashtu 50 për qind e pacientëve të shtruar në kirurgji me dëmtime të kokës,
kanë qenë të dehur. Rreth 50 për qind e të rriturve mendojnë se të pirit rregullisht alkool, është
shkak i mjaftueshëm për divorc. Alkooli akuzohet si shkaktar në 2/5 e rasteve të dhunës, qoftë
ajo në shtëpi, apo edhe nga të panjohur”.
Download