Uploaded by irenakuqi

Tema-Diplomes-e-finalizuar-Marko-Ranxha

advertisement
DEPARTAMENTI I SË DREJTËS PENALE
TEMË DIPLOME
GARANCIA E FUNKSIONIT RIEDUKATIV TË DËNIMEVE
PENALE NËPËRMJET SHËRBIMIT TË PROVËS.
Kandidati
Udhëheqësi
Marko Ranxha
Prof.Dr. Skerdian Kurti
Tiranë 2019
1
ABSTRAKT
Sanksionet penale janë një nga çështjet themelore të së drejtës penale; këto janë edhe pjesa më
dinamike e kësaj dege të së drejtës. Rrjedhimisht, gjatë historisë së të drejtës penale, ndryshimet më të
shpeshta dhe më të mëdha janë shprehur në këtë fushë. Teoritë për qëllimin e dënimit kanë evoluar nga
konçepti i hakmarrjes dhe ndëshkimit ndaj autorit, drejt konçeptit të riedukimit, risoçializimit dhe
rehabilitimit të tij, duke përfaqësuar këto të fundit idetë themelore të drejtësisë rehabilituese.
Nga ana tjetër, në vendin tonë duhet të gjenden zgjidhje edhe për kushtet e instituçioneve të vuajtjes së
dënimit, mbipopullimin e tyre, respektimin e të drejtave të të dënuarve, mundësitë reale për
rishoqërizim që ofrohen brenda burgjeve etj. Keto çeshtje nuk mund të zgjidhen vetëm duke ngritur
instituçione të reja për vuajtjen e dënimit ose duke përmirësuar kushtet e tyre, por kërkohet të
përmirësohet legjislacioni, në mënyrë të tillë që krahas dënimeve me burgim, të zbatohen ne menyre
efiçente masa ose sanksione të tjera, që synojnë nxitjen e zhvillimit të aftësive shoqërore e të çilësive
vetjake të të dënuarve, duke përmirësuar kështu perspektivat që parashikohen në kreun VII të Kodit
Penal, nën titullin“Alternativat e dënimit me burgim”.
Gjithashtu, studimi përpiqet të nxjerrë në pah efikasitetin e shërbimit te proves si një faktor kyç për
riintegrimin e të dënuarve në komunitet. Në qendër të këtij studimi janë vendosur punonjësit e
Shërbimit të Provës, si pjesë shumë e rëndësishme e riintegrimit dhe si përgjegjës ligjorë të tyre gjatë
kohës së mbikqyrjes. Në këtë studim analizohen faktorët që pengojnë speçialistët e Shërbimit të Provës
të jenë efektiv në përmbushjen e rolit të tyre. Panorama është plotësuar edhe me mendimet e të
dënuarve nën mbikqyrje.
Nga analiza e të dhënave kemi dalë në përfundimin se Specialistët e Shërbimit të Provës luajnë një rol
shumë të rëndësishëm në riintegrimin e të dënuarve në komunitet.
Një rol të rëndësishëm luan dhe i dënuari ,vullneti dhe dëshira e tij për tu adaptuar dhe socializuar në
shoqëri. Shërbimi i Provës perceptohet si një përvojë pozitive nga ana e të dënuarit.
2
3
PËRMBAJTJA E TEMËS
Abstrakti..............................................................................................................................................2
Mirënjohja...........................................................................................................................................3
Kapitulli I – Aspekte hyrëse
1.1 -Këndveshtrimi Kushtetues i dënimit penal....................................................................................5
1.2 -Përshkrimi i dënimit.......................................................................................................................7
1.3- Llojet e dënimeve...........................................................................................................................8
1.4 -Funksioni i dënimit.......................................................................................................................11
Kapitulli II- Aspekti ligjor
2.1- Ligji për trajtimin e të burgosurve si dhe ndryshimet që kanë ndodhur.....................................13
2.2 – Aktet ndërkombëtare të ratifikuara nga R.Sh në lidhje me trajtimin e të burogusurve..............17
2.3- Raportet e avokatit të popullit mbi këtë ligj.................................................................................19
Kapitulli III – Funksioni riedukativ i denimit
3.1- Shërbimi i provës.........................................................................................................................22
3.2- Efikasiteti i shërbimit të provës...................................................................................................27
3.3- Studim rasti..................................................................................................................................30
Kapitulli IV
4.1- Konkluzionet dhe Rekomandimet……………………………………………………………...39
Bibliografia………………………………………………………………………………………....42
Shtojca……………………………………………………………………………………………...44
4
Kapitulli I- Aspekte Hyrëse.
1.1- Këndvështrimi Kushtetues i dënimit penal.
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të drejta që lindin bashkë me çdo qënie njerëzore dhe kanë
karakter universal. Mbrojtja dhe promovimi i tyre është detyrimi parësor i çdo shteti dhe qeverie.
Ka një sërë arsyesh që na shtyjnë ta nisim analizën e të drejtave të njeriut pikërisht nga Kushtetuta.
Kushtetuta është ligji suprem me anë të së çilit deklarohen politikat dhe vlerat më të larta të shtetit
shqiptar. Sipas nenit 3 të Kushtetutës: “... Dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij..., janë baza e këtij
shteti, i çili ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë”. 1
Gjithë sistemi ligjor shqiptar është bazuar në rregullimet dhe parimet kushtetuese. Kjo do të thotë se
parimet e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut janë pjesë integrale e të gjithë legjislaçionit në
përgjithësi dhe e çdo ligji e akti nënligjor në veçanti.
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nuk trajton në mënyrë të veçuar çështje që kanë të bëjnë me
alternativat e dënimit me burgim, por në mënyrë të përmbledhur ajo u ka gjetur vendin e duhur
drejtësisë penale dhe standardeve kryesore që lidhen me të.
Pjesa e dytë e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë u kushtohet “Të drejtave dhe lirive themelore të
njeriut”. Kjo pjesë është e ndarë në katër krerë. “Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të
pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik”.
Kufizimet e të drejtave dhe lirive kushtetuese mund të vendosen vetëm me ligj për një interes publik
ose për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Ndalemi shkurtimisht në kreun e dytë (pjesa e dytë) të Kushtetutës ku trajtohen liritë dhe të drejtat
vetjake, ndër të çilat përmendim se veç të drejtave të tilla si e drejta e jetës; e drejta e informimit;
ndalimi i torturës; dënimit apo trajtimit mizor, çnjerëzor ose poshtërues; e drejta e ankimit, në këtë
pjesë një vend të rëndësishëm zënë disa të drejta dhe garançi proçedurale të çilat ndikojnë në pozitën e
subjektit në një proçedim penal.
1
Kushtetuta e Shqipërisë, 21 Tetor 1998.
5
Kushtetuta paraqet në mënyrë të përmbledhur parimet kryesore të drejtësisë penale dhe garançitë
proçedurale të të pandehurit.
Në këtë kategori përfshihet prezumimi i pafajësisë2 i çili shpreh se kushdo quhet i pafajshëm përderisa
nuk i është provuar fajësia me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Një tjeter parim eshte dhe fuqia prapavepruese3 ku sipas te ciles askush nuk mund të akuzohet ose të
deklarohet fajtor për një vepër penale, që nuk konsiderohej e tillë me ligj në kohën e kryerjes së saj.
Nuk mund të jepet një dënim më i rëndë se sa ai që ka qenë parashikuar me ligj në kohën e kryerjes së
veprës penale; ligji penal favorizues ka fuqi prapavepruese.
E drejta për një proçes të rregullt ligjor4 është një tjetër parim që shpreh qartë gjykimin e drejtë publik
brenda afateve të arsyeshme dhe prej një gjykate të pavarur e të paanshme të caktuar me ligj, gjithashtu
liria, dhe të drejtat e njohura me Kushtetutë dhe me ligj nuk mund të cënohen pa një proçes të rregullt
ligjor. Kushdo, për mbrojtjen e të drejtave, të lirive dhe të interesave të tij kushtetues dhe ligjorë, ose në
rastin e akuzave të ngritura kundër tij, ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të
arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.
Rëndësi të madhe i kushtohet dhe të drejtës për integritet moral e fizik5. Sipas Kushtetutës askush nuk
mund t’i nënshtrohet torturës, dënimit apo trajtimit mizor, çnjerëzor ose degradues.
Heqja dhe kufizimi i lirisë6 si një nga parimet kryesore shpreh se askujt nuk mund t’i hiqet dhe/ose
kufizohet liria përveçse në rastet dhe sipas proçedurave të parashkuara nga ligji. Në rastin e të miturve,
kufizimi i lirisë lidhet me mbikëqyrjen e tij për qëllime edukimi ose për shoqërimin e tij në organin
kompetent.
Së fundmi një garantim që ligjvënësi ofron janë të drejtat dhe garancitë proçedurale penale
“kushtetuese” të personit të cilit i është hequr ose kufizuar liria gjatë proçesit penal (nenet 28, 31, 32,
33 dhe 34) të tilla si: njoftimi mbi shkaqet e marrjes së masës dhe ngritjes së akuzës dhe të drejtave
ligjore të garantuara; gjykimi brenda një afati të arsyeshëm i të paraburgosurit; dërgimi për gjykim
brenda 48 orëve të personit të çilit i është hequr liria sepse ka pasur dyshime të arsyeshme se ka kryer
një vepër penale, ose për të parandaluar kryerjen e një vepre penale, ose largimin e tij pas kryerjes së
saj; e drejta e ankimit kundër vendimeve gjyqësore; e drejta e mbrojtjes; e drejta për të pasur një
2
Kushtetuta e Shqipërisë, 21 Tetor 1998.(neni 30)
Kushtetuta e Shqipërisë, 21 Tetor 1998.(neni 29)
4
Kushtetuta e Shqipërisë, 21 Tetor 1998.(neni 42)
5
Kushtetuta e Shqipërisë, 21 Tetor 1998.(neni 25)
6
Kushtetuta e Shqipërisë, 21 Tetor 1998.(neni 27)
3
6
përkthyes; e drejta e bërjes së pyetjeve dëshmitarëve; e drejta për t’u dëgjuar para gjykimit;
mosdeklarimi fajtor mbi bazën e mbledhjes së të dhënave në mënyrë të paligjshme; dhe mos dënimi më
shumë se një herë për të njëjtën vepër; parimi i gjësë së gjykuar.
Pa dyshim që shtjellimi i çështjeve të tilla më në detaje është detyrë kryesisht e legjislaçionit në fushën
penale, por nisur nga rëndësia e këtyre garancive dhe të drejtave, vëmë re kujdesin e veçantë të ligjit
më të lartë që vepron në territorin e Republikës së Shqipërisë, Kushtetutës.
Këto të drejta dhe garanci nuk janë të njohura vetëm për shtetasit shqiptar,por në mënyrë të barabartë
edhe për të huajt edhe për personat pa shtetësi.
1.2 - Përshkrimi i dënimit.
Sanksionet penale janë një nga çështjet themelore të së drejtës penale; këto janë edhe pjesa më
dinamike e kësaj dege të së drejtës. Rrjedhimisht, gjatë historisë së të drejtës penale, ndryshimet më të
shpeshta dhe më të mëdha janë shprehur në këtë fushë. Teoritë për qëllimin e dënimit kanë evoluar nga
koncepti i hakmarrjes dhe ndëshkimit ndaj autorit, drejt konceptit të riedukimit, risocializimit dhe
rehabilitimit të tij, duke përfaqësuar këto të fundit idetë themelore të drejtësisë rehabilituese.
I dënuari e shlyen detyrimin e tij ndaj shtetit, që në rastin e sistemit tonë përfaqëson “komunitetin”; ai
nuk arrin të riparojë dëmin drejtpërdrejt ndaj viktimës, të ndërgjegjësohet plotësisht për pasojat e
veprimit të tij dhe të veprojë aktivisht për t’i rregulluar këto pasoja. Ai veçohet ose, edhe më keq,
stigmatizohet, duke iu zvogëluar kështu shanset për rehabilitim e risocializim.
Alternativat e dënimit me burgim u përçaktuan për herë të parë në Kodin Penal të Republikës së
Shqipërisë, të miratuar me ligjin Nr. 7895, datë 27.01.1995, në Kreun VII të Pjesës së Përgjithshme të
tij, duke zënë vend jashtë Kreut V që trajton llojet e dënimeve penale, përpara Kreut VIII - shuarja e
ndjekjes penale, të dënimeve dhe mosekzekutimi i tyre.
7
-Sanksionet penale janë masa penalo-juridike të cilat i shqyrton gjyqi ndaj autorit të veprës penale me
qëllim mbrojtjes së shoqërisë dhe individit nga kriminaliteti. Sanksionet penale konsistojnë me marrjen
apo kufizimin e lirive dhe të drejtave të caktuara apo me terheqjen e vërejtjes së autorit të vepres
penale. 7
Dënimi është lloji më i vjetër i sanksionit penal. 8
Duke i kushtuar një rëndësi të veçantë dhe karakteristikave të dënimit, mund të themi se dënimi në
thelb të tij duhet të jetë personal- pra duhet të godasë vetëm autorin e veprës penale dhe jo të tjerë.
Dënimi gjithashtu duhet të jetë human- pra nuk duhet të paraqes mundimin dhe përbuzje apo të dëmtoj
shëndetin e autorit të veprës penale.
Një tjetër karakteristik është fakti se dënimi duhet të jetë legjitim- pra të jepet nga një gjykatë
kompetente dhe e çaktuar me ligj si dhe duhet të godas njësoj autorët e vepres penale pavarsisht
fesë,rracës etj. Dënimi duhet të jetë në proporcion me peshën e veprës penale dhe i revokueshëm- pra
në rast se konstatohet se është në kundërshtim me ligjin ai duhet të revokohet.
Sanksioni përfshin të gjitha llojet e masave të karakterit parandalues, ndëshkues, edukues etj., të cilat
merr shteti në kuadrin e politikës penale për t’ia arritur qëllimit të tij për të parandaluar dhe luftuar
kriminalitetin.
1.3- Llojet e dënimit penal.
Sistemi i dënimeve është tërësia e dënimeve të përfshira në legjislacionin penal të një vendi, mënyra e
përcaktimit të tyre, si dhe raportin e ndërsjellë. Për qëllim luftimin e kriminalitetit, të gjitha
legjislacionet parashikojnë shumëllojshmëri të dënimeve.
Për këtë arsye është e domosdoshme të realizohet individualizimi i dënimit, që do të thotë se ndaj
secilit person që kryen vepra penale të çaktohet ai dënim që realizon në mënyrën më të mirë qëllimet e
dënimit penal.
7
Komentar i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, Grup autorësh, Tiranë, 1999.
http://www.slideshare.net/fidankryeziu/e-drejta-penale
8
Komentar i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, Grup autorësh, Tiranë, 1999.
8
Duke qenë se legjislacionet penale parashikojnë shumë lloje të dënimeve, atëherë ato mund të ndahen
në bazë të kritereve të ndryshme në varësi të pavarësise në çaktimin e tyre, dënimet ndahen në dënime
kryesore dhe dënime plotesuese. Dënimet kryesore janë ato që mund të çaktohen më vete, kurse
dënimet plotesuese janë ato te çilat nuk mund të çaktohen më vete, por vetëm bashkë me dënimet
kryesore. 9
Në varësi të kohëzgjatjes, dënimet ndahen në të gjata dhe në dënime të përçaktuara në kohë. Dënimet e
gjatë (te perjetshme) janë ato dënime te çilat çaktohen për tërë jetën e të denuarit. Dënimet e
perçaktuara në kohë janë ato dënime që çaktohen nga gjykata për një kohe te çaktuar.
Në varësi nga të mirat që godet dënimi, dënimet ndahen ne dënime kunder jetes, dënime kunder
integritetit trupor, dënime kunder lirise, dënime kunder pasurise dhe dënime kunder te drejtave
qytetare, etj. Dhe në varësi të proçedurës legjislative, dënimet mund të jenë alternative dhe kumulative.
Atehere kur dënimet janë te paraqitura si alternative, gjykata cakton vetem njerin prej
tyre. Ne rastin e dënimet të parashikuara si kumulative, gjykata cakton të gjithë dënimet e parashikuar
në ligj kundër autorëve të veprave penale.
Me Ligjin nr. 7491, datë 31.05. 1995 hyri në fuqi Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë. Ai solli
ndryshim të menjëhershëm në sistemin e drejtësisë penale, por me kalimin e kohës edhe ai vetë pati
nevojë për ndryshime.
Ndryshimet më të rëndësishme u bënë me Ligjin nr. 8176, datë 23.12.1996. Këto ndryshime erdhën si
pasojë e mangësive që viheshin re në Kod dhe si qëllim kryesor kishin rritjen e luftës kundër
kriminalitetit dhe parandalimin e tij.
Kodi Penal i RSH-së nuk jep një perkufizim të dënimit penal, por paraqet vetëm llojet e dënimeve.
Këto dënime janë të veçanta për krime, që kanë rrezikshmëri shoqërore të madhe, dhe për kundravajtje
penale, që e kanë rrezikshmërinë shoqërore më të pakët.
Dënimi penal zbatohet për kryerjen e veprave penale. Pra, duhet të jetë kryer një vepër penale dhe kjo
vepër të parashikohet shprehimisht në ligjin penal.10 I njëjti parim theksohet edhe në Kodin Penal11.
9
Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, Kreu V, neni 29. Neni 30, fq25-26.
Ky parim gjen zbatim edhe në Kushtetutë, në nenin 27 të saj, i cili parashikon se: “Askujt nuk mund t’i hiqet liria,
përvecse nërastet dhe sipas procedurave të parashikuara në ligj”.
11
Nenin 2 të Kodit Penal: “Askush nuk mund të dënohet penalisht për një vepër që më parë nuk ështëparashikuar në ligj si
krim ose si kundravajtje penale. Askush nuk mund të dënohet me një lloj ose masë dënimi të paparashikuar në ligj”.
10
9
Dënimet klasifikohen në dënime kryesore dhe dënime plotësuese. Të parat ndahen në dënime kryesore
për krime dhe dënime kryesore për kundravajtje penale. Kodi Penal nuk bën një ndarje në dënime
plotësuese për krime dhe dënime kryesore për kundravajtje penale, ashtu siç e bënte kodi penal i
mëparshëm, pra dënimet kryesore për krime janë ai me burgim të përjetshëm; me burgim dhe me gjobë.
Për kundravajtjet penale dënimet kryesore janë ato me burgim dhe me gjobë12
Dënimet kryesore janë ato dënime të çilat gjykata mund t’i japë më vete, në mënyrë të pavarur. Për çdo
vepër penale jepet vetëm një dënim i tillë.
Dënimet plotësuese janë ato dënime që mund të jepen si plotësuese të një dënimi kryesor. Ato, si
rregull, nuk qëndrojnë në mënyrë të pavarur dhe për çdo vepër mund të jepet më shumë se një dënim i
tillë. Këto dënime jepen nga gjykata kur ajo çmon se personaliteti i fajtorit dhe rrethana të tjera
kërkojnë forçimin e efektit të dënimit.
Kodi Penal parashikon gjithsej dhjetë lloje dënimesh plotësuese si psh. ndalimi i së drejtës për të
ushtruar detyra si nënpunes shtetëror ose në shërbim publik.13 Konfiskimi i mjeteve të kryerjes së
veprës penale dhe përfitimeve prej saj ëshë gjithashtu një formë dënimi që jepet nga gjykata.14
Ndalimi për të drejtuar automjete15; heqja e dekoratave dhe titujve të nderit;16 heqja e së drejtës së
ushtrimit të një veprimtarie ose mjeshtërie.17 Heqja e së drejtës për të ushtruar detyra pranë personave
juridikei heq mundësinë të dënuarit të ushtrojë detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit,
likuiditorit, si dhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqesuesit të personit juridik.18
Gjithashtu ndalimi për të qëndruar në një ose disa njësi administrative jepet nga gjykata kur çmohet se
qëndrimi i të dënuarit në këto vende përbën rrezik për sigurimin publik.19 Nxjerrja jashtë territorit;20
Detyrimi për publikimin e vendimit gjyqësor jepet nga gjykata kur çmon se njohja e përmbajtjes së
vendimit ka interes për persona juridikë e fizik.21 Heqja e përgjegjësisë prindërore.22
12
Nenet 29 deri 46 të Kodit Penale, fq 25-36.
Kodi Penal I R.Sh, Neni 35, fq 30.
14
Kodi Penal I R.Sh, Neni 36, fq 30.
15
Kodi Penal I R.Sh, Neni 37, fq 31.
16
Kodi Penal I R.Sh, Neni 38, fq 31.
17
Kodi Penal I R.Sh, Neni 39, fq 32.
18
Kodi Penal I R.Sh, Neni 40, fq 32.
19
Kodi Penal I R.Sh, Neni 41, fq 33.
20
Kodi Penal I R.Sh, Neni 42, fq 33.
21
Kodi Penal I R.Sh, Neni 43, fq 33.
22
Kodi Penal I R.Sh, Neni 43/a, fq 34.
13
10
Teoria që ndjek legjislaçioni shqiptar për qëllimin e dënimit është teoria e përzier, që do të thotë se, me
anë të dënimit, synohet të edukohet personi autor i veprës penale, si dhe të parandalohet ai dhe persona
të tjerë nga kryerja e veprave të mëtejshme kriminale. Synimi i dënimit është parandalimi i
veprimtarisë së rrezikshme të autorit, përmirësimi dhe edukimi i tij dhe ndikimi pozitiv edukues tek
personat e tjerë, që mund të jenë kontigjentë për kryerjen e veprave penale në të ardhmen.
1.4- Funksoni i dënimit.
Tek dënimi, tradiçionalisht identifikohet dhe një funksion parandalues, mbrojtës dhe ruajtës i
komunitetit soçial të çilit i përket. Mbi të gjitha dënimi ka për objektiv të realizojë heqjen dorë të
personave nga kryerja e veprës penale, nëpërmjet rrezikut konkret të ushtrimin ndaj tij të ndjekjes
penale në rastet kur kjo do të verifikohet.
Nga këndvështrimi i personit të dënuar, dënimi luan një rol neutralizues, duke identifikuar personat që
konsiderohen të aftë për të kryer vepra penale në të ardhmen. Pavarsisht se në rradhët e gjyqtarëve nuk
ekziston besimi në funksionin neutralizues të dënimit, në realitet më pas ata kërkojnë të arrijnë këtë
qëllim duke aplikuar masat e sigurimit.
Kjo traditë është kritikuar nga jurisprudenca, duke arsyetuar faktin se efekti shpagues nuk mban në
asnjë rast parasysh personalitetin e të pandehurit dhe aftësitë e tij transformuese, negative apo pozitive
qofshin ato dhe se efekti parandalues që dënimi mbart në abstrakt, nuk është konfirmuar në asnjë rast
nga statistikat shkencore. Nga ana tjatër efekti parandalues i vendimit gjyqsor është praktikisht nul në
raste të caktuara, sidomos po të mbajmë parasysh faktin e ndalimit të publikimit të vendimit të dhënë
ndaj të miturve, rregull ky plotësisht i pranueshëm me qëllim mbrojtjen e të miturit por që, në
këndvështrimin e një analize objektive çon në mos perceptimin prej tij të asaj që ka ndodhur në të
vërtetë; dhe është kjo pikërisht që duhet të ndodhë, për ti ndihmuar që të ndërgjegjësohen dhe të
kuptojnë te keqen, dhimbjen që kanë shkaktuar.
Është e pamundur të përcaktohet (me përjashtim të rasteve të rralla) se kush është i prirur për të qenë
përsëritës (reçidiv) e kush jo. Gjithashtu është e pamundur të përcaktohet (në terma kohorë) funksioni
neutralizues i dënimit duke arritur në konkluzionin se ky kriter nuk jep shkas, argumenta apo ide
11
konkrete për të konkretizuar masën e dënimit.23
Duke interpretuar dispozitat e caktuara të ligjit penal të Republikës së Shqipërisë, rezulton se qellimi i
denimit është që të shprehet gjykimi shoqëror për veprën e kryer penale;të ndikohet mbi autorin që në
të ardhmen të mos kryejë vepra të tilla;që të ndikohet mbi qytetarët tjerë për të mos kryer vepra penale;
të ndikohet në vetëdijen e qytetarëve mbi anën e dëmshme të veprave penale, si dhe mbi dënimin e
drejtë të autorëve.24
23
Elezi Ismet. ”E drejta penale e Republikës së Shqipërisë, pjesa e posaçme I dhe II, Tiranë 1999.
Komentar i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, Grup autorësh, Tiranë, 1999.
24
E drejta penale e Republikës Popullore të Shqipërisë, pjesa e përgjithshme, grup autorësh, Tiranë 1973, fq. 2010.
12
Kapitulli II- Aspekti Ligjor
2.1 - Ligji për trajtimin e të burgosurve si dhe ndryshimet që kanë ndodhur.
Historia e burgjeve është pjesë përbërëse e historisë së një kombi në tërësi. Burgjet janë një
realitet që i përkasin çdo vendi, pavarësisht nga niveli ekonomik apo zhvillimi soçial-politik i
tij. Burgjet përbëjnë një mozaik mjaft të larmishëm që karakterizohet nga një diversitet i paparë
formash të organizimit, administrimit, godinash dhe kushteve të vuajtjes së dënimit, të cilat kanë
ndryshuar në mënyrë të pandërprerë në kohë dhe hapësirë.
Miratimi i një rregulloreje të re për burgjet, e hartuar nga Ministria e Brendshme në vitin 1990,
nuk solli asnjë ndryshim për trajtimin e të dënuarve. Pas zgjedhjeve të 31 marsit 1991, revoltat
në burgje u bënë edhe më të ashpra. Duke qenë në këto kushte, gjatë vitit 1991, Ministria e
Brendshme u përpoq që të zbuste situatën duke bërë disa ndryshime në organikë. Më tepër civilë
do të tërhiqeshin në burgje, duke e konsideruar shërbimin në burgje jo vetëm ushtarak por edhe
shërbim social.
Pas fitores përfundimtare të demokracçisë, ishte e qartë se burgjet dhe sistemi i drejtësisë ishin
ndër të parat që duhej të ndryshonin. Reforma ishte e gjithanshme dhe përfshiu të gjitha aspektet
e sistemit penitenciar, reformimin e administratës drejtuese të burgjeve, të sistemit ligjor si dhe
mënyrat e organizimit. Si në të gjithë sektorët, edhe në sistemin penitenciar një rol të madh ka
luajtur Këshilli i Evropës, i cili hartoi programe konkrete dhe menaxhoi reformën institucionale.
Një grup ekspertësh nga Këshilli i Evropës hartoi një manual për burgjet e Shqipërisë.
Në korrik të 1993, u botua në shqip manuali "Rregullat evropiane të burgjeve" .
Sipas rekomandimeve të Këshillit të Evropës në vitin 1993, sistemi i burgjeve kaloi në varësinë e
Ministrisë
së
Drejtësisë,
një
masë
që
i
shërbente
demokratizimit
të
burgjeve.
Fillimisht reforma solli mjaft vështirësi në zgjidhjen e problemeve sidomos atyre ushtarake dhe
ekonomike. Kishte vështirësi në furnizimin e të dënuarve dhe rënie të disiplinës e kontrollit.
13
Por gjendja u keqësua dhe doli jashtë kontrollit në vitin 1997, ku duke përfituar nga kaosi që
shkaktuan firmat piramidale, u arratisën të gjithë nga burgjet, një veprim që nuk kishte ndodhur
as në luftërat botërore. 25
Për të dalë nga kjo situatë e vështirë që u krijua nga arratisja e gjithë të burgosurve, Parlamenti
Shqiptar bëri një amnisti që falte një të tretën e dënimit të gjithë të burgosurve që do të
ktheheshin vullnetarisht në burg.
Kjo bëri që një pjesë e të burgosurve të kthehej. Me asistencën e Këshillit të Evropës dhe të
Ministrisë së Drejtësisë italiane, gjatë vitit 1998 u hartuan dhe u miratuan nga Parlamenti
Shqiptar:
1. Ligji për Policinë e Burgjeve
2. Ligji për të Drejtat dhe Trajtimin e të dënuarve
3. Ligji për ekzekutimin e vendimeve penale
4. Rregullorja e përgjithshme e burgjeve
Ligji për policinë e burgjeve e koncepton strukturën të ndarë në dy pjesë. Në strukturën
ushtarake e çila do të ketë si detyrë vetëm ruajtjen, sigurimin e burgjeve dhe shoqërimin e të
burgosurve, si dhe struktura civile e cila do të ketë si detyrë trajnimin dhe rehabilitimin e tyre.
Sipas këtij ligji sistemi i burgjeve vihet nën kontroll civil nga qendra (Drejtoria e Përgjithshme e
Burgjeve) në bazë.
Ligji mbi të drejtat dhe trajtimin e të burgosurve26 vendos rregulla të reja mbi respektimin e të
drejtave dhe trajtimin e të burgosurve, duke përcaktuar si qëllim parësor edukimin e tyre.
Ky ligj bën kategorizimin e burgjeve, në burgje të sigurisë së lartë, të sigurisë së zakonshme dhe
të sigurisë së ulët në instituçione të veçanta.
Me anë të ndryshimeve të prezantuara me ligjin Nr. 10023/2008 tashmë ka pesë alternativa:
25
ï‚·
“gjysmëliria” (neni 58’);
ï‚·
“pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënia në provë” (neni 59);
ï‚·
“qëndrimi në shtëpi” (neni 59/a);
http://www.dpbsh.gov.al/
26
http://www.pp.gov.al/web/ligj_per_te_drejtat_dhe_trajtimin_e_te_denuarve_me_burgim_dhe_te_paraburgosu
rve_i_perditesuar_1036.pdf
14
ï‚·
“pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe detyrimi për kryerjen e një
pune në interes publik” (neni 63);
ï‚·
“lirimi me kusht” (neni 64).
Pra, janë prezantuar dy alternativa të reja, njëra prej të cilave zëvendësoi alternativën e copëzimit
të dënimit, si dhe është ndryshuar edhe përmbajtja e tri alternativave ekzistuese (pavarësisht
faktit se mbeten si alternativa po të njëjtat).
Konkretisht, është ndryshuar neni 58 i Kodit Penal “copëzimi i dënimit me burgim”, duke u
shndërruar në “gjysmëliria”. Alternativa e re synon përqasjen me rekomandimet e Këshillit të
Evropës dhe traditat më të mira të legjislaçioneve penale të vendeve evropiane.
Termi “Gjysmë-liria” është huazuar nga legjislacionet evropiane, në të çilat përdoret “semi–
liberty”. Detyrimet kryhen në kohën e përçaktuar nga gjykata jashtë burgut dhe me mbarimin e
tyre në përputhje me vendimin e gjykatës, shtetasi i dënuar kthehet në burg.
Nisma për përmirësimin e kuadrit ligjor, që përbënte edhe reformën më të rëndësishme të
sistemit penitençiar dhe të drejtësisë penale, adresonte prioritetin qeveritar për funksionimin
efektiv të alternativave të dënimit me burgim për arsyet e shumta ekonomike, sociale shoqërore,
humane dhe sidomos uljen e fenomenit të mbipopullimit në burgje. Është e vërtetë se dënimi me
burgim e mban të dënuarin në kontroll të sigurt, e ndëshkon duke i hequr lirinë, e ruan që ai të
mos kryejë vepra të tjera gjatë kohës së qëndrimit në burg dhe e rehabiliton atë gjatë periudhës së
burgimit.
Megjithatë, studimet dhe analizat tregojnë që pikërisht ky objektiv i fundit i burgimit
‘rehabilitimi’ nuk arrihet prej tij. Statistikat tregojnë që burgjet, jo vetëm që rehabilitojnë rrallë,
por nxisin individët në kriminalitet të mëtejshëm, duke krijuar një proçes zinxhir lirimi dhe
burgimi. Burgimi shkakton edhe fillimin e ciklit të varfërisë, humbjes së vendeve të punës,
dobësimin e mundësive për punësim, dëmtimin e marrëdhënieve ndërpersonale dhe shtimin e
rreziqeve shëndetësore për shkak të mbipopullimit në burgje.
15
Ndryshimet e bëra në ligjin “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të
paraburgosurve” me ligj Nr. 40/2014 ,shënojnë progres jo vetëm në përmirësimin e kushteve për
trajtimin e personave që vuajnë dënimin, por edhe në parandalimin e reçidivizmit të sjelljes
kriminale, përmes ri-integrimit të shpejtë të këtyre personave në shoqëri.
Këto ndryshime adresohen veçanërisht për kategorinë vulnerabël siç janë të miturit, personat me
çrregullime të shëndetit mendor, personat me aftësi të kufizuar, etj.
Për këtë është parashikuar që: trajtimi i të miturve të dënuar, të mbështetet në parimin e interesit
më të lartë të fëmijës. të dënuarve me çrregullime të shëndetit mendor t’u garantohet trajtim i
barabartë dhe pa diskriminim, duke respektuar integritetin fizik dhe dinjitetin njerëzor. të
dënuarve me aftësi të kufizuar t’u garantohen liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, trajtimi jo
diskriminues dhe mundësi të barabarta gjinore, duke marrë masa për aftësimin dhe riaftësimin e
tyre.27
Ndryshime në ktë ligj vërehen qartë dhe në mënyrën e trajtimin psiko-soçial të të dënuarve dhe
paraburgosurve, pa dallim gjinie, moshe, race, feje, bindjeje politike etj.
Trajnimi i të paraburgosurve dhe të dënuarve synon rehabilitimin për riintegrimin e tyre në jetën
familjare, shoqërore dhe ekonomike. Përgatitja për riintegrim fillon në paraburgim, vazhdon
gjatë kryerjes së dënimit dhe pas lirimit nga burgu. Institucionet e ekzekutimeve të vendimeve
penale, në bashkëpunim me shërbimin e provës, shërbimet e mirëqenies sociale, organet vendore
dhe organizatat jofitimprurëse hartojnë programe riintegrimi prag-lirimi për adresimin e
çështjeve gjinore.28
Gjithashtu një rëndësi të madhe i kushtohet dhe arsimimit të të dënuarve, duke realizuar kështu
një të drejtë thelbësore të parashikuar dhe nga kushtetuta. Arsimimi dhe formimi kulturor e
profesional bëhet me anë të organizimit të shkollës, e detyrueshme për të miturit, si dhe të
kurseve profesionale, sipas sitemeve në fuqi. Nxitet kryerja dhe favorizohet ndjekja e studimeve
profesionale, duke përdorur kurset me korrespondençë. Administrata e instituçionit inkurajon
dhe krijon kushtet për formimin profesional brenda dhe jashtë institucionit.29
27
LIGJ Nr.8328, datë 16.4.1998 PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË
PARABURGOSURVE, neni 5, 5/1, 32, 33.
28
LIGJ Nr.8328, datë 16.4.1998 PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË
PARABURGOSURVE, Kreu III, neni 9.
29
LIGJ Nr.8328, datë 16.4.1998 PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË
PARABURGOSURVE, neni 37.
16
Organizimi i veprimtarive kulturore, çlodhëse e sportive duhet të synojë ruajtjen dhe zhvillimin e
aftësive fizike, shpirtërore dhe psikike të të paraburgosurit dhe të dënuarve janë një prioritet
tjetër që ligjvënësi ka projektuar me ndryshimet e fundit. Për të dënuarit e mitur hartohet një
program i veçantë përfshirjeje në veprimtari kulturore, krijuese e sportive, në bashkëpunim me të
miturin.30
Një pikë themelore është dhe aspektet personale të të burgosurve për sa i përket ajrimit dhe
vizitave. Të paraburgosurit dhe të dënuarit kanë të drejtë të qëndrojnë në ajrim në mjedise të
hapura jo më pak se 2 orë në ditë. Të dënuarit e mitur kanë të drejtë të qëndrojnë në ajrim, jo më
pak se 3 orë në ditë, përveç kohës për veprimtari soçial-edukative. Ajrimi për këtë kategori
kryhet veçmas nga të rriturit ndërkohë të paraburgosurit dhe të dënuarit lejohen që të kenë
takime dhe korrespondença me familjarët dhe persona të tjerë. Takimet zhvillohen në vende të
veçanta nën kontroll shikimi dhe jo dëgjimi nga personeli mbikëqyrës. Favorizohen veçanërisht
takimet me familjarët. Kur organizimi i institucionit e lejon, të dënuarit mund të autorizohen të
rrinë me familjarët përtej kufirit kohor të parashikuar.31
2.2- Aktet ndërkombëtare të ratifikuara nga R.Sh në lidhje me trajtimin e të burogusurve.
Shqipëria ka ratifikuar një pjesë të konsiderueshme të instrumenteve ndërkombëtarë. Kushtetuta
ka përçaktuar vendin që zënë instrumentet ndërkombëtare në sistemin e brendshëm si edhe
mënyrën e zbatimit të tyre.
Ekziston një korpus i madh i normave të së drejtës ndërkombëtare përfshirë edhe ato në fushën
penale. Në ditët e sotme, standardet e të drejtës ndërkombëtare dhe të të drejtave të njeriut
ndalojnë qartë në çështje të drejtësisë penale, rehabilitimit dhe drejtësisë restauruese.
Atëherë, çfarë vendi zënë standardet ndërkombëtare dhe çili është statusi i tyre? Këtu vlen të
nënvizojmë karakterin e vetëzbatueshëm ose jo të së drejtës ndërkombëtare: çdo marrëveshje
ndërkombëtare e ratifikuar bëhet pjesë e sistemit të brendshëm juridik pasi botohet në Fletoren
Zyrtare të Republikës së Shqipërisë. Ajo zbatohet në mënyrë të drejtpërdrejtë, përveç rasteve kur
30
LIGJ Nr.8328, datë 16.4.1998 PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË
PARABURGOSURVE, neni 38.
31
LIGJ Nr.8328, datë 16.4.1998 PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË
PARABURGOSURVE, neni 28, 41.
17
nuk është e vetëzbatueshme dhe zbatimi i saj kërkon nxjerrjen e një ligji.
Edhe nëse nuk është bërë përqasja dhe përfshirja e parimeve të së drejtës ndërkombëtare në të
drejtën kombëtare, në rrethana të çaktuara është e mundshme që një normë që përfshihet në të
drejtën ndërkombëtare të ketë fuqi në një rend ligjor të një shteti. I tillë është rasti kur një normë
e tillë mundet të përmendet në një çështje gjyqësore, në të çilin është bërë ankesë se shteti apo
individët kanë shkelur të drejtat e njeriut. Në gjuhën ligjore kjo quhet “vetëzbatim” apo efekt i
drejtpërdrejtë i së drejtës ndërkombëtare. 
Shumiça e konventave ndërkombëtare nuk janë të vetëzbatueshme. Ato kanë nevojë për
dispozita shtesë më të sakta për t’u zbatuar drejtpërdrejtë. Por nëse Kushtetuta parashikon që
instrumentet ndërkombëtare bëhen pjesë e sistemit ligjor kombëtar, siç është rasti i vendit tonë,
qeveria mund të mos ketë nevojë të bëjë përshtatje të ligjeve kombëtare në mënyrë që detyrimet
ndërkombëtare të sjellin pasoja. Në këtë rast gjykatat dhe gjyqtarët vendas mund të zbatojnë këto
norma, pavarësisht nëse ato janë përfshirë në dispozita kombëtare.
Epërsinë e marrëveshjeve ndërkombëtare ndaj ligjeve të vendit: Një marrëveshje ndërkombëtare
e ratifikuar me ligj ka përparësi mbi ligjet e vendit që nuk pajtohen me të. Normat e nxjerra prej
një organizate ndërkombëtare kanë epërsi, në rast konflikti, mbi të drejtën e vendit, kur në
marrëveshjen e ratifikuar nga Republika e Shqipërisë për pjesëmarrjen në atë organizatë
parashikohet shprehimisht zbatimi i drejtpërdrejtë i normave të nxjerra prej saj. Për shkak të
këtyre karakteristikave, gjyqtarët dhe aktorët e tjerë të sistemit të drejtësisë duhet të zbatojnë
këto norma pavarëisht faktit nëse ato janë marrë apo jo në të drejtën e brendshme. 
Ratifikimi i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) reformoi dhe përqasi gjithë
legjislaçionin shqiptar me standardet dhe praktikën ligjore të vendeve anëtare të Këshillit të
Evropës.
Është për t’u nënvizuar se, pavarësisht organizatës ndërkombëtare, parimet dhe standardet e
vendosura janë unike, plotësim ose detajim i atyre që gjenden tek instrumenti i miratuar prej
organizatës tjetër. Kjo është shumë e rëndësishme sepse tregon se ka një qëndrim unik dhe
harmoni të qartë në mbrojtjen e këtyre të drejtave, çka bën që edhe nëse shtetet anëtare
(Shqipëria) i ratifikojnë këto instrumente, kjo nuk sjell instalimin e qëndrimeve të ndryshme për
të njëjtën çështje. Përkundrazi, përforcim të mëtejshëm të parimit dhe të shtrirjes së tij.
18
Ndërkohë, standardet ndërkombëtare përcaktojnë detyrime të cilat konsistojnë në standardet
minimum. Kjo nënkupton se çdo shtet nuk mund të ulë këtë nivel në kuadrin e tij ligjor dhe në
zbatimin e së drejtës, por nga ana tjetër është plotësisht i inkurajuar për një standard më të lartë
se sa përçaktohet në konventë.
Ndër ratifikimet kryesore që Republika e Shqipërisë ka miratuar,vlen të përmendet Konventën e
OKB-së për të Drejtat e Fëmijës, ratifikuar nga Republika e Shqipërisë më 27 shkurt
1992,Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut (1948),Rregullat Standarde Minimale të
Kombeve të Bashkuara për Administrimin e Drejtësisë për të Mitur (Rregullat e Pekinit,
1985,Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut, Karta Soçiale Evropiane,Konventa Evropiane
“Për
Parandalimin
e
Torturës
dhe
Trajtimit
ose
Ndëshkimit
Ç’njerëzor
ose
Degradues”,Konventa Evropiane “Për mbikëqyrjen e personave të dënuar ose të liruar me
kusht”,Konventa e Këshillit të Evropës “Për transferimin e personave të dënuar” ,Konventa e
Këshillit të Evropës “Për ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale”,Konventa e Këshillit
të Evropës “Për vlefshmërinë ndërkombëtare të gjykimeve penale”32
2.3- Raportet e Avokatit të Popullit.
Në funksion të promovimit të të drejtave të njeriut në vend, si dhe parandalimit të shkeljeve,
ekspertët e Mekanizëm Kombëtar për Parandalimin e Torturës (MKPT) gjatë vitit 2018 kanë
qenë aktivë në median e shkruar dhe atë elektronike shqiptare, përmes konferençave për shtyp,
takimeve të përbashkëta me gazetarët, intervistave, si dhe pjesëmarrjes në emisione televizive,
me qëllim ndërgjegjësimin mbi problematikat dhe arritjet në fushën e të drejtave të njeriut për
personat e privuar nga liria.
Gjatë vitit 2018 janë paraqitur gjithsej 308 ankesa individuale që lidhen me të drejtat e të
burgosurve, nga të cilat 264 janë mbyllur dhe 44 janë ende në shqyrtim. Nga rastet e mbyllura
150 kanë rezultuar të pabazuara në ligj, 100 janë zgjidhur në favor të ankuesit gjatë shqyrtimit,
13 kanë rezultuar jashtë kompetence dhe 1 ka përfunduar me rekomandim drejtuar organit të
prokurorisë. Gjithashtu ka vijuar hetimi për ankesat e mbartura nga vitet e kaluara.
32
www.avokatipopullit.gov.al
19
Në datën 18.10.2018, Ministria e Drejtësisë ka depozituar në Kuvend projektligjin, “Për një
shtesë në ligjin nr.8328, datë 16.4.1998, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim
dhe të të paraburgosurve”, të ndryshuar, i cili do të sjellë ndryshime në të drejtat dhe trajtimin
e të burgosurve që akuzohen apo janë dënuar për vepra penale me rrezikshmëri të lartë
shoqërore. Këto të burgosur do ti nënshtrohen një regjimi të posaçëm sipas të cilit veprimet e
tyre do të kufizohen më shumë se sa ato të të burgosurve të tjerë. Shqetësimi i vetëm që
mbetet për ne është, nëse IEVP-ët në Shqipëri kanë llogjistikën e duhur për ta bërë të
zbatueshme regjimin e posaçëm duke ruajtur një ekuilibër midis sigurisë dhe dinjitetit të të
burgosurve. Mbetet për tu parë nëse zbatimi i regjimit të posaçëm do të lejojë një nivel
minimal të pranueshëm kontakti për të burgosurit dhe nëse aktivitetet sociale, kulturore dhe
krijuese do të jenë të mjaftueshme për të mos u konsideruar trajtim johuman dhe degradues
në kuptim të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Një problematikë tjetër e ngritur në vazhdimësi është dhe çështja e personelit të burgjeve. Siç
kemi raportuar dhe më parë, rekomandimet e dërguara për respektimin e të drejtave të
punonjësve të policisë së burgjeve janë pranuar por, nuk po gjejnë zbatim me arsyetimin se
nuk ka fonde të mjaftueshme. Në vitin 2018 i jemi rikthyer sërisht të drejtave financiare të
punonjësve të policisë së burgjeve. Në përfundim të hetimit të ankesave të efektivëve të
IEVP “Ali Demi”, i rekomanduam Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Financave dhe
DPB: kompesimin e orëve shtesë të punës të kryer gjatë pushimit javor ose në ditët e festive
zyrtare; zbatimin e Kodit të Punës për sa i përket orëve maksimale shtesë që mund të kryhen;
pajisjen me uniformë; trajtimin e barabartë ekonomiko-financiarë të punonjësve të policisë së
Burgjeve me punonjësit e Policisë së Shtetit; ndryshimin e VKM nr.201, dt. 15.03.2017, për
të formuluar më qartë rregullat e llogaritjes së shtesës për vjetërsi në punë; rritjen e numrit të
punonjësve të Policisë së Burgjeve; zgjidhjen e problemit të transportit nga vendbanimi në
qendrën e punës dhe anasjelltas.
Ankesat për keqtrajtim, ushtrim dhune fizike dhe psikologjike nga punonjës të Policisë së Shtetit
dhe të Burgjeve janë shqyrtuar me përparësi nga Institucioni i Avokatit të Popullit. Pretendimet
për ushtrim dhune, veçanërisht të dhunës psikologjike, nuk janë të lehta për tu provuar. Gjatë
vitit 2018 janë regjistruar 23 ankesa të tilla. Në një rast kemi arritur të provojmë se, disa
punonjës të policisë së IEVP Fushë-Krujë, gjatë veprimeve të tyre aktive për të neutralizuar një
të dënuar me sjellje të dhunshme, kishin humbur vetëkontrollin duke e tejkaluar minimumin e
20
mundshëm të përdorimit të forcës dhe duke shkelur parimin e proporcionalitetit, sepse intensiteti
i forcës kishte qënë më i madh se sa intensiteti i rezistencës së të dënuarit. Për shkak të këtij
intensiteti, i dënuari kishte pësuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit. Vetvrasjet në burgje
janë ngjarje që shpesh kalojnë pa shumë bujë. Institucioni i Avokatit të Popullit, i vënë në dijeni
nga media, ka nisur me inisiativë hetimin e rasteve të vetvrasjeve në burgje për të kuptuar nëse
këto ngjarje mund të parandaloheshin. Në përfundim të hetimit të një vetvrasje të ndodhur në
fund të vitit 2017 në IEVP Lezhë, i kemi rekomanduar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve
dhe IEVP Lezhë marrjen e masave për parandalimin e vetvrasjeve. Mungesat në organikën e
personelit shëndetësor dhe social ndikojnë në cilësinë e shërbimit që ofrojnë këto dy sektorë.
Rrjedhimisht zvogëlohet edhe mundësia për të parandaluar rastet e vetvrasjeve. Të dënuarit
shfrytëzojnë shpesh mundësitë që krijon infrastruktura e amortizuar ose jo e ndërtuar sipas
standarteve për të kryer aktin e vetvarjes. Vlerësojmë se rritja e cilësisë së shërbimeve
psikosociale do të mundësojë parandalimin e kësaj problematike.
Në përfundim, vlen të theksohet se rehabilitimi i të burgosurve është funksioni kryesor i
burgjeve. Personat e privuar nga liria duhet të inkurajohen të punësohen duke u shpërblyer në
para për punën e kryer. Nëpërmjet programeve dhe shërbimeve ata duhet të ndihmohen të
zgjidhin problemet e tyre si, varësia nga përdorimi i substancave narkotike dhe sjellja e
dhunshme. Gjithashtu, duhet gjetur një zgjidhje përfundimtare për strehimin në një ambient
spitalor jashtë sistemit të burgjeve të burgosurve me probleme të shëndetit mendor. Funksioni
rehabilitues i burgjeve është bërë një sfidë më e vështirë me rritjen e popullsisë në burgje dhe
buxhetin e pamjaftueshëm. Masa e sigurisë “arrest me burg” dhe dënimi me burg duhet të
zgjidhen si alternativë e fundit në sigurimin dhe ndëshkimin e personave që kryejnë vepra penale
me rrezikshmëri të vogël. Trajtimi i punonjësve të burgjeve kërkon vëmendjen e institucioneve
shtetërore për ti siguruar atyre kushtet e pune, pagesë dhe kompesim ekonomik të përshtatëshme
me vështirësinë që paraqet puna në burgje. Sa më sipër, mbetet shumë e rëndësishme që
institucionet përgjegjëse të marrin masat e nevojshme për të adresuar problematikat e
përmenduara më sipër, në respekt edhe të Rregullave dhe Standarteve Minimale të Trajtimit të të
Burgosurve (The Mandela Rules), të miratuara nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të
Bashkuara më 20 dhjetor 2015. 33
33
www.avokatipopullit.gov.al
21
Kapitulli III- Funksioni riedukativ i dënimit.
3.1- Shërbimi i Provës.
Shërbimi i provës ekziston në shumë vende të ndryshme në mbarë botën, në çfarëdo regjimi
politik apo kulturë. Edhe vetë fjala shërbim i provës po përdoret si term ndërkombëtar duke
kapërçyer çdo gjuhë dhe ndryshime ligjore. Megjithatë nuk ka për përkufizm të vetëm të saj apo
një strukturë unike me funksione të njëjta që të jetë marrë nga të gjithë venedet.34
Në Evropë shërbimi i provës njeh një larmi të gjerë formash organizative, p.sh., në Holandë
shërbimi i provës sigurohet nga një organizatë kombëtare joqeveritare. Në shumë nga vendet e
Evropës Perëndimore ky shërbim është pjesë e strukturave të Ministrisë së Drejtësisë dhe
Finlandë shërbimi i provës kryhet nga organizata private kombëtare. Personeli i organizatave të
shërbimit të provës është gjithashtu një fushë e larmishme.35
Disa nga këto shërbime përdorin gjerësisht punën vullnetare, megjithatë shumiça e shërbimeve të
provës punësojnë personel të speçializuar që u janë nënshtruar trajnimeve të posaçme.
Shërbimi i provës ndryshon nga një vend në një tjetër edhe në lidhje me aktivitetin që kryen. Në
disa vende shërbimet e provës janë të kompletuara, d.m.th., që mbulojnë të gjitha fushat e
“punëve të shërbimit të provës”.
Në vende të tjera ky shërbim ka funksion më të kufizuar, që mjaftohet me paraqitjen e raporteve
në gjykata. Edhe grupet kryesore të synuara të shërbimit të provës variojnë. Në Angli dhe Uells,
Irlandë dhe Norvegji shërbimi i provës ka në fokus autorët e veprave penale të cilët paraqesin
shkallë të lartë rrezikshmërie, në Holandë fokusi vendoset mbi ata autorë të veprave penale të
cilët janë ose mund të motivohen për të ndryshuar, ndërsa në Skoçi dhe Spanjë fokusi
përqendrohet mbi autorët e rinj në moshë.
34
35
Sherbimi I Proves-Elisabeta Osmanaj.
www.sherbimiproves.gov.al
22
Edhe niveli i punës me të rinjtë ndryshon nga njëri vend në tjetrin. Edhe pse zakonisht sistemet e
shërbimit të provës merren me autorët e mitur të veprave penale, në shumicën e vendeve sistemi
i drejtësisë për të mitur ndryshon shumë nga ai për të rritur dhe ekzistojnë organizma të veçantë,
përgjegjësia kryesore e të cilave është të punojnë me të dënuarit e mitur.
Këto ndryshime në fushën e shërbimit të provës komplikohen edhe më tej për shkak të
ndryshimeve të vazhdueshme që pëson ky shërbim. Ristrukturimi organizativ është një tipar
konstant i shërbimit të provës, megjithatë ky shërbim ka kaluar edhe në një proçes zhvillimi
(ndonjëherë edhe me ndryshime radikale) në lidhje me orientimin profesional. Kohët e fundit
shërbimi i provës është vënë në qendër të vëmendjes të politikës dhe si rrjedhojë ndikohet më
tepër nga ndryshimet e politikave dhe ideologjive politike.
Këto tipare të fushës së shërbimit të provës e shtojnë vështirësinë e të gjeturit të një kuptimi të
vetëm për “shërbimin e provës”. Kombet e Bashkuara deklarojnë se vënia në provë është një
ndëshkim, një metodë për të trajtuar të dënuar të veçantë dhe që konsiston në pezullimin me
kusht të dënimit penal dhe i dënuari vihet nën mbikëqyrje dhe merr udhëzime ose trajtim
individual.
Shërbimi i provës është përkufizuar si:36
“Një mënyrë ndëshkimi me bazë sociale-pedagogjike që karakterizohet nga një kombinim i
mbikëqyrjes dhe ndihmës. Aplikohet falas për ata të dënuar të përzgjedhur në bazë të
personalitetit të tyre kriminal, llojit të krimit dhe pranimit nga ana e tyre, në raport me një
sistem, qëllimi i të cilit është t’i japë të dënuarit mundësinë për të ndryshuar përqasjen ndaj jetës
në shoqëri dhe të bëhet pjesë e mjedisit social të zgjedhjeve pa rrezik se mund të shkelë përsëri
ndonjë normë penale shoqërore”.
Ne Republiken e Shqiperise, sherbimi i proves eshte nje instituçion i ri, i krijuar rishtaz ne
vendin tone. Nje eskperience te suksesshme ky sherbim ka pasur dhe ne vende te tjera ish
koministe dhe nga raportet e nxjerra mga organizma te tille si Organizata per Bashkepunimin dhe
Sigurine ne Evrope (OSBE) ka rezultuar i suksesshem.
Ligji Nr. 10024/2008 bën një prezantim të përgjithshëm të Shërbimit të Provës, duke deleguar
36
Sherbimi I Proves- Elisabeta Osmanaj
23
rregullat e detajuara për organizimin dhe funksionimin e tij në akte nënligjore në përputhje me
standardet e nenit 118 të Kushtetutës. 37
Në bazë dhe zbatim të ligjit Nr. 10024/2008, janë miratuar dy akte nënligjore me karakter
normativ:
ï‚·
(Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.302, datë 25.03.2009 “Për miratimin e Rregullores
‘Për organizimin e funksionimin e Shërbimit të Provës dhe për përçaktimin e standardeve
e të proçedurave për mbikëqyrjen e ekzekutimit të dënimeve alternative’”.
Sikundër parashikohet që në nenin 1 të saj, objekti i rregullores është përçaktimi i rregullave
lidhur me:
-Organizimin dhe funksionimin e Shërbimit të Provës; 38
-Standardet dhe proçedurat e mbikëqyrjes së ekzekutimit të dënimeve alternative;
-Mënyrën e realizimit të të drejtave të të dënuarve.
ï‚·
Urdhri i Ministrit të Drejtësisë Nr.6325, datë 31.07.2009 “Për miratimin e rregullores
‘Për bashkëpunimin e Shërbimit të Provës me OJF-të dhe Shërbimin e Ndërmjetësimit’”.
Ky akt nënligjor përçakton rregullat e bashkëpunimit të Shërbimit të Provës me OJF-të dhe
Shërbimin e Ndërmjetësimit, për të siguruar mbikëqyrjen e të dënuarve me masa alternative;
asistimin e të dënuarve për t’u riedukuar dhe integruar në shoqëri, si dhe reduktimin dhe
parandalimin e kriminalitetit.39
Nga ana tjetër, në nenin 6 të VKM-së nr. 302/2009 është përçaktuar në mënyrë parimore se:
1. Shërbimi i Provës mbikëqyr dhe mbështet zbatimin e dënimeve alternative me qëllim
mbrojtjen e interesave publike dhe parandalimin e kryerjes së veprave penale, asistimin e
personit të dënuar gjatë kryerjes së dënimit alternativ në përmbushjen e detyrimeve dhe kushteve
që rrjedhin nga ky dënim, si dhe në kapërcimin e vështirësive për riintegriminin e tij shoqëror.
2. Shërbimi i Provës bashkëpunon dhe paraqet informacion dhe raporte para prokurorisë
dhe gjykatës sipas parashikimeve ligjore.
3. Shërbimi i Provës përcakton metodat e zbatimit të dënimit alternativ në përputhje me
37
www.sherbimiproves.gov.al
www.sherbimiproves.gov.al
39
http://www.pp.gov.al/ëeb/ligj_per_te_drejtat_dhe_trajtimin_e_te_denuarve_me_burgim_dhe_te_paraburgosur
ve_i_perditesuar_1036.pdf
38
24
parashikimet ligjore. Kur është e nevojshme, Shërbimi i Provës bashkëpunon me institucione
shtetërore, qendrore apo lokale, me komunitetin lokal, si dhe me institucione të tjera si dhe me
organizata jo fitimprurëse për zbatimin e dënimeve alternative”.
Po ashtu, në nenin 31 të VKM-së nr. 302/2009, që parashikon detyrimin e këtij Shërbimi për të
hartuar dhe paraqitur raportet:
“Shërbimi i Provës, me kërkesë të prokurorit ose gjykatës, paraqet një raport vlerësues për
personin nën hetim, për të pandehurin ose për të dënuarin në këto raste:40
a) gjatë fazës së hetimeve paraprake;
b) gjatë gjykimit përpara dhënies së vendimit penal;
c) gjatë fazës së ekzekutimit të dënimit penal:
i) në rastin e mbikëqyrjes së personit të dënuar;
ii) në rastin e shqyrtimit të kërkesës për lirimin me kusht;
iii) në përfundimin para kohe të periudhës së vënies në provë;
iv) në përfundim të dënimit alternativ apo në përfundim të përmbushjes së
detyrimeve të çaktuara”.Padyshim, funksioni më thelbësor është ai i fazës së
ekzekutimit të vendimit penal për mbikëqyrjen e zbatimit të alternativave dhe
ndihmën e të dënuarit për t’u riintegruar në shoqëri.
Shërbimi i Provës është organ shtetëror i centralizuar, në varësi të Ministrisë së Drejtësisë. Ky
konçept organizimi përshkon të gjitha rregullat normative (mënyra e emërimit të Drejtorit,
çentralizimi; kompetencat e Drejtorit të Përgjithshëm, etj.).
Ligjvënësi ka zgjedhur këtë model organizimi për shkak të funksionit bazë që kryen Shërbimi i
Provës, mbikëqyrja e dënimeve alternative. Mbikëqyrja e dënimeve alternative është pjesë e
ekzekutimit të vendimeve gjyqësore penale dhe rrjedhimisht u ndoq i njëjti model ligjor për
varësinë institucionale të strukturave me funksione të kësaj natyre si: shërbimi gjyqësor
përmbarimor apo sistemi penitenciar.
40
http://www.pp.gov.al/ëeb/ligj_per_te_drejtat_dhe_trajtimin_e_te_denuarve_me_burgim_dhe_te_paraburgosur
ve_i_perditesuar_1036.pdf
25
Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve janë agjensi në
varësi të Ministrit të Drejtësisë sepse fokusi i veprimtarisë së Ministrisë së Drejtësisë është
sistemi i drejtësisë, ku ekzekutimi i vendimeve gjyqësore përbën një prej aspekteve më të
rëndësishme të proçesit të rregullt ligjor.
Nga ana tjetër, ky model organizimi e ka bazën edhe në përgjegjësinë e pushtetit ekzekutiv,
nëpërmjet Këshillit të Ministrave për hartimin dhe zhvillimin e politikave, përfshirë edhe atë
penale.
Dënimet alternative që gjejnë zbatim nga Istituçioni i Shërbimit të Provës janë:-Gjysmëliria,si
formë dënimi ku i burgosuri është i detyruar të kthehet në burg, pasi të ketë kryer detyrimet
jashtë burgut, brënda periudhës kohore të përcaktuar nga gjykata;41 Pezullimi i ekzekutimit të
vendimit me burgim dhe vënia në provë venmdoset nga gjykata kur i dënuari për shkaqe të
parashikuara në ligj çcaktohet që të kryej një apo më shumë detyrime me një afat 18muaj – 5
vjet;42 Qëndrimi në shtëpi zbatohet zakonisht për dënimet me burgim deri ne dy vjet ose kur kjo
kohë është pjesë e mbetur e dënimit;43 Detyrimet të dënuarit të vënë në provë aplikohet kur i
dënuari detyrohet nga gjykata të plotësojë një apo më tepër prej detyrimeve të parashikuar ne
nenin përkatës;44 Pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe detyrimi për kryerjen e një
pune në interes publik nenkupton kryerjen nga i dënuari të një pune, me pëlqimin e tij dhe pa
shpërblim, në favor të interesit publik;45 Lirimi me kusht ndodh atëhere kur i dënuari lirohet nga
vuajtja e dënimit, nëse me sjelljen dhe punën e tij tregon se me dënimin e vuajtur i është arritur
qëllimit për edukimin e tij, pasi të ketë kaluar në burgë afatatet që parashikohen në nenin
përkatës.46
Shërbimi i Provës duke qene i organizuar në dy nivele: qendror (Drejtoria e Përgjithshme) dhe
vendor (zyrat vendore), ligji parashikon gjithashtu që pranë çdo gjykate të rrethit gjyqësor të ketë
zyrë vendore të Shërbimit të Provës. Secila nga zyrat vendore të Shërbimit të Provës i shtrin
41
.Kodi Penal i R.Sh, Kreu VII, neni 58, fq 43
Kodi Penal i R.Sh, Kreu VII, neni 59, fq 44
43
Kodi Penal i R.Sh, Kreu VII, neni 59/a, fq 44
44
Kodi Penal i R.Sh, Kreu VII, neni 60, fq 46
45
Kodi Penal i R.Sh, Kreu VII, neni 63, fq 48-49
46
Kodi Penal i R.Sh, Kreu VII, neni 64, fq 49-50
42
26
kompetencat tokësore në disa rrethe gjyqësore, duke bërë të mundur mbulimin e të gjithë
territorit të vendit.47
3.2- Efikasiteti i Shërbimit të Provës.
Vlerat në themel të aktivitetit të Shërbimit të Provës janë, respekti për dinjitetin njerëzor,
koncepti i mundësive të individit për të ndryshuar dhe për t’u rritur, si dhe të qënit i drejtë dhe i
paanshëm.
Misioni parësor është mbrojtja e komunitetit dhe parandalimi i reçidivizmit (përsëritjes së veprës
penale), asistimi dhe konsultimi për riintegrimin dhe risoçializimin me sukses në komunitet të
shkelësve të ligjit duke ndihmuar, nëpërmjet metodave dhe instrumenteve më bashkëkohore, në
kapërcimin e vështirësive për riintegrimin shoqëror dhe sjelljen e ndryshimeve pozitive në jetën
e tyre.
Qëllimi i Shërbimit të Provës në Shqipëri është mbikëqyrja dhe mbështetja e:48
ï‚·
Zbatimit të dënimeve alternative me qëllim mbrojtjen e interesave publike,
ï‚·
Parandalimit të kryerjes së veprave penale,
ï‚·
Asistimit të personit të dënuar për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga dënimi
alternativ,
ï‚·
Bashkëpunimit dhe paraqitjes së informacionit dhe raporteve para prokurorisë dhe
gjykatës,
Për realizimin e këtyre qëllimeve, Shërbimi i Provës, kur kjo gjë është e nevojshme,
bashkëpunon me institucione shtetërore, qendrore apo lokale, me komunitetin lokal, si dhe me
institucione të tjera dhe organizata jofitimprurëse për zbatimin e dënimeve alternative.
47
48
Sherbimi I proves- Elisabeta Osmanaj
www.sherbimiproves.gov.al
27
Që prej fillimit të funksionimit të Shërbimit të Provës në vitin 2009 e deri në fund të vitit 2018,
numri i personave të çilët janë vendosur me vendim gjykate në njërën prej alternativave të
dënimit me burgim është 30934, mbikqyrja e të cilëve realizohet mbi bazën e programeve
individuale të trajtimit. Nëse nuk do të ishin aplikuar alternativat e dënimit me burgim, atëherë
këta 30934 persona do të kshin vuajtur dënimin me burg, në një nga institucionet e ekzekutimit
të vendimeve penale (IEVP).
Siç reflektohet dhe në tabelën e mëposhtme, alternativa e dhënë më shpesh nga gjykata është
Pezullimi i dënimit me burgim dhe vënia në periudhë prove në masën 31074 të dënuar, e ndjekur
nga Puna ne insteres publik në masën 5306 të dënuar dhe lirimi me kusht në masën 1498,
qëndrimi në shtëpi në masën 570.49
APLIKIMI SIPAS LLOJIT TË DËNIMEVE
ALTERNATIVE [VITI 2009 - 2018]
Nr.
Kodi
Penal
Të dënuar
Të dënuar në
%
1
Pezullim i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënia
në periudhë prove
Neni
59
31074
80.79
2
Pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe
detyrimi për kryerjen e nje pune në interes publik
Neni
63
5306
13.80
3
Lirimi me kusht
Neni
64
1498
3.89
4
Qëndrimi në shtëpi
Neni
59/a
570
1.48
5
Gjysmëliria
Neni
58
14
0.04
-
Total
-
30934
100%
49
www.sherbimiproves.gov.al
28
Gjatë vitit 2017, janë kërkuar 522 raporte vlerësimi për të dënuarit apo të pandehurit personat
nën hetim, prej të cilëve 4484 kanë qenë kërkesa për raport vlerësimi nga gjykata dhe 38 të tilla
nga prokuroria.50
KËRKESA PËR RAPORT VLERËSIMI [VITI 2017]
Kërkesë për raport vlerësimi nga Gjykata
484
Kërkesë për raport vlerësimi nga Prokuroria
38
Total
522
50
www.sherbimiproves.gov.al
29
3.3- Studim Rasti.
Shërbimi I Provës është organ shtetëror I specializuar për mbikqyrjen e dënimeve alternative
ndaj burgimit.Si pjesë e reformës në sistemin e drejtësisë filloi të vijë në ndihmë të riintegrimit
të të dënuarve me qëllim rritjen e sigurisë në komunitet dhe parandalimin e sjelljeve kriminale.
Burgu është alternativa e fundit në këtë rast,pasi burgimi i cili i jep efektet negative të shkelësit
të ligjit, ka dhe një kosto finançiare shumë të lartë për shoqërinë. Ndryshimet sociale ,ekonomike
dhe politike që ndikojnë në nivelin e krimeve janë përtej arritjës së praktikës së vënies në provë.
Ato shtrihen diku gjetke në strukturën sociale të shoqërisë.Ndaj dhe vënia në provë është një lloj
lirire e mbikqyrur,një aktivitet që kryhet në komunitet pa qenë nevoja që personat e mbikqyrur të
kufizohen fizikisht.
Specialistët e Shërbimit të Provës , përshkruajnë situatën e Shërbimit të Provës në fusha të
ndryshme të ofrimit të shërbimit. Shkaqet dhe arsyet se pse nuk mund të funksionojë si duhet
Shërbimi i Provës në çdo hallkë të tij,efektiviteti i të cilit është konsideruar si sfidë dhe si çelësi i
problemit të
reintgrimit të të dënuarve në mbikqyrje. Specialistët e Shërbimit të Provës
evidentojnë nëpërmjet intervistës se kanë ngarkese të rasteve të mbikqyrura. Egziston një
marrëdhënie ndërmjet ngarkesës dhe efektiviteti, pasi ngarkesa e rasteve ndikon negativisht në
praktikën efektive të këtij shërbimi.
“Momentalisht kam 138 çështje aktive “Specialiste 1.
Për të përballuar këtë ngarkese njëra nga specialistet shprehet se e ka të pamundur përballimin e
kësaj ngarkese brenda orarit zyrtar .
“Ngarkesën e përballoj me vështirësi,punoj me orare të zgjatura jashtë orarit zyrtar”Specialiste
2.
Specialistët e Shërbimit të Provës evidentojnë kategoritë që hasin vështirësi, përdoruesit e
lëndëve narkotike, me të dënuarit e mitur, pasi mungojnë trajnimet për këtë kategori, personat
me nivel të ulët social, arsimor, kulturor, pasi duke mos njohur kulturën e tyre e kanë të vështirë
bashkëpunimim me to.Vlen të theksohet se vështiresia nuk vjen si pasojë e çështjeve penale që
30
ato janë dënuar, por si paaftësi e stafit për të menaxhuar sjelljen dhe adaptimin e këtyre
individëvë në shoqëri.
“Të dënuarit e mitur janë kategoria që ne hasim vështirësi,sepse janë të papërgjegjshëm në
krahasim me të dënuarit e rritur”Specialiste 3.
“Më shumë vështirësi hasim me përdoruesit e lëndëve narkotike”Specialist1.
“Gjatë ushtrimit të detyrave të mia si specialist ,mund të them që kam hasur veshtirësi të
ndryshmë si pasojë e karaktereve të ndryshme të personave që mbikqyrim dhe faktit që kanë
nivel të ulët soçial,arsimor,kulturor.(Jo të gjithe)” Specialisti2.
Specialistët shprehen se vështirësitë që hasin më shumë në punën e tyre janë të spektreve të
ndryshme si mungesa e programeve për të trajtuar të dënuarit e mitur, vështirësi tek të dënuarit
që banojnë larg Z.V.SH.P, gjithashtu dhe tek shpjegimi i programit të mbikqyrjes pasi nuk
kuptohet nga të dënuarit.
“Më shumë vështirësi hasim tek përdoruesit e lëndëvë narkotike”Specialist 3.
“Veshtirësitë fillojnë që nga moment kur u shpjegojmë të dënuarve mënyrën e funksionimit të
Shërbimit të Provës ,kushtet,detyrimet që ata kanë dhe hasim vështirësi dhe gjatë gjithë
periudhës së mbikqyrjes”Specialist 1.
Specialistët e Shërbimit të Provës ,gjatë punës së tyre deklarojnë numrin e rasteve të mbyllura
individualisht,nga ku evidentohet se puna e speçialisteve femra dhe meshkuj nuk ka ndryshime,të
dy kategoritë kryejnë efektivisht ndjekjen e rasteve nën mbikqyrje.
“Personalisht kam mbyllur mbi 60 raste dhe të gjitha me sukses” Specialist 1.
“Personalisht kam mbyllur rreth 60 çështje të çilave I kam hartuar raportin përfundimtar dhe
mbi 50 raste kanë përfunduar si pasojë e ligjit të amnistisë”Specialiste 3.
Zyra Vendore e Shërbimit të Provës në funksion të përmbushjes së detyrave funksionale e ka të
nevojshme shtimin e kapaçiteteve dhe burimeve njerëzore dhe financiare .Duke iu referuar
numrit të çështjeve të mbyllura në vit ,vlen të theksohet se për arritjen e një praktike efektive
duhet të përmbushen kapacitete dhe burimet .
31
“Është një punë kolosale duke iu referuar nr të çështjeve të mbyllura .Në bazë të statistikave
ZVSHP ka mbyllur 270 dosje të çilave iu është hartuar Raporti Përfundimtar dhe rreth 280 dosje
që kanë përfituar nga ligji Amnistisë”Specialiste 2.
“Në total janë mbyllur rreth 260 raste”Specialist 1.
Profili I studimeve të specialistëvë të ZVSHP është shumë i rëndësishëm për një punë sa më
efikase. Diplomat zakonisht duhet të jënë në punë soçiale, drejtësisë penale, shkençat e sjelljes,
psikologji ose këshillim korrektues.( 9 Neni 3 i VKM-së nr. 302, datë 25.03.2009 “Për miratimin
e Rregullores ‘Për organizimin e funksionimin e Shërbimit të Provës dhe për përcaktimin e
standardeve e të procedurave për mbikëqyrjen e ekzekutimit të dënimeve alternative.”).Njohja e
ligjeve
është gjithashtu me rëndësi jetike; Një premisë që siguron profesionalizmin dhe
efikasitetin e veprimtarisë së Shërbimit të Provës është trajnimi. Shërbimi i Provës organizon
kurse trajnimi të detyrueshme për punonjësit, me qëllim aftësimin profesional dhe përsosjen e
njohurive në drejtim të kryerjes së detyrave me efektivitet dhe profesionalizëm. Për realizimin e
trajnimeve Shërbimi i Provës krijon marrëdhënie bashkëpunimi me institucione lokale, shtetërore
,publike,private,organizata jofitimprurësë vendase apo të huaja. Trajnimet i janë ofruar nga
institucioni dhë të finançuara nga prezenca e OSBE-së në Shqipëri.
“Po kam kryer trajnime si:Puna në grup me të dënuarit duke përdorur programin
Ndalo,Mendo,Ndrysho.Prezantim me Mbikqyrjen Elektronikeetj”Specialiste 2 .
“Kam kryer trajnime vazhdimisht te ofruara nga institucioni por dhe privatisht “Specialist 1.
Perceptimet e të dënuarve mbi dobishmërinë dhe çilësinë e Shërbimit të Provës që ofrohet
me qëllim riintegrimin e tyre në komunitet. Këndvështrimet e tyre për këtë shërbim,
progresi dhe barrierat soçiale me të çilat ata ndeshen.
Të katër të dënuarit që morën pjesë në intervistë e vlerësojnë si të dobishme vëniën në provë.
Të dënuarit shprehen se Shërbimi i Provës duhet të ofrojë lloje të ndryshme aktivitetesh prosociale, me qëllim riintegrimin e tyre në shoqëri.
32
Pamje e përgjithshme e mbikëqyrjes së provës.
Perceptimi i të dënuarve për Shërbimin e Provës ishte në përgjithësi një reagim pozitiv për arsye
të ndryshme. Një pjesëmarrës e sheh këtë si një lehtësim.
"Vënia në mbikëyrje më mban jashtë burgut ,jam më afër me familjen dhe fëmijët e mi”I dënuar
1.
-një tjetër shprehet…
"Është një shans i dytë për mua,unë kam pas problem me alkolin dhe kjo më çoi në probleme të
tjera ,futja në telashe etj. U dënova me Shërbim Prove dhe kjo është shans i dytë për mua”I
dënuar 2.
Megjithatë, perceptimi i një të dënuari tjeter ndikohej nga ajo që të tjerët I kishin thënë atij.
“Këto të Shërbimit të Provës i duket vetja si Zot,në qoftë se nuk i bëjmë gjërat siç na thonë ata” I
dënuar 3.
“Fjala je në Shërbim Prove ,është fitore për çdo të dënuar”I dënuar 4.
Dy nga të dënuarit kishin njohuri të asaj çfarë presin ata nga Shërbimi i Provës dhe çfarë do të
pritet nga ata. Gjithashtu kishin një kuptim relativisht të qartë të Shërbimit të Provës. I druheshin
faktit se rasti i tyre mund të kthehej në gjykatë dhe kishin nevojë për të qëndruar jashtë telasheve
dhe akuzave të reja.
Megjithatë, asnjë nga të dënuarit e intervistuar nuk e shihnin Shërbimin e Provës si domethënie
kujdesi apo roli terapeutik për to.
Tre nga katër të dënuarit pranuan se për të marrë një urdhër të mbikqyrjes së provës ,nuk ishte
dhe aq e lehtë. Ata nuk kishin besim tek speçialisti i Shërbimit të Provës.
“ Unë nuk u besoj atyre. Unë i tregoj atyre vetëm atë që duan ata të dëgjojnë”I dënuar 2.
“Unë fola në fillim me shpresën se do kuptohesha pasi jam familjar dhe ai (speçialisti)më tha se
nuk I përmbushja kushtet,një shok i imi ndërhyri , pastaj vazhdova letrat” I dënuar 4
33
Të intervistuarit e dënuar me shërbim prove kanë njohuri sipërfaqesore të asaj që presin dhe
çfarë do të pritet nga ata. Të gjithë pjesëmarrësit kishin një kuptim relativisht të pjesshëm të
qëllimit të shërbimit të provës . Dy nga të intervistuarit e kishin kuptuar se ata kishin nevojë për
të qëndruar në shërbimin e provës dhe nuk e mendonin se do shkelnin proçeduart, me rrezikun e
kthimit të rastit të tyre në gjykatë. Ata gjithashtu e kishin kuptuar se kishin nevojë për të
qëndruar jashtë telashe dhe akuzave të reja. Kjo nuk ishte një gjetje e papritur dhe është
mbështetur dhe nga të dënuarit të çilët ishin të kënaqur që ishin në shërbim prove.
Ideja për efektivitetin e ndërhyrjes së Shërbimit të Provës .
Në këtë studim duhet të merret në konsideratë fakti se intervistuesit e dënuar të çilët janë
aktualisht në Shërbim Prove nuk kanë gjasa për t'u përgjigjur negativisht nga frika se ajo mund
të ndikojë në marrëdhëniet e tyre me specialistët e Shërbimit të Provës. Përveç kësaj, ekziston
një mundësi që të dënuarit shpesh të bëjnë të pamundurën për të dhënë përgjigjen 'e drejtë' dhe
vetëm të thonë atë që ata mendojnë se speçialisti i tyre i provës dëshiron të dëgjojë.
Megjithatë, në studim janë intervistuar katër të dënuar ku u është dhënë një garanci e
anonimitetit dhe të gjithë u inkurajuan që të ishin të sinqertë aq sa të jetë e mundur. Ajo që
ishte shpresuar në këtë studim ishte se në këtë fazë marrja e disa masave do të ndihmonte në
dhënien e një pamjeje të paanshme të pjesmarrësve në arritjen e qëllimit të studimit.
Të dënuarit nuk arrinin të kuptonin rolin dhe pritshmëritë që kishte specialist i Shërbimit të
Provës ndaj tyre. Roli është dëshmi se në praktikë specialistëve, u duhet shumë kohë për të
sqaruar rolin e tyre dhe pritshmëritë për klientin e tyre në drejtim të plotësimit të kushteve të
Urdhrit të Gjykatës. Të katër të dënuarit e intervistuar u pyetën se e kuptonin rolin e specialistit
të Shërbimit të Provës dhe në qoftë se ata e dinin se çfarë duhet të prisnin nga ata gjatë kohës të
të qënit në Shërbim Prove? Dy nga të dënuarit thanë se nuk e dinë se çfarë roli kishte speçialist i
Shërbimit të Provës dhe se çfarë pritej prej tyre , ndërsa dy të dënuarit e tjerë e percaktuan rolin
e specialistit të Shërbimit të Provës si mbikqyrës.
“Të më mbikëqyrë mua ,duke zbatuar rregullat që më kanë vënë .I dënuar 3.
“Është personi që mund të lehtësojë çështjen ”I dënuar1.
34
Megjithatë, asnjë nga të intervistuarit e dënuar nuk e shihnin Shërbimin e Provës si ofrimin e një
shërbimi ku të përfshihej kujdesi ose elemente terapeutike për rolin e tyre.
Dy nga të dënuarit e intervistuar pranuan se për të qënë në rregull me speçialistin mbikëyrës të
Shërbimit të Provës duhej të flisje me atë dhe të tregoje çdo gjë për të çilën ai pyeste.
“Unë nuk u besoj atyre asnjëherë ,u tregoj atë që ata do donin të dëgjonin dhe kaq”I dënuar2.
Aspektet në të cilën ka ndihmuar Shërbimi i Provës
Të gjithë të intervistuarit u pajtuan njëzëri se gjëja më e mirë në lidhje me vendosjen në
Shërbimin e Provës është se ata nuk duhet të shkojnë në burg, megjithatë, ata gjithashtu
mendonin se sanksionet e vendosura i ndihmojne ata në mënyra të ndryshme. Këto varionin nga
të dhënit e mundësisë për të ndryshuar, për të ndihmuar ata të qëndrojnë në familje,të qënit pjesë
e komunitetit, i ndihmoi ata të qëndrojnë jashtë telasheve dhe u dha atyre një rutinë.
“Shërbimi i Provës më mbajti me këmbë në tokë.E dija çfarë duhej të bëja sa ngrihesha nga
gjumi dita fillonte me paraqitjen te zyra e Provës “I dënuar 3.
“Kjo më jep një rutinë e cila është shumë herë më e mirë,sesa rutina e të qënit në burg”I
dënuar1.
Një nga temat kryesore që dolën nga të gjitha intervistat ishte se Shërbimi i Provës është
perceptuar si një mbështetje kur ata ishin në situate shumë të vështira .
Ndërsa, nga ana tjetër, ata zbuluan se duke pasur këtë lloj sistemi kontrollues i ndihmoi ata që të
fokusohen në adresimin e çështjeve të tyre të veçanta në lidhje me veprat penale që kishin kryer
dhe se gjithashtu Shërbimi i Provës ka vepruar si një motivues për të shmangur përfshirjen e
mëtejshme në aktivitet kriminal.
Të intervistuarit e patën të lëhtë të identifikonin se sa i ka ndihmuar të qënit në provë. Ofrimi i
programeve nuk ka qënë dhe aq efikas pasi kërkohet bashkëpunim i të gjitha hallkave për të
arritur në rezultate konkrete .
Një person ka thënë se ai e kishte shumë të vështirë të shoqërohej dhe të aktivizohej në shoqëri.
Ai pranoi se mërzitej lehtë dhe kjo e çoi atë drejt përdorimit të drogës e cila nga ana tjetër e
35
çoi në sjellje anti soçiale dhe drejt kryerjes se veprave penale. Duke mos qënë në gjëndje për të
mbushur kohën e tij shpesh ndiente atë ndjenjë boshe dhe depresion për shkak se ai ndihej i
përjashtuar.
“Personalisht e kam patur shumë të vështirë për të mbushur kohën dhe koha është një çështje
në aspektin e mërzitjes apo fillimit përsëri të përdorimit të drogës. Unë jam ende i ri kështu që
u largova nga shkolla .Unë kam punuar gjithmonë dhe kam pasur probleme me drogën gjatë
viteve që unë isha 16 vjeç kështu që unë kam bërë një jetë të dyfishtë. Pra, kur unë nuk jam duke
punuar unë nuk do të ndjehesha shumë mirë në lidhje me veten time. Kam qenë shumë poshtë
shpirtërisht,ndonjëherë në mëngjes kur unë jam në krevat dhe skam asgjë për të bërë kur dëgjoj
trafikun ,njerëzit që shkojnë në punë ose në shkolle ndjehem pavlerë sepse unë sbëj asgjë” .I
dënuar 2.
Një tjetër i dënuar , tha se ai ishte angazhuar seriozisht dhe kishte filluar të mësonte në lidhje me
mundësitë e tij në aspektin e trajtimit dhe shërimit. Para se të kryente vepren penale dhe të
dënohëj me Shërbim Prove, vështirësia e tij kryesore ishte abuzimi me alkoolin.Gjithashtu nuk i
ishte ofruar ndonjë mundësi për pjesmarrjeje në programe të cilat do të bënin të mundur
kontrollin e varësisë ndaj alkoolit. Të intervistuarit e dënuar e kanë konsideruar programin e
punës së speçialistëvë të shërbimit të Provës, si diçka që ata kishin për të bërë, por nga ana tjetër,
ata ishin gjithashtu të mendimit se rutina që të jep shërbimi i Provës shërben si një rrjet sigurie
për të qëndruar jashtë telasheve. Kjo është një përvojë e rëndësishme për të dënuarit me
shërbimin e provës.
Aspekte ku Shërbimi I Provës ka ndihmuar më pak.
Dy nga katër pjesëmarrësit nuk e konsiderojnë që të ketë ndonjë fushë në të cilën ata nuk marrin
ndihmë apo është e cilësuar nga ata si "Gjëja më e keqe “.Megjithatë, kjo mund të jetë një
përgjigje e rreme ose e kujdesshme. Të gjithë të intervistuarve u jepet mundësia që të jenë
direkt kritik për punën e speçialistëvë të Shërbimit të Provës, Një i dënuar ka thënë se ai do të
pëlqente më shumë ndihmë praktike me arsimin dhe programe të specifike rehabilitimi.
“Në qoftë se unë nuk e kam arsimin e duhur dhe jam ky që jam është për faktin se më dukeshe
vetja shumë poshtë po të shprehesha kështu”I dënuar 2.
36
Dy prej të intervistuarve deklaruan se u ishte thënë të merrnin pjesë te një program të cilin ata se
pëlqenin.Ata u shprehën se jeta e tyre ishte në duart e specialistëvë të Shërbimit të Provës.Kjo
nuk është për tu habitur që shumë prej të dënuarve kanë një mosbesim të thellë dhe mosbindje të
urdhrave të specialistëvë të Shërbimit të Provës kur bëhët fjalë për frekuentimin e programeve
pasi nuk merren parasysh kërkesat apo nevojat e të dënuarve.
“Unë u thashë që sdoja të shkoja në kurs anglishteje doja të mësoja një zanat po ata më thanë që
duhet të shkoj se sbën është me detyrim”I dënuar3
Ndikimi i Mbikëqyrjes së Provës në motivimin për të ndryshuar dhe qëndrimet ndaj
krimit.
Të intervistuarit besonin se kishin ardhur në një pikë ku nuk kërkonin të dilnin më para
gjykatave apo të përfshiheshin në sistemin e drejtësisë penale . Prandaj qëndrimi i tyre gjatë
përfshirjes në Shërbimin e Provës ka qenë pozitiv dhe të gatshëm për të ndryshuar. Të gjithë të
intervistuarit deklaruan se kur ata u dënuan nuk pyetën më se çkish ndodhur me ta. Kur u bënë
subjeçt i një urdhëri mbikëqyrjeje të Shërbimit të Provës , ndryshuan qëndrimin e tyre në lidhje
me mënyrën se si ata do të vepronin gjatë kohës së mbikqyrjes.Të intervistuarit deklaruan se
gjetën një përvojë shumë pozitive.
Një i intervistuar i dënuar komentoi:
“Kur kam filluar Shërbimin e Provës
ndryshova shtëpi dhe njoftova menjëhëre specialistin e
Shërbimit të Provës duke i treguar adresën e saktë. Mendova se nëse do tregoja përgjegjësi
gjërat do shkonin mirë”I dënuar1.
Të dënuarit e intervistuar ia atribuonin më shumë familjes ndryshimin e bërë,duke mos hedhur
poshtë dhe punën e shërbimit të provës
“Unë e kam bërë disa gjëra përpara se të isha në Shërbim Prove ,por kur mendoj që familja ime
ngeli mes katër rrugëvë nuk do të mendoj dy herë (për të ndryshuar qëndim ndaj krimit ), por
tani unë shmang dhe vendet ku mund të më hapen telashe”I dënuar 4.
Familja, perceptohet shumë e shenjtë në ndërgjegjen e tyre dhe të kesh humbur familjen ke
humbur gjithçka (p.sh. shtëpi, respekt, besim).
37
Krimi ka qenë gjithmonë
dhe do të jetë gjithmonë me ne dhe, megjithë ndryshimet në
legjislacion,me sistemet e ringritura, me konçeptin e
ri-modeluar, krimi do të vazhdojnë të
ekzistojë;
Bazuar në rezultatet e këtij studimi duket se praktika e përdorimit të hapave të punës nuk është
në pritshmëritë e duhura .Specialisti i Shërbimit të Provës për vetë pozitën që ka duhet të
posedojë çilësi të tilla si profesionalizëm dhe aftësi në marrjen e vendimeve duke ditur që kanë
lidhje të drejtpërdrejtë me jetën dhe mirëqënien e të dënuarit.
Për ti ofruar mbrojtjen e duhur të dënuarit me Shërbim Prove përmes përmbushjes adeguate të
përgjegjësitë së tij për këshillim dhe hetim, zyrtari i provës duhet të zotërojnë një shkallë të
lartë të trajnimit profesional, aftësi dhe përvojë.
Ndërsa në rastin e studimit doli në pah se trajtimi i rasteve përfshinte vetëm anën juridike ndërsa
ajo sociale ishte sipërfaqësore dhe parashtronte ngritjen e një sërë pyetjesh që lidhen me
efektivitetin e Shërbimit të Provës në riintegrimin e të dënuarve.
Një tjetër gjetje e studimit
ishte burimet e pamjaftueshme
njerëzore për të realizuar
riintegerimin e individëve të dënuar të vendosur në mbikqyrje nga Shërbimi i Provës .Duke u
përballur me ngarkesën e lartë të numrit të çështjeve dhe numrin e lartë të individëvë nën
mbikqyrje,specialistët luftojnë përtej mundësive për të mbikëyrur çdo individ.
Duke u bazuar në përvojat e vendeve europiane ,një rritje e burimeve njerëzore dhe financiare do
të kontribuojë në rritjen e një numri specialistësh të aftë profesionalisht dhe në efektivitet të
Shërbimit të Provës .Duke rritur sasinë e kohës që një speçialist do të kalojë me një të dënuar
konstatojmë se i dënuari do i marrë të gjitha trajtimet e duhura për të cilat ka nevojë.. Nëpërmjet
intervistave u përçaktua se faktorët që kontribuojnë në suksesin e provës përfshijnë në fokus
rritje në transferimin e njohurive empirike, mësuar nga praktikat e bazuara në përdorimin e
përditshëm të praktikave në Shërbimin e Provës, si dhe balancimin e qëllimeve dhe zbatimit të
ligjit në rrugën e gjatë drejt riintegrimit të të dënuarve në shoqëri.
38
Kapitulli IV- Konkluzionet dhe Rekomandime.
1. Dënimet alternative ndaj dënimit me burgim jane pjese e reformave më të mëdha që u
referohen standardeve të trajtimit të të dënuarve me burgim. Keto reforma nuk jane vetëm
një kërkesë e Këshillit të Evropës, Komitetit kundër Torturës, por jane edhe nevojë e
domosdoshme dhe e vonuar tashmë. Janë tri pika në të cilat kjo reformë ligjore referon.
E para është komponenti social, pra, si do të trajtohen dhe konsiderohen të dënuarit – ata
nuk do të jenë më si kategoria që duhen të ndëshkohen nga pjesa tjetër e shoqërisë dhe
shoqëria duhet t’i risocializojë.
Komponenti i dytë është ai ligjor – ndryshimet bëjnë të mundur që të gjitha këto
ndryshime që ofrojnë alternativa të jenë të aplikueshme nga sistemi gjyqësor, prokuroria,
si dhe nga ata që do të merrem me ekzekutimin.
Komponenti i tretë është një komponent praktik, financiar.
Vendosja e këtyre alternativave do të sjellë uljen e kostos, por dhe përfitime të mëdha
shoqërore. Gjithashtu, këto ndryshime sjellin lehtësi në zbatimin e ligjit, ulin marzhin e
diskrecionit që mund të ketë sistemi i drejtësisë, japin siguri juridike, parashikueshmëri
juridike.
2. Do të ishte e kotë të propagandojmë aplikim më të gjerë të alternativave, përderisa nuk
kemi infrastrukturën e nevojshme instituçionale për të mbikëqyrur ekzekutimin e tyre.
Madje, çdo përmirësim legjislaçioni në funksion të futjes së instituteve të reja do të
rezultonte thjesht me një përmirësim legjislaçioni pa asnjë vlerë në praktikë në qoftë se
nuk ngrihet një strukturë e tillë, e çila, përveç mbikëqyrjes së personave ndaj të çilëve
janë zbatuar alternativat, do të kujdesej edhe për një trajtim të përshtatshëm të të
dënuarve pas daljes nga burgu, në funksion të rehabilitimit dhe të kthimit të tyre në gjirin
e shoqërisë.
3. Përkufizimi më i përshtatshëm për dispozitat e Kodit Penal që përçaktohen si
“Alternativat e dënimit me burgim”, do të ishte “Alternativat e ekzekutimit të dënimit me
burgim”, pasi në të gjitha dispozitat e këtij kreu nuk parashikohen lloje dënimi të tjera,
por jepet një mundësi, që disa dënime me burgim të mos ekzekutohen në mënyrën
39
tradicionale, por të ekzekutohen në një mënyre të ndryshme që do t’i shërbente më mirë
qëllimit të dënimit. Në favor të kësaj teze shkon edhe fakti që alternativat zbatohen vetëm
në rastin kur jepen dënime me burgim. Është i veçantë për legjislacionin shqiptar ky fakt,
në një kohë kur në legjislacione të tjera këto alternative aplikohen edhe ndaj dënimeve
me gjobë.
Megjithëse Kodi Penal nuk e njeh konceptin e sanksioneve penale, mund të themi se alternativat
e dënimit me burgim mund të përkufizohen si: “Sanksione penale të vendosura nga shteti, që
konsistojnë në vuajtjen e dënimit me burgim në një mënyrë të ndryshme nga sistemi tradiçional i
qelisë, duke pasur parasysh që për autorë dhe vepra me rrezikshmëri të ulët shoqërore, riedukimi
dhe Risocializimi i tyre do të ishte më efektiv në gjirin e bashkësisë.
4. -Specialistët shprehen se vështirësitë që hasin më shumë në punën e tyre janë të spektreve
të ndryshme si mungesa e programeve për të trajtuar të dënuarit e mitur,vështirësi tek të
dënuarit që banojnë larg ZVSHP,gjithashtu dhe tek shpjegimi i programit të mbikqyrjes
pasi nuk kuptohet nga të dënuarit.
5. -Të gjithë të intervistuarit u pajtuan njëzëri se gjëja më e mirë në lidhje me vendosjen
në Shërbimin e Provës është se ata nuk duhet të shkojnë në burg, megjithatë, ata
gjithashtu mendonin se sanksionet e vendosura i ndihmuan ata në mënyra të ndryshme.
Këto varionin nga të
dhënit e mundësisë për të ndryshuar, për ti ndihmuar ata të
qëndrojnë në familje,të qënit pjesë e komunitetit, i ndihmoi ata të qëndrojnë jashtë
telasheve dhe u dha atyre një mundësi të re.
6. - Një nga gjetjet kryesore që dolën nga të gjitha intervistat ishte se Shërbimi i Provës
është perceptuar si një mbështetje kur ata ishin në situate shumë të vështira .Ndërsa, nga
ana tjetër, ata zbuluan se duke pasur këtë lloj sistemi kontrollues i ndihmoi ata që të
fokusohen në adresimin e çështjeve të tyre të veçanta në lidhje me veprat penale që
kishin kryer dhe se gjithashtu Shërbimi i Provës ka vepruar si një motivues për të
shmangur përfshirjen e mëtejshme në aktivitet kriminal.
Menaxhimi i fortë mund të ndihmojë Shërbimin e Provës për të realizuar potencialin e tij të
plotë.
Kjo do të thotë:
- idetë dhe iniçiativa duhet të formulohet në kuadër të një strategjie;
-Skemat e reja duhet të vlerësohen në aspektin e efikasitetit;
40
- Trajnimi dhe zhvillimi i stafit duhet të promovohet në një mënyrë të tillë që të sjellë rezultate
efektive;
- Bashkëpunimi ndërmjet agjençive në kuadër të sistemit të drejtësisë penale duhet të
promovohet,si në nivel qendror dhe në nivel lokal për të qartësuar përgjegjësitë, të nxitur
angazhimin dhe koordinuar informatat;
-Vlerësimi i aktiviteteve të shërbimit të proves duhet të promovohet dhe koordinohet, dhe
mënyrat e përhapjes së praktikës së proves duhet të zhvillohen më tej.
-Por sa i takon problematikave me karakter organizativ vlen për të përmendur mungesën e një
data-baze funksionale ku të pasqyrohen të dhënat për çdo urdhër ekzekutimi të regjistruar dhe të
pushuar sipas veprës përkatëse në mënyrë që të jetë i mundur gjenerimi i të dhënave statistikore
në funksion të matshmërisë së mikro-kriminalitetit, grupmoshave, arsimit, kushteve sociale, etj
Dy janë fushat ku të dhënat duhen mbledhur në mënyrë statistikore:
a) Numri i punonjësve të shërbimit të provës (të çaktuar, ndarja sipas njësive të rrethit, vendet
vakante) dhe numri i klientëve të vënë në provë, për të çilët ata janë përgjegjës. Këto të dhëna
janë të rëndësishme për kundërshtimet në lidhje me rishpërndarjen e tyre, nëse kërkohet kjo gjë,
dhe për të justifikuar faturat buxhetore pasi në fund të fundit jemi ne që paguajme taksat dhe
kemi të drejtë të njoftohemi për investime që i shërbejnë sigurisë dhe ofrimit të imazhit të një
shoqërie më të mirë .
b) Për secilin të dënuar të vënë në provë: të dhëna mbi veprën penale të kryer, dënime të
mëparshme, moshën, gjininë, datën e çaktimit nën mbikëqyrjen e shërbimit të provës, datën dhe
arsyen e ndërprerjes së mbikëqyrjes, d.m.th., suksesin (vënien në provë) ose dështimin
(revokimin). Këto të dhëna na japin një pikëpamje të qartë të efektivitetit të shërbimit të provës
dhe të grupeve të dënuarve të vënë në provë, për të çilët duhen vendosur masa të veçanta ligjore
apo sociale. Bashkëpunimi brenda shërbimit është i rëndësishëm për zhvillimin e një skeme
grumbullimi të dhënash si dhe për një program zhvillimi.
41
BIBLIOGRAFIA
1. Kushtetuta e Shqipërisë
2. Kodi Penal
3. Ligji nr. 8331, datë 21.4.1998 "Për ekzekutimin e vendimeve penale".
4. Ligji nr. 10 024, date 27.11.2008, "Për disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr. 8331, datë
21.4.1998 "Per ekzekutimin e vendimeve penale", ndryshimet që pësoi Kodi Penal me
ligjin nr. 10023/2008, në muajin maj 2009.
5. Urdhrin Nr.55, Datë 20/04/2017 Të Kryeministrit Për Miratimin e Struktures dhe të
Organikës së Shërbimit Të Provës"
6. Vendimi nr. 302, dt. 25.03.2009 i Këshillit të Ministrave "Për miratimin e Rregullores
"Për organizmin dhe funksionimin e Shërbimit të Provës dhe përcaktimit të standardeve
dhe procedurave, për mbikëqyrjen e ekzekutimit të dënimeve alternative."
7. Urdhëri nr. 6325,dt. 31.07.2009, "Për miratimin e Rregullores "Për bashkëpunimin e
Shërbimit të Provës me OJF-te dhe Shërbimin e Ndërmjetësimit.
8. Urdhëri I Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Provës nr.189,datë 03.07.2009”Për
miratimin e modelit të dokumentit “Programi individual I trajtimit”të të dënuarve më
dënimë alternative.”
9. Urdhëri I Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Provës nr.283,datë 21.08.2009”Për
miratimin e formularëvë statistikorë mbi të dënuarit e rritur dhe të mitur dhe mënyrën e
plotësimit të tyre.”
10. Urdhëri nr. 140, datë 01.07.2010, "Për miratimin e organikës dhe strukturës së Shërbimit
të Provës."
11. Komentar i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, Grup autorësh, Tiranë, 1999.
42
12. Elezi Ismet. ”E drejta penale e Republikës së Shqipërisë, pjesa e posaçme I dhe II, Tiranë
1999.
13. E drejta penale e Republikës Popullore të Shqipërisë, pjesa e përgjithshme, grup autorësh,
Tiranë 1973.
14. Sherbimi i Proves-Elisabeta Osmanaj.
15. Buletini i Shërbimit të Provës
16. Z.V.SH.P i Qarku Elbasan
-http://www.slideshare.net/fidankryeziu/e-drejta-penale
-http://www.dpbsh.gov.al/
http://www.pp.gov.al/web/ligj_per_te_drejtat_dhe_trajtimin_e_te_denuarve_me_burgim_dhe_te
_paraburgosurve_i_perditesuar_1036.pdf
-www.avokatipopullit.gov.al
-www.sherbimiproves.gov.al
- www.drejtesia.gov.al
43
Shtojca 1
Intervistë gjysëm e strukturuar me specialistët e Shërbimit Të Provës të rrethit Elbasan.
Kjo intervistë ndërmerret me qëllimin final të evidentimit të rolit të Shërbimit të Provës.
Të gjitha të dhënave do t’u ruhet anonimati.
1-Gjinia:_______
2-Mosha : _____
3-Cili është niveli arsimor që keni arritur?
4-Sa punonjës të shërbimit të Provës ka rrethi I Elbasanit?
5-Sa cështje keni momentalisht?
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------6-Sa cështje mbikqyrni në vit?
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------7-E përballoni dot numrin e tyre ?
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
8-Cila është kategoria që keni hasur më shumë vështirësi?
44
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------9-Kush janë vështirësitë qe hasni në punën tuaj?
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------10-Sa raste keni mbyllur ju personalisht?
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------11-Sa raste ka mbyllur institucioni ?
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------12-Keni kryer trajnime ?
45
Shtojca 2
Intervistë gjysëm e strukturuar me të dënuarit në mbikqyrje me Shërbim Prove në rrethin
Elbasan. Kjo intervistë ndërmerret për arsye të përmbylljes së studimeve Bachelor me
qëllimin final të evidentimit të rolit të Shërbimit të Provës. Të gjitha të dhënave do t’u
ruhet anonimati.
1.Mosha:
------------------------------------------------------------------------------------------------------------2. Nga jeni
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------3. Cila ishte vepra juaj?
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------4. Sa herë keni qenë në Sherbim Prove ?
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------5. Çfarë kuptoni me termin “Shërbim Prove”?
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------6. Si u ndjetë në lidhje me vënien në provë?
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------7. A e dini se çfarë do të pritet nga ju gjatë kohës që jeni në provë?
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------8.Sipas jush në cilin aspect ju ka ndihmuar vënia në provë ?
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------46
9. Në çfarë mënyrash ju ka ndihmuar më pak të qënit në mbikqyrje në Shërbimin e Provës?
------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
10.Gjatë vënies në provë keni ndryshuar qëndrimin tuaj ndaj krimit? Nëse është kështu, në
çfarë mënyre?
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------11. A keni bërë ndonjë ndryshim në jetën tuaj, si pasojë e të qenit në mbikëqyrje nga Shërbimi
Provës?
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------12.Nëse ju ndodh ndonjë rast shkeljeje përsëri, çfarë do të jetë gjëja kryesore që do t'ju ndalojë?
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
47
Download