Uploaded by Ben Sh.

Këto janë 8 gjuhët e lashta që fliten ende sot

advertisement
Këto janë 8 gjuhët e lashta që fliten ende sot
abcnews.al/keto-jane-8-gjuhet-e-lashta-qe-fliten-ende-sot
Sot në botë fliten më shumë se 7.000 gjuhë. Shteti i Papua Guinea e Re mban rekordin
për shumicën e gjuhëve që fliten në një vend, me rreth 840 të tilla. Edhe në Shtetet e
Bashkuara, një vend i njohur për shumë–gjuhësinë, fliten mbi 350 gjuhë.
Por ashtu si kafshët, edhe gjuhët mund të zhduken. Me shumë gjasa ju nuk do të
takoni dikë që flet koptishten (një gjuhë e Egjiptit të Lashtë) në kafenenë e lagjes tuaj.
Dhe megjithëse latinishtja përdoret ende,dhe madje flitet herë pas here, ajo nuk është
më gjuha amtare e asnjë komuniteti. Megjithatë, disa gjuhë kanë arritur të mbijetojnë
prej një kohe shumë të gjatë. Ja cilat janë disa nga gjuhët më të vjetra të njohura në
botë, dhe ku mund t’i dëgjoni të fliten ato.
Hebraishtja
Hebraishtja është një shembull i një gjuhe që thuajse u zhduk, dhe pastaj u ringjall.
Është një gjuhë të paktën 3.000 vjet e vjetër. Por për rreth 2 shekuj, njerëzit e vetëm që
flisnin hebraisht, ishin studiuesit dhe udhëheqësit fetarë.
Kjo gjuhë u shua si një gjuhë e folur gjatë shekujve të parë të Epokës së Përbashkët,
por u ringjall në shekullin XIX me ngritjen e Sionizmit. Sot, hebraishtja është gjuha
zyrtare e Izraelit, dhe gjuha amtare e më shumë 5 milionë njerëzve atje, me 9 milionë
folës në të gjithë botën.
Tamilishtja
Ndryshe nga hebraishtja, tamilishtja ka një rekord të pandërprerë prej të paktën 2.500
vjetësh si në letërsi, ashtu edhe në jetën e përditshme. Sot kjo gjuhë e lashtë flitet nga
më shumë se 80 milion njerëz. Ajo përdoret kryesisht në Indi, Sri Lanka, Malajzi dhe
Singapor. Megjithëse popullata tamilisht-folëse ka edhe në Guajana, Ishujt Fixhi,
Surinam, dhe Trinidad Tobago. Dekadat e fundit,emigrantët e kanë çuar këtë gjuhë në
Australi, Evropë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara.
Sanskritishtja
Sanskritishtja është quajtur “gjuha e perëndive”, jo vetëm sepse është gjuha e Vedas
(shkrimet e shenjta të Hinduizmit), por për shkak të bukurisë dhe ndërlikimit të saj. Ajo
lindi rreth vitit 2000 Para Erës Sonë, dhe për një kohë flitej gjerësisht në Azinë
Qendrore, Jugore dhe Juglindore.
1/2
Mjerisht, kjo gjuhë ka vetëm rreth 2 milionë folës në Indi. Për shkak se sanskritishtja
është rrënja e shumë gjuhëve indiane, të tilla si hinduishtja dhe bengalishtja, njohja e
sanskritishtes mund të ndihmojë që të kuptohen edhe këto gjuhë.
Kinezishtja
Me më shumë se 1 miliard folës, kinezishtja është gjuha më e folur në botë, dhe një
nga më të vjetrat në botë. Gërmat kineze janë gjetur në eshtrat e demave dhe zguallet
e breshkave që datojnë që nga Dinastia Shang, dhe kjo do të thotë se kjo gjuhë është
të paktën 3.000 vjeçare dhe ndoshta edhe më e vjetër.
Ekzistojnë shumë variacione të ndryshme të gjuhës kineze, megjithëse më i
zakonshëm është varianti Mandarin. Këto ndryshime quhen rëndom “dialekte”, por ato
tingëllojnë krejtësisht të ndryshme nga njëra-tjetra, dhe shpesh kategorizohen nga
studiuesit si gjuhë të veçanta.
Arabishtja
Arabishtja e ka origjinën në Gadishullin Arabik në fillim të Epokës së Zakonshme,
pastaj u përhap në Afrikë dhe në të gjithë Lindjen e Mesme. Midis shekujve VIII-XII
ishte gjuha kryesore e filozofisë dhe shkencës. Arabishtja, gjuha e Islamit dhe Kuranit,
sot flitet nga 420 milionë njerëz, dhe është gjuha zyrtare e 24 vendeve.
Euskara (e njohur edhe si gjuha baske)
Origjina e Euskaras, gjuha më e vjetër evropiane, mbetet edhe sot një mister. Ajo nuk
ka lidhje me asnjë familje gjuhësh të njohura, dhe është gjuha e vetme e mbetur e
gjuhëve të folura në Evropën Jugperëndimore, para se romakët ta kolonizonin zonën,
duke filluar nga shekulli II. Edhe pse ka pak statistika në dispozicion, të paktën 750.000
njerëz e flasin ende këtë gjuhë të lashtë në disa pjesë të Spanjës dhe Francës.
Nahuatl
Kjo gjuhë është një nga gjuhët autoktone më të zakonshme në Amerikën e Veriut.
Është folur në Meksikën Qendrore që nga shekulli VII, dhe ishte dikur gjuha e
Perandorisë Azteke. Sot, 1.5 deri në 2 milion njerëz flasin një formë të gjuhës Nahuatl.
Por pavarësisht kësaj, kjo gjuhë është e rrezikuar të zhduket, pasi nuk po u mësohet
më brezave të rinj. Shumë fjalë të zakonshme angleze – tomato, chocolate, avocado,
chipotle and coyote- vijnë pikërisht nga kjo gjuhë.
2/2
Download