Përgatiti: Prof. Asoc. Çeljana Toti APARATET ORTODONTIKE TË LËVIZSHËM (1) Disa nga karakteristikat që një aparat ortodontik duhet të plotësojë janë: - Të jetë i thjeshtë dhe lehtësisht i fabrikueshëm Të ketë kosto sa më të ulët Të jetë higjienik Të jetë sa më estetik Të hiqet, vendoset, riparohet sa më lehtë Të jetë bikompatibël dhe të mos shkaktojë rezorbim të rrënjëve dhe kockës alveolare Të sigurojë një minimum efektesh anësore edhe nëse pacienti humbet disa takime Të ketë nevojë për minimum bashkëpunimi nga pacienti Të mos shkaktojë dhimbje dhe mungesë komoditeti për pacientin Të mos interferojë me të folurën dhe me mastikacionin. Aparatet ortodontike mund të jenë të lëvizshëm ose fiks. Aparatet ortodontike të lëvizshëm Ndër avantazhet e aparateve ortodontike të lëvizshëm mund të përmendim: 1.Ruajtja e higjienes dhe ndërhyrjet terapeutike mund të realizohen pa problem 2. Realizohet me sukses lëvizja pjerrësuese 3. Janë më pak të dukshme se aparatet fikse (sepse mund të hiqen nga goja) 4. Mund të aplikohen dhe përdoren nga ςdo mjek stomatolog, sepse janë të thjeshtë 5. Aparati vjen i gatshëm nga laboratori, seanca e aplikimit është më e shkurtër 6. Koha e aktivizimit më e shkurtër 7. Nëse aparati thyhet ose dëmtohet, kjo nuk përbën emergjencë, sepse pacienti mund t’a heqë aparatin vetë nga goja. 8. Nevojiten pak mjete për realizimin dhe aktivizimin e tyre 9. Kosto relativisht e ulët krahasuar me aparatet fikse. Ndër disavantazhet e aparateve ortodontike të lëvizshëm mund të përmendim: 1. Kërkojnë bashkëpunim absolut nga pacienti 2. Realizojnë jo të gjitha tipet e lëvizjeve 3. Është e vështirë të aplikosh forca multiple 4. Duhet një lloj kapaciteti nga pacienti për të ndjekur rregullat e heqjes, vendosjes së aparatit 5. Ekziston mundësia që aparati të thyhet apo të humbasë. 1 Përgatiti: Prof. Asoc. Çeljana Toti Disa nga elementët e aparateve ortodontike të lëvizshëm janë: - Elementet e retensionit - Elementet aktive - Elementet funksionalë. Elementet e retensionit në aparatet ortodontike të lëvizshëm - Pllaka e rezinës Kroshtë Harku vestibular Këta elemente shërbejnë jo vetëm për të siguruar qëndrueshmërinë e aparatit në gojë, por edhe për të siguruar ankorimin (shpërndarjen e forcave të reaksionit). KROSHETË Tipet kryesore që përdoren në një aparat ortodontik janë: - kroshe në formë C-je ose ¾ - kroshe Jackson - kroshe Adams - kroshe trekëndore - kroshe Eyelet - Kroshe Southend - kroshe Dyzing - kroshe të parafabrikuara. Krosheja “C” ose ¾, njihet edhe si krosheja e thjeshtë rrethore (fig.1). Ndër avantazhet e saj pëmendim: - e lehtë për t’u konstruktuar - parandalon migrimin mezial të dhëmbit - e lehtë pë t’u fabrikuar. Ndër disavantazhet e saj përmendim: - nuk mund të aplikohet në dhëmbë të pa eruptuar plotësisht - nuk siguron retension të mjaftueshëm tek dhëmbët e qumështit - aplikohet vetëm tek molarët dhe premolarët - ka vështirësi për t’u përshtatur - mund të krijojë hapësira ndërmjet dhëmbëve. Fig.1 Krosheja në formë C-je 2 Përgatiti: Prof. Asoc. Çeljana Toti Krosheja Jackson ose rrethore e plotë (fig.2) ka disa avantazhe: - e lehtë për t’u konstruktuar - ofron retension të mirë. Ndër disavantazhet e saj përmendim: - nuk siguron retention të mjaftueshëm nëse dhëmbët nuk kanë eruptuar mjaftueshëm - mund të aplikohet vetëm tek premolarët dhe molarët - e vështirë pët t’u modifikuar - krijon hapësira ndërmjet dhëmbëve. Fig.2 Krosheja Jackson Krosheja Adams ka këto pjesë: 2 përkuljet si shigjetë (pranë faqeve aproksimale të dhëmbit, pjesa e drejtë dhe 2 krahët e retensionit (fig.3). Ndër avantazhet e saj përmendim: - e thjeshtë për t’u konstruktuar mund të aplikohet në dhëmbë qumështi, të përhershëm si edhe në dhëmbë jo të eruptuar plotësisht e rehatshme për pacientin rezistente ndaj thyerjes dhe mund të modifikohet. Fig. 3 Krosheja Adams Ndër modifikimet që mund t’i bëhen kësaj krosheje përmendim: • grep i salduar • element për tërheqje distale • spirale • shigjetë shtesë • tub bukal • aplikohet edhe tek incizivët (fig.4). Fig.4 Modifikime në kroshenë Adams Krosheja trekëndore (fig.5) ka këto karakteristika: - shtrihet në hapësirën poshtë kontaktit proksimal të dy dhëmbëve fqinjë siguron retention shumë të mirë nuk shkakton acarim të gingivës aplikohet nëse ka nevojë pët të shtuar retensionin e aparatit. 3 Përgatiti: Prof. Asoc. Çeljana Toti Fig. 5 Krosheja trekëndore Krosheja Eylet. Kjo kroshe (fig.6) mund të ndërtohet teke, dyshe ose të jetë e vazhduar. Avantazhet e saj janë: - mundësia e thyerjes është shumë e vogël sepse përkuljet e kroshesë nuk janë të forta - nuk pengon erupsionin e dhëmbëve. Ndër disavantazhet përmendim: - kërkon pinca specifike për t’u konstruktuar - kërkon më shumë hapësirë - e vështirë për t’u modifikuar - krijon hapësirë ndërmjet dhëmbëve. Fig.6 Krosheja eylet Krosheja Southend. Kjo kroshe (fig. 7) aplikohet nëse retensioni në regjionin anterior është i nevojshëm. Teli adaptohet përgjatë margos cervikale të 2 incizivëve qëndrorë, përkulet në drejtim të palatumit pikërisht tek kurbatura incizivale distalisht margos së secilit prej tyre dhe vazhdon me bishtat e retensionit që fiksohen në rezinën e aparatit. Fig. 7 Krosheja Southend Krosheja Schwartz. Krosheja e vazhduar Schwartz (fig. 8) ka disa përkulje si kokë shigjete që shtrihen pranë kontaktit interproksimal të disa dhëmbëve fqinjë posterior. Ndër avantazhet e saj përmendim: - nuk pengon erupsionin e dhëmbëve mund të modifikohet/ përshtatet me lehtësi. 4 Përgatiti: Prof. Asoc. Çeljana Toti Ndër disavantazhet përmendim: - ka nevojë për pinca speciale që të konstruktohet - zë një hapësirë të konsiderueshme në zonën vestibulare - përkuljet si kokëshigjetë mund të dëmtojnë indet e buta ndërmjet dhëmbëve - kërkon kohë dhe profesionalizëm pë t’u konstruktuar. Fig.8 Krosheja Schwartz Krosheja dyzing është e përbërë nga dy pjesë (fig.9). Ajo ka këto avantazhe: - mund të përdoret vetëm njëra ose të dy pjesët e kroshesë nuk e irriton gingivën. Ndër disavantazhet e saj përmendim: - siguron një retension të limituar - krahasuar me tipet e tjera të korosheve, mundëson akumulimin e ushqimit. Kroshetë e parafabrikuara. Disa tipe kroshesh mund t’i gjejmë të gatshme (fig.10), pra janë të parafabrikuara dhe mbetet vetëm që laboranti t’i përshtasë në aparatin ortodontik. Ndër këto përmendim: kroshe kokëshigjetë, kroshe interdentare, kroshe trekëndore, kroshe si topth, etj. Fig.9 Krosheja dyzing Fig. 10 Kroshe të parafabrikuara HARKU VESTIBULAR Harku vestibular mund të konsiderohet jo vetëm si element retentiv (stabilizues) i një aparati ortodontik, por edhe si një element aktiv i tij. Harku vesibular si element aktiv mund të shërbejë: - për të korrigjuar rrotacionet dentare për të retruduar dhëmbët anteriorë për të fiksuar në të elemente të tjerë të cilët mund të prodhojnë forca specifike. 5 Përgatiti: Prof. Asoc. Çeljana Toti Disa nga tipet e harkut vestibular janë: - harku vestibular i thjeshte - harku vestibular i veshur me rezinë - harku vestibular me kthesa dyfishe vertikale - harku vestibular me kthesa dyfishe horizontale - harku vestibular me përkulje në formë t-je - harku vestibular me përkulje në formë u-je - harku vestibular me përkulje në formë u-je të kthyer - harku vestibular për retraksionin e anteriorëve inferiorë - harku vestibular për retraksionin e dhëmbëve anteriorë inferiorë me spirale - harku vestibular me sustat e salduara - harku vestibular me kthesa të drejta - harku vestibular i ndarë - etj . Më poshtë mund të shihen forma të ndryshme të harkut vestibular. Harku vestibular i thjeshtë Harku i veshur me rezinë Harku vestibular me kthesë të dyfishtë vertikale Harku vestibular me përkulje në formë u-je H.vestibular me përkulje në formë T-je Harku vestibular me kthesë të dyfishtë horizontale Harku vestibular me përkulje në formë u-je të kthyer 6 Përgatiti: Prof. Asoc. Çeljana Toti H.vestibular për retraksionin e dhëmbëve anteriorë inferiorë H.vestibular për retraksionin e dhëmbëve anteriorë inferiorë me spirale H.vestibular me kthesë të drejtë Elementet aktive të aparateve ortodontike të lëvizshme Elementet aktive të aparateve ortodontike të lëvizshme janë: - Sustat - Vidat - Harku vestibular - Pellota - Etj. SUSTAT Klasifikimi i sustave mund të bëhet në varësi të shtrirjes së sustës duke i klasifikuar ato si: - susta të thjeshta. Këto susta veprojnë vetëm mbi një dhëmb (Fig.11) - susta të vazhduara. Këto susta veprojnë mbi një grup dhëmbësh (Fig.12). Në varësi të drejtimit të veprimit të forcës, sustat mund të jenë: - susta palatinale (Fig. 13) - susta vestibulare (Fi.g 14). Në varësi të indikacionit, ato mund të emërtohen si: - susta protuduese (Fig. 15a. 15b) - susta proksimale (Fig 16a, 16b). Fig. 11 Susta të thjeshta 7 Përgatiti: Prof. Asoc. Çeljana Toti Fig. 11 Susta të thjeshta Fig. 12 Susta të vazhduara Fig.13 Susta palatinale Fig.14 Susta vestibulare Susta protuduese. Sustat protuduese janë elemente aktive në aparatet ortodontike të lëvizshëm. Ato mund të jenë të hapura (Fig.15a) ose të mbyllura (Fig 15b). Kjo ndarje lidhet me faktin nëse vetëm një apo të dy skajet e telit me të cilin ndërtohet susta, janë të fiksuar në rezinën e pllakës. Rregullat e konstruksionit të sustës janë: - susta realizohet me tel të rrumbullakët me diametër 0.5-0.7 mm 8 Përgatiti: Prof. Asoc. Çeljana Toti - krahu i lirë i sustës (pjesa që mbështetet tek dhëmbi dhe jo pjesa që fiksohet në rezinë) duhet të mbështetet në faqen palatinale të dhëmbit të cilin do të zhvendosë (Fig.16) gjërësia mezio-distale e krahut të lirë duhet të jete aq sa është edhe gjërësia mezio-distale e dhëmbit që do të zhvendoset të gjitha përkuljet duhet të kenë të njëjtën gjërësi sa më tepër dhëmbi do të zhvendoset aq më tepër përkulje ka susta. Fig. 15a Susta protuduese e hapur Fig. 15b Susta protuduese e mbyllur Fig. 16 Skaji dhe krahu i lirë i sustës Sustat proksimale Sustat proksimale janë elemente aktive që mbështeten në faqet aproksimale të dhëmbëve duke realizuar, sipas rastit, lëvizje mezialisht ose distalisht të tyre. Edhe këto susta mund të jenë të hapura (Fig.17a) ose të mbyllura (fig 17b). Fig. 17a Susta proksimale e mbyllur Fig. 17b Susta proksimale e mbyllur Përkulshmëria e sustës, pavarësisht nga tipi i saj, është në përpjesëtim të drejtë me gjatësinë dhe presionin e forcës, kurse me diametrin e sustës është në përpjesëtim të zhdrejtë. 9 Përgatiti: Prof. Asoc. Çeljana Toti Fig.18 Pellota Pellota (fig.18) është një element aktiv që vepron si një sustë vestibulare. Zakonisht përdoret për të zhvendosur kaninin ektopik vestibular nëse ai ka nje kurorë masive. VIDAT Disa nga vidat që përdoren në aparatet ortodontike të lëvizshme janë: - vida njëshe - vida dyshe - vida treshe. Emërtimi i tyre lidhet me drejtimin e forcës që ato prodhojnë. Vida njëshe (Fig 19a) prodhon forcë vetëm në një drejtim, vida dyshe (fig.19b) në dy drejtime dhe vida treshe (fig.19c) në tre drejtime. Çdo vidë në boshtin e saj (360º) ka katër vrima. Në ςdo rrotullim që kryhet gjatë aktivizimit fitohet një hapësirë prej 0.25 mm. Fig. 19a Vida njëshe Fig. 19b Vida dyshe Fig.19c Vida treshe 10