Uploaded by zog.trakaniqi

PROJEKTIMI 6 DETYRA3 DREJTORIA ADMINISTRATIVE 2022 23

advertisement
1
PROJEKTI IDEOR I NDËRTESËS ADMINISTRATIVO-AFARISTE
Fakulteti i Arkitekturës
Universiteti i Prishtinës
Lenda:
Profesor:
Bashkëpunëtorë:
PROJEKTIMI 6
Prof.Asoc.Dr. Vlora NAVAKAZI
Dr.Sc. Bardha MEKA
Dr.Sc. Flaka XËRXA BEQIRI
Semestri:
Viti shkollor:
6 (viti i tretë)
2022/23
Dhënia e detyrës
Dorëzimi i fazës
Dorëzimi final:
24/03/2023
08/05/2023_14:00-14:30 & 10/5/2023_11:00 – 11:30
29/05/2023_14:00-14:30 dhe 31/05/2023_11:00 – 11:30
DETYRA 3_PROJEKTI IDEOR I NDËRTESËS ADMINISTRATIVO - AFARISTE
Parapregaditje/paraqitja e aktiviteteve
Grupet e studenteve me nga 6 anëtarë duhet të punojnë projektin ideor të një objekti
administrativ/afaristë për nevojat e një organizate. Projekt-propozimi duhet të jetë i bazuar në
detyrën projektuese, të përpiluar në bazë të kërkesave aktuale në ngritjen e eknomisë në qytetet
e Kosovës dhe tendencave bashkëkohore të projektimit të objekteve administrative.
Detyra projektuese ideohet në lokacionet e pwrzgjedhura nga ana e studentwve, bazuar nw
regjionet e caktuara nga mësimëdhënësit e lëndës, ku secili grup do të fokusohet fillimisht në
zgjidhjen urb-arkitektonike të lokacionet, dhe më pas në projektin ideor arkitektonik të vetë
objektit.
SHËNIM: Në fazën e konceptimit të detyrës, secili anëtarë i grupit duhet të ideojë një
koncept individual i cili poashtu dorëzohet në formatin final të detyrës.
DETYRAT E STUDENTIT
1. Vizita ne terren e lokacionit (fotografimi i terrenit te dhënë dhe objekteve përreth – aty ku
aplikohet)
2. Analizat e situacionit, duke përfshirë
• Analiza e parametrave të përcaktuar nga plani rregullues-urban
• Analiza e rrjetit rrugor dhe transportit publik
• Konfiguracioni i terrenit
• Diellosja dhe erërat
• Analiza e objekteve rrethuese (aty ku aplikohet), duke përfshirë destinimin, katshmërinë
• Analiza e hapësirave publike dhe përmbajtjeve të tjera me rëndësi
3. Zgjidhja urb-arkitektonike e kompleksit dhe tërësisë së objekteve arkitektonike të cilat mund të
vendosen në atë lokacion, duke përfshirë kompozicionin urb-arkitektonik të vëllimeve, hapësirat
publike të përbashkëta, parkingjet si dhe qasjet ekonomike
3. Zgjidhjen konceptuale të objektit afarist-administrativ nga secili student
4. Zgjidhjen ideore të objektit afarist-administrativ nga grupi 6 anëtarësh, duke përfshirë:
• Situacioni
• Bazat
• 2 prerje
• Fasadat
Detyren e perpiloi
Prof.Asoc.Dr. Vlora NAVAKAZI, 24 mars 2023
1
2
PROJEKTI IDEOR I NDËRTESËS ADMINISTRATIVO-AFARISTE
•
3D model
PROGRAMI – PROJEKTI IDEOR - DREJTORIA ADMINISTRATIVE/AFARISTE
Për nevojat e një ndërmarrje të punës (lloji dhe veprimtaria e ndërmarrjes duhet të definohet nga
studentët) te projektohet godina afariste - administrative. Parcela në të cilën duhet të vendoset
ndërtesa duhet të urbanizohet (sipërfaqet e këmbësorëve, parkingjet për automjete, sipërfaqet e
lira, fontana, gjelbërimi, etj.)
Detyren e perpiloi
Prof.Asoc.Dr. Vlora NAVAKAZI, 24 mars 2023
2
3
PROJEKTI IDEOR I NDËRTESËS ADMINISTRATIVO-AFARISTE
KUSHTET PËR MARRJEN E NËNSHKRIMIT
1. Vijimi i rregullt i ligjeratave
2. Vijimi i rregullt i ushtrimeve
3. Punimi i vlerësuar pozitivisht gjatë semestrit
4. Që punimi të pranohet për vlerësim (notim) është e nevojshme që të plotësohet
prezentimi si ne vijim:
SITUACIONI
1. Situacioni i gjerë (ortofoto)
1:2500
2. Situacioni i gjerë
1:1000
3. Situacioni i ngushtq
1:500
BAZA
Punohen:
Bazat e objektit
1:200
• Të vizatohet moduli projektues (MP=160cm) dhe moduli konstruktiv
• Të vizatohet vija e prerjes
• Të vizatohet orientimi
• Të vizatohen nyjet sanitare
• Të emërtohen të gjitha hapësirat në bazë (jo në legjendë)
PRERJET
Punohen:
Min. 2 prerje: e para nëpër shkallë
Prerjet duhet të detajohen, të paraqiten kotat nivelore dhe dimensionet kryesore
të prerjes, si dhe elementet e mobiliarit të brendshëm.
1:200
• Të vizatohen dhe të shkruhen të gjitha kotat e lartësisë,
• Të vizatohen detaje të:
1. fasadës së varur
1:25 ose 1:10
2. plafonit të lëshuar
1:25 ose 1:10
3. dyshemesë së ngritur
1:25 ose 1:10
FASADAT
Punohet:
4 fasada
1:200
• Të vizatohen në mënyrë të saktë dhe korrekte. (fitohen dhe duhet te
korrespondojnë me saktësi me bazat dhe prerjet).
PERSPEKTIVA/3D MODEL I EKSTERIERIT DHE ENTERIERIT
• Perpektiva/3D modeli
FORMATI I LETRËS PËR DORËZIM
• Punimi duhet të dorëzohet ne formatin A3, teknika me kompjuter;
• Faqet e punimit nuk duhen të lidhen, të njejtat duhet të vendosen në një
kopertinë të disejnuar nga studenti (të mbyllur në anën e majtë dhe në pjesën e
poshtme);
• Në çdo fletë duhet të shënohet emri i autorit/studentit dhe të gjitha të dhënat në
lidhje me detyrën: orientimi, numerimi i faqeve, fakulteti etj...... të gjitha shenimet
duhet të jenë në pjesën e djathtë të fletës;
ARSYETIMI TEKNIK
• Analiza e dispozitës së objektit (koncepti, forma, orientimi, dispozita e bërthamës
në krahasim me shpërndarjen e vendeve të punës, etj.........);
• Përshkrimi i konstruksionit dhe i sistemit të aplikuar konstruktiv;
• Përshkrimi i detajeve konstruktive (materialet e fasadës së varur, plafonit të
lëshuar, dyshemesë së ngritur, etj.......)
• Literatura e shfrytëzuar për punimin e detyrës.
POSTERI
• Formati i posterit ne menyre elektronike do te dergohet nga mesimdhenesi.
Detyren e perpiloi
Prof.Asoc.Dr. Vlora NAVAKAZI, 24 mars 2023
3
Download