Manual për Komunikimin e Procesit të Negociatave ‐ Draft ‐ Aleksandar Andrija Pejović shtator 2019 ___________________________________________________________________________1 Mbështetje për Procesin e Pre-Screening për Negociatat e Anëtarësimit të Shqipërisë në BE Rr. Ismail Qemali, Nr. 3, Kati i 2të, Tiranë, Shqipëri T +355 4 2273424/2234365 Ky dokument është përgatitur nga Z. Aleksandar Andrija Pejović, ekspert ndërkombëtar, me asistencën financiare të Qeverisë Gjermane, e zbatuar nga “Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH”, në kuadër të Projektit “Mbështetje për Procesin e Pre‐Screening për Negociatat e Anëtarësimit të Shqipërisë në BE”. Pikëpamjet e shprehura në këtë dokument janë të konsulentit dhe nuk duhet të interpretohen në asnjë rast që reflektojnë opinionin zyrtar të GIZ‐it. ___________________________________________________________________________2 Mbështetje për Procesin e Pre-Screening për Negociatat e Anëtarësimit të Shqipërisë në BE Rr. Ismail Qemali, Nr. 3, Kati i 2të, Tiranë, Shqipëri T +355 4 2273424/2234365 Pasqyra e Lëndës HYRJE ................................................................................................................................. 4 1. KONTEKSTI I MANUALIT .............................................................................................. 5 1.1. Gjendja aktuale e integrimit në Republikën e Shqipërisë ..................................................... 5 1.2. Opinioni publik për integrimin e Shqipërisë ......................................................................... 6 1.3. Roli i MEPJ‐së ...................................................................................................................... 8 2. PËRCAKTIMI I OBJEKTIVAVE PËR KOMUNIKIMIN E NEGOCIATAVE ............................ 11 3. KOMUNIKIMI I NEGOCIATAVE ME BE‐në ................................................................... 13 3.1. Komunikimi i acquis‐së të Bashkimit Evropian ................................................................... 13 3.1.1. Shembulli i fshesave të fuqishme me korrent ................................................................. 14 3.2. Komunikimi i teknikaliteteve të procesit të negociatave.................................................... 15 3.3. Tiparet e një mesazhi të suksesshëm lidhur me negociatat ................................................ 16 3.3.1. I QARTË .......................................................................................................................................... 17 3.3.2. KONSISTENT ................................................................................................................................... 18 3.3.3. UNIK............................................................................................................................................... 18 3.3.4. I VËRTETË ....................................................................................................................................... 19 3.3.5. I RËNDËSISHËM .............................................................................................................................. 19 3.4. Çështjet për diskutim (me gjyshen) ................................................................................... 22 3.5. Rrëfimi .............................................................................................................................. 23 3.6. Këshilla ............................................................................................................................. 24 4. PËRGATITJA PËR INTERVISTËN .................................................................................. 25 4.1. Përpara intervistës ............................................................................................................ 25 4.1.1. Përgatisni dokumentet informuese ................................................................................................ 25 4.1.2. Objektivi......................................................................................................................................... 25 4.2. Gjatë intervistës ................................................................................................................ 26 4.2.1. Kapërcimi ....................................................................................................................... 28 4.2.2. Mos harroni mesazhet tuaja kryesore. ......................................................................................... 29 4.2.3. Përmendni citime të mira dhe mesazhe të strukturuara .............................................................. 29 SHTOJCA – ÇËSHTJET PËR BISEDË ME GJYSHEN .................................. 31 ___________________________________________________________________________3 Mbështetje për Procesin e Pre-Screening për Negociatat e Anëtarësimit të Shqipërisë në BE Rr. Ismail Qemali, Nr. 3, Kati i 2të, Tiranë, Shqipëri T +355 4 2273424/2234365 HYRJE Ky manual mbi komunikimin e procesit të negociatave shërben si një udhëzues i shpejtë i parimeve dhe procedurave kryesore të përgatitjes dhe kryerjes së intervistave të suksesshme në media, përfshirë në televizione, radio, shtyp, Skype, në telefona inteligjentë, etj. Ai ofron shembuj praktikë të jetës reale dhe të mjeteve që u nevojiten personave që merren me komunikimin e negociatave me BE‐në gjatë fushatave të komunikimit. Ai është projektuar për t'u ardhur në ndihmë atyre të zhvillojnë aftësitë e komunikimit bazuar në shembuj të praktikave më të mira, për të rritur profesionalizmin në procesin e negociatave dhe funksionimin e përditshëm të administratës publike shqiptare. Manuali duhet të shihet si një mjet mbështetës për zyrtarët e Marrëdhënieve me Publikun, drejtuesit e grupeve të punës, zëdhënësit dhe zyrtarët e lartë në komunikimin e tyre me median dhe publikun. Ai shërben gjithashtu për të bërë të mundur që këto parime të përhapen më gjerë te kolegët e tjerë që nuk kanë qenë të përfshirë në trajnim ose te ata që duan të përmirësojnë aftësitë e tyre. Ai përmban një mori referencash dhe udhëzimeve të mira që shpresojmë që do të jenë të dobishme për të gjithë në punën e tyre të përditshme. ___________________________________________________________________________4 Mbështetje për Procesin e Pre-Screening për Negociatat e Anëtarësimit të Shqipërisë në BE Rr. Ismail Qemali, Nr. 3, Kati i 2të, Tiranë, Shqipëri T +355 4 2273424/2234365 1. KONTEKSTI I MANUALIT 1.1. Gjendja aktuale e integrimit në Republikën e Shqipërisë Procesi i integrimit në Bashkimin Evropian ka një rëndësi thelbësore për Shqipërinë dhe përbën një pjesë të rëndësishme të strategjisë së zhvillimit të Shqipërisë. Më 27 qershor 2014, Këshilli Evropian i dha Shqipërisë statusin e vendit kandidat. Në prill 2018, Komisioni Evropian dha rekomandimin për hapjen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë. Hapja zyrtare e negociatave për anëtarësim pritet në mesin e vitit 2019. Meqenëse procesi screening mund të fillojë zyrtarisht vetëm pas hapjes së negociatave të anëtarësimit, për ta çuar procesin përpara janë caktuar afate për të ashtuquajturën fazë "pre‐screening" për kapituj të caktuar të acquis‐së nga shtatori i vitit 2018 deri në dhjetor të vitit 2019. Për shkak të riorganizimit të administratës, reduktimi i stafit dhe ndryshimi i shpeshtë i tij kanë patur ndikim veçanërisht te Grupet Ndërinstitucionale të Punës (GNP), të cilat u krijuan në vitin 2009. Këto grupe pritet të jenë strukturat e ardhshme të negociatave. Kuadri ligjor është ende në hartim e sipër, gjë që bën që shumë prej anëtarëve të GNP‐ve të ndjehen të paqartë në lidhje me detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në procesin pre‐screening. Grupet e punës për kapituj specifikë të Acquis‐së duhet të jenë të përgatitur mjaftueshëm për procesin e ardhshëm të negociatave, ndërsa duke pasur parasysh reduktimin e stafit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë (MFE), është e nevojshme të mbështet Ministria për zbatimin e rekomandimeve në lidhje me analizën e strukturës organizative dhe funksioneve të punës. Në këtë logjikë, duhet të sigurohet vazhdimësia e përgatitjeve për 14 kapitujt e acquis‐së nën përgjegjësinë e MFE‐së. Për më tepër, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ), e cila shërben si struktura qendrore koordinuese dhe mbështetëse për këtë proces dhe për grupet e punës, duhet të forcojë aftësitë e saj teknike, standardet dhe udhëzimet e nevojshme për të realizuar me sukses procesin pre‐screening dhe për të negociuar kapituj të caktuar. Në veçanti duhet të rritet vizibiliteti i procesit të integrimit në BE, veçanërisht procesi pre‐screening, në lidhje me aktorët institucionalë të përfshirë dhe publikun më të gjerë. Për pasojë, ky Projekt synon të mbështesë përgatitjet e nevojshme për procesin pre‐screening në aspektin metodologjik dhe procedural. Projekti synon të mbështesë MEPJ‐në për të rritur vizibilitetin mbi procesin përmes këtij manuali dhe trajnimit vijues. ___________________________________________________________________________5 Mbështetje për Procesin e Pre-Screening për Negociatat e Anëtarësimit të Shqipërisë në BE Rr. Ismail Qemali, Nr. 3, Kati i 2të, Tiranë, Shqipëri T +355 4 2273424/2234365 1.2. Opinioni publik për integrimin e Shqipërisë Sondazhi i fundit i opinionit i realizuar nga Ipsos Public Affairs, i kontraktuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Shqipërisë "Perceptimi Publik Shqiptar mbi BE‐në"1 në mars të vitit 2019 tregon se qytetarët shqiptarë mbështesin në vazhdimësi BE‐në dhe integrimin evropian të vendit. Në përgjithësi, ndjenja e përgjithshme pro Bashkimin Evropian mbështetet nga 88 përqind e popullsisë, ndërsa opinioni negativ është vetëm 4 përqind. Mbështetja për anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë në BE raportohet në nivelin 92.6 përqind. Nga ana tjetër, qytetarët e Shqipërisë janë kryesisht të interesuar për fushat e punësimit, zhvillimin ekonomik, udhëtimin pa viza dhe standardet më të mira të jetesës, duke treguar që këto fusha luajnë një rol shumë të madh në perceptimin e publikut për BE‐në dhe atë që sjell procesi i integrimit. Në këtë kuadër, do të ishte thelbësore të kuptohet se këto fusha duhet të trajtohen me kujdes dhe seriozisht nga zyrtarët përgjegjës për transmetimin e mesazheve publike në procesin e negociatave. 1 https://eeas.europa.eu/delegations/albania/62080/albanian‐public‐perception‐eu‐opinion‐poll‐ipsos‐public‐ affairs‐commissioned‐eu‐delegation_en ___________________________________________________________________________6 Mbështetje për Procesin e Pre-Screening për Negociatat e Anëtarësimit të Shqipërisë në BE Rr. Ismail Qemali, Nr. 3, Kati i 2të, Tiranë, Shqipëri T +355 4 2273424/2234365 Për më tepër, sondazhi tregon se korrupsioni, punësimi, rritja e nivelit të pagave, reforma në drejtësi, lufta kundër krimit të organizuar dhe stabiliteti ekonomik janë kushtet më të rëndësishme për t’u përmbushur nga vendi për t’u anëtarësuar në BE. 58.5 përqind janë të mendimit se Shqipëria ishte e gatshme të fillonte negociatat në qershor të vitit 2019, ndërsa 35.8 kishin një mendim negativ në lidhje me këtë mundësi. Kur u pyetën për datën e mundshme të anëtarësimit në BE, 10 përqind u shprehën për vitin 2019, dhe 11 përqind për vitin 2020; gjë që tregon një mungesë të qartë të të kuptuarit të procesit të anëtarësimit. 14 përqind e të anketuarve përmendën vitin 2025, ndërsa i njëjti numër tha se Shqipëria nuk do të hyjë kurrë në BE. Kjo tregon nevojën për të punuar me publikun për të kuptuar më mirë procesin e negociatave dhe datën e anëtarësimit. Përkundër nga sa më lart, të anketuarit u shprehen se janë mirë dhe shumë mirë të informuar për BE‐në (në masën 53 përqind), me 9 përqind që ndjehen të painformuar fare, 37 përqind pak të informuar. Për arsyet e mosinformimit ata thonë se nuk kanë interes, ndërkohë që informacioni i kufizuar mbi temën dhe mosndjekja e lajmeve qëndrojnë në krye të listës. ___________________________________________________________________________7 Mbështetje për Procesin e Pre-Screening për Negociatat e Anëtarësimit të Shqipërisë në BE Rr. Ismail Qemali, Nr. 3, Kati i 2të, Tiranë, Shqipëri T +355 4 2273424/2234365 Në fund, sondazhi tregon se shumica e të anketuarve e marrin informacionin për situatën në BE dhe marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe BE‐së nga televizioni (85 përqind e të anketuarve), bisedat me miqtë dhe të afërmit (47 përqind), rrjetet sociale (35 përqind) dhe media në internet dhe portalet e lajmeve (35 përqind). Në të njëjtën kohë, ata shprehen se duan më shumë informacion mbi efektet e anëtarësimit mbi situatën ekonomike dhe standardet e jetesës; mbi sistemin e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale në BE; informacion mbi atë çfarë ka negociuar Shqipëria me BE‐në, informacion mbi koston e anëtarësimit në BE për buxhetin e shtetit, pasojat politike të anëtarësimit, flukset e fondeve të BE‐së dhe si të aplikojnë për to etj. Sondazhi tregon qartë se ekziston një hapësirë dhe interes i madh për komunikim më të mirë, më të harmonizuar dhe më të orientuar drejt përmbajtjes së procesit të anëtarësimit në BE. Në këtë kuadër, Manuali dhe aftësitë që mund të zhvillohen për të komunikuar më mirë negociatat mund të ofrojnë një mjet shumë të dobishëm për përmirësimin e situatës kur bëhet fjalë për perceptimin e publikut shqiptar për procesin e përgjithshëm të anëtarësimit dhe se çfarë sjell ai për qytetarët. 1.3. Roli i MEPJ‐së ___________________________________________________________________________8 Mbështetje për Procesin e Pre-Screening për Negociatat e Anëtarësimit të Shqipërisë në BE Rr. Ismail Qemali, Nr. 3, Kati i 2të, Tiranë, Shqipëri T +355 4 2273424/2234365 Me mbështetjen e këtij projekti, MEPJ‐ja tashmë ka filluar përgatitjen dhe shpërndarjen e informacionit mbi procesin pre‐screening, kryesisht me anë të njoftimeve për shtyp pas takimeve shpjeguese për kapituj të caktuar. Ajo ka përgatitur gjithashtu edhe një broshurë informative mbi negociatat e anëtarësimit dhe procesin pre‐screening. Sidoqoftë, MEPJ ka ka nevojë për ndihmë të mëtejshme për të përmirësuar cilësinë e instrumenteve të zgjedhura të komunikimit për të siguruar më shumë akses për to dhe për të monitoruar rezultatet e pritshme. Ekziston po ashtu nevoja për të patur një koncept të qartë për zgjerimin e instrumenteve të komunikimit. Ato së pari, duhet të konceptohen për të informuar në përgjithësi mbi procesin e anëtarësimit në BE dhe, së dyti, për të dhënë informacione specifike mbi procesin pre‐screening. Grupet e synuara duhet të jenë si strukturat e brendshme/aktorët institucionalë të përfshirë në proces, dhe ato të jashtme (akademia, komuniteti i biznesit, donatorët, palët e tjera të interesit dhe shoqëria në përgjithësi). Informacioni mbi procesin komunikohet herë pas here përmes faqes së internetit të MEPJ‐së dhe rrjeteve sociale (kryesisht Facebook‐ut, Tweeter‐it dhe Instagram‐it). Aktualisht, MEPJ disponon një nënseksion brenda faqes së saj zyrtare, i cili i dedikohet integrimit evropian, ndërsa informacioni lidhur me procesin publikohet në kanalet e përzgjedhura të komunikimit në mënyrë të shpërndarë dhe pa një strukturë dhe sekuencë të përcaktuar. Gjithashtu, mungon një strukturë e përcaktuar lidhur me rolet dhe përgjegjësitë në lidhje me mbledhjen, përpilimin, administrimin dhe shpërndarjen e informacionit përmes kanaleve të lartpërmendura të komunikimit. Pavarësisht kësaj, janë bërë përpjekje për dizenjimin e një nënfaqeje të re të dedikuar për proceset e integrimit evropian, duke u përqendruar posaçërisht te pre‐screening, faqe e cila do të mësojë nga pikat e forta dhe të dobëta të faqes aktuale të MEPJ‐së dhe do të mbështetet te praktikat më të mira të vendeve anëtare dhe/ose të vendeve fqinje të cilët janë në proces të negociatave të anëtarësimit. Pra, MEPJ duhet të zhvillojë një nënfaqe, e cila ofron informacione të përgjithshme për integrimin në BE dhe informacione të posaçme për pre‐ screening në një mënyrë të orientuar drejt përdoruesit. Për më tepër, MEPJ‐së i nevojitet një koncept për promovimin e kësaj nënfaqeje, çka dëshmon kompetencën e MEPJ‐së për të siguruar informacion të gjerë për të gjitha çështjet e anëtarësimit në BE. Promovimi duhet të përdorë të gjitha mjetet e përshtatshme të komunikimit, p.sh. njoftime për shtyp, fletëpalosje, postera, postën elektronike, letër‐njoftime elektronike, median sociale etj. Së fundi, MEPJ ka bërë përpjekje për t’u siguruar strukturave të negociatave udhëzimet e nevojshme metodologjike për kryerjen e shqyrtimit analitik paraprak të legjislacionit (pre‐ screening). Megjithatë, ministritë e linjës dhe autoritetet e përfshira shpërndajnë ___________________________________________________________________________9 Mbështetje për Procesin e Pre-Screening për Negociatat e Anëtarësimit të Shqipërisë në BE Rr. Ismail Qemali, Nr. 3, Kati i 2të, Tiranë, Shqipëri T +355 4 2273424/2234365 informacione (p.sh. për takimet shpjeguese) me iniciativën e tyre dhe pa u konsultuar më parë me MEPJ‐në, si koordinatori i vetëm kombëtar për integrimin evropian. Rreziqet e moskoordinimit, keqinformimit, mungesës së saktësisë dhe gjëra të tilla të ngjashme, vazhdojnë të ekzistojnë në peizazhin aktual të komunikimit. Prandaj, MEPJ kërkon një koncept për krijimin e një linje të centralizuar komunikimi për realizimin e informimit mbi procesin, i cili siguron një nivel minimal koordinimi midis MEPJ‐së dhe zyrave/zyrtarëve përkatës të shtypit, ose zyrtarëve të përfshirë në ministritë e linjës, dhe/ose autoriteteve të tjera përgjegjëse dhe parashikon udhëzime dhe monitorim lidhur me çështjet e komunikimit, formatet dhe kanalet e komunikimit. ___________________________________________________________________________ 10 Mbështetje për Procesin e Pre-Screening për Negociatat e Anëtarësimit të Shqipërisë në BE Rr. Ismail Qemali, Nr. 3, Kati i 2të, Tiranë, Shqipëri T +355 4 2273424/2234365 2. PËRCAKTIMI I OBJEKTIVAVE PËR KOMUNIKIMIN E NEGOCIATAVE Njerëzit që merren me komunikim duhet të mendojnë në mënyrë strategjike për të komunikuar me publikun mbi negociatat, pasi komunikimi paraqet një mundësi të shkëlqyeshme për të përçuar mesazhe te publiku dhe shumë shpesh këto vijnë pas artikujve të lajmeve të tjera. Për të maksimizuar suksesin e përçimit të këtyre mesazheve, duhet të përcaktohen objektiva të qarta për intervistat në media. Objektivat e komunikimit mediatik duhet të futen në një tablo dhe strategji më të gjerë të përcaktuar për institucionin, si dhe ju duhet të zgjidhni mjetet tuaja të komunikimit me shumë mençuri. Është thelbësore të jeni transparent kur bëhet fjalë për trajtimin e mediave dhe sigurimin e informacionit të nevojshëm. Komunikimi nuk duhet të përbëhet vetëm nga dhënia e intervistave, deklaratave, njoftimeve për shtyp ose informacionit sepse ka një ngjarje, një konferencë ose thjesht sepse ai kërkohet nga një media e caktuar. Komunikimi duhet të planifikohet me kujdes, të menaxhohet nga këndvështrimi i kohës dhe rëndësisë së mesazheve që dëshironi të jepni. Sigurisht, do të ketë raste të shumta kur media do të kërkojë intervista të shpejta ose një deklaratë në përgjigje të rrethanave të caktuara, por ju duhet të shqyrtoni se si kjo përputhet në strategjinë tuaj për çështjet që ju i konsideroni të rëndësishme. Disa intervista planifikohen si rezultat i një kërkese për botim, ose program; të tjera do të zhvillohen sepse keni ftuar një kryeredaktor ose një gazetar për t’u takuar me personin përgjegjës për komunikimin. Në të dyja rastet duhet të keni një qëllim në mendje, i cili duhet të justifikojë kohën dhe përpjekjen tuaja dhe të të intervistuarit. Prandaj është thelbësore t’i përgatisni, informoni dhe trajnoni personat që komunikojnë me median. Intervistat janë, për shembull, një mundësi e shkëlqyeshme për të filluar një fushatë, për të rritur ndërgjegjësimin, për të ndërtuar koalicione me persona të interesuar, për t'ju përgjigjur kritikave, ose për të mbrojtur pozicionin e institucionit tuaj. Qëllimi i çdo interviste duhet të jetë bërja bashkë e përgjigjes së interesit specifik të gazetarit me mesazhet kryesore që keni planifikuar për ministrinë tuaj dhe, nëse është e mundur, zgjerimi i fushës së intervistës duke prezantuar dy ose tre mesazhe të tjera kryesore me fakte mbështetëse dhe ilustrime. Pra, pasja e një strategjie komunikimi, ose e një strategjie të përgjithshme për të gjithë procesin e negociatave, ose e një strategjie për një institucion të veçantë, do të ishte një instrument shumë i rëndësishëm dhe i dobishëm për punë tuaj! Nëse nuk është e mundur ___________________________________________________________________________ 11 Mbështetje për Procesin e Pre-Screening për Negociatat e Anëtarësimit të Shqipërisë në BE Rr. Ismail Qemali, Nr. 3, Kati i 2të, Tiranë, Shqipëri T +355 4 2273424/2234365 të hartoni një strategji, ju mund të punoni me një plan operacional ku jepen mesazhet kryesore, kanalet e komunikimit dhe kuadri kohor. Përpara se të përgatiteni për intervistë duhet t’i bëni vetes disa pyetje, si edhe duhet të keni parasysh disa këshilla. Të kesh përgatitje të mirë do të thotë të kesh qasjen e duhur metodologjike ndaj punës tënde dhe të marrësh parasysh të gjithë elementët e nevojshëm ndërsa ndërtoni qasjen e komunikimit lidhur me këtë çështje. Më poshtë jepen disa nga pikat kryesore: KUJT PO I DREJTOHENI 1. Kujt po i drejtoheni dhe sa/çfarë dini për të; 2. Çfarë doni të thoni ekzaktësisht dhe si do e kuptoni nëse e thatë atë që donit të thoni?; 3. Përpara se të bëni një deklaratë të rëndësishme, mos ngurroni të shkruani disa teza (kujtesë); 4. Mund të jepni deri në dy mesazhe – më shumë se kaq ndikon te të kuptuarit të mesazhit; MESAZHET ‐ ÇFARË TË THUASH DHE SI TA THUASH 1. Jepni informacion ‐ fakte – shembuj; 2. Interpretoni pikat për të cilat po flisni dhe në këtë mënyrë do të thoni më shumë rreth mesazheve tuaja; 3. Kur është e mundur, bëni një krahasim dhe më pas plotësoni deklaratën tuaj; 4. Bëni kujdes me gjuhën që përdorni – mesazhi lexohet/shihet/dëgjohet nga audienca të ndryshme, mosha të ndryshme dhe persona me nivele të ndryshme arsimi ‐ është e rëndësishme që ta kuptoni këtë gjë; 5. Media e ka "përmbytur" mjaftueshëm publikun me interpretimet e veta ‐ kështu që dërgoni një mesazh TË QARTË. PËRGATISNI MESAZHET 1. Pse është i interesuar publiku dhe media për historinë tuaj; 2. Çfarë mund t'u ofroni mediave lidhur me punën që bëni lidhur me negociatat? Si mund ta bëni median të ketë interes; 3. Si mund t’i përktheni detajet e shumta teknike të acquis‐së në një histori të gjallë dhe interesante në lidhje me ato që kanë rëndësi për njerëzit; ___________________________________________________________________________ 12 Mbështetje për Procesin e Pre-Screening për Negociatat e Anëtarësimit të Shqipërisë në BE Rr. Ismail Qemali, Nr. 3, Kati i 2të, Tiranë, Shqipëri T +355 4 2273424/2234365 4. Cilën pjesë të jetës së njerëzve dëshironi të ndryshoni dhe në cilën mënyrë; 5. Bëni kujdes që të përzgjidhni mesazhe që e japin të qartë pikëpamjen tuaj në një mënyrë që gjykohet si bindëse nga palët e interesit, tërheqëse dhe e rëndësishme për jetën dhe interesat e tyre; 6. Instrumenti i mëposhtëm është i dobishëm për fillimin e procesit të zhvillimit të mesazheve në nivelin strategjik. 3. KOMUNIKIMI I NEGOCIATAVE ME BE‐në Duke qenë se jeni i/e përfshirë në negociatat komplekse, të gjata dhe tepër kërkuese midis Tiranës dhe Brukselit, komunikimi i procesit do të marrë pjesën më të madhe të viteve të ardhshme të karrierës tuaj/suaj dhe detyrave të përditshme që do të kryeni. Ky proces është kryesisht teknik, administrativ dhe burokratik, pasi përfshin shumë përshtatje të legjislacionit, zhvillim kuadri strategjik, si edhe të kapaciteteve administrative. Ka disa piketa dhe njoftime që ia vlejnë të përbëjnë lajm, siç është hapja e një kapitulli, ose mbyllja e tij, por pjesa më e madhe e punës qëndron diku në mes dhe nuk përbën lajm. Ajo çfarë duhet të themi për kapituj të veçantë në një mënyrë interesante për median, është dhënia e mesazhit të saktë që është me interes për qytetarin. Përgatitja për komunikimin me dhe përmes mediave ka të bëjë me të kontrolluarin që pikat dhe shembujt e bisedave tona të jenë relevante, të dobishme dhe interesante për shikuesit dhe lexuesit. Mos harroni se bëhet fjalë për mesazhe shumë të mëdha apo shumë lokale. Si kanë ndikim mesazhet tuaja te shikuesit apo lexuesit? Cilat janë shqetësimet e tyre? Pse duhet të jenë ata të interesuar? 3.1. Komunikimi i acquis‐së të Bashkimit Evropian Komunikimi i acquis‐së të Bashkimit Evropian është sfidë, madje edhe për median dhe publikun që janë përgjithësisht pro anëtarësimit. Kjo vjen pjesërisht për shkak të natyrës së lajmeve, por edhe të asaj që është me interes për qytetarët të cilët kanë një mori interesash, shqetësimesh dhe niveli njohurish. Më shumë se 200.000 faqe tekstesh ligjore të BE‐së e bëjnë këtë ushtrim jashtëzakonisht të vështirë. Nga ana tjetër, duke qenë se procesi është mjaft i gjatë, komunikimi i asaj me të cilën "Shqipëria po harmonizohet me të vërtetë" do të dalë në pah pothuajse vazhdimisht pasi qytetarët do të pyesin se çfarë lloj ndryshimi sjell ky legjislacion i ri mbi ta. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian ka të bëjë me ndryshimin. Sidoqoftë, legjislacioni rrallë ndodh të jetë i denjë për lajm, nëse jepet i veçuar. Mënyra se si legjislacioni i prek qytetarët, bizneset, shkollat, spitalet përbën lajm, pasi neve na pëlqen të lexojmë histori për njerëzit. ___________________________________________________________________________ 13 Mbështetje për Procesin e Pre-Screening për Negociatat e Anëtarësimit të Shqipërisë në BE Rr. Ismail Qemali, Nr. 3, Kati i 2të, Tiranë, Shqipëri T +355 4 2273424/2234365 Kur gjërat na prekin ne, jemi posaçërisht të interesuar dhe kjo duhet të jetë kryefjala e qasjes tuaj kur flitet për shpjegimin e përmbajtjes së legjislacionit të BE‐së. Legjislacioni është gjithçka për Bashkimin Evropian. Për këtë arsye janë institucionet e BE‐së dhe ne kemi dhënë dakordësinë tonë për të dhënë pjesë të sovranitetit. Ne e dimë që ka shumë përfitime nga ky proces, por media ka radarë shumë të mirë kur bëhet fjalë për ekspozimin e paaftësive, shpërdorimeve dhe marrëzive flagrante. 3.1.1. Shembulli i fshesave të fuqishme me korrent Legjislacioni kryesor në këtë fushë është Direktiva 2009/125/EC, datë 21 tetor 2009, e cila krijon një kuadër për përcaktimin e kërkesave për ekodizajnin për produkte të lidhura me energjinë (PDF këtu). Ky legjislacion u miratua përmes përdorimit të procedurës së zakonshme legjislative, çfarë do të thotë që Parlamenti Evropian kishte kompetenca të barabarta ligjore me Këshillin për të vendosur për të. Më pas, ky legjislacion i jep Komisionit kompetenca për të zbatuar parimet e ekodizajnit për të gjitha llojet e mallrave që mbulojnë gjëra të tilla si pajisjet elektronike aksesore, ventilatorët industrialë dhe pompat e ujit, përfshirë këtu edhe fshesat me korrent. Legjislacioni për fshesat me korrent është Rregullorja e Komisionit (BE) Nr. 666/2013, datë 8 korrik 2013, e cila zbaton Direktivën 2009/125/EC e Parlamentit Evropian dhe të Këshillit në lidhje me kërkesat ekodizajn për fshesat me korrent. Gjëja e rëndësishme që duhet të theksohet këtu është se ky legjislacion vetëm për fshesat me korrent nuk i nënshtrohet procedurës së zakonshme legjislative. Në këtë rast, Komisioni veproi me iniciativë të vetën. Komisioni Evropian besonte se rregullat e reja çonin në fshesa me korrent më të mira për konsumatorët2. Megjithatë, kjo pjesë e legjislacionit u mbulua shumë negativisht në media duke thënë se KE‐ja po merrte rol shumë të rëndësishëm tani edhe në përcaktimin e llojit të fshesave me korrent që duhet të blinin dhe të përdornin konsumatorët. Komponenti ekologjik nuk u theksua sa duhet dhe humbi në tërë debatin mbi kufijtë e ndërhyrjes së KE‐së në jetën e qytetarëve. Shembuj të lajmeve të mbuluara nga shtypi i Mbretërisë së Madhe: Kanë mbetur vetëm gjashtë ditë përpara hyrjes në fuqi të rregullores së re të BE‐së për fshesat me korrent, e cila ndalon shitjen e fshesave me korrent me motorë më të fuqishëm se 900W. A ju duhet të blini një fshesë të re me korrent këtë fundjavë? Rregullat e e reja për etiketimin e energjisë për fshesat me korrent do ta ulin nivelin e voltazhit nga 1,600W në 900W për çdo fshesë me korrent të prodhuar ose të shitur në BE. Rregullorja prezanton po ashtu edhe kufizime të reja lidhur me 2 Zëdhënësja e Komisionit Evropian për Energjinë, Marlene Holzner deklaroi se : "Si rezultat i rregulloreve të reja të ekodizajnit dhe etiketimit të BE‐së, konsumatorët do të përfitojnë gjithashtu fshesa me korrent me të mira. Në të shkuarën, nuk ka patur legjislacion për fshesat me korrent dhe kompanitë mund të shisnin fshesa me korrent me performancë të dobët”. ___________________________________________________________________________ 14 Mbështetje për Procesin e Pre-Screening për Negociatat e Anëtarësimit të Shqipërisë në BE Rr. Ismail Qemali, Nr. 3, Kati i 2të, Tiranë, Shqipëri T +355 4 2273424/2234365 zhurmën e fshesave të reja, duke e kufizuar atë në 80dB, dhe parashikon kërkesa minimale për rezistencën. Për më shumë mbi ndryshimet, mund t’i drejtoheni udhëzuesit tonë mbi ndalimin e fshesave me korrent të vitit 2017. Ndryshimet janë të diskutueshme. Drejtori i Sebo UK, Justin Binks, është shprehur se ai beson se etiketa e re për energjinë është e dëmshme për konsumatorët dhe thuhet se disa shitës me pakicë kanë mbledhur stok të fshesave të fuqishme me korrent duke i paraprirë rritjes së kërkesës për to. Por çështja që shtrohet është: a ju duhet të vraponi dhe të blini një fshesë me korrent me fuqi 1,600W përpara se ato të mbarohen, apo fshesat me kapacitet 900W janë më se të mjaftueshme për pastrim special?3 Tweet nga Derek Clark, Deputet i Parlamentit Evropian i UKIP, i cili ankohet se “BE‐ja tani po merret me fshesat tona me korrent”. Siç mund ta shohim nga ky shembull, dhe ka mjaft shembuj të tillë, legjislacioni i BE‐së sulmohet me arsyetimin se është i tepërt, tepër i ndërlikuar, teknik, i panevojshëm etj. E gjithë fushata e komunikimit të BE‐së në rastin në fjalë i keqmenaxhoi pritshmëritë dhe nuk e trajtoi çështjen nga këndvështrimi i duhur. Për më tepër, ka një pakënaqësi në rritje lidhur me sasinë e legjislacionit të nxjerrë në nivelin e BE‐së dhe ju duhet të jeni të përgatitur për t'u marrë me këtë. Sidomos kur sqaroni se pse gjërat me të cilat njerëzit janë mësuar po ndryshojnë për shkak të përafrimit me acquis‐në e Bashkimit Evropian. Problemi juaj në këtë rast do të jetë gjithashtu edhe përmbajtja e zgjidhjeve legjislative, të cilat ju duhet t’i komunikoni në mënyrën të tillë që t’u shpjegoni qytetarëve shqiptarë që ata duhet të përshtaten me rregullat që aktualisht aplikohen nga 500 milion qytetarë të BE‐së. Komunikimi për BE‐në duhet të jetë në lidhje me qytetarin dhe nevojat e tij/saj, pra qytetari duhet të jetë në qendër të interesit tuaj. 3.2. Komunikimi i teknikaliteteve të procesit të negociatave Siç u tha, problemi nuk qëndron vetëm te përmbajtja që ju duhet t'i komunikoni publikut. Ai përfshin gjithashtu edhe procesin e gjatë dhe teknik të negociatave, i cili është plot me gjuhë administrative. Nuk është e lehtë të kesh interesin e medias dhe publikut për diçka që ka të bëjë me 66 takime të veçanta të grupeve të punës për kapitujt e anëtarësimit dhe zyrtarët e Komisionit Evropian në secilin kapitull të veçantë të acquis‐së, që quhen ndryshe takime dypalëshe dhe shpjeguese. Vetë fakti që do të duhet të prezantoni fjalë të reja (të tilla si screening‐ shqyrtimi analitik i legjislacionit, benchmark‐ piketa , track record‐ tregues performance, etj.) në gjuhën tuaj flet për natyrën problematike të çështjes dhe sa e vështirë është për t’i bërë praktike dhe të kapshme këto mesazhe për qytetarët e thjeshtë. 3 Për më tepër, lexoni në adresën: https://www.which.co.uk/news/2017/08/eu‐vacuum‐cleaner‐ban‐2017‐ everything‐you‐need‐to‐know/ ___________________________________________________________________________ 15 Mbështetje për Procesin e Pre-Screening për Negociatat e Anëtarësimit të Shqipërisë në BE Rr. Ismail Qemali, Nr. 3, Kati i 2të, Tiranë, Shqipëri T +355 4 2273424/2234365 Nëse ju për shembull keni një takim shpjegues për kapitullin 10 “Shoqëria e Informacionit dhe Media” dhe ju duhet ta prezantoni këtë para publikut, informacione të tilla se sa vetë ishin të pranishëm, kush e kryesoi mbledhjen dhe delegacionet, sa zgjati takimi dhe cilët ishin titujt dhe nëntitujt e pikave specifike në rendin e ditës, të gjitha këto do të kishin pak vlerë për publikun. Media, edhe nëse e transmeton këtë lloj informacioni, do ta bënte këtë gjë vetëm nëse do t'ua shërbenit mesazhin gati. Por ky informacion nuk përbën lajm ose nuk mund të jetë interesant për publikun më të gjerë. Për ta bërë këtë informacion më tërheqës, duhet të shkoni te përmbajtja. Duhet të flisni për çështjet që e prekin marrësin e informacionit. Çfarë është me interes për ta? A i prek ky informacion perspektivat e njerëzve në të ardhmen, a mendojnë ata se ky takim do t’i ndryshonte gjërat në Shqipëri? Prandaj, një ide do të ishte të shpjegonit mënyrën se si digjitalizimi, si pjesë integrale e Kapitullit 10, do të ndryshonte cilësinë e sinjalit për popullsinë, ose, për shembull, se si autonomia dhe pavarësia e rregullatorit të mediave elektronike do të përmirësohej më tej përmes procesit të negociatave për këtë kapitull dhe, për pasojë, qytetarët do të përfitonin më shumë nga shteti i së drejtës, nga rregullat, standardet më të mira të gazetarisë dhe mbikëqyrja mbi punën e mediave elektronike. Këto duhet të jenë mesazhet kryesore që duhet të jepni dhe mbi bazën e të cilave të ndërtoni strategjinë tuaj të komunikimit. 3.3. Tiparet e një mesazhi të suksesshëm lidhur me negociatat Çështjet kryesore për t’u mbajtur parasysh: 1. Me kë po flisni (me qytetarët, me një publik profesionist, median …) 2. Çfarë dëshironi të thoni/çfarë objektivash dëshironi të arrini: mbështetje domethënëse nga BE‐ja për forcimin e infrastrukturës, ose përmirësimin e eficencës. 3. Si të formulojmë një mesazh, për shembull investimet për infrastrukturën e gjykatave nën Kapitullin 23: Ndërtimi i gjykatave të reja rrit numrin e sallave të gjyqit; për pasojë numri më i madh i sallave të gjyqit çon në më shumë ditë gjykimi ‐ kjo çon në procese gjyqësore më të shkurtra, pra në reduktimin e çështjeve të prapambetura, i cili është edhe objektivi fundor i një drejtësie më efikase dhe i drejtësisë në dispozicion të qytetarëve. E thënë më thjeshtë, kjo do të thotë që nuk do të kemi me çështje gjyqësore që presin 10 vjet për t’u gjykuar, sepse çdo gjyqtar do të ketë sallën e vet të gjyqit dhe mund t’i organizojë proceset gjyqësore rregullisht, etj.). KUR SHKRUANI ___________________________________________________________________________ 16 Mbështetje për Procesin e Pre-Screening për Negociatat e Anëtarësimit të Shqipërisë në BE Rr. Ismail Qemali, Nr. 3, Kati i 2të, Tiranë, Shqipëri T +355 4 2273424/2234365 1. 2. 3. 4. 5. 6. Shmangni vendet e përgjithshme dhe “hyrjet prej eksperti”; Jini të drejtpërdrejtë në atë që doni të shprehni; Gjuha duhet të jetë e thjeshtë dhe e kuptueshme dhe mesazhi duhet të jetë i qartë; Shmangni shprehjet frazeologjike, klishetë dhe simbolet; Mbajini fjalitë e shkurtra dhe termat e qartë; Shmangni parantezat, shprehjet në latinisht dhe gjuhën profesionale. DHËNIA E DEKLARATAVE PËR GAZETARËT 1. 2. 3. 4. Kufizojini përgjigjet/deklaratat tuaja në maksimumi 20 deri në 30 sekonda; Përsëriteni thelbin e mesazhit tuaj për të rritur shanset që ai të bëhet tema kryesore; Mos përdorni fraza të tilla si "siç thashë më sipër ..."; Nëse flisni me disa gazetarë, mos ju drejtoni atyre individualisht (kjo do t'i pengojë të tjerët të përdorin deklaratën tuaj); 5. Shihni në sy gazetarin që bën pyetjen; 6. Ngadalësoni ritmin; mos flisni pa u menduar; 7. Mbajeni veten të tërhequr dhe të qetë, pavarësisht sa intensive janë çështjet. Mesazhi që jepni mund të përcaktohet dhe të përmirësohet më tej duke u kujdesur që ai të jetë: 1. 2. 3. 4. 5. I QARTË KONSISTENT UNIK I VËRTETË I RËNDËSISHËM 3.3.1. I QARTË ‐ Qytetarëve u ka ardhur në majë të hundës me qindra mesazhe të ndryshme çdo ditë, veçanërisht brenda procesit të integrimit, i cili është i gjatë dhe shumë i gjerë. Midis tyre është mesazhi juaj i fushatës për të sjellë më pranë atë që ju bëni gjatë negociatave. Nëse mesazhi juaj përbëhet nga shprehje të huaja ose tepër profesionale, nëse është i gjatë, i ndërlikuar, burokratik e konfuz, qytetarët nuk do ta shquajnë atë, ose nuk e veçojnë atë nga mesazhe të tjera dhe nuk do ta pranojnë atë asnjëherë. Gjuha në mesazh duhet të jetë e përshtatur për një qytetar mesatar, nëse fushata synon t’i drejtohet kësaj kategorie. Bëjeni të qartë se çfarë doni të transmetoni në lidhje me atë që bëni dhe pse e bëni. ___________________________________________________________________________ 17 Mbështetje për Procesin e Pre-Screening për Negociatat e Anëtarësimit të Shqipërisë në BE Rr. Ismail Qemali, Nr. 3, Kati i 2të, Tiranë, Shqipëri T +355 4 2273424/2234365 Shembull i mirë: “Hapja e Kapitullit 3 për shërbimet sjell mundësi për kompanitë shqiptare të cilat ofrojnë shërbime për të gjetur tregje të reja në BE.” Shembull i keq: “Përmes hapjes së Kapitullit 3 (E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime) Shqipëria do të përafrojë sistemin e saj juridik vendas me acquis‐në për të siguruar të drejtën e themelimit të personave fizikë dhe juridikë të BE‐së në çdo shtet anëtar, si dhe lirinë për të ofruar shërbime ndërkufitare.” 3.3.2. KONSISTENT ‐ Ky tipar i mesazhit nënkupton vlerën e tij të përsëritur. Një qytetar mesatar e regjistron një mesazh vetëm pasi e dëgjoi disa herë. Kjo është arsyeja pse ju duhet të vazhdoni të përsërisni mesazhin në mënyrë që qytetarët ta mbajnë mend atë, ta lidhin atë me ju dhe, në fund, ta pranojnë atë si tuajin. Nëse e përmendni mesazhin vetëm ndonjë herë, qytetarët nuk do të lidhen me të. Në rastet kur personat më të spikatur të organizimit të fushatës, deklaratat e të cilëve monitorohen nga afër nga qytetarët, e përmendin mesazhin rrallë, ose nëse nuk ka konsistencë midis mesazheve të ndryshme në periudha të ndryshme, atëherë situata bëhet më kritike. Prandaj, mbajtja e shënimeve lidhur me çfarë thuhet është thelbësore dhe ju duhet të planifikoni burime për këtë gjë. Shembull i mirë: "Shqipëria do ta përfundojë procesin e aderimit pasi të jetë harmonizuar dhe e përgatitur plotësisht për anëtarësim. Ne nuk po rendim pas afateve, por po punojmë për përmirësimin e cilësinë e jetës së qytetarëve tanë përmes procesit të negociatave ”. Shembull i keq: “Ne do ta përfundojmë procesin e negociatave në vitin 2025”, “Ne do të jemi gati për anëtarësim në vitin 2022”, “Shqipëria do të bëhet pjesë e BE‐së në vitin 2027”. 3.3.3. UNIK ‐ Mesazhi juaj duhet të jetë i ndryshëm nga ai i të tjerëve që merren me të njëjtat tema. Ai nuk duhet të përmbajë deklarata të përgjithshme, por sugjerime konkrete për zgjidhjen e problemeve ose për ndryshime pozitive për qytetarin në fushën për të cilën jeni përgjegjës. Shembull i mirë: "Puna jonë në fushën e rrjeteve transevropiane ka sjellë më shumë se 250 milion euro në infrastrukturën shqiptare dhe u ka mundësuar qytetarëve tanë të udhëtojnë 2 orë më shpejt në portin e Igumenicës në Greqi". ___________________________________________________________________________ 18 Mbështetje për Procesin e Pre-Screening për Negociatat e Anëtarësimit të Shqipërisë në BE Rr. Ismail Qemali, Nr. 3, Kati i 2të, Tiranë, Shqipëri T +355 4 2273424/2234365 Shembull i keq: "Infrastruktura është thelbësore për procesin e modernizimit të Shqipërisë dhe bajpasi përbën një element thelbësor për Korridorin Panevropian VIII. Angazhimi ynë për këtë projekt është sinjali më i mirë që Banka e Bashkimit Evropian, në bashkëpunim të ngushtë me Komisionin Evropian dhe financues të tjerë, e mbështesin fuqimisht vendin brenda Kuadrit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor ”. 3.3.4. I VËRTETË ‐ Shumë vetë mendojnë se një mesazh i mirë është një gënjeshtër e paketuar bukur. Jeta dhe historia janë plot me shembuj që dëshmojnë se nuk ia vlen të gënjesh. Qytetarët, kur e zbulojnë gënjeshtrën, nuk do t’jua falin kurrë. Mos bëni premtime që nuk janë realiste. Shembull i mirë: “Të jesh në BE do të thotë çmime më të lira, duke e bërë më të përballueshme të vendosësh ushqim në tryezë, ose t’i hedhësh karburant makinës, të jep mundësinë të lësh më shumë para mënjanë për një depozitë për të blerë një shtëpi, për të krijuar familje, apo qoftë edhe për të bërë një palë pushime. Të jesh në BE do të thotë të paguash më pak për të bërë pazarin e javës, por edhe çmime më të lira për karburantin, faturat e energjisë, fluturimet dhe tarifat roaming (Burimi: Thesari). Konkurrenca midis bizneseve në të gjithë tregun e vetëm të BE‐së nënkupton çmime më të ulëta për mallrat që blini, duke i kursyer familjes suaj rreth 350 paund në vit (Burimi: London School of Economics), që do të thotë më shumë para në xhep dhe më shumë siguri për familjen tuaj ”. Shembull i keq: "Ideja për të shpenzuar miliona në javë për Shërbimin Kombëtar të Shëndetit në vend të BE‐së ishte vetëm "aspiratë", pavarësisht sloganit të shkruar me shkronja masive në anën e autobusit të fushatës "Voto për t’u larguar”, duke sugjeruar që 350 milion paund në javë mund të devijoheshin nga BE‐ja për te Shërbimi Kombëtar i Shëndetit. Propozimi specifik i fushatës “Voto për t’u larguar” në fakt ishte shpenzimi i 100 milion paundëve në javë për Shërbimin Kombëtar të Shëndetësisë. Gjatë fushatës së Referendumit për BE‐në, shumë të tjerë thanë gjithashtu se ishte e pavërtetë që një Britani pas Brexit do të kishte 350 milion paund në javë në dispozicion për të shpenzuar për Shërbimin Kombëtar të Shëndetësisë". 3.3.5. I RËNDËSISHËM ‐ Për të krijuar një mesazh të suksesshëm, është e nevojshme të bëni një hulumtim paraprak për të zbuluar se çfarë u intereson në të vërtetë qytetarëve dhe kujt (cilëve qytetarë) do t'ia dërgoni mesazhin. Duhet të kuptoni se çfarë është e rëndësishme për publikun shqiptar. Nuk ka komunikim të mirë pa hulumtime cilësore që ju tregojnë se çfarë ___________________________________________________________________________ 19 Mbështetje për Procesin e Pre-Screening për Negociatat e Anëtarësimit të Shqipërisë në BE Rr. Ismail Qemali, Nr. 3, Kati i 2të, Tiranë, Shqipëri T +355 4 2273424/2234365 ka rëndësi për qytetarët dhe çfarë detajesh brenda temës kryesore të mesazhit duhet të trajtojnë ata. Shembull i mirë: Meqenëse mundësitë më të mira dhe më të drejta për punësim janë një nga përfitimet më të rëndësishme të anëtarësimit në BE për qytetarët shqiptarë (anketa e Ipsos‐it e bërë për Delegacionin e Bashkimit Evropian në Tiranë në vitin 2019), duhet t'i jepet rëndësi deklaratave që qytetarët i shohin si shumë të rëndësishme për veten e tyre, pikërisht bazuar në hulumtime si ky. Shembull: "Përparimi i mëtejshëm në negociata, i cili çon në rregullimin e përmirësuar dhe në standarde evropiane në kapitullin e punësimit dhe politikës sociale (Kapitulli 19) do të çojë në një mjedis pune më të mirë dhe më të drejtë për punonjësit shqiptarë, në rritje të mbrojtjes së të drejtave të tyre dhe, rrjedhimisht, në hapjen e më shumë vendeve të punës në tregun e shërbimeve ligjore”. Shembull i keq: "Kapitulli 19 ‐ Politikat sociale dhe punësimi synon rritjen e punësimit, përmirësimin e kushteve të punës dhe të jetesës, krijimin e mekanizmave të mbrojtjes sociale në nivelin e duhur, promovimin e dialogut me partnerët social, zhvillimin e burimeve njerëzore për të siguruar punësim të qëndrueshëm, luftimin e varfërisë dhe përjashtimit social dhe sigurimin e mundësive të barabarta për burrat dhe gratë. Do të miratohen dy ligje për të siguruar të drejta të plota sindikale në përputhje me standardet e BE‐së. Ligji “Për sindikatat dhe marrëveshjet kolektive të punës”, Nr. ... do të hyjë në fuqi pas botimit në Gazetën Zyrtare Nr.…. Ligji “Për ndryshimin e ligjit të sindikatave të nëpunësve civil” do të ndryshohet pas përfundimit të punës së Grupit të Punës për këtë ligj tremujorin e ardhshëm”. Së pari, ju duhet të përcaktoni 1. Cila është panorama e gjerë? Si do ta shpjegonit historinë e përgjithshme, kontekstin që e bën audiencën të jetë e interesuar? Ku futet këtu kapitulli, screening apo takimi teknik? Cili është shpjegimi i duhur i një narrative që do ta bëjë median të raportojë dhe publikun të dëgjojë dhe të fiksojë se për çfarë i keni informuar? Në këtë fushë ju duhet të jeni në gjendje të kuptoni kompleksitetin e situatës (politike, ekonomike, sociale etj.) dhe të përfshini historinë tuaj në të për ta bërë atë tërheqëse. 2. Cilat janë objektivat e komunikimit? ___________________________________________________________________________ 20 Mbështetje për Procesin e Pre-Screening për Negociatat e Anëtarësimit të Shqipërisë në BE Rr. Ismail Qemali, Nr. 3, Kati i 2të, Tiranë, Shqipëri T +355 4 2273424/2234365 Përcaktimi i objektivave të komunikimit shpesh ndodh brenda strategjisë që ju keni miratuar. Nëse nuk është ky rasti, duhet të përqendroheni te përkufizimi i objektivave të qarta të komunikimit, pra, te përcaktimi i asaj që dëshironi të arrini me qasjen tuaj. Për më tepër, ekzistojnë edhe objektivat specifike, të cilat janë objektivat që keni për secilën ngjarje specifike. Cili është objektivi: dëshironi vetëm të informoni publikun? A keni ndërmend ta përdorni intervistën ose një fjalim për të dhënë disa mesazhe të rëndësishme ose të njoftoni diçka? A dëshironi që intervista juaj të heqë dyshimet ose shqetësimet e shprehura në atë periudhë kohore? 3. Cilët janë grupet tuaja në fokus? Është thelbësore të dini që herët se kujt i drejtoheni. Cili është grupi i njerëzve që synoni të arrini? Të rinjtë, natyrisht, do të ishin më shumë të interesuar për Programet e Bashkimit Evropian dhe se si mund t'i përdorin këto programe, për shembull si mund të studiojnë jashtë vendit përmes Programit Erasmus. Për të moshuarit, fusha sociale dhe e shëndetit do të ishin me interes të madh dhe kur të formuloni mesazhet duhet ta kujtoni këtë gjë. Grupe të veçanta në fokus, të tilla si fermerët ose peshkatarët, presin nga ju informacione konkrete dhe të qarta për gjërat që janë të rëndësishme për ta. 4. Cilat janë mesazhet tuaja kryesore? Ju duhet të gjeni arsyen kryesore për transmetimin e informacionit. Është e nevojshme ta keni atë si bazë. Mesazhet kryesore gjithmonë mbështeten qartë te të dhënat, investimet, faktet në lidhje me projektet, aktivitetet dhe rezultatet që janë arritur ose te rreziqet dhe shanset që ekzistojnë për arritjet. Mesazhet kryesore janë skeleti rreth të cilit ju jepni informacione, histori, lajme, të dhëna ose çfarëdolloj gjëje tjetër që doni të shtoni. Por, mesazhet kryesore duhet të përcaktohen paraprakisht dhe më pas të përdoren në mënyrë të vazhdueshme dhe siç duhet. Për shembull, nëse e keni përfunduar procesin screening për të gjithë kapitujt, mesazhi juaj kryesor duhet të jetë që "Shqipëria ka përfunduar një fazë jashtëzakonisht të rëndësishme të rrugës së saj drejt anëtarësimit në BE dhe tani është gati të fillojë fazën tjetër". Ky mesazh kryesor duhet të përçohet përgjatë gjithë deklaratës ose intervistës suaj. Për më tepër, rekomandohet që përveç shumës së mbështetjes financiare, për shembull, që merrni nga BE‐ja, kurdo që është e mundur të deklaroni ose të përshkruani substancën e përdorur për një komunitet, grup njerëzish ose individësh të veçantë, sepse ky lloj informacioni ___________________________________________________________________________ 21 Mbështetje për Procesin e Pre-Screening për Negociatat e Anëtarësimit të Shqipërisë në BE Rr. Ismail Qemali, Nr. 3, Kati i 2të, Tiranë, Shqipëri T +355 4 2273424/2234365 është më miqësor ndaj qytetarëve dhe më shumë komunikues sesa përcaktimi vetëm i vlerës monetare të mbështetjes. 5. Çfarë lloj deklaratash mbështetëse keni? Deklaratat mbështetëse janë jashtëzakonisht të rëndësishme për të mbështetur mesazhin tuaj kryesor dhe përmes tyre ju mund të bëni që audienca të kuptojë rëndësinë e asaj që po bëni në fushën e negociatave. Duhet të bëni një deklaratë që përshkruan vlerat e punës suaj dhe qëndrimin që përfaqësoni ju. Për shembull, ju mund të thoni se procesi screening zgjati 13 muaj, që në të u përfshinë 1200 vetë, që ju keni bërë 150 prezantime, se administrata publike e Shqipërisë tani është shumë më e gatshme se më parë për të kuptuar dhe transpozuar legjislacionin e BE‐së, etj. 6. Çfarë dëshmish keni? Kur jepni mesazhin kryesor dhe deklaratat mbështetëse, të dëshmuarit se ajo që ju thoni është e drejtë është shumë e dobishme për të mbështetur atë çfarë pretendoni. Ju mund të citoni njoftime për shtyp të Komisionit Evropian ose për shembull ndonjë raport në lidhje me rëndësinë e përfundimit të kësaj faze të bisedimeve për anëtarësim, ose të jepni informacion për hapat e ardhshëm të planifikuar, për të cilat keni rënë tashmë dakord me Brukselin, për të dëshmuar se informacioni i paraqitur është i duhuri. Panorama e përgjithshme Objektivat e komunikimit Grupet në fokus Mesazhi/et kryesor/e Deklaratat mbështetëse Provat 3.4. Çështjet për diskutim (me gjyshen) ___________________________________________________________________________ 22 Mbështetje për Procesin e Pre-Screening për Negociatat e Anëtarësimit të Shqipërisë në BE Rr. Ismail Qemali, Nr. 3, Kati i 2të, Tiranë, Shqipëri T +355 4 2273424/2234365 Sigurohuni që të keni përgatitur paraprakisht teza/çështje për diskutim për secilin kapitull të acquis‐së në mënyrë që të mund t’i përdorni ato më pas. Përgatitini ato në formën e fletëve të shënimeve, siguroni informacione thelbësore dhe mbajini ato të shkurtra, të thjeshta dhe të kuptueshme për qytetarin e zakonshëm. Shihni aneksin bashkëlidhur si ilustrim i asaj që mund të përdorni. Në thelb, ideja është si më poshtë ‐ nëse mund t'i shpjegoni një kapitull gjyshes, atëherë ia keni dalë për të komunikuar me publikun e gjerë. Këto pika për diskutim mund të shoqërohen me informacionin kryesor të një kapitulli, me elementët thelbësorë në mënyrë që çdokush që duhet të japë një deklaratë për publikun ose median të mund t’i lexojë dhe të marrë informacionin bazë. Bashkëlidhur në shtojcën e këtij manuali jepen Çështjet për Diskutim për Kapitullin 12 – Politikat e Sigurisë Ushqimore, Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, i cili është një kapitull shumë i vështirë dhe i ndërlikuar. Ato përmbajnë: mesazhet kryesore, objektivat kryesore të kapitullit, fjalë kyçe, përkufizime të shkurtra, aktorët përgjegjës, përfitimet dhe pyetje e përgjigje të mundshme. 3.5. Rrëfimi Rrëfimi, ose tregimi i historisë funksionon shumë mirë sepse struktura narrative "shkak‐ pasojë" është e njëjta strukturë që përdor truri ynë për të konfiguruar mendimet, ligjërimin e përditshëm dhe vendimet. Kjo formulë është e pranishme në dialogjet e zakonshme të përditshme midis miqve të vjetër dhe kolegëve, për shembull, kur u thua atyre se çfarë ka ndodhur pas punës. Kur tregimet janë të ndërtuara mirë dhe të rrëfyera siç duhet, dhe kur personazhet e tij janë autentikë, emocionues dhe kur përvojat që transmetohen janë të pasura, të vërteta dhe universale, atëherë prodhohet një produkt i fortë dhe i fuqishëm që na prek dhe na bën të ndjejmë. Bashkimi i një ideje me një emocion dhe, nga ana tjetër të jesh në gjendje të ndjesh, lejon që konceptet, idetë, statistikat, datat, ngjyrat, dhe gjithçka që vjen me tregimin, të na nguliten në mendje dhe të ruhen gjatë në kujtesë. Procesi emocional në të cilin përfshihemi përmes rrëfimit të narrativës heq skepticizmin, ne zhvishemi disi nga konsideratat tona racionale që mund të kishim nëse, për shembull, gjatë reklamës listohen vetëm atributet e një produkti. Sondazhet e opinionit publik janë një bankë shumë e dobishme të dhënash, por të vetme statistikat nuk janë shumë tërheqëse për mendjen tonë. Ju duhet t'i përmblidhni statistikat dhe t’i zbërtheni se çfarë nënkuptojnë ato për jetën e një qytetari të zakonshëm. Për shembull, nëse doni të shpjegoni rëndësinë e kapitullit të peshkimit, gjithmonë duhet të jepni shembullin e një peshkatari që do të përfitojë nga rregullat e reja. Ju mund të gjeni ___________________________________________________________________________ 23 Mbështetje për Procesin e Pre-Screening për Negociatat e Anëtarësimit të Shqipërisë në BE Rr. Ismail Qemali, Nr. 3, Kati i 2të, Tiranë, Shqipëri T +355 4 2273424/2234365 dhe të citoni shembullin e Fondit të Peshkimit për disa nga vendet përreth dhe të jepni të dhënat, por edhe historitë se si ai i ka shndërruar fshatrat kroate ose greke që merren me peshkim, ose familje të caktuara. Mund të specifikoni po ashtu se si janë ruajtur teknikat tradicionale të peshkimit në kuadrin e negociatave për anëtarësim për të dekurajuar ata që mendojnë që rregullat e BE‐së po e shkatërrojnë mënyrën e vjetër të jetesës. Këto histori jetësore nguliten më gjatë në mendjen e njerëzve. 3.6. Këshilla Gazetarët reagojnë ndaj fakteve Faktet i ndihmojnë ata për t'u bindur që nuk po futen në një agjendë dhe faktet u japin atyre bazat që u duhen për të gjeneruar një histori të besueshme. Mesazhet tuaja janë propozime ose argumente; për të bindur këdo që t'i besojë këto mesazhe, do t'ju duhen prova, veçanërisht kur bëhet fjalë për mbrojtjen e vetes kundër një paragjykimi negativ ose për promovimin e një propozimi polemik. Memorizoni ose mbani gati "dëshmitë" që vërtetojnë, ilustrojnë, shpjegojnë, sjellin në jetë dhe i japin autoritet mesazheve tuaja. Dëshmitë mund të jenë: a) informacione “të forta”, të tilla si statistikat, të dhënat dhe shifrat, ose b) informacione “të buta”, të tilla si anekdota dhe historitë personale, siç u specifikua më sipër. Këshilla dhe teknika të përgjithshme Ju duhet të jeni në gjendje ta shihni botën e politikave tuaja përmes lenteve të ndryshme. Kur krerët e grupeve të punës janë në negociata, detajet janë shumë të rëndësishme. Komunikimi në negociata shpesh përfshin shumë detaje teknike. E njëjta gjë nuk është e vërtetë kur flisni para mediave. Bota e mediave ka të bëjë me rrëfime të qarta, preçize dhe me fakte për t'i mbështetur ato. Mundohuni të flisni me fjali të shkurtra, të mprehta dhe të mendoni në mënyrë bindëse. Thoni më pak gjëra, por mbështetini ato me prova dhe rrëfejini me fjalët tuaja. ___________________________________________________________________________ 24 Mbështetje për Procesin e Pre-Screening për Negociatat e Anëtarësimit të Shqipërisë në BE Rr. Ismail Qemali, Nr. 3, Kati i 2të, Tiranë, Shqipëri T +355 4 2273424/2234365 4. PËRGATITJA PËR INTERVISTËN 4.1. Përpara intervistës 4.1.1. Përgatisni dokumentet informuese Mundohuni të mos shkruani shumë tekst në dokumentet informuese. Mund të ndodhë që personat që japin intervistë të jenë të përgatitur më shumë sesa duhet, të jenë të panatyrshëm dhe të priren të flasin në sloganë të ngatërruar. Media dhe publiku mund ta vënë re këtë gjë menjëherë. Ekipet e Marrëdhënieve me Publikun dikur përpilonin dokumente shumë të hollësishme me pyetje dhe përgjigje me një listë të tërë prej 30 pyetjesh dhe përgjigjesh. Kjo nuk është e dobishme pasi ajo e mbingarkon përgatitjen dhe më pas edhe performancën. Ju dilni më mirë kur jeni në gjendje të shpreheni me fjalë që janë tuajat, sesa kur ndiqni një skenar. Prandaj, përpiquni të përdorni fletën e mesazheve për median si një mënyrë për t'i ndihmuar kolegët tuaj të përgatiten, por jo të mbështeteni tërësisht tek ajo. Për shembull, nuk duhet të keni një grumbull të madh shënimesh gjatë një interviste. Pritet që ju të jeni në gjendje të flisni pa material të shkruar. Çështja është se duke e bërë këtë përgatitje përmes diskutimit, në vend të një skenari të shkruar, ju i bëni idetë tuajat dhe fjalët vijnë vetvetiu. 4.1.2. Objektivi Jini të vetëdijshëm për qëllimin që keni. Përgatisni dy ose tri pika thelbësore që doni të përçoni gjatë intervistës. Për shembull, nëse doni të paraqisni atë që prezantuat në takimin dypalësh për Kapitullin 7 “Të drejtat e pronësisë intelektuale”, pikat tuaja kryesore mund të jenë: 1. Ne i kemi paraqitur Komisionit Evropian legjislacionin shqiptar për të drejtat e pronësisë intelektuale dhe kemi shpjeguar nivelin e përafrimit të legjislacionit tonë me atë të Bashkimit Evropian. 2. Ne synojmë që tani të marrim raportin screening për të parë hapat e nevojshëm që çojnë në hapjen e këtij kapitulli. 3. Ne ndiejmë që Shqipëria është e gatshme të hapë bisedimet për Kapitullin 7 dhe të përmbushë detyrat e saj lidhur me këtë kapitull në një periudhë afatmesme. ___________________________________________________________________________ 25 Mbështetje për Procesin e Pre-Screening për Negociatat e Anëtarësimit të Shqipërisë në BE Rr. Ismail Qemali, Nr. 3, Kati i 2të, Tiranë, Shqipëri T +355 4 2273424/2234365 Dijini faktet dhe të dhënat tuaja. Mbështetini pikat që keni me fakte ose anektoda nga përvoja juaj. Për shembull, këtu mund të citoni situatën në fushën e të drejtave të pronësisë intelektuale 10 vjet më parë dhe tani kur kuadri ligjor është përditësuar me standardet e BE‐së. Për pasojë mund të thoni: "E mbaj mend kohën kur filluam punën për të drejtat e pronësisë intelektuale; në atë kohë çdo gjë mund të blihej në rrugë dhe nuk kishte mbrojtje të produktit intelektual ‐ muzikës ose librit tuaj. Ndërsa sot, kemi kaluar një rrugë të gjatë dhe së shpejti, pasi të përfundojmë kuadrin ligjor, do të kemi të njëjtat standarde si çdo vend i BE‐së ”. Edhe më mirë nëse mund të jepni përvojën personale: “Një mik/eshë i/e imi/ja (ose unë, ose dikush tjetër) kishte një problem lidhur me mbrojtjen e këngës së tij/saj nga përdorimi pa pagesë i radiove, por me zbatimin e Ligjit për…. dhe monitorimin dhe inspektimin e rreptë të dispozitave të tij, tani ai/ajo mund të gëzojë mbrojtjen e pronës intelektuale". Ata që ju dëgjojnë dhe janë të interesuar për mbrojtjen e pronësisë intelektuale, do ta vërejnë me shumë kujdes këtë gjë, pasi kjo ka ndikim te ta. Për publikun e gjerë ky shtjellim do të krijojë ndjenjën e progresit. Kur gazetari bën një pyetje në lidhje me materialin që i keni treguar: 1. Ilustrojeni prezantimin tuaj; 2. Jepni shembuj; 3. Përgatitni paraprakisht shembuj që do të dëshmojnë më tej pozicionin që keni përshkruar në dy përgjigjet e para; 4. Përdorni analogji; 5. Rilidhuni me mesazhin kryesor. Konsiderojeni intervistën si një “bisedë të zgjeruar” dhe flisni sa më natyrshëm, sikur të ishit duke folur me dikë tjetër. 4.2. Gjatë intervistës Jini të informuar se për çfarë interviste bëhet fjalë – nëse është intervistë shtypi, ose me video (me transmetim live ose me regjistrim paraprak) Hapësira që keni në media (sa kohë mund të jetë një intervistë në median e shtypur, sa kohë keni në TV, sa për deklaratën, ose në një program ku keni më shumë pjesëmarrës). ___________________________________________________________________________ 26 Mbështetje për Procesin e Pre-Screening për Negociatat e Anëtarësimit të Shqipërisë në BE Rr. Ismail Qemali, Nr. 3, Kati i 2të, Tiranë, Shqipëri T +355 4 2273424/2234365 Para se të filloni të flisni, përpiquni t’i buzëqeshni intervistuesit dhe të mos jeni shumë serioz në mënyrë që të krijoni një raport me të. Sigurohuni që të ndjeheni rehat; merrni kohë për t’u ulur dhe për t’u ndjerë rehat. Që nga fjalitë e para, audienca duhet të zbulojë pse duhet t'ju dëgjojë, se pse i intereson asaj të dëgjojë gjërat për të cilat do të flisni. Ky prezantim duhet të lidhet drejtpërdrejt me pikëpamje të cilat audienca i konsideron të vërteta. Një mundësi tjetër është që atyre t'u jepet informacion që do t'i bëjë të ndryshojnë mendim mbi një çështje të caktuar. Përdorni gjeste që plotësojnë shprehjen e ideve tuaja. Shmangni gjestet shpërqendruese të duarve. Mos bëni gjeste përpara fytyrës. Ruani kontaktin sy‐më‐sy me gazetarin gjatë gjithë intervistës. Mos flisni duke iu drejtuar kamerës, në përjashtim të rastit kur formati i intervistës është i tillë që kërkon kontakt të drejtpërdrejtë me kameran. Mos u ndieni i nxituar nga gazetari, ndriçimi i kamerave. Nëse keni nevojë të bëni pauzë ose të ndaloni thuajeni këtë gjë (përveç rasteve të intervistave live). Në të njëjtën kohë, mundohuni të mos futeni në shumë detaje. Nëse po flisni pa ndërprerje për më shumë se një minutë, ndoshta është shumë gjatë. Mundohuni të mendoni në grupe të strukturuara idesh; sa më shumë grupe të tilla të keni, aq më shumë të ngjarë ka që gazetari t’i marrë mesazhet tuaja kryesore dhe t’i përdorë idetë tuaja në histori. Dëgjojeni me kujdes pyetjen. Nëse e konsideroni të vështirë, bëni një pauzë përpara se të përgjigjeni për t'i dhënë vetes kohë për të formuluar përgjigjen. Nëse nuk e kuptoni pyetjen, kërkoni që ajo të përsëritet. Bëni kujdes të mos përsërisni fjalët e intervistuesit, përveç nëse ato e përforcojnë atë që ju dëshironi të thoni. Nëse një intervistues paraqet hapësira false gjatë formulimit të pyetjes, korrigjojeni atë me vendosmëri, por me edukatë. Përdorni kohën në dispozicion për të bërë të qartë mesazhin, ose për të dhënë fakte. Ju mund të thoni që: “Ky është një keqperceptim i zakonshëm lidhur me procesin screening. Këto janë arsyet pse procesi ka qenë i rëndësishëm për Ministrinë/Qeverinë tonë”. ___________________________________________________________________________ 27 Mbështetje për Procesin e Pre-Screening për Negociatat e Anëtarësimit të Shqipërisë në BE Rr. Ismail Qemali, Nr. 3, Kati i 2të, Tiranë, Shqipëri T +355 4 2273424/2234365 Mos u përpiqni t'u përgjigjeni pyetjeve hipotetike. Ato kanë tendencë ta errësojnë pozicionin tuaj të vërtetë. Mbylleni diskutimin duke shprehur qartë pozicionin tuaj të përgjithshëm dhe më pas duke ofruar shembullin tuaj. Jepni vetëm përgjigjet që dëshironi të përçohen tek audienca. Mos lejoni që tregimi i tepërt t'u japë gazetarëve mundësinë të kapen me detaje që nuk lidhen me mesazhin kryesor që keni për të përçuar. 4.2.1. Kapërcimi Nëse intervistuesi ose gazetari po interviston në një drejtim që ju nuk dëshironi ta trajtoni, ndjehuni të lirë ta ktheni bisedën te temat për të cilat dëshironi të flisni. Në mënyrë që të kontrolloni me sukses bisedën, është e rëndësishme të praktikoni teknikën e kapërcimit dhe ridrejtimit për të përshtatur më mirë përgjigjen që dëshironi të jepni. Disa fraza të dobishme për kapërcim janë: Le ta shohim këtë çështje nga një këndvështrim tjetër dhe të përpiqemi të kuptojmë nevojat e prodhuesve tanë bujqësorë ... Ekziston i njëjti shqetësim për kapitujt e tjerë që sjellin vlerë të jashtëzakonshme për Republikën e Shqipërisë ... Sigurisht, ne nuk duhet ta heqim vëmendjen nga problemi që po ndodh dhe e vërteta është se reforma e gjyqësorit do të duhet vite të përfundojë ... Ka edhe një gjë tjetër për të bërë; ne duhet të shohim koston e autostradave në lidhje me disiplinën e rreptë buxhetore ... A keni provuar ta shikoni këtë problem nga një këndvështrim tjetër ... Nuk është problem real. Problemi i vërtetë është se si të përmirësojmë nivelin e jetesës së njerëzve në zonat rurale ... Është teoria më e njohur, por në realitet, ka shumë rregulla që rregullojnë kujdesin fiskal të kësaj qeverie ... Ne nuk jemi të përfshirë në këtë polemikë. Qëllimi ynë është të sjellim standardet e BE‐së në Shqipëri ... Nëse nuk ka nevojë për të kapërcyer përgjigjen, atëherë mos e bëni. Thjesht përgjigjjuni pyetjes duke përcjellë mesazhin kryesor dhe duke paraqitur prova. Kapërcimi duhet bërë si ndërrimi i ingranazheve në makinë, pra gradualisht. Mos e sforconi përcjelljen e mesazhit duke bërë kërcime të tepërta dhe duke harruar t'i përgjigjeni pyetjes. ___________________________________________________________________________ 28 Mbështetje për Procesin e Pre-Screening për Negociatat e Anëtarësimit të Shqipërisë në BE Rr. Ismail Qemali, Nr. 3, Kati i 2të, Tiranë, Shqipëri T +355 4 2273424/2234365 Mos e anashkaloni kritikën në mënyrë të dukshme, por mos e kafshoni karremin që fshihet në kritikë, pasi kjo do të përdoret automatikisht si efekt zanor ose titull. (Për shembull: acquis i BE‐së nuk merret me mbrojtjen, një temë e cila është diskutuar gjerësisht dhe ka gjetur mbulim të gjerë nga gazetat gjatë viteve të fundit). Nëse dëshironi të shprehni mosdakordësi, refuzojeni shkurtimisht qëndrimin dhe kaloni te çështja tjetër (për shembull: kjo është arsyeja pse investimi te mbrojtja sociale cilësore është shumë i rëndësishëm ... ) 4.2.2. Mos harroni mesazhet tuaja kryesore. Mesazhet tuaja duhet të jenë një fill që e përshkon të gjithë intervistën. Konsistenca dhe përsëritja janë mënyra për të siguruar sa më shumë që të jetë e mundur që gazetari të marrë informacionin dhe perspektivën e duhur dhe ta hedhë këtë informacion në shtyp ose në transmetim. Bëjeni qëllimin tuaj që të përfshini një nga mesazhet tuaja pozitive në çdo përgjigje që jepni. Mund të jetë sfidë intelektuale t'i kthesh pyetjet dhe bisedat rreth kësaj qasjeje pa tingëlluar i tendosur, por kjo është një aftësi e paçmueshme për t’u zotëruar. Përdorni fakte, shembuj dhe anekdota për të ilustruar, vërtetuar dhe për të sjellë në jetë secilin prej mesazheve tuaja. Përdorni shembuj që janë të përshtatshëm për median që ato ta publikojnë ose transmetojnë intervistën tuaj. 4.2.3. Përmendni citime të mira dhe mesazhe të strukturuara Përveç informacionit, ajo që gazetari kërkon me të vërtetë në një intervistë është një grup citimesh të forta për të ilustruar ngjarjen. E njëjta gjë vlen si për shtypin ashtu edhe për transmetimin: citatet shtojnë ngjyra, autoritet, urgjencë, personalitet, njerëzi. Jepni citate të mira. Nëse thoni një frazë të mirë teksa po praktikoheni për intervistë, mbajeni mend atë. Përdorni gjuhë të fortë dhe të gjallë dhe fjali të shkurtra, në mënyrë që fjalët tuaja të redaktohen lehtë. Citimet tuaja janë mundësia që keni për të dalë me fjalë te produkti i përfunduar, kështu që bëjini ato të shkëlqejnë. Ju mbase do të shihni vetëm disa fjali të fjalimit të drejtpërdrejtë në një artikull të shtypur, ose 15 sekonda në një transmetim lajmesh. Gazetari do të zgjedhë citimet që ilustrojnë më së miri historinë e vet, kështu që sigurohuni që citimet të jenë në favor të agjendës tuaj. Jini i hapur, miqësor, jo mbrojtës, i arritshëm, normal, i qetë dhe njerëzor. Ju dëshironi që gazetari dhe shikuesit ose lexuesit t’ju ndjejnë të afërt dhe të shfaqin empati me ju: kjo përkthehet në vëmendje dhe besim për mesazhet tuaja. ___________________________________________________________________________ 29 Mbështetje për Procesin e Pre-Screening për Negociatat e Anëtarësimit të Shqipërisë në BE Rr. Ismail Qemali, Nr. 3, Kati i 2të, Tiranë, Shqipëri T +355 4 2273424/2234365 Jini i sinqertë ‐ Dhënia e pak terreni, kur mund ta bëni këtë pa shkaktuar dëme, ju bën të dukeni të arsyeshëm dhe frymëzon besim në çdo gjë tjetër që thoni. Sinqeriteti është një sinjal pozitiv shumë i fuqishëm. Gjuha e trupit është veçanërisht e rëndësishme për intervistat në televizion, por gjithashtu luan rol të rëndësishëm edhe në çdo intervistë ballë për ballë. Nëse uleni drejt, bëni kontakt me sy dhe flisni natyrshëm, do të frymëzoni më shumë besim. Nëse i mbani krahët lidhur, shmangni kontaktin sy‐më‐sy dhe rrotulloheni në karrigen tuaj, mungesa e rehatisë do të jetë e dukshme dhe kjo do të dëmtojë besueshmërinë tuaj. Markoni përgjigjet tuaja. Kudo që të jetë e mundur (dhe pa u dukur e tepruar), përdorni emrin e markës tuaj. Markimi (brandimi) nuk është vetëm për korporatat, por edhe për qeveritë dhe ministritë. Mos thoni "janë bërë reforma ...", thoni "Ministria e Brendshme po punon shumë për reformat dhe mendon fort se ...". Thojeni emrin tuaj me gojën plot. Shumë njerëz e japin mesazhin ashtu siç duhet, por harrojnë të thonë kush janë. Kur kjo ndodh, audienca nuk e regjistron markën tuaj dhe, për pasojë nuk i ndryshojnë pikëpamjet ose sjelljet e tyre ndaj jush. ___________________________________________________________________________ 30 Mbështetje për Procesin e Pre-Screening për Negociatat e Anëtarësimit të Shqipërisë në BE Rr. Ismail Qemali, Nr. 3, Kati i 2të, Tiranë, Shqipëri T +355 4 2273424/2234365 SHTOJCA – ÇËSHTJET PËR BISEDË ME GJYSHEN ___________________________________________________________________________ 31 Mbështetje për Procesin e Pre-Screening për Negociatat e Anëtarësimit të Shqipërisë në BE Rr. Ismail Qemali, Nr. 3, Kati i 2të, Tiranë, Shqipëri T +355 4 2273424/2234365