Uploaded by enrikoceko

INTERVISTA 2

advertisement
1. Pedagogët protestojnë, po studentët a duhet t’i mbështesin dhe pse?!
Pedagogët e pënësuar në sektorin publik të arsimit të lartë prej ditësh janë në një protestë të drejtë.
Fakti se ata bëjnë krahasim me kolegët e tyre në disa vende të Ballkanit më trishton. Duket se këta
pedagogë nuk janë të mirëorganizuar dhe kanë njohuri jo të sakta për Ligjin 80/15 “Për Arsimin e
Lartë dhe Këkimin Shkencior në Republikën e Shqipërisë”, ligj tepër i diskutuar dhe i kontestuar
në kohën që u kalua në Parlament. Aq i vërtetë është fakti, sa deklarata e Kryeministrit që
pedagogët e sektorit publik “nuk ka se ç’farë të kërkojnë”, i la ata me gojë hapur, aq sa edhe
deklarata e mëpasme e Ramës se “pavarësisht se kanë apo nuk kanë të drejtë pedagogët, paga do
rritet me disa përqind në vazhdimësi”, gjithashtu i la ata me po të njëjtin pozicion goje.
Padyshim që studentët duhet të jenë mbështetje për pedagogët e tyre. Për mua personalisht, nuk ka
kënaqësi më të madhe kur vjen tetori dhe studentët futen në auditor. Ne pedagogëve Zoti na ka
dhënë një dhuratë shumë të madhe, ndoshta dhurata më e madhe që mund të ketë një njeri në jetë.
Veç fëmijëve që kemi në shtëpi, në familje, ne pedagogëve Zoti na sjell me dhjetra e qindra fëmijë
çdo vit dhe kjo është një dhuratë e pakrahasueshme. Ata janë të shkëlqyer. Sejcili prej tyre mbart
në vetvehtë një mundësi të madhe për të qenë numri një në fushën e studimeve që kryen. Por për
të bërë që të tërë ata të aspirojnë të jenë numri një, janë pedagogët e tyre që duhet t’I bëjnë ata që
të fitojnë aftësi, të ndërtojnë njohuri dhe të krijojnë kompetenca. Pavarësisht se në cilat kushte
ndodhet arsimi në një vend, dëshira që studentët të fitojnë aftëti, të ndërtojnë njohuri dhe të krijojnë
kompetenca mbetet e pamposhtur dhe kjo vlen edhe për punonjësit e arsimit të lartë në Shqipëri.
Sa më të mira kushtet e arsimit në vend, shtuar këtu edhe pagat e personelit aksdemik dhe jo
akademik në institucionet e arsimit të lartë, janë parakusht që studentët e sotëm të jenë qytetarë të
devotshëm në të ardhmen dhe kjo nuk ka asnjë ekuivok për diskutim.
Këtu qendron edhe arsyeja madhore se përse studentët duhët që të mbështesin pedagogët e tyre në
kërkesat që ata parashtrojnë në kërkesat e tyre për përmirësimin e kushteve të punës dhe pagesës.
Nëse bëjmë krahasim, duhet duhet bërë me Gjermaninë dhe Japoninë. Janë dy vendet që kanë
pagesat më dinjitoze dhe trajtimin më të mirëplotë për punonjësit e arsimit të lartë, që nga ana
tjetër kompensohet me faktin se këto dy vende janë ndër vendet e para në botë për krijueshmëri,
inovacion, sofistikim biznesi, sofistikim tregjesh, inxhinering, bërje biznesi, etj, pasi në këto vende
shkolla lidhet shumë ngushtë me praktikën dhe këtë e realizon një trupë pedagogjike e përkushtuar
dhe e mirëtrajtuar, e cila përgatit nga brumi i studentëve, qytetarë dhe punonjës të së ardhmes, të
pajisur me aftësi, njohuri dhe kompetenca. Në Shqipëri, sado të duan pedagogët që studëentët të
pajisen me aftësi, njohuri dhe kompetenca dhe sado që vetë studentët të duan që në përfundim të
studimeve të tyre të jenë të pajisur me aftësi, njohuri dhe kompetenca për të qenë konkurrues në
tregun e punës, kjo gjë është e pamundur, pasi në të vërtetë në Shqipëri gjendja e auditorëve është
si në Kinë përpara revolucionit kulturor dhe nga ana tjetër tregu i punës është amorf. Këto janë
edhe arsyet se përse studentët duhet që të mbështesin pedagogët e tyre.
2. Gjatë protestave studentore 2018 – 2019 përkrahja e studentëve nga pedagogët ishte shumë
e vogël pse sot kërkojnë ndihmë? Madje kishte pedagogë që thërrisnin ta ndaloni protestën
studentë, po sot?
Unë mendoj se ajo nuk ishte protestë. Ajo ishte një revoltë. Për atë revolt kam shkruar disa artikuj
ku e kamë konsideruar revoltën si e vetmja që mundi të përbëntë një shuplakë të fortë për Qeverinë.
Është shumë e vërtetë që përkrahja e studentëve nga ana e pedagogëve të sektorit publik ishte
minimale. Unë jam një nga pedagogët që i mbështeti fuqimisht studentët në atë revoltë dhe ashtu
si unë me dhjetra pedagogë të sektorit privat i mbështetëm ata dhe do ne e bëjmë përsëri këtë nëse
studentët do të revoltohen përsëri.
Vetë i kam patur fëmijët e mij në ato vite studentë dhe edhe fëmijët e mij kanë marrë pjesë aktive
në atë revoltë dhe nuk mund të lejoja që ata të shkonin pa mbështetjen time atje. Në atë kohë
paralelisht vazhdonte edhe protesta për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.
Nëse studentët në atë kohë do mbështeteshin fuqimisht nga pedagogët e tyre të sektorit publik,
tashmë do flisnim ndryshe dhe ju do më drejtonit pyetje krejt të tjera në lidhje me arsimin e lartë
në vend.
Vërtet që në atë kohë ka patur edhe disa pedagogë të arsimit të lartë të cilët kaë kërkuar që studentët
të ndalonin protestën, por mendoj se këta pedagogë janë një pjesë e trupës akademike të sektorit
publik që karakterizohen nga animi i peshorës në pasjen e më mirë një vezë sot, se sa një a disa
pula më pas.
Pyetja juaj, që në fakt përbën një argument shumë të fuqishëm, hedh dritë në marrëdhëniet që
duhet të ekzistojnë midis pedagogt dhe studentit, që në Shqipëri janë marrëdhënie midis të rriturit
dhe fëmijës, kur në të tërë botën e qytetëruar marrëdhëniet midis pedagogëve dhe studentëve janë
marrëdhënie midis të rriturve. Në momentin kur ne do të arrijmë që t’i konsiderojmë sejcilin nga
studentët tanë individualisht si indidiv e/i rritur dhe studentët në tërësi si grup i individëve të rritur,
atëhere do jemi në gjendje që t’i mbështesim ata në kërkesat e tyre dhe të kërkojmë që edhe ata të
n’a mbështesin në kërkesat tona.
3. Tjetër argument që shumica e studentëve ndalojnë për çështjen e rritjes së pagave është
miti i “ZARFIT” apo “KAFES” ku pedagogë të papërgjegjshëm kërkojnë rrushfete për
kalimin e një provimi të caktuar. A egzistojnë probleme të tilla? Si shmangen?
Padyshim që probleme të tilla ekzistojnë. Si e spjegoni ju faktin që ka korrupsion në sistemin e
drejtësisë? Po faktin që në vend ka nivel të lartë të evazionit fiskal? Po në prokurimet publike? Po
në shëndetsi? Ka vetëm një spjegim. Një pjesë e atyre që tashmë janë të punësuar në këta sektorë,
kryesisht në zyrat e shtetit, dhe që tashmë bëjnë korrupsion, përpara disa vitesh kanë qenë studentë
dhe e kanë marrë “zanatin” nga “ustallarët”. Ata nuk e filluan ditën e parë të shkollës duke qenë
të korruptuar. Brumi ngjizet me atë miell, ujë e kripë që ked he me atë stufë që disponon. Nëse
mielli është me cilësi të keqe, uji i qelbur, kripa e pa pastër dhe furra jo e përshtatshme, atëhere
edhe buka do jetë mysybet.
Kjo shmanget me disa veprime të menjëhershme. Eliminim të katapultimit në krye të organizatave
studentore si Senati i studentëve apo Qeveria studentore të njerëzve të afërt me drejtuesit e
universiteve dhe studentë që kanë afërsi me politikën. Eliminim i kontrollit të organizatave
studntore nga politika dhe lobi i trupës akademike, pasi ky kontroll shkatërron arsimin e lartë.
Eliminimi i manipulimit të zgjedhjeve për drejtimin e universiteteve publike, duke kërkuar në
mënyra jo të hijshme dhe aspak serioze mbështetjen për këto zgjedhje nga ana e stuentëve, në
këmbim të përfitime që drejtuesit e qeverisë studentore mund të kenë më pas. Vendosje e kritereve
për përdorimin e kuotave studentore dhe pagesave që ata bëjnë për shërbime që ofrohen nga ana e
institucioneve publike të arsimit të lartë, në mënyrë që të ketë më shumë investime për auditore
dhe kërkim – zhvillim se sa për pagesa të policive private, që kontraktohen me arsyetimin fals se
duhen ruajtur e mbrojtur dyert e karriget e auditorëve. Politika e bilbil fryrësit duhet të futet
gjerësisht në arsimin e lartë publik, si në auditor, ashtu dhe në aspektet e kryerjes së praktikës
mësimore dhe profesionale, ashtu dhe për aspektet e procedurës së realizimit të diplomës dhe
mbrojtjes së saj. Kryerja e trainimeve për Ligjin 80/15 dhe aktet e tjera nënligjorë për arsimin e
lartë, është një domosdoshmëri për të cilën koha nuk pret, sidomos për ata që janë të rinj në këtë
profesion.
Kërkesa e drejtë e pedagogëve për paga dinjitoze është një armë e mirë në këtë drejtim, por
personalisht mendoj se shtesa në pagë duhet të shoqërohet me detyra dhe përgjegjësi për
pedagogët. Mesa di unë në shumicën e institucioneve publike të arsimit të lartë në vend procedura
vetjake e vlerësimit të punës së kryer individuale dhe procedura e vlerësimit të punës nga ana e
eprorit, ose mungojnë ose lenë shumë për të dëshëruar. Si rezultat kërkesa e llogarisë është shumë
e ulët dhe nga kjo vjen edhe cilësia e ulët e mësimdhënies dhe mësimnxënies.
4. Kemi studentët që e përkrahin këtë protestë pasi pedagogët e meritojnë të paguhen në
mënyrë dinjitoze por edhe ata të rrisin cilësinë e mësimdhënies. A kanë të drejtë studentët?
Padyshim. Nëse pedagogët do keqpaguhen, studentët do vazhdojnë që në orë të mësimit të
tëittërojnë, ëhats-upërojnë, facebookërojnë, instagramojnë, gugëllojnë, etj, si këto. Nëse
pedagogët, kryesisht ata të rinj, nuk do kenë mundësi për trainim përgjatë tërë jetës, universiteti
do mbetet shumë mbrapa, duke ofruar për studentët njohuri që në vendet e tjera të përparuara
merren që në shkollën e mesme. Nëse pedagogët tanë nuk kanë mundësi të njihen me metodat e
reja të kërkimit shkencor, atëhere krjiueshmëria dhe inovacioni që kërkohen në sektorët e
ndryshëm të ekonomisë do jenë në nivele mediokre dhe SHqipëria do vazhdojë të mbetet në fund
të renditjes për avantazh konkrrues dhe rritje ekonomike.
5. Pedagogu duke pasur një rrogë dinjitoze ul mundësinë e korrupsionit dhe rrit mirëqënien
dhe dëshirën për mësimdhënie. Por sa ndikon në buxhetin e shtetit kjo kërkesë?
Më vjen shumë mirë që e bën këtë pyetje, që në fakt është një pyetje shumë profesionale. Në
buxhetin e shtetit kjo gjë ndikon vetëm në mënyrë positive. Nëse pedagogu ka pagë dinjitoze, ai
zhvillon mësim me përkushtim dhe pasion. Ulet mundësia për korrupsion dhe shtohet shumë
mundësia që pedagogët të kërkojnë nga njëri tjetri më shumë standard në mësimdhënie e
mësimnxënie. Kjo bën që studentë të fitojnë më shumë aftësi, të ndërtojnë më shumë njohuri dhe
të krijojnë më shumë kompetenca, me anë të të cilave kur të shkojnë në vendin e punës në sektorin
privat do bëjnë më shumë krijueshmëri, më shumë inovacion, më shumë produkte dhe shërbime
që kërkohen nga tregu dhe nëse punësohen në sektorin publik do ofrojnë më shumë dhe me më
shumë cilësi dhe pa korruosion shërbime për publikin dhe të tëra këto ndikojnë vetëm dhe vetëm
pozitivisht në rritjen ekonomike dhe në forcimin e shtetit ligjor. Këto të fundit si balancues
ndikojnë përsëri në mënyrë të vazhdueshme në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe
kështu në vazhdimësi.
6. Studentët shohin se ka shumë ngelësa dhe pedagogët nuk marrin asnjë nismë për të rritur
cilësinë apo dhe bashkëbisedime, konsultime jashtë mësimit. A duhet ta bëjnë këtë
pedagogët?
Gjetja juaj është e vërtetë. Numri më i madh i studentëve ngelës është në fund të vitit të parë të
studimeve në programet bachelor. Ka një spjegim të qenësishëm për këtë fakt. Një pjesë e këtyre
studentëve që ngelin në këtë fazë të studimeve të tyre mendojnë se hyrja në universitet u jep atyre
diplomën. Një pjesë tjetër e tyre hyjnë në studime për të cilat nuk kanë ndonjë afeksion, por futen
në shkollën e lartë për idenë se u duhet diploma dhe ndjekin studime për të cilat, duke mos patur
interes, nuk shikojnë te këto studime të ardhmen e tyre. Një pjesë tjetër edhe pse në shkollën e
mesme kanë patur rezultate të mira, me kalimin në fazën e studentit tregojnë performancë tjetër që
nuk përputhet me rezultatet e shkollës së mesme. Një grup tjetër për të mbuluar shpenzimet e
shkollës hyjnë në punë dhe kjo u merr pjesën më të madhe të kohës që në fakt duhet për të studiuar.
Një pjesë e tyre, me ardhjen në kryeqytet nga rrethet e tjera të vendit nuk e kanë më mbështetjen
dhe mbikqyrjen e prindërve dhe të familjarëve të tjerë dhe kjo bën që ata të humbasin sensin e
kontrollit të jetës së tyre private dhe studentore. Një pjesë e studentëve bien në shoqëri e cila ka
kërkesa të ndryshme nga trendi i kohës dhe kjo i detyron ata që të kryejnë veprime të cilat i largojnë
nga kryerja në mënyrë intensive e studimeve në mënyrë të përditëshme. E kështu me radhë mund
të klasifikojmë studentët që ngelen që në vitin e parë edhe për disa ardye të tjera apo student që
kanë karakteristika të tjera të cilat ndikojnë në rezultatet e tyre studentore dhe akademike.
Reduktimi i numrit të studentëve që nuk arrijnë të fitojnë provimet dhe që ndoshta edhe nuk arrojnë
të diplomohen mbetet detyrë e institucioneve të arsimit të lartë. Për këtë ka metoda, procedura dhe
procese të ndryshme, përfshirë edhe bashkëbisedimet, konsultimet jashtë mësimit, ofrimi i
literaturës që përshtatshme, dhënia e orientimeve për provimet, organizimi i veprimtarive që lidhen
me procesin mësimor, leksionet e hapura, organizimi i veprimtarive të tjera universitare dhe
akademike që e plotësojnë jetën studentore dhe nxitin kureshtjen e studentëve për displinat për të
cilat ata duhet të kenë aftësi, njohuri dhe kompetenca, etj. Në fund të fundit, sejcili nga ne
pedagogët duhet që të arrijë të kuptojë se studenti ngelës është kosto për shoqërinë, për vetë
pedsgogun dhe për studentin e familjen e tij. Është një kosto shumë e madhe si për zhvillimin
ekonomik, ashtu dhe për zhvillimin individual dhe si komb.
Download