Relievi i Kosoves • Relievi i Kosovës përbëhet prej vargmaleve, maleve, fushëgropave dhe luginave (të krijuara me lëvizje tektonike, forma erozive dhe akumulative) etj. • Malet përbëjnë rreth 63 % të territorit dhe ndahen në disa grupe: malet periferike dhe qendrore, të larta, të mesme dhe të ulëta. • Malet periferike kanë pozitë skajore në formë vargmalesh, grup malesh dhe malesh të veçuara, shtrihen në territorin e Kosovës dhe jashtë saj. • Malet qendrore janë male të ulëta, zënë më pak sipërfaqe, janë të veçuara ose në grupe dhe shtrihen brenda territorit të Kosovës. • Në grupin e maleve periferike bëjnë pjesë: Vargmalet lindore të Alpet Shqiptare, Malet e Hasit me Pashtrikun, Malet e Sharrit me Koritnikun, Mali i Zi i Shkupit (Malet e Karadakut), Malet lindore të Gallapit (Gollaku), Kopaoniku dhe Rogozna. • Malet Qendrore gjenden në pjesën e brendshme të Kosovës në mes Rrafshit të Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit. Këto male në jug dhe në veri lidhen me Malet e Sharrit dhe Malin e Thatë, në mes ndahen nga Fusha e Drenicës. Malet qendrore të Kosovës i përbëjnë : Caraleva, Lipovica, Goleshi, Berisha, Kosmaçi, Drenica, Qyqavica, të cilat janë të larta nga 800 deri 1200 m. Lumi Mirusha e ndan grupi tjetër të maleve, që shtrihet në jugperëndim të Maleve Qendrore dhe të cilat përbëhen prej maleve Millanoviq, Gajrak, Zatriq, Bajrak dhe Gremnik, të larta në mes 706 dhe 1039 m. • Fushat dhe luginat. Relievi i lëshuar është me fushëgropa, lugina lumore, lugina akullnajore, morena, pllaja, lugina grykore dhe forma tjera. • Nga fushëgropat më tipike janë : e Dukagjinit, Fusha e Kosovës e Llapit, ndërsa nga fushat tipike dallojmë atë të Drenicës dhe të Anamoravës. RELIEVI I KOSOVES • Pashtriku me Malet e Hasit janë male në Kosovë që fillojnë nga Qafa e Morinës e deri në luginën e Drinit të Bardhë në Vërmicë. Vendbanimi më i afërt është fshati Gjonaj. Malet e Hasit me Pashtrikun • Këto male shtrihen në mes të luginës së Drinit e Valbonës në Shqipëri dhe luginës së Erenikut e Drinit në Dukagjin. • Këto male janë më të ulëta, në to gjenden dy qafa: Qafa e Morinës dhe Qafa e Prushit dhe përfundojnë me Malin e Pashtrikut me 1988 metra lartësi i cili është i zhveshur dhe shkëmborë, me forma karstike dhe me pak ujë sipërfaqsor. • Shtrihen në juglindje të Kosovës duke filluar nga afërsia e Prizrenit dhe shkojnë pjerrtas me majat apo thepave në formë te piramides të radhitura njëra pas tjetrës apo siç e quante që nga antikiteti populli ilir, majat e sharrës, nga ngjashmëria me thepat e sharrës, që formojnë figura të njëpasnjëshme karakteristike në zemër të Ballkanit. Ndër shekuj, këto vargmale shërbyen si mur natyror, mbrojtës nga sulmet barbare, drejt Maqedonisë dhe Greqisë ku konsideroheshin si të pakapërcyeshme. Më vonë, me ardhjen e turqve në Ballkan, Malet e Sharrit u quajten Çar-dagh, në dokumentet osmane dhe europiane. Malet e Sharrit • Maja më e lartë nga fillojnë këto vargmale, mendohet se emrin e ka me origjinë frënge, "Pamje e bukur" "le bonne ten" e që mbeti pastaj në popull si Maja e Lubotenit e cila kulminon 2496m mbi nivelin e detit. • Shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë janë tepër të lidhur shpirtërisht me këto male dhe i konsiderojnë si të shenjta. Në muajin qershor, për çdo vit mbahet një procesion në drejtim të Lebotenit, duke ecur në këmbë deri lart, ku marrin pjesë me mijëra këmbësorënë si shenjë respekti ndaj kësaj bukurie natyrore që njerëzit janë të vetëdijshëm në mbrojtjen e ambientit dhe pylltarisë, florës dhe faunës që është shumë e pasur në këto bjeshkë. Mu në maje të malit të Pamjes se Bukur apo Lebotenit, rrjedh një burim i madh uji që vendasit e këtyre anëve e quajnë Pusi i Nikës. Bjeshkët e Sharrit janë të njohura për Qenin e Sharrit. Mali i zi i Shkupit (Karadaku) • Malet e Karadakut (ose Mali i Zi i Shkupit) të cilat njihen shpesh si Karadaku i Shkupit, shtrihen nga Gryka e Kaçanikut, gjegjësisht nga lumi Lepenc në perëndim e deri te Gryka e Konçulit tek lumi Morava e Binçes në jug-lindje, me një gjatësi prej rreth 50 km, ndërmjet Anamoravës në veri, Luginës së Preshevës në jug-lindje dhe fushës së Shkupit në jug. • Relievi i lartë i kësaj zone pengon depërtimin e masave të nxehta të jugut, ndërsa ndaj veriut ai është i hapët. Zona e Maleve të Zi e Karadakut të Shkupit ka një izotermë vjetore 9 °C ose 10 °C ndërsa reshjet mesatare vjetore janë ndërmjet 700 e 800 mm. • Malet e larta janë prej 700 - 1.500 m. Pikat më të larta të tyre janë: maja e Kopilaqës me 1.490 m, maja e Zezë me 1.219 m dhe maja Topan me 1.178 m. • Malet Lindore jan grup malesh te cilat zene pjesen lindore te Kosoves. Malet Lindore • Shtrihen ne mes Fushes se Kosoves, Anamoraves, Jabllanices dhe lumit Batllava. Keto male jane te uleta, te vjetra, te ndara nga luginat e te lidhura me qafa malore. Perbehen prej ketyre maleve: Braines, Prugocit, Koznices, Zhegovcit, Lisices, Kitkes etj. Majat e tyre ngriten ne mes 1000 e 1200 m jan te mbuluara me pyje e kullota, por pa ndonje rendesi te madhe ekonomike. Kopaoniku dhe Rogozna • Kopaoniku (edhe njohur si Mali i Kopaonikut) është masiv i lartë malor i cili shtrihet nga veriperëndimi në drejtim të juglindjes me një gjatësi rreth 75 km, duke arritur në mes gjerësinë deri rreth 40 km në territorin e Serbisë dhe territorin verior Kosovës. maja më e latrtë e Kopaonikut është maja Pançiç (maja e Argjent) me 2017 m lartësi mbidetare, e cila është edhe pika më veriore e territorit të Kosovës. Kopaoniku • Mali i Rogoznës shtrihet prej majës së Lipovicës (972 m) në veri e deri te Mitrovica në jug. Përfshinë një brez të ngushtë midis Rogoznës në perëndim dhe lumit Ibër në lindje. Relievi i Rogoznës bie gradualisht në drejtim të luginës së Ibrit. Në krahasim me malin e Kopaonikut, kjo e Rogoznës është më pak dinamike. Lumenjtë Sanjska dhe Jashanica, degë të majta të Ibrit, me lugina të ngushta e të thella paraqesin pjesët më të ulëta të relievit, përkundër Rogoznës (1505 m) së lartë. Rozogna Malet Qendrore • Malet Qendrore gjenden në pjesën e brendshme të Kosovës në mes Rrafshit të Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit. Këto male në jug dhe në veri lidhen me Malet e Sharrit dhe Malin e Thatë, në mes ndahen nga Fusha e Drenicës. Malet qendrore të Kosovës i përbëjnë : Caraleva, Lipovica, Goleshi, Berisha, Kosmaçi, Drenica, Qyqavica, të cilat janë të larta nga 800 deri 1200 m. Lumi Mirusha e ndan grupi tjetër të maleve, që shtrihet në jugperëndim të Maleve Qendrore dhe të cilat përbëhen prej maleve Millanoviq, Gajrak, Zatriq, Bajrak dhe Gremnik, të larta në mes 706 dhe 1039 m. Fushgropa e Kosoves, Fushat dhe Luginat • Fushëgropa e Kosovës është në formë të lugut tektonik e lëshuar në mes dy sistemeve malore, atij lindor dhe qendror, ka formë të zgjatur (84 km) e të ngushtë (gjerësi mesatare 16 km), dhe shtrihet prej Mitrovicës në veri e deri te Kaqaniku në jug me një sipërfaqe rreth 1300 km katrorë. Është e krijuar me lëvizje tektonike, e mbushur me materiale liqenore dhe përmban shtresa qymyri (linjiti) në pjesën qendrore të saj. Me derdhjen e ujërave të liqenit, kah veriu dhe jugu, lumenjtë kanë krijuar rrafshe aluviale të cekëta dhe terrace lumore. Fundi i fushës gjendet në lartësinë 550–600 m, zbret prej dy anëve të fushës në drejtim të luginës të Sitnicës, Nerodimes dhe Lepencit. Si rezultat i rrjedhës së ujit në dy drejtime, afër Ferizajit gjendet dukuria e bifurkacionit, fenomen i rrallë në botë. • Fushat dhe luginat. Relievi i lëshuar është me fushëgropa, lugina lumore, lugina akullnajore, morena, pllaja, lugina grykore dhe forma tjera. • Nga fushëgropat më tipike janë : e Dukagjinit, Fusha e Kosovës e Llapit, ndërsa nga fushat tipike dallojmë atë të Drenicës dhe të Anamoravës. • Majet më të larta të maleve : • Gjeravica (Regjioni Pejë) 2.656 m • Bistra (Regjioni Ferizaj) 2.640 m • Marjash (Regjioni Pejë) 2.530 m • Mali i Lumbardhit (Regjioni Pejë) 2.522 m • Luboteni (Regjioni Ferizaj) 2.496 m • Kopraniku (Regjioni Pejë) 2.460 m • Mali i Strellcit (Regjioni Pejë) 2.377 m Punuar nga Yll Aliu, Endi Avdiu