Uploaded by Zzzz Zzzz

si te jemi te suksesshem. gjuhe

advertisement
Detyrë portofoli.
Tema: 11 rregulla se si do të jem i/ e suksesshme
Punoi: Krisdona Zyka; XII¹
Secili prej nesh ka një perceptim të ndryshëm për termin “sukses”. Dikush ka besimin se suksesi
mund të arrihet vetëm me anë të forcave vetjake, punës së palodhur dhe disiplines ndërsa të tjerë
kërkojnë ta arrijne atë në rrugë më të thjeshta por jo të drejta apo të ndershme. Nga ana tjetër suksesi
mund të shihet në këndvështrime të ndryshme dhe mund ti përkasi fushave të ndryshme por hapat
për ta arritur atë mbeten të njëjta.
1.Fillesa e suksesit ose ndryshe themeli i tij është pasioni dhe dëshira. Nëse doni të jeni të suksesshëm në
jetë, qoftë në profesionin tuaj apo edhe në aktivitete me të cilat kaloni kohën e lirë duhet të zgjidhni atë që
doni vërtet me gjithë zemër.
2.Edhe pse pasioni është zanafilla e suksesit, ajo që duhet ta pasojë atë është të qenit i mirë në atë që
synoni. Puna e palodhur për tu rritur si karakter apo edhe nga ana profesionale nuk duhet të rreshti kurrë
gjatë gjithë jetës. Njohuritë dhe rrugët për tu përmirësuar dhe për të ecur përpara janë të
pafundme…thjesht mjafton tja nisësh nga diku dhe çdo gjë tjetër vjen si rrjedhojë e saj.
3.Të dish kur dhe nga kush të kërkosh ndihmë në situata të vështira. Të punosh me veten tënde është
njëra anë e medaljes por ka raste kur është mëse e nevojshme të gjesh mbështetje tek dikush tjetër.
Askush nuk është i gjithëditur ndaj të dish kur të kërkosh ndihmë do të thotë të dish pikat e tua të dobëta,
të njohësh veten tënde dhe kjo të jep mundësinë për tu përmirësuar më tej.
4.Të fokusohesh tek qëllimet e tua. Të pasurit e një vizioni të qartë i cili patjetër mund të vijë në
formën e tij më të mirë me kalimin e kohës shërben si një shteg që të drejton për të qenë i
suksesshëm në atë që do.
5.Disiplina dhe të qenit konsistent në të punuarit me veten, për qëllimin tuaj mbetet një pikë e
rëndësishme e cila është dëshmuar nga njerëz shumë të suksesshëm si Xhef Bezos (Jeff Bezos),
Serena Uilljams ( Serena Williams) apo drejtuesi i kompanisë “Apple” Tim Kuk (Tim Cook).
6.Shiko gjithnjë për ide të reja dhe ji sa më krijues. Krijimtaria nuk të lë kurrë në baltë. Mund të
frymëzohesh nga persona të ndryshëm por gjithmonë zgjidh me vendosmëri të shtosh shijen dhe idetë
e tua. Të jesh unik në rrugën e suksesit do të thotë të jesh i paarritshëm nga të tjerët.
7.Nuk duhet të kufizoheni në asnjë moment nga fjalët dhe paragjykimet e të tjerëve. Besimi në vetvete
është ai që do tju ndihmojë ta shtyni veten tuaj përtej limiteve. Dukeqenëse je ti që e jeton jetën
tënde askush tjetër nuk ju ndalon dot për të arritur majat e suksesit .
8.Rrethojeni veten me njerëz që ju shtyjnë drejt më të mirës suaj, që ju motivojnë dhe mos lejoni
asnjë tjetër t’ju thojë të kundërtën. Mbështetja është një element mjaft ndihmues në rrugën e të
qenit të suksesshëm ndaj bëni zgjedhje të kujdesshme.
9.Të jetosh jetën pa u penduar për gabimet që bën. Ato janë një mënyrë mjaft e mirë e cila të
udhëzon si të ringrihesh për të kaluar situatat e vështira dhe për tu përmirësuar. Të gjithë gabojmë
por që të jesh i suksesshëm duhet të mësosh nga gabimet.
10.Shfrytëzo mundësitë që të jepen me zgjuarsi dhe nëse ato janë të pakta kërkoji diku tjetër pasi në
këtë botë ato janë të pafundme. Shikoji gjërat me një këndvështrim të ri. Reflekto për ato çka të ofrohen sepse kështu
mund të gjesh gjithmonë një rrugë tjetër për të arritur atë që do.
11.Gjërat e mira bëhen me ngadalë dhe siguri, ndaj durimi është faktor kyç në të qenit i suksesshëm. Merrini
vendimet me qetësi dhe maturi pasi vendimet e nxituara nuk ju çojnë askund. I merrni parasysh të gjitha mundësitë
dhe zgjidhni më të mirën e mundshme e kështu suksesi do të jetë edhe një hap tjetër më pranë jush.
Download