Rasti 1 Për secilën nga procedurat e mëposhtme të auditimit (të renditura sipas gërmave të alfabetit) tregoni teknikën e evidencës së grumbulluar: (1) Ekzaminim fizik (2) Riperformanca (3) Dokumentimi (4) Konfirmimi (5) Procedurat analitike (6) Kërkesa për informacion nga personeli ose manaxhimi, ose (7) Vëzhgimi a) Dërgimi i një kërkese me shkrim konsumatorëve të klientit ku i kërkohet të raportojnë shumën që i detyrohen klientit 6 b) Ekzaminimi i faturave të shitjeve në shuma të mëdha për një periudhë dy ditë para dhe pas fundit të vitit për të përcaktuar nëse shitjet janë regjistruar në periudhën e duhur inspektimi 1 c) Krahasimi i totalit të të arkëtueshmeve në librin ndihmës të LLA me llogarinë sintetike të librit të madh 4 kompletimi d) Diskutimi me manaxherin e departamentit të kreditit, mbi përshtatshmërinë e metodës së llogaritjes së kredive të këqija 4 e) Krahasimi i përqindjes së fitimit bruto të vitit aktual me atë të katër viteve të fundit 5 f) Ekzaminimi i një makinerie të re metalprerëse për tu siguruar që ky aktiv i ri është blerë inspektimi i aseteve te prekshme 2 g) Inspektimi i personelit të magazinës së klientit të numërojë sasinë e inventarit të materialeve 3 observimi h) Kryerja e numërimeve me teste (përzgjedhje) e numërimit të sasisë së inventarit të materialeve të para nga personeli i magazinës 2 i) Marrja e një letre nga avokati i klientit që tregon se nuk ka çështje gjyqësore në proces ndaj klientit 4 j) Kontrolli i çmimeve të përdorura nga programi i faturimit të klientit me listën e aprovuar të çmimeve 7 Rasti 2 Evidenca e auditimit sigurohet ne menyra te ndryshme dhe ka shkalle te ndryshme besueshmerie. Me poshte paraqiten disa pohime qe krahasojne tipe te ndryshme te evidences se auditimit. Tregoni cila eshte evidenca me e besueshme per secilin pohim dhe pse? a) Procedurat analitike kundrejt ekzaminimit fizik te elementeve te inventarit Inspektimi përfshin ekzaminimin e regjistrimeve ose dokumentave, qofshin të brendshëm apo të jashtëm, në letër, në formë elektronike, apo në media tjetër, ose një ekzaminim fizik të një aktivi. Inspektimi i regjistrimeve dhe i dokumentave i siguron audituesit një evidencë mbi shkallët e ndryshme të besueshmërisë, në varësi të natyrës dhe burimit, në rastin e regjistrimeve dhe dokumentave të brendshme, mbi efektivitetin e kontrolleve mbi prodhimin e tyre. b) Nje konfirmim banke kundrejt vezhgimit te ndarjes se detyrave midis arketarit dhe regjistruesit te arketimeve Vëzhgimi konsiston në mbikqyrjen e një procesi apo të procedurës që kryhet nga të tjerët, për shembull, vëzhgimi nga audituesi i procesit të numërimit të inventarit nga personeli i entitetit, ose i performancës së aktiviteteve kontrolluese c) rikalkulimit te interesit nga audituesi kundrejt ekzaminimit te kerkesave per blerjen e materiale te para Rillogaritja konsiston në kontrollin e saktësisë matematikore të dokumentave apo regjistrimeve. Rillogaritjet mund të bëhen në mënyrë manuale ose elektronike d) Nje konfirmim nga nje debitor kundrejt nje dublikate te fatures se shitjes Inspektimi i aktiveve afatgjata materiale mund të japë evidencë auditimi të besueshme për ekzistencën e tyre, por jo domosdoshmërisht rreth të drejtave dhe detyrimeve të entitetit ose vlerësimit të aktiveve. Inspektimi i elementëve individuale të inventarit mund të shoqërojë vëzhgimin e numërimit të inventarit e) Nje nxjerrje llogarie bankare e perfshire ne regjistrat e klientit kundrejt ditarit te arketimeve dhe teprices se llogarise Mjete Monetare ne Librin e Madh Një konfirmim me të tretët përfaqëson një evidence auditimi të siguruar nga audituesi si një përgjigje e drejtpërdrejtë në formë të shkruar, e dhënë për audituesin nga një palë e tretë (pala konfirmuese), në letër, ose në formë elektronike apo në media tjetër. Procedurat e konfirmimit me të tretët shpesh janë të rëndësishme kur ato adresojnë pohimet që lidhen me disa teprica llogarie dhe elementët e tyre. Megjithatë, konfirmimet me të tretët nuk duhet të aplikohen vetëm në tepricat e llogarive. Për shembull, audituesi mund të kërkojë konfirmimin e kushteve të marrëveshjeve apo të transaksioneve të ndryshme që entiteti ka me palët e treta; kërkesa për konfirmim mund të bëhet për të kërkuar informacione nëse janë bërë modifikime në kontratë dhe po qe se janë bërë, cilat janë detajet e këtyre modifikimeve. Procedurat e konfirmimit me të tretët përdoren gjithashtu, për të siguruar evidencë auditimi rreth mungesës së disa kushteve, si për shembull mungesa e “një marrëveshjeje dytësore” që mund të influencojë njohjen e të ardhurave. 5.6. Jones CPA po planifikon auditin e kompanisë Ronda. Ronda e siguron verbalisht Jones se të gjitha shpenzimet për vitin janë regjistruar në llogari. Deklarimi i Rondas në këtë rast: a. Është fakt i mjaftueshëm për Jones që të konkludojë se vërtetimi i plotë është i mbështetur për shpenzimet b. Mund të sigurojë Jones për të minimizuar punën e tij në vlerësimin e rrezikut të kontrollit për plotësinë e shpenzimeve c. Nuk duhet të merret parasysh sepse nuk është me shkrim d. Nuk konsiderohet një bazë e mjaftueshme për Jones që të konkludojë që janë regjistruar të gjitha shpenzimet 3.8.2. ushtrime dhe probleme 3.15 Shërbimet e auditit, vërtetimit dhe sigurisë. Më poshtë jepet një listë e shërbimeve të ndryshme profesionale. Identifikoni secilën nga tiparet e veta karakteristike si “shërbim auditi”, “shërbim vërtetimi” ose “shërbim sigurie”. Studime për kërkesën për prona të patundshme Hedhje shorti në shfaqje ku jepen çmime Kërkesat për normat e përdorimit Auditime për qarkullimin e gazetave Maksimizimi i rimbursimit të palëve të treta Raporti vjetor financiar për aksionerët Shqyrtimi i operacioneve me prona të marra me qera Inspektimet e planifikimeve dhe parashikimeve financiare Vrojtime mbi kënaqjen e klientit Zbatimi i kërkesave kontraktuale Praktikat më të mira ose standarde Vlerësimi i politikave të drejtimit të investimeve Shqyrtimi i sigurisë së sistemeve të informacionit Statistika mbi rendimetin Shqyrtimi i auditit të brendshëm strategjik Pasqyrat financiare që i paraqiten punonjësit të kredisë së një banke. 3.16 Kontrollori si auditues. Presidenti i këshillit të një shoqërie propozoi në këshill që të punësonte si kontrollor një CPA i cili kishte qenë drejtues i grupit të auditit në korporatë e kryer nga një firmë e llogaritarëve të pavarur. Presidenti mendoi se punësimi i këtij personi do ta bënte auditin vjetor të panevojshëm dhe për pasojë do të rezultonte në kursime të komisioneve profesionale që u paguhen audituesve. Presidenti propozoi t’i jepte kontrollorit të ri personel të plotë për të kryer inspektime mbi të dhënat kontabël dhe operative kur të ishte e nevojshme. Vlerësoni propozimin. 3.17 Auditi operacional. Një korporatë prodhon letër dhe produkte letre dhe po përpiqet të vendosë nëse duhet të blejë një kompani tjetër B. Kompania B ka ndërtuar një proces për prodhimin e kutive që mund të zëvendësojnë konteinerët që përdorin fluorkarbonin për largimin e produkteve të lëngshme. Çmimi mund të arrijë në 45 milionë USD. Korporata preferon ta blejë kompaninë B dhe të integrojë produktet e saj ndërkohë që drejtimin e kompanisë B do ta ngarkojë me drejtimin e operacioneve të përditshme. Një konsideratë kryesore është efektiviteti dhe eficienca e drejtimit të kompanisë B. Korporata kërkon të marrë një raport mbi efektivitetin dhe eficiencën operacionale të departamenteve të shitjeve, të prodhimit dhe të kërkim zhvillimit të kompanisë B. Kërkohet: Kë mund të angazhojë korporata për të përgatitur raportin e auditit profesional? Ekzistojnë disa mundësi. A ka ndonjë avantazh apo disavantazh të veçantë në zgjedhjen që do të bëhet midis tyre? 3.18 Audituesi si garantues. Fqinji ju ftoi dje për drekë. Është e qartë se nuk ishte një drekë falas sepse fqinji donte të diskutonte raportin vjetor të një korporate në të cilën ai ka aksione. Fqinji ju tha: “PriceWaterhouseCoopers përgatiti pasqyrat financiare të audituara dhe dha opinion të pakualifikuar, kështu që investimi im duhet të jetë i sigurt”. Kërkohet: Çfarë ka kuptuar keq fqinji juaj në lidhje me rolin e audituesit të shoqërisë? Ju mund të mendoni se karakteristikat më të rëndësishme të auditorit janë të jetë në gjendje të numërojë dhe të kryejë procedura të tjera auditimi. Por në këtë rast duhet të jetë e qartë se pothuajse çdokush mund të gjejë procedurat më themelore që duhen kryer. Në fakt, le të supozojmë se qeveria e SHBA ka kryer këto dhe të gjitha procedurat e nevojshme për të mbajtur një regjistrim të saktë të arit në Fort Knox, dhe megjithatë kjo është ajo që raporton. Pra, duhet të ketë diçka edhe më të rëndësishme sesa thjesht të kesh njohuri dhe aftësi për të kryer procedurat e auditimit me kompetencë. Çështja këtu është se kush i kryen në mënyrë efektive procedurat e auditimit; nuk është një auditim i qeverisë që kërkohet, është një auditim i jashtëm i pavarur. Fjalët kyçe janë të pavarura dhe të jashtme. Auditori i jashtëm pritet të jetë më objektiv se auditori i qeverisë dhe kriteri i pavarësisë është i nevojshëm për të siguruar që në këtë rast të mos ketë konflikt interesi, paragjykim ndaj qeverisë. Nuk duhet të shfaqet një konflikt interesi, por nuk duhet të ketë edhe në proceset aktuale të mendimit të auditorit. Nëse auditori i jashtëm nuk do të ishte i pavarur, ose do të perceptohej se nuk ishte i pavarur, atëherë qëllimi i të pasurit një auditor të jashtëm do të ishte i mundur. Mungesa e pavarësisë së auditorit nga qeveria nuk do të rezultonte në sigurinë që presin përdoruesit. Mungesa e pavarësisë e pengon audituesin të jetë efektiv ndaj përdoruesve të palëve të treta - përdoruesit nuk janë më mirë se sa nëse nuk do të kishte pasur audit. Nevoja për pavarësi lind nga përgjegjësia e palëve të treta. Nëse përdoruesit e palës së tretë duhet t'i besojnë punës së auditorit, atëherë auditori duhet të ruajë pavarësinë. Një ndërlikim i mëtejshëm për audituesin është se kjo ruajtje e pavarësisë duhet të jetë ndaj palëve që nuk paguajnë auditorin. Pala që paguan auditorin është i audituari (në këtë rast, qeveria e SHBA). Auditori duhet të jetë veçanërisht i shqetësuar për pavarësinë nga i audituari pasi është subjekti i audituar ai që kërkon auditimin (shih Shtojcën 1B). Kjo rëndësi e pavarësisë shtrihet në menaxhimin e imazhit të auditorit në mënyrë që të mos shfaqet as pamja e mungesës së pavarësisë. Rëndësia e pavarësisë, në thelb një aspekt i karakterit të auditorit, pasqyrohet në mbulimin e saj të gjerë në rregullat e etikës profesionale për audituesit (Kapitulli 3) dhe në praktikat e kontrollit të cilësisë së firmës së kontabilitetit të auditorit (Kapitulli 2) 3.19 Identifikimi i auditit dhe audituesve. Auditet mund të karakterizohen si: (a) audite të pasqyrave financiare; (b) audite të zbatimit të ligjeve, rregulloreve, politikave dhe procedurave të kontrollit, (c) audite të ekonomisë dhe eficiencës, dhe (d) audite të rezultateve të programit. Puna mund të kryhet nga audituesit e pavarur (të jashtëm), audituesit e brendshëm ose audituesit e qeverisë (përfshi mbikëyrësit e bankave dhe audituesit e IRS). Më poshtë keni një listë të qëllmeve ose produkteve të angazhimeve të ndryshme të auditit: a. Analiza e shpenzimeve kapitale të shkollave për të trajnuar studentët me zanate për cilat ka mbiofertë. b. Përcaktimi i paraqitjes së drejtë në përputhje me GAAP të pasqyrave financiare të një agjencie reklamash. c. Studimi i programit të departamentit të mbrojtjes në lidhje me mjetet hedhëse. d. Përcaktimi i kostove të shërbimit bashkiak të grumbullimit të mbeturinave krahasuar me shërbime të krahasueshme të nënkontraktorëve biznese private. e. Studimi i një prove pilot të ecurisë së një prodhuesi avionësh privatë në raportimin e rezultateve të testeve të fluturimit. f. Kryerja e inspektimit periodik prej Kontrollorit të Monedhës në SHBA e bankës kombëtare në lidhje me aftësinë paguese. g. Vlerësimi i gatishmërisë së inspektimit të materialeve në departamentin marës të një prodhuesi. h. Raportimi i nevojës që shtetet të shqyrtojnë kërkesat për raportim të të dhënave të përdorimit kimik. 8.19. Përzgjedhja e klientit. Jeni një CPA në një shoqëri kontabël rajonale që ka 10 zyra në tre rrethe. Z. Shine ju ka paraqitur një kërkesë për audit. Ai është presidenti i një kompanie lojërash elektronike që vepron prej pesë vjetësh që ka arritur në 500 milionë USD në shitje dhe 200 milionë USD në aktive gjithsej. Z. Shine po mendon të listohet në bursë me emetim aksionesh të zakonshme në 25 milionë USD prej të cilave 10 milionë USD do të jetë një emetim sekondar i aksioneve që posedon. Jeni shumë i lumtur për këtë mundësi që ju jepet sepse e dini që z. Shine është një president i ri i këshillit të kompanisë dhe ju ka bërë një përshtypje mjaft qytetar qysh kur erdhi në qytetin tuaj të një kategorie të mesme shtatë vite më parë. Kjo kompani është një nga punëdhënësit në rritje në qytet. Kërkohet: a. Diskutoni burimet e informacionit dhe llojet e pyetjeve që ju dhe ortakët e shoqërisë mund të bëjnë në lidhje me pranimin e këtij klienti të ri. Përpara se të pranojë Hitech si një klient të ri, firma mund të marrë informacion nga burimet dhe kërkesat e mëposhtme: • pasqyrat • Pasqyra nga institucionet financiare-d.m.th. • Këshilltar ligjor aktual ose i • Auditorët e mëparshëm ose • Raportet vjetore për SEC Formularin • Shitësit dhe klientët aktualë dhe kreditorët financiare bankat. mëparshëm aktualë 10-K b. A kërkon AICPA ndonjë hetim të klientëve perspektivë? Standardi i kontrollit të cilësisë AICPA kërkon që firmat e ardhshme të auditimit të hetojnë klientët e mundshëm. Këto hetime sigurojnë që firmat e auditimit janë të vetëdijshme për integritetin dhe reputacionin e klientëve të ardhshëm për të siguruar që besueshmëria e informacionit të pasqyrave financiare është e vërtetë për kompaninë dhe palët e saj të interesuara. Më tej, ai u jep një mundësi firmave të auditimit për të zbutur çdo rrezik të mundshëm.Dhënia e një firme auditimi mundësinë për të hetuar klientët e ardhshëm i lejon ata të analizojnë se në çfarë tregu po hyjnë, besueshmërinë e klientit të mundshëm dhe nëse janë të gatshëm të rrezikojnë reputacionin e tyre për klientin. Supozoni se z. Shine ju ka treguar se 10 vite më parë biznesi i tij familjar që punonte me franshizë në përgatitjen e hamburgerave falimentoi dhe nga hetimet mësoni nga audituesit e tij të mëparshëm (shoqëria juaj) që Shine luajti “shpejt dhe lirshëm” me rregullat e njohjes së të ardhurave në formën e tarifave të franshizës dhe paraqiti vështirësi të tilla që zyra juaj në një tjetër qytet dha dorëheqje nga auditi (përpara se të falimentonte). A mendoni se ortaku në detyrë i angazhimit të auditit duhet ta pranojnë kompaninë si një klient i ri? Nëse i paraqitet ky informacion, unë do të thosha se partneri përgjegjës nuk duhet të pranojë Hitech si një klient të ri pasi ka treguar mungesë besueshmërie duke u përfshirë në aktivitete mashtruese. Kjo do ta mbrojë firmën e auditimit nga çdo konflikt i mundshëm ose anomali për shkak të veprimeve të gabuara ose mashtruese.