Leksion 1: Hyrje ne Sistemet e Shpërndara Temat kryesore Çfarë janë sistemet e shpërndara? Karakteristikat, avantazhet dhe disavantazhet e tyre. Modeli Klient/Server. Projektimi dhe implementimi i RMI(Remote Method Invocation). Sistemet Peer-to-Peer. Transaksionet e shpërndarë dhe replikimi. Cloud computing 3 Informacion për lëndën Mënyra e vlerësimit: Seminare dhe provimi i ndërmjetëm 20 pikë Projekti i kursit 20 pikë Provim përfund. me shkrim 60 pikë Materialet e lëndës: Në Google : https://sites.google.com/view/besmirkanushi/ Literaturë e huaj bazë: “Distributed Systems Concepts and Design”, Coulouris, Dollimore and Kindberg. Addison and Wesley. Sistemet e shpërndarë Çfarë është një sistem? një grup komponentesh të ndërlidhur që kanë një sjellje të pritshme në ndërfaqen e hapësirës ku janë vendosur Çfarë janë sistmet e shpërndara? “Një sistem i shpërndarë është një sistem komponenetesh hardware ose software të vendosura në rrjetet kompjuterike që komunikojnë dhe kordinojnë veprimet e tyre vetëm përmes kalimit të mesazheve.” Disa nga karakteristikat kryesore që shoqërojnë implementimin e sistemeve të shpërndarë janë: Konkurrenca e komponenteve Mungesa e një Ore Globale Dështimet e pavaruar të komponenteve Konkurrenca Ka kompjutera të ndryshëm në një rrjet. Çdo kompjuter mund të jetë duke kryer punë në të njëjtën kohë me një ose disa të tjerë. Çfarë ndodh nëse dy kompjutera duan të aksesojnë të njëjtin burim në të njëjtën kohë? Vonesat në rrjete e bëjnë të vështirë sinkronizimin e herëpashershëm. Nuk ka orë globale (Global Clock) Kur programet duhet të bashkëpunojnë ato kordinojnë veprimet e tyre duke shkëmbyer mesazhe. Kordinimi i afërt shpesh varet nga ideja e ndarjes së kohës kur ndodhin ngjarjet. Ka limite në kryerjen që komponentet në rrjet të sinkronizojnë orën e tyre. Nuk ka nocion global të kohës aktuale. Sekuencat direktete të fakteve që mesazhet dergojnë në rrjet dhe vonesat e rrjeteve nuk janë konstante. Dështimet e pavarura Të gjithë sistemet kompjuterike mund të dështojnë dhe është mirë që kjo të pramendohet që në dizenjim. Në ditët e sotme dështojnë dhe sistemet e shpërndara. Dështimet në rrjeta mund të rezultojnë nga izolimi i kompjuterave por jo ndalimi i punës së tyre. Çfarë ndosh nëse ju prisni për një mesazh dhe nuk e merrni asnjëherë atë? Si ta kuptoni që një sistem në largësi e ka marrë mesazhin tuaj? Shembuj të sistemeve të shpërndara Interneti Intranetet (Rrjetet e brendshme në kompani) Grid Computing Programimi P2P (Peer to Peer). Mund të përdoret dhe për veprime të tjera duke u bazuar në skedarët e shpërndarë. Llogritjet mobile. Ndarja e burimeve Çfarë është një burim? Hardware. Printerat e ndarë. Procesorët e ndarë. Pjesë software-sh të ndarë, objekte të shpërndara, precedurat në largësi. Të dhënat (Data.) A mund të replikohen burimet? Ku janë të vendosura të dhënat? A është database-a në një vend apo e shpërndarë? Rrjetet e ndarjes së skedarëve (File sharing networks.) Sfidat Sfidat për ndërtimin e sistemeve të shpërndara janë: Heterogjeniteti i komponentëve të tyre Aksesi i hapur, që lejon shtimin dhe ndryshimin e komponenteve Siguria Shkallëzueshmëria – aftësia për të punuar mirë edhe kur rritet ngarkesa ose numri i përdoruesëve Trajtimi i dështimeve Konkurrenca e komponenteve Transparenca. Sigurimi i cilësisë së shërbimit.