Uploaded by Muhamed Çuni

Recovered pdf file(170)

advertisement
e-Komuna
2013
Agjenda
Dixhitale
Lokale
Parathënie
Ky dokument është pjesë e projektit “e-Qeverisja në Komunat e Kosovës”, i financuar
nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe i implementuar nga OJQ
“KS-Kosova” në partneritet me Asosacionin Norvegjez të Autoriteteve Lokale dhe
Regjionale në rolin e organizatorit dhe mbikçyrjes së projektit, në bashkëpunim me
Ministrinë e Administratës Publike (MAP), Asosacionin e Komunave të Kosovës (AKK)
dhe Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL).
Për hartimin e këtij dokumenti është formuar grupi punues i përbërë nga:
Kujtim Gashi (Dep. për e-Qeverisje-DeQPA në Ministrinë e Administratës Publike kryesues i grupit punues),
Valon Hysenaj (Menaxher Projekti në OJQ KS-KOSOVA),
Svein Erik Wilthil (Konsulent për e-Qeverisje pranë Asociacionit Norvegjez të
Autoriteteve Lokale dhe Regjionale),
Xhemë Binaku (Kryesues i Kolegjiumit të Drejtorëve të Administratës të Komunave
të Kosovës dhe Drejtor i Administratës në Komunën e Drenasit),
Ekrem Reçica (Drejtor i Administratës në Komunën e Shtimes si dhe pjesëtar në
grupin punues të TIK në projektin e KS-KOSOVA),
Selim Lulaj (Departamenti për e-Qeverisje - DeQPA në Ministrinë e Administratës
Publike),
Flamur Mripa (Konsulent i TIK-ut në MAPL),
Shehadin Rystemi (Zyrtar i TIK-ut në MAPL),
Xhevat Tafa (MAPL),
Vladan Popovic (Shef i TIK-ut në Komunën e Gracaniçës si dhe zëvendëskryesues
i Kolegjiumit të TIK-ut),
Ardian Zajmi (Konsulent i TI në DeQPA në Ministrinë e Administratës Publike),
Bujar Ejupi (Konsulent për hartimin e dokumentit dhe organizimin e takimit
të punës),
Tringa Mullaademi (Asistente në projekt nga OJQ KS-KOSOVA),
Gazmend Jakupi (Shef i TIK-ut në Komunën e Gjilanit) dhe
Genc Namani (Zyrtar i TI në Asosacionin e Komunave të Kosovës).
Në emër të grupit punues falënderojmë donatorin e projektit -Ministrinë e Punëve
të Jashtme të Norvegjisë, Ministrinë e Administratës Publike, Komunat e Republikës
së Kosovës, Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal si dhe Asosacionin e
Komunave të Kosovës për gatishmëri në bashkëpunimin e tyre të shkëlqyeshëm.
Po ashtu, një falënderim i veçantë i dedikohet z. Hannes Astok nga Akademia
për e-Qeverisje të Estonisë si dhe pjesëtarëve tjerë të Akademisë që ndihmuan në
përpilimin e këtij dokumenti bazuar në praktikat më të mira.
Versioni 1.0, Maj 2013
PËrmbajtja
Shkurtesat .......................................................................................................................................... 04
1. Përmbledhje Ekzekutive ........................................................................................................ 07
2. Hyrje ................................................................................................................................................ 08
2.1 Infrastruktura e Teknologjisë së Informacionit .......................................................... 09
3. Parimet e e-Qeverisjes ............................................................................................................ 11
4. Vizioni ............................................................................................................................................. 12
4.1 Objektivat ................................................................................................................................. 12
5. Parakushtet për ofrimin e shërbimeve elektronike .................................................
5.1 Arkitektura Teknike ...............................................................................................................
5.2 Parakushtet Organizative ...................................................................................................
5.3 Korniza Ligjore ........................................................................................................................
13
13
18
23
6. e-Komuna dhe Zhvillimi i shërbimeve elektronike ...................................................
6.1 e-Edukimi .................................................................................................................................
6.2 e-Shëndetësia .........................................................................................................................
6.3 e-Kadastri .................................................................................................................................
6.4 e-Tatimi .....................................................................................................................................
6.5 e-Pjesëmarrja ..........................................................................................................................
6.6 e-Arkiva......................................................................................................................................
6.7 m-Shërbimet ...........................................................................................................................
25
26
26
27
27
27
28
28
7. Vetëdijesimi për rëndësinë e përdorimit të shërbimeve elektronike .............. 29
7.1 Vetëdijesimi i zyrtarëve komunalë .................................................................................. 30
7.2 Vetëdijesimi i qytetarëve .................................................................................................... 31
04
AGJENDA DIXHITALE LOKALE
shkurtesat
Termat e përdorur
Përshkrimi
TIK
Teknologjia e Informacionit dhe Telekomunikimit
Internet
Rrjet global i kompjuterëve që ofron një variacion të
objekteve të informacioneve dhe komunikimeve, që
përbëhen nga rrjete të ndërlidhura, që përdorin protokole
standarde të komunikimit
WiFi
WiFi është teknologji e përhapur, që lejon këmbimin e
të dhënave me metodë pa tela (duke përdorur valë të
radios), duke përdorur metodën e rrjetave kompjuterike
PC
Kompjuteri personal (PC) është kompjuter për qëllime të
përgjithshme
e-mail
(email)
Posta elektronike, që të shumtën e herave i referohemi
si email apo e-mail, është metodë për shkëmbimin e
mesazheve dixhitale nga autori i tyre tek një apo më
shumë marrës
G2C
(Government to
Citizen)
Qeveria për Qytetarin (G2C) është lidhje e komunikimit
në mes qeverisë dhe individëve privatë (qytetarëve), duke
përdorur teknologjinë e informacionit dhe komunikimit
G2B
(Government to
Business)
Qeveria për Biznesin (G2B) është lidhje e komunikimit në
mes qeverisë dhe biznesit, duke përdorur teknologjinë e
informacionit dhe komunikimit
G2G
(Government to
Government)
Qeveria për Qeverinë (G2G) është lidhje e komunikimit
brenda për brenda qeverisë, si dhe komunikimit në
mes qeverive të shteteve të ndryshme, duke përdorur
teknologjinë e informacionit dhe komunikimit
e-Qeverisja
Bashkëveprimi dixhital në mes qeverisë dhe qytetarëve
(G2C), qeverisë dhe biznesit (G2B), qeverisë dhe qeverisë
(G2G)
e-Komuna
Paraqet një middleware që orkestron dhe ndërmjetëson
në mes të aplikacioneve të ndryshme të komunës dhe
librit unik të protokolit si dhe siguron matshmërinë e
cilësisë të proceseve që ndodhin në komunë
e-Edukimi
Përdorimi i mediumit elektronik dhe TIK-ut në edukim
e-Shkolla
Aplikacion i zhvilluar nga MASHT për dixhitalizimin e
ditarit shkollor
AGJENDA DIXHITALE LOKALE
e-Dosjet
Dosjet apo dokumentet elektronike janë çdo përmbajtje
elektronike mediale, që janë të destinuara të përdoren në
formë elektronike
e-Arkiva
Shfrytëzimi i mediumeve elektronike për arkivimin e
dokumenteve në forma të mediumit elektronik
e-Shëndetësia
Përdorimi i mediumit elektronik në shëndetësi
e-Kadastri
Versioni elektronik i kadastrit
e-Tatimi
Bashkëveprimi dixhital në mes qeverisë, qytetarëve dhe
bizneseve për të deklaruar dhe paguar taksat
e-Pjesëmarrja
Pjesëmarrja aktive e qytetarëve në proceset
vendimmarrëse të komunës duke shfrytëzuar mediumet
elektronike
m-Shërbimet
Përdorimi i telefonisë mobile për të marrë shërbime
m-ID
Përdorimi i SIM kartelës për identifikim në sistemet
elektronike
m-Pagesat
Përdorimi i telefonisë mobile për të bërë transaksione
financiare
QSHQ
Qendra e Shërbimit të Qytetarëve
Middleware
Middleware është softuer që ndërlidh dy aplikacionet të
ndara në mes vete, në formë “ngjitësi”
Application
Adapter
Shtresë e softuerit që konverton të dhënat e një
aplikacioni në formë të thjesht të pranueshme për
integrim me aplikacionet tjera
Security
Adapter
Shtresë e softuerit që krijon një standard unik për qasjen
dhe shkëmbimin e sigurtë të informacioneve në mes
aplikacioneve të ndryshme
Uni Ref
Emërtohet edhe si Barkod (barcode), i cili gjendet
zakonisht në fatura apo fletëpagesa, që duket zakonisht
në formë shtyllash (ose ndryshe), që posedon një numër
për identifikim të dokumentit dhe përmbajtjes. Zakonisht
Unirefi (Barkodi) lexohet në mënyrë automatike nga
pajisja e quajtur Barkod-lexues. Me këtë rast barten të
dhënat në sistemet e arkës, etj.
05
06
AGJENDA DIXHITALE LOKALE
Libri Unik
i Protokolit
Libër ose evidencë e vetme e protokolimit të lëndëve, i cili
gjenerohet nga sistemi elektronik
Libri Unik
i Arkës
Libër ose evidencë e vetme, që evidenton të gjitha
pagesat e realizuara në arkë
Back Office
(Zyrat Prapa)
Vendi i shumicës së organizatave ku kryhen detyrat për
ecurinë e vetë organizatës
Intranet
Rrjet i brendshëm i një organizate, që përdoret për të
shkëmbyer informacione
Portal
Uebfaqe që sjell të gjitha informacionet së bashku prej
disa burimeve në mënyrë unike. Në këtë dokument u
referohet uebfaqeve të komunave
CMS
(Content
Menagment System)
Sistemi i Menaxhimit të Përmbajtjes (theksohet
tek hostimi i Uebfaqeve të komunave), sistem për
menaxhimin e uebfaqeve të komunave
SMS/CSC
(Content Menagement
System-Service
Citizens Center)
Sistemi i Menaxhimit të Përmbajtjes /Qendrat e Shërbimit
të Qytetarëve/, është emërtimi i aplikacionit, i cili përdoret
në komuna për protokolimin dhe procedimin e lëndëve
nga hyrja në sistem e deri në përfundim (sistem për
menaxhimin e lëndëve)
Interoperabiliteti
Aftësia e ndërveprimit të organizatave të ndryshme me
qëllim të arritjes së qëllimeve të përbashkëta, që përfshinë
shkëmbimin e të dhënave, informatave dhe dijes, përmes
proceseve të punës të cilat mbështeten dhe shfrytëzojnë
sistemet e TIK-ut
Scalability
(mundësia
për zgjerim)
Aftësia e një aplikacioni a një sistemi kompjuterik për t’iu
përshtatur kërkesave në rritje
Cloud
Computing
Shfrytëzimi i burimeve kompjuterike (harduerit dhe
softuerit), që ofrohen si shërbime përmes rrjetit në të
shumtën e rasteve përmes internetit
Open Source
Open-source
software (OSS)
Softuer kompjuterik, kodi burimor i të cilit bëhet i
disponueshëm dhe licencohet me licencë të hapur (pa
pagesë)
On Job
Training
Trajnimi i punëtorëve në vendin e punës, gjatë kohës kur
ai apo ajo është duke bërë punën
AGJENDA DIXHITALE LOKALE
1
07
Përmbledhje Ekzekutive
Ky dokument është hartuar në formë udhëzimi për komunat
e Republikës së Kosovës me qëllim nxitjen e gatishmërisë së
komunave për implementimin e shërbimeve elektronikZe, si
dhe është një nga qëllimet kryesore të projektit “e-Qeverisja në
Komunat e Kosovës”, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme
të Norvegjisë. Ky projekt implementohet nga OJQ “KS-Kosova” në
partneritet me Asosacionin Norvegjez të Autoriteteve Lokale dhe
Regjionale në rolin e organizatorit dhe mbikçyrjes së projektit,
në bashkëpunim me Ministrinë e Administratës Publike (MAP)
të Republikës së Kosovës, komunave të Republikës së Kosovës,
Asociacionin e Komunave të Kosovës, si dhe me përkrahjen e
Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.
Agjenda Dixhitale Lokale është strukturuar në disa pjesë:
• Hyrja (vështrim i përgjithshëm i qëllimit të këtij dokumenti),
• Gjendja aktuale e infrastrukturës dhe shërbimeve elektronike të ofruara
nga komunat e Republikës së Kosovës,
• Synimet e Përgjithshme,
• Vizioni,
• Objektivat e Dokumentit,
• Parimet kryesore për Qeverisje Elektronike Lokale.
Parakushtet për ofrimin e shërbimeve elektronike janë të ndara në tri aspekte:
teknike, organizative dhe legjislative. Njëkohësisht, ky dokument përmban edhe
rekomandime të rëndësishme për komuna, që duhet të përmbushen gjatë ofrimit
dhe zhvillimit të shërbimeve elektronike.
Kapitulli i fundit fokusohet me ndërgjegjësimin për përdorimin e shërbimeve, në
ndërgjegjësimin e zyrtarëve komunalë, si dhe ndërgjegjësimin qytetar, duke ofruar
dhe rekomandimet specifike.
Komunat inkurajohen të implementojnë rekomandimet sipas kësaj agjende, duke
marrë parasysh speficikat e tyre komunale dhe buxhetore.
08
AGJENDA DIXHITALE LOKALE
2
Hyrje
Agjenda Dixhitale Lokale (ADL) është dokument, i cili i referohet
Strategjisë së Qeverisjes Elektronike të Republikës së Kosovës 20092015, Kornizës së Interoperabilitetit të Republikës së Kosovës, në të
cilat parashihet nevoja e një dokumenti më të zgjeruar për qeverisjen
elektronike në komuna. Ky dokument është hartuar duke iu referuar
dokumenteve të mësipërme, si edhe atyre të BE-së, të cilat rregullojnë
fushën e qeverisjes elektronike. Po ashtu, si bazë referuese janë shfrytëzuar
eksperiencat dhe praktikat e mira në Norvegji dhe Estoni.
ADL do të shërbejë si dokument orientues apo udhërrëfyes për pushtetin
lokal, që mundëson avancimin dhe modernizimin e proceseve dhe
shërbimeve administrative në komuna. Gjithashtu është udhërrëfyes i
rëndësishëm në ngritjen e efikasitetit dhe efektivitetit të administratës,
në komunikimin e brendshëm dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët,
gjithnjë duke synuar shfrytëzimin e burimeve të Teknologjisë Informative
(TI).
Bazuar në parimet e e-Qeverisjes, ADL-ja përshkruan metodat më të
avancuara të menaxhimit të administratës, duke shfrytëzuar standarde
për përqëndrimin e sa më shumë shërbimeve administrative në një
zyrë, siç janë Qendrat e Shërbimit të Qytetarëve ose One-Stop-Shop-et,
si dhe dixhitalizimin e shërbimeve administrative. Këto procese do të
ndikojnë në masë të madhe në mënjanimin e burokracisë, thjeshtësimin
e procedurave, ngritjen e transparencës, si dhe ofrojnë mundësinë që
qytetari të jetë pjesëmarrës aktiv në vendimmarrje.
Një vëmendje e posaçme i është kushtuar krijimit të mundësive të
komunikimit me qytetarët, si dhe krijimin e mundësive të bashkëpunimit
në mes të komunave dhe pushtetit qendror, që investimet dhe përvojat e
mira të mos shërbejnë si investime lokale, por të shfrytëzohen si praktika
të mira për të gjithë vendin.
Qeverisjes elektronike në komuna i është kushtuar hapësirë e veçantë
në Strategjinë e Qeverisjes Elektronike të Republikës së Kosovës 20092015 dhe Planin e Veprimit për realizimin e kësaj strategjie. Në strategjinë
qendrore është theksuar se i gjithë përkushtimi në ngritjen e cilësisë së
shërbimeve në komuna i referohet nevojës për ofrimin e shërbimeve më
AGJENDA DIXHITALE LOKALE
afër qytetarit, duke synuar shfrytëzimin e burimeve të TI-së. Megjithatë,
të gjitha shërbimet elektronike ofrohen në baza të përgjegjësive të
përcaktuara ligjore, prandaj të gjitha komunat kanë një rol të theksuar në
dhënien e shërbimeve elektronike ndaj qytetarëve, biznesit, por edhe ndaj
vetëvetes.
Në këtë drejtim, institucionet e nivelit qendror do të krijojnë hapësira,
qofshin ato të nivelit të infrastrukturës, qofshin ato të krijimit të
hapësirave përmes politikave të miratuara, si dhe do të ofrojnë ndihmë
tjetër në aspektin e integrimeve të sistemeve dhe bazave të shënimeve.
Në bashkëpunim dhe në koordinim të përhershëm, do të realizohen
projekte të rëndësishme për të gjitha komunat, përfshirë këtu avancimin e
rrjetit dhe zgjerimin e tij, avancimin dhe shtimin e shërbimeve elektronike
komunale, përfshirë edhe tatimin elektronik në prona (e-Tatimi), krijimin e
hapësirave të nevojshme në Qendrën e të Dhënave të Kosovës për nevojat
komunale, etj.
2.1 Infrastruktura e Teknologjisë
së Informacionit
Infrastruktura e TIK-ut është parakushti kryesor për zhvillimin
e qeverisjes elektronike komunale. Shumica e institucioneve
qeveritare qendrore dhe lokale janë të lidhura në rrjetin
shtetëror përmes kabllit optik dhe rrjetit mikrovalor. Komunat
kanë rrjetin e tyre kompjuterik dhe kanë arritur të realizojnë
edhe projekte të tjera në fushën e qeverisjes elektronike.
Elementet themelore të infrastrukturës teknike janë:
yyShtrirja e Rrjetit kompjuterik;
yyIntraneti i Komunave dhe portalet tjera elektronike;
yyHarduerët dhe softuerët;
yyBurimet njerëzore/Kapacitetet Dixhitale;
yySiguria e Informacionit;
yyStandardet e TIK,
yyIntegrimi i Sistemeve;
09
10
AGJENDA DIXHITALE LOKALE
Zgjerimi i rrjetit bën të mundur përmirësimin dhe shtimin e shërbimeve
publike me përdorim të shërbimeve elektronike, të cilat lehtësojnë dhe e
shpejtojnë në masë të madhe dhënien dhe marrjen e shërbimeve.
Institucionet e Republikës së Kosovës janë të obliguara të përdorin
standardet e harduerit dhe softuerit në bazë të “Udhëzimit
Administrative për Harduer dhe Softuer” dhe “Udhëzimit
administrativ për përdorimin e softuerëve të licencuar” (MAP).
Hardueri, që përdoret nga institucionet komunale, ka platforma të
ndryshme. Në administratën publike në Kosovë përdoren sisteme
operative, softuer aplikativ dhe sisteme të menaxhimit të informacioneve.
Gjendja momentale e burimeve njerëzore të TIK-ut në komuna është
deri diku solide, por nevoja për avancim të mëtejshëm dhe shtim të stafit
të dedikuar për TI është evidente.
Çështja e sigurisë është parësore për funksionimin e sistemeve të TIsë në përgjithësi dhe për qeverisje elektronike në veçanti. Mbrojtja
fizike e pajisjeve është e domosdoshme për të zvogëluar rrezikun e
qasjes së paautorizuar në të dhëna. Sistemi Informativ i Qeverisë së
Kosovës në masë të madhe është i realizuar në bazë të standardeve të
TI-së, duke respektuar standardet e ruajtjes së fshehtësisë, integritetit
dhe disponueshmërisë së informatave. Institucionet e pushtetit lokal
janë pjesë e rrjetit të Qeverisë së Kosovës dhe pjesë e standardeve dhe
rregulloreve të sigurisë.
Implementimi i projekteve pa i respektuar standardet, ka ndikuar disa herë
në zvogëlimin e sigurisë së të dhënave, duke bërë bartjen e të dhënave
në mënyrë fizike përmes pajisjeve memoruese (USB, CD, etj). Këto praktika
duhen eleminuar. Rritja e sigurisë së të dhënave, duhet të bëhet përmes
projekteve të centralizuara në përputhje me politikat e sigurisë në fuqi.
AGJENDA DIXHITALE LOKALE
11
3.0 Parimet e e-QeverisjeS
Dokumenti “Agjenda Dixhitale Lokale” konsiderohet si
udhërrëfyes për të gjitha komunat në implementimin dhe
ofrimin e shërbimeve elektronike. Ky dokument bazohet në disa
parime kryesore siç janë:
• Pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve në shoqërinë e informacionit;
• Ngritjen e cilësisë, ofrimin e shërbimit cilësor, transparent dhe
të përgjegjshëm për qytetarë, biznese dhe brenda për brenda
administratës;
• Shërbime elektronike të ndërveprueshme (interoperabile)
njëra me tjetrën, që do të thotë të jenë të kuptueshme, të
bashkëpunojnë me produkte dhe sisteme tjera të ekzistuese dhe
ato që do të zhvillohen në të ardhmen, pa ndonjë pengesë në
qasje apo implementim;
• Regjistrimi i të dhënave të qytetarëve të bëhet vetëm njëherë, në
mënyrë që ato të ripërdoren më pas nga sistemet e tjera;
• Informatat gjatë dhënies së shërbimeve elektronike duhet të
transmetohen në kanale të sigurta, duke përdorur enkriptimin
(kodimin) gjatë transmetimit në mediume dixhitale, në atë
mënyrë që të ruhet siguria dhe privatësia e tyre;
• Gjatë ofrimit të shërbimeve për qytetarë duhet të respektohet
shumëgjuhësia sipas ligjeve të Republikës së Kosovës;
• Komunikimi dixhital në mes qytetarëve, bizneseve dhe
administratës të jetë forma e preferuar e komunikimit.
Gjithsesi duhet të merren për bazë dhe parimet tjera, të cilat
përcaktohen përmes akteve ligjore, dokumenteve të tjera zyrtare,
standardeve ndërkombëtare, si dhe rregullativave të tjera të BE-së, që
rregullojnë qeverisjen elektronike lokale.
12
AGJENDA DIXHITALE LOKALE
4.0 Vizioni
Komunat e Republikës së Kosovës prioritet
parësor do të kenë zhvillimin e një administrate
elektronike efikase dhe transparente, me qëllim
të ofrimit të shërbimeve cilësore, si dhe të
forcojnë demokracinë lokale me pjesëmarrjen
aktive të qytetarëve.
4.1 Objektivat
Objektivat për ofrimin e shërbimeve elektronike në komunat e
Republikës së Kosovës janë:
• Të përdoren burimet e TIK-ut në mënyrë efikase për të rritur kënaqshmërinë
e qytetarëve me shërbime online nga distanca, 24 orë në ditë, 7 ditë në
javë (24/7), me synim rritjen e numrit të qytetarëve që përdorin shërbimet
elektronike ekzistuese.
• Të dixhitalizohen të dhënat dhe automatizimi i përpunimit të
informacioneve me mundësi që sistemet elektronike të jenë interoperabile
(të ndërveprueshme);
• Të ofrohen shërbimet e komunës nga një pikë e vetme e administratës,
letërnjoftimi nga qytetari të kërkohet vetëm një herë nga zyrtarët e
administratës, për të shfrytëzuar ato më pas të gjitha sistemet tjera;
• Të mundësohet që treguesit e përdorimit të sistemeve elektronike të jenë
të matshëm me përdorimin e Sistemeve për Menaxhim të Performancës,
si synim të përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve, ngritjes së
përformancës së administratës, avancimit të proceseve administrative,
si dhe përdorimin në mënyrë më efikase të burimeve njerëzore (zyrtarët
komunalë), duke përmirësuar dhe racionalizuar proceset e punës
me shfrytëzimin e komunikimit dixhital me qytetarët, bizneset dhe
administratën;
• Të krijohen sportele elektronike për marrjen e shërbimeve elektronike dhe
m-shërbimeve nga të gjitha palët, përfshirë edhe personat me nevoja të
veçanta;
• Të ofrohet promovimi dhe sensibilizimi i qytetarëve dhe bizneseve për
shërbimet elektronike nga administrata dhe pjesëmarrjen e tyre në proceset
vendimmarrëse;
• Të rritet transparenca në administratën publike për të sjellë eliminimin e
burokracisë dhe të keqpërdorimeve;
• Të përdoret platforma elektronike për krijimin e librit unik të protokollit.
AGJENDA DIXHITALE LOKALE
5
13
Parakushtet për ofrimin
e shërbimeve elektronike
Për të qenë në pajtim me vizionin dhe objektivat e parapara për ofrimin
e shërbimeve elektronike, çdo komunë duhet t’i plotësojë parakushtet,
të cilat janë të ndara në tri kategori:
• Arkitektura Teknike ;
• Parakushtet Organizative dhe
• Korniza Ligjore.
5.1 Arkitektura Teknike
Në këtë kapitull janë të përshkruara parakushtet teknike, që duhet
të përmbushen nga komunat veç e veç, për të mundësuar ofrimin e
shërbimeve elektronike për qytetarët, bizneset dhe vetë qeverinë.
5.1.1 Rrjeti Kompjuterik
Është me rëndësi që të gjitha institucionet në Komunat e Republikës
së Kosovës të kenë mbulueshmëri me rrjet (WAN dhe LAN) apo
qasje në internet.
Rekomandimet:
yyTë zgjerohet rrjeti ashtu që të mbulohen të gjitha zyrat
institucionale komunale. Të gjithë PC-të e institucioneve
komunale duhet të jenë të lidhura në rrjet;
yyTë ketë lidhje dytësore të rrjetit (back-up), në rast të
dështimit të rrjetit primar;
yyTë matet cilësia, kapaciteti, si dhe siguria e rrjetit në
vazhdimësi për arsye auditimi;
yyTë ofrohet internet pa pagesë, përmes rrjetit pa tela
(WiFi) për qytetarë në hapësirat komunale, gjithmonë
duke respektuar dokumentet zyrtare, si dhe sigurinë e
informacionit dhe privatësinë e të dhënave.
14
AGJENDA DIXHITALE LOKALE
5.1.2 Intraneti i Komunave
Është me rëndësi të veçantë që qytetari të ketë një portë (pikë) përmes portalit
komunal për marrjen e shërbimeve komunale, kurse në anën tjetër, komunikimi i
brendshëm komunal të mos shihet fare nga qytetari apo biznesi deri në shqyrtimin
përfundimtar të lëndëve. Ky komunikim i brendshëm duhet të bëhet në formë
elektronike, duke shfrytëzuar Intranetin me aplikacionet përkatëse dhe dosjet
elektronike.
Rekomandimet:
yyTë përdoret sistemi i menaxhimit të dokumenteve, e-Arkiva,
si dhe SMS/CSC-intraneti në komuna për pranimin e të
gjitha kërkesave dhe lëndëve që vijnë përmes QSHQ-së,
shpërndarjen e tyre në nivelet administrative për shqyrtim, si
dhe kthimi i tyre dhe finalizimi po në një pikë;
yySistemi SMS/CSC të përshtatet për komunikim me sistemet
tjera ekzistuese (të jetë interoperabil), si dhe me ato që do të
zhvillohen në të ardhmen; të avancohet në pajtim me kërkesat
për dixhitalizimin e mëtejshëm të shërbimeve komunale;
yyTë ruhet vetëm njëherë dokumentacioni i një lënde në trajtim
dhe të përdoret i njëjti nga aplikacionet e tjera, deri në
shqyrtimin dhe vendimin për kërkesën në fjalë;
yyTë ofrohen informata kontaktuese të zyrtarëve komunalë;
informatat për planet administrative; rregullativat dhe
vendimet e Kuvendeve të Komunave; informacione për
aktivitete ditore në administratën komunale, duke përfshirë
ngjarjet sociale, minutat e mbledhjeve, si dhe mesazhe të
rëndësishme nga Kryetarët e Komunave dhe Drejtorët.
AGJENDA DIXHITALE LOKALE
15
5.1.3 Portalet e Komunave
Portalet e komunave janë publike dhe shërbejnë për komunikim të drejtëpërdrejtë
ndërmjet komunës dhe qytetarëve. Kjo është porta kryesore e komunikimit.
Rekomandimet:
yyTë unifikohet emërtimi i seksioneve nëpër uebfaqe, ashtu që të
jenë të njëjta në të gjitha komunat;
yyTë inventarizohen dhe publikohen aktet komunale;
yyTë ofrohen informatat mbi organizimin e komunës (organizimit
politik dhe administrativ), kontaktet e zyrtarëve komunalë
(email dhe telefon), informatat për shërbimet që ofrohen në
komunë për transportin publik, dokumentet dhe projektet
e rëndësishme, vendimet e Kuvendeve të Komunave, si dhe
informata tjera të rëndësishme;
yyTë ofrohet qasja për regjistrim elektronik, aplikacione për të
dhëna personale, duke shfrytëzuar komunikim të sigurtë për
mbrojtjen e informacioneve;
yyTë ofrohen lajme për ngjarje të ndryshme të komunitetit (p.sh.
aktivitete kulturore);
yyTë kenë komunat faqe në rrjete sociale (Facebook, Twitter
etj.), për të lehtësuar komunikimin ndërmjet komunës dhe
qytetarëve, si dhe për t’i informuar qytetarët për aktivitetet e
komunës;
yyTë ofrohen informata për bashkëpunim ndërkomunal, duke
publikuar projekte të përbashkëta.
16
AGJENDA DIXHITALE LOKALE
5.1.4 Hardueri dhe Softueri
Objektivat e Agjendës parashohin ngritjen e nivelit të përdorimit të Teknologjisë
së Informacionit dhe Telekomunikimit (TIK). Parakusht i përdorimit të suksesshëm
është që sistemet elektronike të shfrytëzohen në pajtim me rregullativën ligjore,
standardet dhe nevojat e institucioneve përkatëse. Po ashtu, kërkohet shfrytëzimi
racional i pajisjeve harduerike dhe softuerike, në pajtim me rregullativën ligjore,
mundësitë dhe nevojat e institucioneve përkatëse.
Rekomandimet:
yyTë gjithë zyrtarët komunalë duhet të pajisen me pajisje
teknologjike (harduer dhe softuer);
yyTë synohet përdorimi eficient i infrastrukturës së TI-së,
duke planifikuar përdorimin e sistemeve virtuale, si dhe
teknologjinë Cloud Computing, për të rezultuar zvogëlimin
e kostos, rritjen e produktivitetit, si dhe zvogëlim të ndotjes
së mjedisit (green computing), gjithmonë duke respektuar
Kornizën e Interoperabilitetit, rregullativat ligjore, sigurinë e
informacionit dhe ruajtjen e privatësisë së informacioneve;
yyTë azhurohet në vazhdimësi hardueri dhe softueri, ashtu që
të jenë të standardizuara dhe të shmangen problemet nga
përdorimi i teknologjive të ndryshme;
yyTë ketë politika të mirëfillta të licencimit të softuerëve, që të
garantohet përdorimi i softuerëve të licencuar;
yyTë inkurajohet përdorimi i aplikacioneve open-source, duke
respektuar standardet dhe rregullativat ligjore në fuqi.
5.1.5 Siguria e Informacionit në Aspektin Teknik
Në përputhje me standardet e sigurisë së informacionit, siguria e informacionit
është ruajtja e integritetit, disponueshmërisë dhe konfidencialitetit të informatave.
Siguria e informacionit përfshin komponente:
• Teknike,
• Organizative dhe
• Ligjore.
Rekomandimet:
yyDuke u bazuar në parametrat e sigurisë, të gjitha komunat,
duhet të hartojnë plane për masat mbrojtëse, që ofrojnë
sigurinë e informacionit në aspektin teknik.
AGJENDA DIXHITALE LOKALE
17
5.1.6 Standardet e TIK, Ndërveprueshmëria (Interoperabiliteti)
dhe Arkitektura e TIK
Zhvillimi i kapaciteteve të qeverisjes elektronike komunale duhet të respektojë
standardet e teknologjisë informative. Këto standarde vazhdimisht duhet të
avancohen, duke respektuar avancimet teknologjike dhe zbatimin e tyre në kuadër të
infrastrukturës së shërbimeve në përgjithësi.
Qëllimi i Arkitekturës së TIK-ut është që të udhëzojë procesin e planifikimit, blerjes,
ndërtimit, modifikimit, ndërlidhjes dhe vendosjes së burimeve të TI-së, në të gjithë
administratën komunale. Si e tillë, Arkitektura e TI-së ofron mundësi të zhvillimit
evolutiv, të qëndrueshëm; identifikon teknologjitë e përbashkëta, të mjaftueshme për
të plotësuar nevojat e përdoruesve të institucioneve lokale.
Dizajnimi dhe implementimi i mirë i Arkitekturës së TIK-ut ndihmon në sigurimin e
ndërveprimit brenda dhe jashtë fushës së TI-së, duke zvogëluar kërkesat e mirëmbajtjes
dhe mbështetjes, si dhe ndihmon në planifikimin e migrimit të teknologjive të reja.
Duke analizuar konceptin “e-Komuna”, në aspektin teknik, me theks të veçantë në
Interoperabilitet, ajo paraqet një Midelware, me protokole interoperabile, mirë të
definuara, me doracakë teknikë për Application Adapter dhe Security Adapter, të
cilat sigurojnë zbatueshmërinë e rregullativës ligjore, si dhe ofrimin e shërbimeve në
mënyrë efikase.
Rekomandimet:
yyGjatë vendosjes së shërbimeve në institucionet e administratës
publike komunale, duhet fokusuar në nevojat funksionale dhe
në shmangien e imponimeve teknologjike dhe produkteve të
partnerëve;
yyTë respektohen standardet e TI-së, në bazë të standardeve
europiane për TI, si dhe në bazë të “Udhëzimit Adminstrativ për
Harduer dhe Softuer”, të MAP-it:
yyTë gjitha sistemet e zhvilluara duhet të jenë interoperabile, si
dhe të dhënat të ruhen vetëm njëherë nga një sistem dhe të
mundësohet shfrytëzimi i tyre dhe nga sistemet tjera;
yyTë respektohen parimet e Arkitekturës, siç janë: Orientimi i
Shërbimeve, Interoperabiliteti, Qasja, Siguria, Transparenca,
Fleksibiliteti dhe mundësia për zhvillim të mëtejshëm (Scalability);
yyTë sigurohet një hyrje në sistemet elektronike, me mundësi të
shfrytëzimit të sistemeve tjera (single-sign-on);
yyTë bëhet avancimi i ndërveprimit të sistemeve përmes projekteve
të reja në TI, të cilat do të bazohen në standardet e hapura dhe
që përfshijnë nevojat e të gjitha institucioneve të involvuara në
procesin e finalizimit të shërbimeve.
18
AGJENDA DIXHITALE LOKALE
5.2 Parakushtet
Organizative
5.2.1 Burimet Njerëzore / Kompetencat Dixhitale
Një nga fushat më të rëndësishme për implementimin e e-Qeverisjes është faktori
njeri. Ndërtimi i një administrate moderne, në përputhje me standardet europiane,
lidhet ngusht edhe me përdorimin efikas të sistemeve të teknologjisë informative
dhe komunikuese, sipas kritereve.
Zhvillimi i kompetencave dixhitale duhet të ndahet në këto fusha:
• Menaxhimi i ndryshimeve duke përdorur TIK-un;
• Hartimi dhe zbatimi i planeve strategjike;
• Menaxhimi i proceve të punës, përfshirë dizajnimin dhe ridizajnimin e tyre, si
dhe aspektin organizativ të komunës;
• Planifikimi dhe prokurimi;
• Menaxhimi i projekteve;
• Implementimi i detyrave operacionale;
• Ngritja e kapaciteteve të zyrtarëve të administrativës për përdorimin efikas të
TI-së dhe krijimin e shprehive bazë të punës me TI.
Rekomandimet :
yyTë gjitha komunat duhet të angazhohen në identifikimin
e nevojave për zhvillimin e kompetencave dixhitale sipas
fushave të lartë cekura;
yyTë bashkëpunohet me donatorë dhe me sektorin privat, për
zhvillimin e kompetencave dixhitale;
yyTë zhvillohet një program komunal që ka për qëllim bartjen e
kompetencave dixhitale prej stafit me eksperiencë tek të tjerët
(trajnim në punë – on job training);
yyTë krijohen qendra të trajnimeve, si komponentë me rëndësi në
ngritjen e kapaciteteve profesionale të zyrtarëve komunalë;
yyTë avancohen aplikacionet aktuale dhe të zhvillohen
aplikacione të reja adekuate, për menaxhimin e burimeve
njerëzore dhe menaxhimit të dijes.
AGJENDA DIXHITALE LOKALE
19
5.2.2 Siguria e Informacionit në Aspektin Organizativ
Një ndër parakushtet më të rëndësishme është siguria e informacionit në aspektin
organizativ, pasi që hallka më e dobët në sigurinë e informacionit është faktori njeri.
Kjo ka të bëjë me organizimin e brendshëm të komunës, për të rritur sigurinë e
informacionit, si dhe vetëdijesimin e stafit për këtë fushë.
Rekomandimet:
yyÇdo komunë duhet ta ndajë përgjegjësinë për siguri të
informacionit tek zyrtari i caktuar, apo në raste kur komuna është
më e vogël, tek personi përgjegjës për TI;
yyKomunat duhet të mbajnë dhe sigurojnë trajnime për
vetëdijesimin e stafit komunal për sigurinë e informacionit, e në
veçanti për stafin e TI-së, që është përgjegjës për mirëmbajtjen e
pajisjeve të TIK-ut.
5.2.3 Avancimi dhe racionalizimi i proceseve dhe përshtatja për e-Qeverisje
Kjo Agjendë ka për synim racionalizimin e proceseve administrative, thjeshtësimin e
tyre dhe dixhitalizimin brenda mundësive ekzistuese nëpër komuna.
Objektivi kryesor është që qytetarëve t’u lehtësohet komunikimi me institucionet,
me zëvendësimin e metodave klasike administrative të shërbimeve të institucioneve
ndaj qytetarëve dhe bizneseve, duke u bazuar në përdorimin efikas të burimeve
njerëzore, uljen e kostove, si dhe rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit të
administratës.
Komunat duhet të synojnë realizimin e niveleve sa më të larta të dixhitalizimit të
shërbimeve:
• Niveli 1- Shërbimet të jenë të ekspozuara në portal (nivel informativ);
• Niveli 2 - Formularët dhe aplikacionet të mund të shkarkohen (komunikim i
njëanshëm);
• Niveli 3 - Aplikacionet të mund të dërgohen dhe pranohen përmes e-mail-it
(komunikim i dyanshëm bazik);
• Niveli 4 - Aplikacionet të mund të plotësohen online dhe të dërgohen online
(komunikim i dyanshëm më i avancuar);
• Niveli 5 - Proceset të jenë tërësisht të automatizuara dhe të integruara
(dixhitalizim i plotë i shërbimeve duke shfrytëzuar mënyrën dixhitale, si kanal
të preferuar komunikimi).
20
AGJENDA DIXHITALE LOKALE
Për racionalizimin e proceseve, kërkohet që proceset ekzistuese të përshkruhen dhe
pastaj të ridizajnohen dhe riorganizohen me qëllim të përmirësimit të tyre, duke
shfrytëzuar burimet e TIK-ut, gjithmonë duke synuar që proceset të bëhen më të
thjeshta dhe efikase.
Rekomandimet:
yyPërshkrimi i niveleve të dixhitalizimit të shërbimeve për
të gjitha shërbimet;
yyPërshkrimin e proceseve dhe shërbimeve të ofruara nga
komunat, krijimi i diagrameve (skicave) të proceseve;
yyDizajnimin e proceseve, duke i dixhitalizuar ato;
yyAngazhimin e stafit të TIK-ut në dizajnimin e proceseve
të reja dixhitale.
5.2.4 Qendrat e Shërbimit të Qytetarëve (QSHQ)
Qendrat e Shërbimit të Qytetarëve, bazuar në UA 2011/03 për Organizimin dhe
Funksionimin e Qendrave të Shërbimeve për Qytetarë, si dhe akte të tjera ligjore e
nënligjore, duhet respektuar parimin që QSHQ të jetë zyra ose hapësira e vetme, në
të cilën duhet të drejtohen qytetarët për të gjitha shërbimet që ofron komuna.
QSHQ, përmes sistemeve elektronike, duhet të kenë prioritet ofrimin e sa më shumë
shërbimeve online, duke krijuar mundësinë që qytetarët fare të mos i frekuentojnë
fizikisht zyrat e komunës.
Bazuar në rregullativën ligjore dhe politikat për TI-në, në koordinim me nivelin
qendror, si dhe institucionin përgjegjës për e-Qeverisje, QSHQ duhet të kryejë këto
funksione:
• Kontakton drejtpërdrejt me qytetarët, pranon dhe regjistron kërkesat dhe
ankesat nga qytetarët;
• Përcjell kërkesat tek drejtoritë përkatëse për shqyrtim dhe vendimmarrje
dhe kthen përgjigjet përmes QSHQ-ve ose në mënyrë të drejtëpërdrejtë
elektronike, me synim eliminimin e qarkullimit të kopjeve fizike;
• Ofron ndihmë juridike administrative, njofton qytetarët për ecurinë e
kërkesës së tyre brenda afatit ligjor, kryen transaksione të tjera në pajtim me
kompetencat e komunës.
AGJENDA DIXHITALE LOKALE
21
Rekomandimet:
yyTë krijohet dhe përdoret libri unik i protokolit, në të gjitha
komunat, duke përfshirë kërkesat për gjendjen civile, tatimin në
pronë, shërbimet kadastrale, regjistrimin e bizneseve etj;
yyTë përfshihen zyrat e vendit në librin unik të protokollit;
yyFunksionalizimi i kërkesave elektronike dhe i librit unik të arkës;
yyFunksionalizimi i fletëpagesave bazuar në UNI REF-a;
yyTë rritet numri i shërbimeve në një qendër të vetme.
5.2.5 e-Administrata
Si prioritet në vazhdimësi i institucioneve qeveritare qendrore dhe lokale është edhe
zhvillimi i administratës publike, që mund të realizohet në tërësi, vetëm nëse ne
krijojmë shërbime cilësore në administratë, me ndihmën e TIK-ut dhe shërbimeve që
mundësojnë qeverisjen elektronike.
Menaxhmenti lokal duhet përkushtuar në krijimin e mundësive teknike e
administrative për ofrim të hapësirave të mjaftueshme të funksionimit modern të
administratës, gjithnjë duke synuar shfrytëzimin në nivel sa më të lartë të sistemeve
elektronike për menaxhim të dokumentacionit, komunikimin elektronik brenda
administratës, si dhe me qytetarët e bizneset.
Rekomandimet:
yyTë përdoren të gjitha aplikacionet elektronike ekzistuese;
yyTë ofrohet qasje e lehtë, e sigurtë dhe fleksibile në shërbime,
duke respektuar privatësinë;
yyTë ofrohet një pikë e vetme kontakti me komunën për qytetarët
dhe bizneset.
5.2.6 Bashkëpunimi ndërkomunal në fushën e TIK
Objektivat e bashkëpunimit ndërkomunal në fushën e TIK-ut parashohin krijimin
dhe shfrytëzimin e mundësive të bashkëpunimit ndërmjet komunave, si dhe
shkëmbimin e praktikave të mira (të suksesshme) të komunave model. Kjo
nënkupton bashkëpunim në ndërtimin e planeve të përbashkëta të veprimit, blerjes
dhe ndërtimit të sistemeve elektronike (harduerit dhe softuerit) me kosto të ndarë,
duke konsideruar dhe mundësinë për “Cloud Computing”.
22
AGJENDA DIXHITALE LOKALE
Rekomandimet:
yyTë bashkëpunohet në dizajnimin dhe zhvillimin e përbashkët të
sistemeve elektronike, me qëllim të standardizimit dhe ndarjes së
kostos, duke respektuar standardet, dhe rregullativat ligjore në fuqi;
yySistemet elektronike të zhvilluara sipas kritereve dhe standardeve
që japin rezultate pozitive, të bëhen objektivë për shtrirjen në të
gjitha komunat;
yyTë ngritet niveli i shfrytëzimit të platformave dhe forumeve
elektronike, të cilat mundësojnë ruajtjen dhe shkëmbimin e të
dhënave të ndryshme me interes të përbashkët ndërkomunal, duke
përfshirë forumin e financuar nga Qeveria Norvegjeze:
www.egovforumkosova.com.
5.2.7 Menaxhimi Strategjik i TIK-ut
Menaxhimi Strategjik i TIK-ut parasheh hartimin e planeve vjetore për zhvillim dhe
investime në fushën e TIK-ut, me synim kryesor thjeshtësimin dhe lehtësimin e
procedurave administrative.
Rekomandimet:
yyTë hartohen planet e investimeve në këtë fushë nga menaxheri i
TI-së dhe drejtori i Administratës;
yyTë punohet Strategjia dixhitale dhe Planet vjetore të veprimit nga
menaxherët apo zyrtarët e TI-së. Këto projekte, bashkë me kostot e
tyre, t’i dorëzohen Kryetarit dhe Kuvendit të Komunës për miratim;
yyDrejtorët e drejtorive/sektorëve të shërbimit, duhet të jenë
përgjegjës për zbatimin e zgjidhjeve të TIK-ut, trajnimeve të
personelit në realizimin e projekteve;
yyTë respektohen standardet dhe aktet ligjore dhe nënligjore, që
rregullojnë fushën e TIK-ut;
yyMenaxheri i TIK-ut apo zyrtari komunal i TIK-ut duhet të jetë
përgjegjës për të gjithë infrastrukturën e TIK-ut dhe të sigurojë se
të gjitha investimet janë në përputhje me strategjinë, arkitekturën,
standardet dhe rregulloret e miratuara;
yyTë planifikohet nga Drejtori i Administratës, një organizim
përkatës për komunikim ndërmjet drejtorive të tjera dhe zyrtarëve
të TI-së;
yyMenaxherët e TI-së, në afate të rregullta kohore (të paktën në çdo
6 muaj) të raportojnë për gjendjen e infrastrukturës, përfshirë
harduerin dhe softuerin;
yyKryetari i Komunës, Drejtori i Administratës dhe drejtorët e
drejtorive, duhet të jenë përgjegjës për mbikëqyrjen e nivelit të
zbatimit të Agjendës Dixhitale Lokale, si dhe të mbështesin fushën
dhe zyrtarët e TI-së në zbatimin e projekteve të e-Qeverisjes.
AGJENDA DIXHITALE LOKALE
23
5.3 Korniza Ligjore
Legjislacioni i miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës
ofron zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjate për komunat në
përmirësimin e shërbimeve publike, duke synuar gjithmonë
shërbime më të shpejta, cilësore dhe më ekonomike. Shërbimet
elektronike, të cilat mund të ofrohen për qytetarët, përmes
përdorimit të teknologjisë informative, janë një zgjidhje e
mirë për komunat, të cilat duhet të vënë në funksion dhe të
administrojnë format më të avancuara teknologjike.
Qeveria e Kosovës ka miratur si dokumente bazë për funksionimin e e-Qeverisjes në
Kosovë Strategjinë dhe Planin e Veprimit për Qeverisjen Elektronike 2009-2015.
Ndërkohë janë miratuar edhe ligjet e akte të tjera nënligjore që janë bazë për
funksionimin e e-Qeverisjes në Kosovë si:
• Korniza e Interoperabilitetit e Republikës së Kosovës;
• Ligji për Organet Qeveritare për Shoqërinë e Informacionit
Nr. 2012/04/L-145 i MAP;
• Ligji për Shërbimet e Shoqërisë Informatike Nr. 2011/04-L-094 i MAP-it
• Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Nr. 2010/03-L-172 i MAP-it;
• Udhëzimi Administrativ Nr 2011/03 për Organizimin dhe Funksionimin e
Qendrave të Shërbimeve për Qytetarë në Komuna i MAPL-së.
Udhëzimi për QSHQ-të përcakton qartë rolin e komunave dhe detyrat e tyre për
të avancuar edhe më tej qendrat ekzistuese për Shërbim të Qytetarëve. Synim
parësor i e-Qeverisjes është komunikimi elektronik gjatë realizimit të procedurave
administrative.
5.3.1 Ligjet, aktet nënligjore dhe rregullativat tjera
Sa i përket kuadrit ligjor, ekzistojnë pothuajse të gjitha zgjidhjet që mundësojnë
përdorimin e sistemeve softuerike, përmes së cilave komunat lehtësojnë
komunikimin me qytetarë, me biznese, ofrojnë ndihmë profesionale për paraqitjen e
kërkesave, si dhe kryejnë trajtimin e tyre.
Lista e mëposhtme përmban disa nga ligjet dhe rregullativat, që kanë të bëjnë me
përdorimin e shërbimeve elektronike:
• Ligji mbi Komunikimet Elektronike Nr 2012/04-L-109 (i cili zëvendëson Ligjin
për Telekomunikacionin Nr 2002/07);
• Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Nr 2010/03-L-172;
24
AGJENDA DIXHITALE LOKALE
• Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Krimit Kibernetik Nr 2010/03-L-166;
• Ligji për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë
Nr 2010/03/L-178;
• Ligji për Arkivat Shtetërore Nr 2011/04-L-088;
• Ligji për Qasje në DokumentePublike Nr 2010/03-L-215;
• Udhëzimi Administrativ për Menaxhimin e Sigurisë Informative
Nr 02/2010 MAP;
• Udhëzimi Administrativ për Përdorimin e Softuerëve të Licencuar
Nr 2007/02 MAP;
• Udhëzimi Administrativ për Uebfaqet e Institucioneve Publike Nr 03/2011 MAP;
• Udhëzim Administrativ mbi Sigurinë dhe Qasjen në Bazat e të Dhënave
Nr 01/2010 MAP;
• Udhëzim Administrativ Për Përdorimin e Softuerit dhe Hardverit
Nr 03/2010 MAP;
• Udhëzim Administrativ për Shfrytëzimin e Postës Elektronike Zyrtare
Nr 04/2010 MAP.
Për funksionalizimin e e-Qeverisjes, komunat sugjerohen të zbatojnë legjislacionin
aktual në fuqi, si dhe kornizën ligjore të BE-së, të cilat rregullojnë bazën per
funksionimin e e-Qeverisjes në nivel komunal.
5.3.2 Siguria e Informacionit në aspektin ligjor
Përdorimi, menaxhimi dhe ruajtja e informacioneve duhet të respektojë rregullativat
ligjore dhe standardet.
Rekomandimet:
yyTë respektohet dhe implementohet Udhëzimi Administrativ për
Siguri të TI-së, si dhe ligjet dhe dokumentet tjera zyrtare.
yyTë hartohen rregullore dhe respektohen rregullat e qasjes në
sistemet elektronike komunale nga zyrtarët komunalë.
AGJENDA DIXHITALE LOKALE
6
25
e-Komuna dhe Zhvillimi i
shërbimeve elektronike
Zhvillimi i shërbimeve elektronike në Komuna
(e-Komuna) paraqet virtualizimin e Komunës klasike
në medium dixhital.
e-Komuna, në kuptimin topologjik, paraqet
tërësinë e të gjitha proceseve softuerike, harduerike
dhe njerëzore, për koordinimin e aktiviteteve të
ushtruara nga ministritë e ndryshme të linjës në
komunë, me qëllim që, para qytetarit, sistemi të
funksionojë si tërësi unike me QSHQ të virtualizuara.
Agjenda Dixhitale Lokale synon të përfshijë fushat kryesore të e-Qeverisjes,
siç janë:
• G2C – Qeveria për qytetarin - krijimi dhe ofrimi i shërbimeve efikase dhe
efektive nga ana e administratës për qytetarin përmes pajisjeve dixhitale.
P.sh. organet qeverisëse janë zyrat komunale, zyrat e taksave dhe zyrat tjera,
të cilat lëshojnë dokumente të ndryshme për qytetarët, licenca dhe leje,
duke përdorur portalet për t’i ofruar këto shërbime në formë elektronike;
• G2B – Qeveria për biznesin - krijimi dhe ofrimi i shërbimeve efikase dhe
efektive nga ana e administratës për bisneset përmes pajisjeve dixhitale. Kjo
përfshin ndërveprimin mes qeverisë lokale dhe sektorit biznesor për të bërë
transaksione elektronike përmes internetit;
• G2G - Qeveria për Qeverinë - krijimi dhe ofrimi i shërbimeve efikase dhe
efektive nga ana e administratës për vetë administratën, përmes pajisjeve
dixhitale. Kjo përfshin komunikimin e brendshëm qeveritar, duke përdorur
sistemet elektronike.
26
AGJENDA DIXHITALE LOKALE
6.1 e-Edukimi
e-Edukimi është komponentë shumë me rëndësi për të ngritur
arsimin, kulturën dhe në përgjithësi mirëqenien e qytetarëve
të vendit tonë. Arsimimi modern i shoqërisë kosovare do të
realizohet përmes procesit elektronik të mësimit. Përmes këtij
procesi, do të krijohet një sistem gjithëpërfshirës i menaxhimit
të informatave në arsim. Përmes kompjuterizimit të të gjitha
shkollave, aplikimit të modeleve të reja teknologjike në
sistemin e arsimit, futjen e të gjitha niveleve të arsimit në një
rrjet funksional, mësimit në distancë (e-Learning), menaxhimit
dixhital të administrimit të procesit mësimor (e-Shkolla), do të
arrihet zhvillimi i dukshëm i cilësisë së procesit mësimor, ngritje
të vetëdijes arsimore dhe transparencës.
Zhvillimet në këtë fushë duhet të kenë bazë referuese standardet
për TI, si dhe të synojnë përfshirjen e të gjitha kategorive të
shoqërisë, përfshirë edhe personat me nevoja të veçanta.
6.2 e-Shëndetësia
Menaxhimi i informatave në shëndetësi është një objektiv me
prioritet në menaxhimin e sistemit shëndetësor (SISH). SISH
duhet ta “furnizojë” komunën me të dhënat e nevojshme për
raporte të ndryshme, siç janë: numri i vizitave shëndetësore,
lindjeve etj.
Deri në realizimin e SISH nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë
është mirë që komunat të angazhohen për plotësimin e
nevojave minimale të insitucioneve shëndetësore lokale, për
komunikim online me vetë komunën.
AGJENDA DIXHITALE LOKALE
27
6.3 e-Kadastri
Sistemi ekzistues i menaxhimit të kadastrit (Sistemin e
Informatave të Kadastrit të Kosovës - SIKK) në komuna duhet
përshtatur, ndërlidhur dhe avancuar, me qëllim të thjeshtësimit
të procedurave për shërbim të qytetarëve, gjithnjë duke synuar
integrimin me sistemet tjera dhe koncentrimin e shërbimeve
përmes QSHQ-ve.
Sistemet elektronike për e-Kadastrin duhet të jenë të ndërlidhura
dhe në koordinim të plotë me sistemet e nivelit qendror të Republikës
së Kosovës, ndërsa komuna do të synojë që shërbimet për qytetarët,
në këtë fushë, t’i ofrojë sa më afër qytetarit, qoftë përmes një zyre, siç
është QSHQ, ose përmes sistemeve elektronike online.
6.4 e-Tatimi
Realizimi i këtij projekti do të ndikojë në masë të madhe në
mbledhjen e të hyrave, transparencën e plotë të këtij procesi,
gjenerimin e raporteve të rëndësishme për shtetin dhe shoqërinë.
Këto të dhëna do të shërbejnë për planifikime buxhetore.
Element i rëndësishëm për komunat është që të krijojë regjistra
elektronikë të tatimit në pronë të tatimpaguesve, duke krijuar
mundësinë e ndërlidhjes me sistemet tjera, siç është: regjistri i
gjendjes civile, regjistrat e adresave në sistem të e-Kadastrit etj.
6.5 e-Pjesëmarrja
Është me rëndësi që vetë qytetarët të jenë bashkëpjesëmarrës në
proceset e vendimmarrjes përmes sistemeve elektronike, ashtu
siç është e paraparë me ligj. Përdorimi sa më i madh i modulit të
forumit në uebfaqet e komunave, si dhe informimi i qytetarëve
për mënyrën e përdorimit të tij, duhet të jetë një nga synimet
në vazhdimësi. Përmes këtij moduli, si dhe modulit e-Surveys
(hulumtimet elektronike), qytetarët mund të jenë pjesë e shoqërisë
së informacionit dhe bashkëpjesëmarrës në proceset vendimmarrëse
të komunës, duke ngritur demokracinë lokale. Më pas, këto të dhëna
do të mund të shqyrtoheshin në organet kompetente komunale, në
përgatitjen e projektdokumenteve, rregulloreve lokale, orientimeve
buxhetore, strategjive të ndryshme zhvillimore etj.
28
AGJENDA DIXHITALE LOKALE
6.6 e-Arkiva
Institucionet qendrore të Republikës së Kosovës kanë realizuar
projekte të rëndësishme në fushën e arkivimit elektronik, siç
janë: sistemi i menaxhimit të dokumenteve, e-Arkiva, si dhe SMS/
CSC –intranetin për komuna, gjë që ka krijuar bazë të mirë për
funksionalizimin e e-Arkivës edhe në nivelin lokal.
Arkivimi elektronik i dokumenteve realizohet përmes dy
proceseve paralele, përmes CMS/CSC, që njëkohësisht e
menaxhon atë në etapa të ndryshme dhe mundëson ndërlidhjen
me Arkivën elektronike, si sistem ekzistues, që shërben në nivelin
qendror dhe lokal.
Me krijimin e bazave të shënimeve për gjithë dokumentacionin
zyrtar dhe duke shfrytëzuar klasifikimin e dokumenteve sipas
ligjeve përkatëse, përmes sistemit të menaxhimit të arkivave
dhe dokumenteve, ato do të klasifikohen në mënyrë elektronike.
Sipas të drejtave në qasje, qytetarët, biznesi, por edhe
institucionet e Kosovës, përmes e-Portalit, do të kenë mundësi
qasjeje, për të marrë dokumentin e kërkuar.
6.7 m-Shërbimet
m-Shërbimet janë shërbime elektronike përmes telefonisë mobile.
Ky shërbim realizohet përmes SIM kartelave telefonike, përmes
të cilave mundësohet edhe krijimi i identitetit elektronik (m-ID).
Sistemi i m-shërbimeve, përveç tjerash, do të mundësojë edhe
kryerjen e transaksioneve financiare, të cilat qytetari i realizon
për marrjen e shërbimeve komunale. Duke parë avancimin
dhe përdorimin e telefonave mobilë të mençur (smartphones),
komunat duhet të vënë fokusin në ndërtimin e aplikacioneve të
përshtatshme me këtë teknologji, për të ofruar qasje sa më të
lehtë për qytetarin në shërbimet e ofruara nga komuna.
m-Shërbimet duhet të funksionojnë në pajtim me standardet dhe
rregullativën ligjore.
AGJENDA DIXHITALE LOKALE
29
7.0 Vetëdijesimi për rëndësinë
e përdorimit të shërbimeve
elektronike
Vetëdijesimi i qytetarëve për rëndësinë dhe
mundësitë që ofrojnë shërbimet elektronike është
esencial, për të siguruar se të njëjtat, të ofruara nga
komunat, do të përdoren nga qytetarët. Procesi i
vetëdijesimit kërkon aktivitete të vazhdueshme
të komunikimit me qytetarët dhe bindjen e tyre se
përdorimi i shërbimeve elektronike është i favorshëm
dhe sjell përfitime të dyanshme, si për komunën,
ashtu edhe për qytetarin. Komunat përveç zhvillimit
të infrastrukturës dhe mundësisë që qytetarët
të marrin shërbime përmes internetit, duhet të
zhvillojnë aktivitete specifike, që kanë për qëllim të
ndryshojnë qëndrimin e qytetarëve në relacion me
shërbimet elektronike dhe të ndikojnë drejtpërdrejtë
në rritjen e përdoruesve të shërbimeve elektronike.
Për rritjen e përdoruesve të shërbimeve elektronike, komunat duhet të
fokusohen në dy aspekte specifike:
1) rritja e vetëdijesimit të vetë zyrtarëve komunalë, për përdorimin sa më
të madh të internetit dhe të TI-së në punët e tyre administrative dhe
2) në rritjen e vetëdijesimit të qytetarëve mbi rëndësinë e shërbimeve
elektronike.
30
AGJENDA DIXHITALE LOKALE
7.1 Vetëdijesimi i zyrtarëve komunalë
Komunikimi i brendshëm komunal paraqet mundësinë më të mirë për të ndikuar
tek zyrtarët në rritjen e vetëdijesimit. Grupe të caktuara mund ta kenë të vështirë
të përshtaten me përdorimin TI-së, si dhe të mos kuptojnë mirë përparësitë e ofrimit
të shërbimeve elektronike. Nisur nga ky fakt, kërkohet që komunat të përkushtohen
në zhvillimin e kapaciteteve profesionale, duke shfrytëzuar burimet e TI-së për
realizimin e detyrave zyrtare.
Rekomandimet:
yyZyrtarët vazhdimisht njoftohen dhe trajnohen për të rritur
kompetencat (njohuritë) e tyre dixhitale;
yyTë përdoren kanalet e brendshme të komunikimit, për të
promovuar përdorimin e internetit;
yyTë krijohen dokumente specifike, për të promovuar përdorimin
e sistemeve elektronike, si formë të preferuar të komunikimit
brenda administratës, si dhe me qytetarët dhe bizneset
AGJENDA DIXHITALE LOKALE
31
7.2 Vetëdijesimi i qytetarëve
Komunat duhet shfrytëzuar hapësirat publike të frekuentuara nga qytetarët për të
mundësuar qasjen në aplikacione, ku qytetarët do të mund të përdornin shërbimet
elektronike. Po ashtu, hapësirat publike komunale do të mund të përdoren për
shpërndarjen e materialeve promovuese.
Për rritjen e vetëdijesimit të qytetarëve, komunat duhet të përdorin kanale të
komunikimit masiv, që kanë shtrirje më të gjerë dhe mundësojnë komunikim
gjithëpërfshirës të qytetarëve. Për këtë arsye, komunat duhet gjetur format
e përshtatshme, që shërbimet e tyre t’i promovojnë tek qytetarët, përmes
mediumeve audio-vizuele, të shtypura, apo edhe përmes portaleve elektronike
dhe rrjeteve sociale.
Rekomandimet:
yyTë trajnohen dhe informohen qytetarët për shërbimet
elektronike që ofrojnë komunat e Republikës së Kosovës;
yyKomunat të bashkëpunojnë me donatorë dhe partnerë tjerë
në trajnimin dhe informimin e qytetarëve, si dhe në krijimin
e fushatave, që promovojnë përdorimin e shërbimeve
elektronike;
yyTë krijohen qendrat e kompjuterëve për përdorim publik në
hapësirat e komunave ose hapësira tjera publike, ku qytetarët
mund të përdorin internetin për shërbime komunale;
yyTë hartohen materiale promovuese për shërbimet elektronike
të ofruara nga Komunat.
The Norwegian Association of Local
and Regional Authorities
Financuar nga:
Në bashkëpunim me:
MINISTRIA E ADMINISTRATËS PUBLIKE / MINISTARSTVO JAVNE UPRAVE
MINISTRY OF PUBLIC ADMINISTRATION
MINISTRIA E ADMINISTRIMIT TË PUSHTETIT LOKAL / MINISTARSTVO ADMINISTRACIJE
LOKALNE SAMOUPRAVE / MINISTRY OF LOCAL GOVERNMENT ADMINISTRATION
Asociacioni i Komunave të Kosovës
Asociacija Kosovskih Opština
Association of Kosovo Municipalities
Agjenda Dixhitale Lokale “e-Komuna 2013” ju dedikohet institucioneve të Republikës së Kosovës e cila është
hartuar në kuadër të projektit “e-Qeverisja në Komunat e Kosovës”, i financuar nga Ministria e Punëve të
Jashtme të Norvegjisë dhe i implementuar nga OJQ “KS -Kosova” në partneritet me Asociacionin Norvegjez
të Autoriteteve Lokale dhe Regjionale në rolin e organizatorit dhe mbikëqyrjes së projektit, në bashkëpunim
me Ministrinë e Administratës Publike (MAP), Asosacionin e Komunave të Kosovës (AKK) dhe Ministrinë e
Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL). Ky dokument ka për qëllim që komunave t'ju shërbej si udhërrëfyes
për zhvillimin e shërbimeve të e-Qeverisjes, ndërsa përmbajtja e këtij dokumenti mund të përdoret si bazë
referuese për përpilimin e dokumenteve tjera zyrtare nga Institucionet Qëndrore dhe Lokale të Republikës
së Kosovës, në koordinim dhe me aprovimin e Institucionit Qëndror përgjegjës për e-Qeverisje.
© 2013 Të gjitha të drejtat të rezervuara dhe te mbrojtura sipas ligjeve të Republikës së Kosovës
për Mbrojtjen e të Drejtave të Autorit.
Download