Uploaded by Edina Shabani

Hulumtimi

advertisement
GJENDJA E KOMUNITETEVE ROM, ASHKALINJ DHE EGJIPTIAN NË
KOMUNEN E FUSHË-KOSOVËS DHE TË GJILANIT
TEMA PËR HULUMTIM
NGA
BESARTA PLLANA, ALBIONA BAJRAMI DHE GRESA AVDIU
MENTORI : DORAJET IMERI
UNIVERSITETI I PRISHTINËS
FAKULTETI FILOZOFIK
SHKENCA POLITIKE
PRISHTINË
MAJ 2019
1
PËRMBAJTJA
1..HYRJA...................................................................................................................................4
2. PYETJA HULUMTUESE.....................................................................................................5
3. HIPOTEZA............................................................................................................................5
4. METODOLOGJIA.................................................................................................................5
5.TEORIA.................................................................................................................................6
5.Baza e të dhënave të interviztës......................................................................................7
6.Metoda Cilsore- Intervista...................................................................................................7
7. TEORIA................................................................................................................................6
8. EMPIRIA............................................................................................................................
15.
REFERENCAT...................................................................................................................17.
2
HYRJE
Në këtë hulumtim do të shyrtojmë gjendjën e komuniteteve pakicë në dy komuna, në
Komunen e Fushë-Kosovës dhe atë të Gjilanit. Pasi qe në këto dy komuna ka një % më të
lartë të komuniteteve. Në kuadër të këtij hulumtimi do t’i përfshijmë këto fusha kryesore sic
janë fusha e shëndetsisë, arsimit, punsimit e mirëqenies sociale duke përfshirë edhe fushat e
tjera. Duke përdorur metodën cilesore, kemi bërë intervistëa gjysëm të strukturuar, duke
intervistuar zyrtarët përgjegjës te këtyre dy komunave. Gjithashtu nxjerrja e të dhënave dhe
teorive është bërë edhe nga statistikat tjera, nga OJQ institucionet qëndrore dhe nga
dokumentet të ndryshme. Në vijimëështë paraqitur edhe përmbledhja e analiza e të dhënave
së gjendjës të komuniteteve në komunat Fushë-Kosovë dhe Gjilan.
Qëllimi\Objektivat
Qëllimi kryesor i këtij hulumtimi ështëtë dijmë për gjendjen që kanë pjestarët e komuniteteve
rom, ashkalinj dhe egjiptian në fushën e shëndetsisë, arsimit, punsimit e mirqenies sociale në
komunat Fushë Kosovë dhe Gjilan. Duke e ditur % e lartë që jetojnë ne këto dy komuna
qëllimi jonë kryesore ishte identifikimi i problemeve te komuniteteve rom, ashkalinj dhe
egjiptian respektivishtë ne fushat e lartë permendura, gjithashtu qëllim tjeter ishte të nxjerrim
të dhena se sa respektohet ligji për të drejtat e komuniteteve dhe sa plotësohen kërkesat e
tyre në raport me komunitetin shumicë ne këto komuna.
3
PYETJE HULUMTUESE
1. Si është gjendja e komuniteteve rom, ashkalinj dhe egjiptian në konunën e Fushë-Kosovës
dhe Gjilanit?
2. A respektohen të drejtat e tyre në raportë me komunitetin shumicë?
HIPOTEZA
-Gjendja e komuniteteve pakicëështë jo e kënaqshme në këto dy komuna, me shkallë të lartë
të papunsisë dhe me nivel të ultë arsimior.
-Të drejtat për komunitete respektohen nga komuniteti shumicë e sidomos nga institucionet
qëndrore në këto komuna.
METODOLOGJIA
-Në këtë hulumtim jemi bazuar në të dhënat teorike dhe empirike. Rreth të dhënve teorike
kemi mbledhur mëshumë shënimë për komunitetët në përgjithësi, për kominitetet në Kosovë
dhe të drejtat e tyre.
Metodologjia e këtij hulumtimi është bazuar në metodën cilësore, kryesisht nëintervisten
gjysëm të strukuturuar. Rastë studimi ishte komuna e Fushë-Kosovës dhe ajo e Gjilanit.
Respodentët të cilët ishin pjesë e këtij hulumtimi apo të intervistuarit ishin zyrtaret
përgjegjës për zyren për “Kthim dhe Komunitete”- z. Hysen Sllamniku nga komuna e FushëKosovës dhe z. Elez Kurteshi nga komuna e Gjilanit.
Ky hulumtim është zhvilluar nga data 24-29 maj 2019.
4
TEORIA
Në përgjithësi me fjalën komunitete kuptojmë nderthurjen e tre elementeve kryesore si
vendin ose territorin gjeografik, rrjetet apo grupe shoqrore, nderveprimi shoqror me interesa
të perbashkëta.
Komunitetet përkufizohen si grupe kombëtare etnike, kulturore, gjuhësore apo fetare
trandicionalisht të pranishëm në Republikën e Kosovës të cilet nuk janë shumicë.
Komunitetet në Republikën e Kosovës perbejnë 8% nga tërsia e popullsis kurse pjesa me e
madhe janë shqiparët 92%.
Grupet të cilat perbejne komunitetin pakice janë serb, turk, boshnjak, rom, ashkali, egjiptian,
goran dhe komunitete tjera, keta persona qe ju perkasin ketyre grupeve pakic kanë të drejtë t'i
gëzojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, këto të drejta i grantohen me kushtetutë dhe
me ligjet e Republikës së Kosovës.
Që komunitetet janë të barabartë me shumicën tjeter (shqiptarët) granton kushtetuta, pjestarët
e komuniteteve mund të jenë përfaqësues në institucionet dhe politikat e Republikës së
Kosovës.
Kosova konsideron shumëllojshmerin e saj kombëtare, etnike, gjuhësore, fetare si burim
force dhe demokarice. Për mbrojtjen e të drejtave të ketyre komuniteteve Kosova ka edhe
ligjin e veqant per komunitete që eshte i miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës
"Ligji për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave te Komuniteteve dhe Pjestarëve të tyre në
Republikën e Kosovës. Si tërsi keto komunitete nuk janë të caktuar vetem në një komunë por
janë te ndar ne territore te ndryshme te Kosoves sipas ligjit ne fuqi.
5
Komunitetet dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë që lirisht të kultivojnë, shprehin dhe
zhvillojnë kulturën dhe identitetin e tyre . Përveç të drejtave të posaçme të numëruara ne
ligjin per komunitete, të drejtat themelore të njeriut do të ushtrohen lirshëm dhe në mënyrë të
barabartë, duke përfshirë lirinë e të menduarit, të shprehurit, të mediave, të shoqërimit dhe
tubimit; të besimit dhe ushtrimit të fesë.
Gjuha shqipe dhe serbe dhe alfabetet e tyre janë gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës,
kurse gjuha turke, boshnjake dhe rome janë gjuhë zyrtare ne nivele komunale. ersonat që iu
përkasin komuniteteve kanë të drejtë që lirshëm dhe pa ndërhyrje të përdorin gjuhën e
komunitetit të tyre në jetën private dhe publike, në formë të folur dhe të shkruar. Të gjithë
personat që iu përkasin komuniteteve kanë të drejtë të marrin shkollim publik në të gjitha
nivelet, në njërën nga gjuhët zyrtare të Kosovës që ata e zgjedhin.
6
Intervista me respodentët përmban këto të dhëna:
-Numri I saktë i komuiteteve në këto komuna.
-Ligji për të drejtat e komuniteteve dhe ligji kunder diskrimiimit.
-Numri I pjestarëve të këtyre komunteteve që përmbajnë status civilë.
-Shërbimet shëndetsore në afërsi të komuniteteve.
-Shkalla e papusisëtë komuniteteve në këto komuna.
-Gjedja arsimore e të rinjëve në këto komuna.
-Aktivitetet sportive, programet me karakteristika kulturore, fetare e tradicionale të
komuiteteve.
1.Sa është numri apo % komuiteteve që jetojnë në këto komuna?
- z. Sllamniku tha se sipas regjistrimit të fundit të popullsisë të vitit 2011, në komunën e
Fushë-Kosoves jetojnë 3230 ose 11.34% që përbëjnë komunitetin rom, ashkalinj, dhe
egjiptian.
-z. Kurteshi: Në komunen e Gjilanit jetojnë 5% e komuniteteve.
2. Sa janë të informuar dhe të vetdijesuar qytetarët e komunës tuaj për ligjin kundër
diskrimimit?
7
-z. Sllamniku: Nëkomunen e FushëKosoves janë të informuar plotësisht bazuar në dokumente
legjislative në fuqi, në media dhe television si dhe integrimi I plotë I tyre në të gjitha sferat(
shëndetsi, arsim, sherbimepublike, lëvizje të lirë, etj).
-z.Kurteshi: Sigurisht, si shqiptarët ashtu edhe gjithë banorët e komuniteteve tjera janë te
informuar përkëtë ligj dhe cdo ligj tjetër që është në interestë tyre. Nuk lejohet asnjë formë e
diskriminimit dhe cdo kush që ushtron dicka të tillë do të denohet me ligj.
3. A përkrahën nga komuniteti shumicë, komunitetet rom, ashkalinj dhe egjiptian për
vetedijesimin e këtyre komuniteteve, dhe ka raste të identifikimit të diskriminimit në
këtë komunë?
- z. Sllamniku:Përkrahen mjaftushëm nga komuniteti shumicë, ata respektojnë të drejtat e
tyre, e ndonjeherë i’u jepet mëshumë përparsi komuniteteve pakicë. Ndërsa, për raste nuk ka
pasaur deri tani raste të identifikuara të diskrminimit.
-z. Kurteshi: Natyrisht se perkrahen, madje, ndonjëherë kanë edhe më shumë përparësi
banorët e komuniteteve tjera. E ndjejmë obligim ti respektojmë ne vendintonë, sepse vendi
ynë është edhe I tyre.
8
4. Sa është numri I pjestarëve që kanë status civilë ose posedojnë document zyrtarë ne
komunen tuaj?
z. Sllamniku: Në përgjithësi 96% prej tyre janë të paisur me dokumente zyrtare, përvecë disa
rasteve të personave ose familjeve të cilat janë ri –adresuar nga vendet perëndimore ose janë
kthyer nga vendet e ish-Jugosllavisë.
z.Kurteshi: Nuk mendoj se ka ndonjë person qënuk ka dokumentzyrtar, cdokush që jeton në
komunën e Gjilanit dhe regjistrohet si banorëi kësaj komune ka dokumentin zyrtar qe i takon.
5. Për identitetet që nuk janë pjesë e regjistrimit civil ose nuk posedojnë document
zyrtarë në komunën tuaj, a përjashtohen nga ushtrimi i të drejtave dhe obligimeve?
z. Sllamniku: Deri në masë të caktuar, p.sh nxënsëve u lejohet shkollimi deri në klasën e 9të, më tutje nuk mund të vazhdojnë pa document zyrtarë. Mirpo në komunen e FushëKosovës vepron Programi për të Drejta Civile në Kosovë- CRPK, organiztatat ndërkombtare
për të drejtat civile në Kosovë si dhe zyra për ndihmë juridike falas në Kosovë.
z. Kurtehi: Normalisht, ata mund të përjashtohen nga ushtrimi i të drejtave ne rastet që
perjashtohen edhe qytetarët shqiptarë respektivisht kosovarë. Por, për gjera jetesorë p.sh
mjekim apo dicka të ngjajshme nuk përjashtohen. Përjashtimet mund të ndodhin në rastin e
shkollimit.
9
6. Duke marrur parasysh që kanë të drejtë shkollimi, sa % e pjestarve të komuniteteve
që kanë regjistruar nivelin filorë, atë të mesëm dhe nivele universitare, dhe a kanë
arritur nivel të këaqshëm?
z. Sllamniku:Bazuar në statistikat e MASHT-it dhe DKA-së në FushëKosovë, përfshirja e
fëmijëve\nxënsëve të komunitetit rom, ashkalinj dhe egjiptian në të gjitha nivelet e
edukimit\arsimimit parauiversitar, edhe pse me kushte dhe objekte të njejta mbetet në nivel jo
të kënaqshem, krahasuar me femijët që I përkasin komuniteteve tjera.
Sipas statistikave të marra në secilën shkollë, në arsimin e detyruar përkatësishtë atë fillorë
dhe të mesëm të ulët (klasat 1-9), në komunen e Fushë Kosoves janë te përfshirë 489 nxënës
të komuniteteve rom, ashkalinj dhe egjiptian. Në shkollat e mesmenë Fushë-Kosovë vijojnë
68 nxënës nga këto komunitete ndersa 2 nga komuniteti rom vijojnë studimet “bachelor”
ndersa 4 studentë nga komunitetet vijojnë studimet master.
Përvec qerdheve dhe shkollave publike në komunën e FushëKosovës funksionojnë edhe dy
Qendra Mësimore (QM) me bazë në komuniteteve.
z. Kurteshi: Numër të saktë të fëmijeve që vijojnë mësimët nuk kamë, por një % e vogel
vijojnë mësimët në shkollat fillore, dhe atë të mesëm ndërsa për nivele universitae nuk kemi
të regjistruar.
10
7. A u imponohet nxënësëve të këtyre komuniteteteve të mesojnë vetem në gjuhën
shqipe apo është e pranishmë edhe ndonjë gjuhë e komuniteteve si lëndë në shkollat e
kësaj komune.
z. Sllamniku: Komunitet ashkalinj dhe egjiptian në komunen e Fushë-Kosovës mësojnë
vetëm në gjuhënshqipe, ndërsa komuniteti rom mund të zgjedhë ose gjuhën shqipe ose
gjuhën serbe ti vijojë mësimet, sepse gjuha e komuniteteve nuk është zyrtare.
z.Kurteshi: Në shkollat shqipe mësohet në gjuhën shqipe, por paralelet e ndara të
komunitetev e kane të drejtë të kenë lendë ekstra ne gjuhen e tyre. Ndersa, pasi që një
shumicë shkollohet me mesim paralel nga shteti i Serbise, ata gjithe veprimtarinë e tyre ne
shkollë e kryejne në gjuhën serbe dhe financohen nga Ministria e Arsimit të Serbisë.
8. A iniciohen aktivitete sportive nga rinjët e këtyre komunitetev edhe a posedojnë
qendrat sportive të vecanta të tyre?
z. Sllamniku – Po iniciohen, zakonishtë të përbashkëta me të gjitha komunitet e tjera në
komunen e Fushë-Kosoves. Ndërsa sa I përketë qendrave ata e shfrytezojnë qendrat sportive
si gjithë komunitete tjera.
Znj.Rexhepi: Po, natyrisht qe iniciohen. Edhe të ndara por edhe së bashku me komunitetin
shumicë. Qendrat e vecanta nuk posedojnë por natyrisht që kanë drejtë t’i shfrytezojnë
qendrat e shqiptarëve.
11
9. A organizohen programe në qendrat kulturore të komunës tuaj në gjuhën e
komuniteteve në lidhje me karakteristikat kulturore, fetare e tradicionale të
komuniteteve?
z. Sllamniku: Po organizohen, vecanërisht me shënimin e dative të festive zyrtare të këtyre
komuniteteve. Gjithashtu në lokalitetin e tyre është edhe qendra rinore, kulturoree sportive
“FidanLahu”.
z. Kurteshi: Po, zakonisht komuna merr përsipër organizimin në festat e tyrë kryesore, dhe në
këto festa promovohen vlera të ndryshme kulturore e tradicionale te popujve të komuniteteve.
10. A ka shërbime shëndëtsore në afërsi të lagjeve ku banojnë këto komunitete? Nese po
cfarë sherbime ofrohen?
z. Sllamniku: Po ka, në komunën e Fushë-Kosovës shërbimet shëndetsore për komunitete
ofrohen në Qendren Kryesore të Mjeksisë Familjare (QKMF) “Dr. FatmirKrasniqi”. QKMF
në Fushë-Kosovë ofron shërbime të mjeksisë familjare, të pediatrisë, gjinekologjisë,
stomatologjisë, radiologjisë dhe shërbime laboratorike. Gjithashtu kryhen edhe shërbimet e
imunizmit dhe vaksinimi i fëmijve.
z. Kurteshi: Të gjithë qytetarët e Gjilanit pa dallime kanë të drejtë të marrin shërbime
shëndetësore në Spitalin Rajonal dhe në QKMF-të e qytetit dhe fshatrave. Komuniteti serb
gjithashtu ka sherbimet e veta shëndetësore të financuara nga Serbia.
12
11. Sa është e lartë shkalla e papunësiseë në mesin e këtyre komuniteteve në komunen
tuaj dhe a ka familje perfituese të asistences sociale?
z. Sllamniku:Papunësia është problem në tërë Kosovën, por niveli I papunësisë në mesin e
komuniteteve rom, ashkalinj dhe egjiptian është shumë më I theksuar në krahasim me nivelin
e papunësisë në nivel të përgjithshëm të populates në Kosovë.
Sipas statistikave zyrtare të punsuar në sektorin publikë janë 9 persona. Numri më I madh I të
punësuarve nga këto komunitete janë të punësuar në sektorin privat dhe në OJQ.
Papunsia e lartë e komuniteteve rom ashkalinj dhe egjiptaian është faktori kyc që ndikonë në
gjendjën jo të mire të mirëqenies sociale. Për arsyje se një numër e konsideruseshme e
familjeve nga keto komunitete janë përfitues të asistencës sociale. Sipas statistikave të QPS
(QendrapërPunëSociale) përfitues të asistencës sociale në komunën e Fushë Kosovës janë
287 familje nga komuniteti ashkalinj, 57 familje nga komuniteti rom dhe 35 familje nga
komuniteti egjiptian.
z. Kurteshi: Shkalla e papunësisë eshtë e lartë. Nëinstitucionetpublike ka shumë pak te
punesuar por numera te saktë nuk kam. Ata më se shumti punesohen në ndonje punë private
ose ndonjë organizatë.
Po, me asistencë sociale natyrisht që ka. Jemi të detyruar të u’a lehtesojmë gjendjen disi.
12. A ka ndonjë të ri që përfaqson komunitetet pakicënë asamblenë komunal edhe nëse
nuk kanë vota të mjaftueshme, a kanë vende të garantuara si në kuvendin e RKS?
z. Sllamniku – Po ka, 1 ngakomunitetiegjiptiandhe 1 nga komuniteti ashkalinj dhe zv.
Kryesuesikuvenditipërketëkomunitetitashkalinj. Në komunen e Fushë-Kosovës nuk ka vende
të garantuara, por vetëm me votim të qytetarëve fitojnë vendet.
Znj. Rexhepi:Po, nje ulëse e ka te garantuar komuniteti serb dhe një ulëse komuniteti turk.
Për shkak të decentralizimit dhe formimit të komunave të reja tani kemi përqinje te vogël te
komuniteteve këtu respektivisht kanë edhe pak ulëse ne Kuvendin Komunal.
13
13. Me siguri pjestarët e këtyre komuniteteve kanë paknaqsi të shumta. Cilat janë
ankesat e tyre më të shpeshta dhe sa plotësohen kerkesat e tyre ne raportë me kerkesat
e komunitetit shumicë ne komunen tuaj?
z. Sllamniku – Ankesat e tyre janë të ndryshme, më të shpeshta janë për shkakë të
papunësisë, pjesërishtë banimit, ata të cilët nuk kanë pronë. Ndërsa për plotesimin e
kërkesave ato merren parasyshë për të gjithakomunitetet njësoj, plotësohen varsisht prej
mundësive dhe buxhetitqë ka komuna, gjithashtu nese janë ne përputhje me rregjullor edhe
me ligj.
z.Kurteshi: Po natyrishtqëkanëankesa. Ankesat e papunësisë i kemi të perbashkëta. Të
varfërit në kushte ekstrem e kërkojnë nga komuna një vendbanim ose te lirohen nga taksat e
shtetit.
EMPIRIA
Sa i përketë gjendjeve në këto dy komuna, pamë se në komunën e Fushë Kosoves ku jetojnë
11.34% të komuniteteve, ka një % më të lartë të komuniteteve rom, ashaklinj dhe egjiptian se
sa në komunen e Gjilanit që jetojnë rreth 3%. Qytetarët e këtyre dy komunave janë të
informuar plotësishtë për ligjin që është në fuqi për të drejtat e komuniteteve, ata janë
informuar në bazë të dokumenteve përmes mediave, televizionit etj. Komuniteti shumicë në
këto dy komuna përkrahë plotësisht komunitetin pakicë, e ndonjëhërë të drejtat e pakicave
14
respektohen më shumë, deri më tani nuk ka pasur asnjë rast të identifikuar në këto dy komuna
për diskriminimin e pakicave.
Në këto komuna shumica prej pjestarëve të këtyre komuniteteve posëdojnë status civilë ose
dokument zyrtarë, pervcë disa rasteve të disa familjeve që janë ri-adresuar. Për këto identitete
që nuk janë pjesë e regjistrimit civilë ata kanë të drejta të barabarta për sherbime jetësore
ndersa perjashtohen nga disa të drejta përshkak të mos-posedimit të dokumentit zyrtarë. Sa i
përket arsimimit gjendja e komuniteteve në këto komuna mbetet në nivel jo të kënashëm,
krahasuar me komunitetin shumicë në këto dy komuna. Në komunën e Fushë-Kosovës
vijojnë 489 nxënës mësimet në shkollët fillore, në shkollën e mesme 68 nxënës, ndërsa ne
nivele universitare nga kjo komune vijojne 2 nga ta. Në komunen e Gjilanit një % e vogel
vijojn mësmet në shkollat fillore, dhe shumë pak prej tyre vijojnë mësimet në shkollat e
mesme. Gjendja e jo-mirë socio-ekonomike më të cilën ballafaqohen këto tri komunitete,
vedisimi i ulët i prindërve për rëndesinë e edukimit, janë po ashtu faktorë të përfshirjës së ulët
të fëmijëve nga komunitetet rom, ashkalinjë dhe egjiptian. Komunitetet në komunë e FushëKosoës mësojnë në gjuhën shqipe ose atë serbe pasi që nuk ështe zyrtare gjiha e këtyre
komuniteteve në nivel lokal, ndersa në komunen e Gjilanit ata kanë lëndë ekstra në gjuhën e
tyre. Në këto dy komuna iniciohen aktivitëtë sportive të përbashkëta me komunitetet tjera pa
bërë dallime. Gjithashtu organizohen edhe programe kulurore, fetare e tradicionale në gjuhen
e komuniteteve vecanërishtë me shenimin e festave zyrtare të tyre. Në komunën e FushëKosovës në lokalitetin e tyre është qendra rinore, kulturore e sportive “Fidan Lahu”, ndërsa
në komunen e Gjilanit komuna merrë përsiper organizmin këtyre fëstave në qendrat
kulturore të komunës së Gjilanit. Shërbimet shëndëtsore në këto komuna bëhen pa dallime
nga komunitetet tjera shumicë. Në komunën e Fushë-Kosovës egzistonë Qendra Kryesore të
Mjeksisë Familjare në afersi të tyre ku ofohen shumë shërbime të ndryshme, ndersa në
komunen e Gjilanit sherbimet shëndetsore kryhën në Spitalin Rajonal dhe në QKMF-të e
15
qytetit dhe fshatrave. Papunsia është problem në tërë Kosovën edhe për komunitetet shumicë,
por në këto dy komuna të komunitetet paikicë, papunsia është në nivel të lartë. Në asamblenë
komunale të Fushë Kosovës janë të punsuar një nga komuniteti egjiptian dhe një nga
komuniteti ashkalinj, ndersa në komunen e Gjilanit nuk ka të punsuar respektivishë nga këto
komunitete. Ankesat e pjestarëve të komuniteteve në këto komuna janë ngamë të ndryshmet
si p.sh: të papunësisë, banimit. Këto kërkesa plotësohën varsisht nga mundësitë që i kanë
komunat në fjalë. Kërkesat merrën parasyshë nga komunat njëtjë si për komunitetet shumicë
edhe për komunitetet paikcë.
REFERENCAT
Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS (Soros)
Adresa: Ulpiana, Imzot Nikë Prelaj, Villa 13, 10 000 Prishtinë, Kosovë, 28 maj 2019.
http://kfos.org/ëp-content/uploads/2011/10/Gjendja_e_komuniteteveRome_Ashakali_dhe_Egjiptas_ne_Kosove_Raport_i_hulumtimit.pdf?fbclid=IëAR0TpVThPOgAZGreqC
UËDzg8muj1JjGjnë-ëoqTFNtKnZUj9B8-FbAEEznA
http://ëë.rks-gov.net/AL/f206/publikimehttps://ët/vendndodhja-e-institucioneve.
16
Download